Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota ime dhe... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota ime dhe... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota ime dhe...

5 posters

Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Bota ime dhe...

Mesazh nga WebMaster Sun 13 Dec 2009 - 5:29

Botën që deshta ta “krijojë”... ende pa vënë themelet... ishte vënë para aktit të një shkaterrimi...ajo ishte një botë e jona që ti e injorove... këtë botë ti bashkë me shkaterrimtarët tjere e vutë nën thembra dhe e shkelet me sa forcë që mundët....e unë harxhova kohë duke u munduar të mbledh materialin më të mirë dhe më të pastër që kisha për të ndërtuar këtë botë për ne të dy...mblodha gjithë dashurinë gjithë forcën për të krijuar botën që deshtëm unë dhe ti, por në këtë rast ti u tërhoqe ....unë përsëri nuk u largova por fillova me këshilla... mendova se në këtë mënyrë do të ndihmojë që të shohësh dritën... edhe pse ishe futur në tunelin e pafund të kryelartësisë tënde. Koha kalon... minutat, orët, ditët ikin me shpejtësi të madhe, kurse fjalët e mija që ti thoja ishin hiç gjë...per ty këto fjalë kanë qenë pa asnje vlerë. Po-ja yte kuptohet si... ajo i ngjanë jehonës së melodis që u këndohet të vdekurve gjatë varrosjes... Unë e di po edhe ti duhet ta dishë se me këtë varrosje nuk marrin fund vlerat, por kjo është vetëm një dëshmi se në këtë botë jetojnë edhe shkatërruesit e tyre. Mandej, kupto se vlera mbetet vlerë dhe jeton me mua, pa marrë parasyshë si më quan ti... unë e kuptoj heshtjen tënde dhe ata lëvizje breshke... kuptoj edhe butësin dhe arrogancën tënde... por nuk ka qenë momenti qe ti të heshtësh...kjo është edhe një dëshmi se sa ti ke dashur të “krijojmë” botën tonë..nuk është me rëndësi të jesh i mirë por është e domosdoshme që të menjanosh rastin për tu bërë i keq.... Ka qenë momenti kur ti duhej të mbledhësh forcë dhe të luftosh për botën tonë, por në këtë rast më lë të luftoj vetëm....dashuria e njëanshme nuk vlen aspak të quhet dashuri...ajo është e shoqëruar me vetmi , urrejtje, tradheti....Shoqëria shkatërohet me tradhëti, kurse dashuria kur ballafaqohet me të vërtetën.... në këtë rast ndjehem i tradhëtuar nga dashuria. Sado ironike që të duket, sado e pakuptueshme që të jetë, unë jam ai që isha dhe mbetem i njejti, që nuk ndryshoj... mbetem ai luftëtar apo nëse flas me gjuhën tënde, mbetem i njejti fshatar... aty kam filluar dhe mundohem ta “krijojë” botën që të fola, do të luftoj i vetëm për këtë botë që “krijova” sepse ajo më takon mua dhe ia kam borxh vetes. Është rrënqethëse të flas për atë botë, që ende nuk je e gatshme ta definosh me ngjyrën e vërtet... apo bollëku yt bëri që kryelartësia të mbisundoj mbi racionalen dhe sot ballafaqohesh me pavendosmëri... që the se diçka do, por nuk e di se çka... ndryshon mendimet sipas stinëve. Nuk mundem të kuptoj, ndoshta jam miop dhe nuk shohë larg... po asgjë nuk ka kuptim... arsyetimet janë banale... po, po, vërej që bota yte “administrohet” nga satanët që dinë vetëm të shkatërrojnë, të rrënojnë vlerat dhe të lëndojnë njeri... Në “krijimin” e kësaj bote... përjetova një fat, sido që ta quaj, të mirë apo të keq... në fund kuptova lojën e këtij “krijimi”... që di të befasojë me “fenomene” të pakuptueshme për mua, ngase ti je e shkathët të përbuzësh vlera. Ti je e aftë të përulesh para “administratorëve” tu dhe të dirixhojnë ato me veprimet tua. Ti nuk je vetja, ti je një bonjake e egos tënde që vepron sipas dëshirave dhe qëllimeve të “administratorëve” tu. Andaj del e pakuptimt fjala që shumë shpesh e thoje, “EDI”, që sot nuk mundem dot ta deshifroj dhe të të them çfarë mendoje... Ndoshta gabojë, por e ke pranuar se “administratorët” e tuaj kanë qenë pengesa për tu hedhur çimento në themelet e asaj bote që kishim synim. Mashtrim, helm, sido që ta kuptosh...ishe dështuese në gjithçka... ndoshta edhe shpirti yt nuk ndahet për qëllim...por nga përpjekja “madhështore” e “administratorëve” satanist. Kjo botë, që fillova ta “krijojë” një ditë do të përfundoje... mbështetem në atë thënie se “suksesi është i thjeshtë...”. Kurse, ti mos lejo që “administratorët” të të pengojnë në “krijimin” e botës tënde të dytë apo... të shtatë..., apo do të jetosh në botën e “administratorëve” tuaj?!!! Ti do ta kuptosh një ditë se personin që ke dashur dhe e kë lënë për nje person qe te ka pëlqyer, do të jetë zhgenjim për ty , ngase personin që ke pëlqyer për hirë të “administratorëve” do të lëre për personin që e do. Ti një ditë do të zgjohesh dhe do ta kuptosh lojën që ta kanë kurdisur “administratorët” tuaj dhe do të më kërkosh, atëherë kur unë kam vdekur, do të vish te varri im atëherë kur unë do të jem tretur, do më thuash më FAL, por unë do të them IK ska vend për falje, ngase vrave një zemër që të deshti marrëzisht... e ti vazhdo të jetosh si vrasëse e një zemre të pafajshme që të deshi me gjithë forcën e saj... e kurrë mos harro... lumturia nuk blehet me para!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga WebMaster Tue 23 Feb 2010 - 12:31

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga wendi2010 Fri 19 Mar 2010 - 9:18

Do te gjendem gjithmone
Nje faqe bosh
Kudo derdhet poezia e dora..........
Ne fund do ti hedhim ne kosh.
Keshtu gjithmone ka qene
e keshtu ka per te mbetur
Dora e frymezimit mbi zemer vene
maja e lapsit nga vargjet tretur.
Po vargjet ku jane?
ha ha ne kosh i hodha
Prap mendimet s'me lane,
s'u lodha qe su lodha.
Kjo ndosh kur ej vetem
kurr rri, kur pi cigare
fare vec nga te tjeret
kur syte qendrojne permbi dritare.
Kur jeta merzitet
kur s'kupton pse je
Kur jeta te neveritet
qan s'di pse...
Kam lindur me thuaj.....pse
pyes veten pse varri me eshte ngritur????
Ne ferr kam dashur te shkoj gjithmone
dhe kurr skam qene vone
por atje s'duhet shume pune
ferr eshte kudo qe shkoj une
wendi2010
wendi2010
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne boten time
Postime Postime : 158
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/01/2010
Hobi Hobi : studente ..balet letersi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga wendi2010 Fri 19 Mar 2010 - 9:20

E ftohte eshte kjo nate i dashuri im,e akullt si varr.Pervelues jane lotet e mi qe lehte rreshqasin mbi buzet e thara.Sonte te ndiej me shume se kurre,me mungon qenia jote qe ben pjese thelle tek une.Sonte ne kete nate kaq te zbrazet,mendoj e mendoj.Ti e di qe te dua shume dhe cdo kend qe do te te donte,do e urreja,por nuk mundem te urrej ate.Nuk mundem te urrej dot nje engjell qe kaq drite te fali dhe kaq dhimbje te shkaktoi.E di,mbase po loton,edhe une bashke me ty,per ty dhe dhimbjen e shpirtit tend.E ndiej vuajtjen ne veshtrimin tend,te ka lodhur keq.Perse erdha kaq shpejt ne jeten tende,perse te gjeta kaq te papergatitur?Perse te dhashe vuajtje me shume?Me thuaj ne e do qenien time?Nuk e di,por kur te degjoja te flisje ne heshtje me te,ti luteshe te mos te te tradhetonte atje ne parajse dhe te priste per ty se nje dite do shiheshit serish,nuk munda te mbaj lotet dhe dhimbjen time qe kaq fort me godet.Me duket sikur cdo fjale e thene nga ti,cdo emocion eshte per te.Thuame i dashur,a jam e denje per ndjenjen tende,a mos ndoshta jam nje ngushellim i asaj qe gjithnje do doje dhe qe s'munde ta gezosh?Thuame nje fjale te qetesosh shpirtin tim te therrmuar ne grimca.Perse hesht dhe vetem hesht?Perse qelluam te dy kaq te pafat?Perse s'mundem te te jap cdo gje qe kam ne bote?Do doja kaq shume.Vetem tani e kuptoj dhimbjen tende te njohjes sone te pare.Tani e ndiej se sa ka qare shpirti yt.Ti,me rrezatimin tend,solle kaq shume hir ne jeten time,me duket si nje enderr.Nuk dua te me braktisesh,te lutem mos.As une nuk mundem.Nuk e di se cka shkruar Zoti per ne,nuk di ne do jemi gjithnje,por lere shpirtin e saj te lire,mos e mabj peng me premtime,se engjejt s'duan perkujdesje,kujdesu per ty.Edhe une te dua dhe te shoh me syte e shpirtit ne cdo cast.Jeto i dashuri im dhe merr cdo gezim qe te perket.Te dua pafundesisht.
wendi2010
wendi2010
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne boten time
Postime Postime : 158
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/01/2010
Hobi Hobi : studente ..balet letersi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 19 Mar 2010 - 9:57

Bota ime dhe... 17722
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga Ermanda Sat 2 Oct 2010 - 1:53

Dashuria ime eshte teater
cirku ende po vazhdon e shfaqet
nje palaco i buzeqeshur
qe e fsheh lotin me dore
ky eshte roli im kryesor


Jeta eshte spektakel
ne jemi aktor
vetem njeri mund te jet mbret
kur te fiken dritat
kur s’kemi vizitor
ne mbesim vet

Nganjehere jam si
magjistar nen kapele
une e fshehi dhembjen
zemra ishte e trishtuar
nga nje zgjidhje e gabuar
mbajta gjumin
humba enderren
si ne ethe zgjohem
naten vone
fshehurazi dua t’perqafoj
je i ftoht ti nuk me fton
jo ti mua nuk me don


Jeta eshte spektakel
ne jemi aktor
vetem njeri mund te jet mbret
kur te fiken dritat
kur s’kemi vizitor
ne mbesim vet..............
Ermanda
Ermanda
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne shtepine e Burrit
Postime Postime : 109
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/09/2010
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Infermjere

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga Vizitor Mon 15 Nov 2010 - 4:36

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga Anakonda Thu 14 Jun 2012 - 0:19

Si cdo njeri , do lendohesh , do vuash , do qash , por do kaloj !
Jeta eshte e gjate ,do qash por edhe do qeshesh !
Do humbasesh persona qe ke dashur por do fitosh persona qe te duan dhe i do akoma me shume !
Do gabosh por do msosh nga ato gabime ! Do mbaroj dicka e bukur por do
vij dicka akoma me e bukur ! Ti thjesht buzeqesh dhe mendo per ate qe te
ben te lumtur . . . ® Jeta....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota ime dhe... Empty Re: Bota ime dhe...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi