Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lutje Zotit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lutje Zotit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lutje Zotit

Shko poshtë

Lutje Zotit Empty Lutje Zotit

Mesazh nga Vizitor Mon 14 Dec 2009 - 9:19

LUTJE ZOTIT

Ti sjell drite dhe gris terr,
ti na jep e ti na merr,
shperndan qeshje e perthan lote
neper qiej e neper bote
dit per dit e mot per mot
Zot o Zot!

Ti shuan luftra e sjell paqe,
ti s'duron as krim as gjaqe,
as shemtim as ligesi,
ngado shkel mbjell dashuri
qe e liga s'e mbyt dot,
Zot o Zot!

Ti fuqi pa krahasim
qe mbyll muzg e cel agim,
ti qe boten e krijove,
dashuri qe dashurove
gjer ne dhimbje,gjer ne lot,
Zot o Zot!

Po te lus me shpirt te vale,
trendafile t'jap me fjale,
ndihme pra me hiret tua,
mos ma plak ate qe dua,
mos ma plak per jete e mot,
Zot o Zot!

Te lus gjunjaz tek kam rene
kesaj nate nene hene
qe si peshk noton ne terr,
bukurine mos ia merr
asaj qe dua me shpirt plot,
Zot o Zot!

PERGJIGJA E ZOTIT

Ta degjoj te bukur zene
qe si zog vjen neper hene
me te emblat ligjerime
qe trondisin zemren time
her me hir her me pahir
Bir o Bir!

Ta kuptoj ate deshire
qe te del nga shpirt i lire
ku nje etje gjithe te mbet
per bukuri,se je poet
e je fllad qe s'njeh zinxhire,
Bir o Bir!

Po te flas si flet nje ate
e me ndje pa zemerate :
Ajo qe don,do behet gjyshe
kjo do ndodhe,s'behet ndryshe,
se bukuria gjithe ben fir,
Bir o Bir!

Vec po ta duash ashtu te thinjur,
me zemer ah,gjithe te panginjur,
ndersa po shuhet pak nga pak
freski e saj si nje zambak
qe hap i fresket ne agim,
O biri im!

Atje ti doren do ma gjesh,
ndaj mos renko por ze e qesh,
e mos me bej aspak te vuaj
por fjale te embla ti i thuaj
asaj qe do,plot adhurim,
O biri im!

Se une qe rri mbi juve lart,
ne jet' jo kot krijova art,
jo kot ju dhashe dashuri
e vecas ty aq poezi,
qe mos degjoj renkim,ankim,
O biri im!

E di,krijohet me aq dhimbje,
si femija neper lindje.
Po kush prej dhimbjesh del i lare,
nje tjeter drite paska pare
qe dot d'e shihni ne gezim,
O biri im!

Ta ndjeva pra te bukur zene
qe si zog erdh neper hene,
ndaj them te duash gjithnje me hir,
Bir o Bir!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lutje Zotit Empty Re: Lutje Zotit

Mesazh nga WebMaster Mon 14 Dec 2009 - 9:25

I LUTEM ZOTIT VETEM PER NJE GJE TE ME JAPI FORCEN PER GJDO GJE QE I PERKET JETES TIME EDHE PER TE GJITHE ATA QE VUAJNE NGA SEMUNDJET E PASHERUARA,,I LUTEM ZOTIT PER TE GJITHE KETO ANETARET QE TE KEN TE GJITHE SHENDET E MBARSI KUDO QE TE JENE ME GJITH FAMILJET E TURE
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi