Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qetësohu, shpirti im! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qetësohu, shpirti im! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qetësohu, shpirti im!

Shko poshtë

Qetësohu, shpirti im! Empty Qetësohu, shpirti im!

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Dec 2009 - 11:35

Parathënie

Si mund të jemi të qetë e të kemi paqe në shpirt në këtë botë të zhurmshme? Sado që të përpiqemi, prapëseprapë do të na duhet t'iu kushtojmë vëmendje kërkesave nga më të ndryshmet, si p.sh.: t'iu përgjigjemi telefonatave, apo dikujt që na troket në derë, etj. Epoka në të cilën jetojmë, është e mbushur me kaq shumë zhurmë, lëvizje e argëtime, saqë të kalosh një minutë të lirë në qetësi, në praninë e Perëndisë, është në fakt si gjë lluksi. E megjithatë, momenti i qetësisë dhe i gjetjes së prehjes shpirtërore në praninë e Zotit, na nevojitet tani, më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë njerëzore.
Gjetja e prehjes tek Perëndia
"Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im. Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë. Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet? Ata mendojnë vetëm ta rrëzojnë nga lartësia e tij, gjejnë kënaqësi në gënjeshtër, bekojnë me gojën e tyre, por në zemrat e tyre mallkojnë. (Sela)" (Psalmi 62:1-4). Vetëm Perëndia mund të na japë forcë, për t'i dalë ballë kësaj bote mëkatare, që po kalbet gjithnjë e më shumë përpara syve tanë. Kemi nevojë të madhe për fuqinë e Perëndisë dhe nuk do ta marrim këtë fuqi, po qe se nuk gjejmë prehje tek Ai. "Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur" (Isaia 40:31). Perëndia është i vetmi Ai, që është burimi i shpëtimit tonë dhe strehë në kohë vështirësie. Kur i besojmë Atij, atëherë qëndrojmë të fortë dhe nuk "rrëzohemi".
Kur gjejmë prehje tek Zoti, zemra jonë është e sigurtë se është e mbrojtur prej Tij. Të shumtë janë ata, që duan të na shohin tek rrëzohemi, apo tek bëjmë gabime. Por Perëndia është me ne në çdo hap. "Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet" (Fjalët e Urta 3:23)... "Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve! Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti" (Psalmi 27:13-14).
Gjej prehje vetëm tek Perëndia
"Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai. Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë" (Psalmi 62:5-7). Kur gjejmë prehje tek Zoti, atëherë gjejmë edhe çlirim nga barra e jetës së përditshme. Është Perëndia ynë Ai, që na e heq barrën, në mënyrë që të mos shqetësohemi më kurrë për problemet, që mund të na ndodhin. "Mos u trembni, mos kini frikë!" (Isaia 44:8)... "Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet" (Psalmi 55:22)... "Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi" (Psalmi 16:8).
Perëndia është themel i fortë për të gjithë ata, që i besojnë Atij. Stuhitë e jetës dhe armiqtë e së vërtetës mund të duan të na shkatërrojnë, por Zoti mbetet Shkëmbi ynë i Lartë. "Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Është një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë" (Ligji i Përtërirë 32:4). Nuk njohim asnjë strehë tjetër përveçse Vetë Perëndisë. "Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj... Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sate" (Psalmi 91:1-2, 9-10).
Ki besim tek Zoti
"Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela) Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t’i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli. Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën. Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë; edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij" (Psalmi 62:8-12).
Do të ballafaqohemi me probleme nga më të ndryshmet në jetë. Por nuk duhet që ta kemi mendjen tek këto probleme, në vend që t'i besojmë Perëndisë. Për më tepër, nuk duhet t'i varim shpresat tek ato gjëra, që na duken të sigurta në këtë botë. Besimi sheh përtej asaj, që duket me sy. Besimi sheh atë gjë, që është shpirtërore dhe e përjetshme. "Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen" (Hebrenjve 11:1). Pavarësisht se ç'mund të na ndodhë në jetë, e dimë se Perëndia është i ulur në fronin e Tij, duke u kujdesur për të Tijët. "Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi" (Psalmi 46:10). Kur jemi të dëshpëruar, është dikush, që mund të na e ngushëllojë zemrën: "Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi" (Psalmi 32:7). Mund të vuajmë nga ana fizike, apo financiare, por kjo nuk do të thotë se Perëndia na ka braktisur: "Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë. Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon" (Filipianëve 4:12-13).
Përfundim Nëse jeta jonë është e mbushur me zhurmë e me strese, atëherë kemi nevojë për një vend të qetë, një vend pushimi, që shpirti të na freskohet në praninë e Perëndisë. "Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak" (Marku 6:31). Duhet ta zgjedhim vetë një vend të tillë. "Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje" (Psalmi 4:4). Në momente vështirësish, vuajtjesh, apo persekutimi, duhet të gjejmë strehë tek Zoti, që na çliron. Në Të, do ta shohim se siguria jonë është e patundur e gati për t'i bërë ballë çdo lloj vështirësie. "Kur kundërshtari do të vijë si një lum i furishëm, Fryma e Zotit do të lartojë kundër tij një flamur
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi