Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vëllaznimi e Kosova befasuan për të keq People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vëllaznimi e Kosova befasuan për të keq People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëllaznimi e Kosova befasuan për të keq

Shko poshtë

Vëllaznimi e Kosova befasuan për të keq Empty Vëllaznimi e Kosova befasuan për të keq

Mesazh nga BLERTA Mon 28 Dec 2009 - 5:16

Dy skuadrat që kanë mbyllur pjesën vjeshtore në pozitat e fundit të Raiffeisen Superligës, Vëllaznimi dhe Kosova e Vushtrrisë kanë befasuar, por jo për të mirë. Kështu kanë vlerësuar të shtunën trajnerët Rafet Prekazi e Fahrudin Duraku, që aktualisht janë pa angazhim.
Si Prekazi ashtu edhe Duraku para fillimit të këtij edicioni kanë pritur më shumë nga Vëllaznimi dhe Kosova pasi, sipas tyre, kanë lojtarë cilësorë në skuadër. Vëllaznimi dhe Kosova kanë tubuar nga 14 pikë për 17 javë të zhvilluara. Prekazi thotë se Vëllaznimi ka një traditë dhe gjithashtu në fillim synimet e tyre nuk ishin fundi i tabelës, por kreu i saj.
"Vëllaznimi ka dështuar më së shumti nga të gjitha skuadrat e Superligës. Gjatë pjesës vjeshtore i kam përcjellë dhe jo vetëm që kanë pasur lojë të mirë, por edhe ekip. Ata kanë një traditë dhe kam pritur që vjeshtën ta mbyllin në pjesën e epërme të tabelës", ka thënë Prekazi. "Edhe Kosova është dashur të ketë më shumë pikë dhe jo të jetë e fundit në tabelë. Këtë e them, pasi kanë një ekip që tashmë disa vite luan së bashku. Jam befasuar vetëm nga këto dy skuadra, kam pritur më shumë".
Kampionia aktuale, Prishtina ka pasur një nga startet më të dobëta në histori të saj, por kjo nuk e ka befasuar Prekazin, e as Durakun.
"Më së shumti më ka befasuar Kosova, sepse unë isha aty në edicionin e shkuar dhe përfunduam në pozitën e pestë. Është plotësisht ekipi i njëjtë që ishte edhe nën drejtimin tim. Nuk i di arsyet e këtij dështimi, por personalisht kam pritur më shumë", tha Duraku. "Edhe Vëllaznimi nuk ka bërë atë që është pritur. Ka ekip të mirë, por si duket duhet të marrin shembull nga ekipet e tjera. Të dy skuadrat kanë traditë dhe në çdo ndeshje shënojnë shikueshmërinë më të madhe".
BLERTA
BLERTA
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : DRENIC
Postime Postime : 1116
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/12/2009
Hobi Hobi : ME NEJT.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi