Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 klube duan disenjator të ri arbitrash, 5 refuzojnë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 klube duan disenjator të ri arbitrash, 5 refuzojnë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 klube duan disenjator të ri arbitrash, 5 refuzojnë

Shko poshtë

7 klube duan disenjator të ri arbitrash, 5 refuzojnë Empty 7 klube duan disenjator të ri arbitrash, 5 refuzojnë

Mesazh nga Ketrushe Mon 18 Jan 2010 - 7:51

Dhjetë klube të Superiores pranojnë mbledhjen e presidentëve dhe paketën Kokëdhima. Kastrioti e Laçi refuzojnë

Mbledhja e fundvitit e shumicës së presidentëve të klubeve, ok paraprak i presidentit Duka për të lëshuar një shteg mëvetësie në drejtim të tyre, në aspektin e vetëvendosjes së rregullave, ka çuar në reflektimin e thellë të atyre që mbajnë Superioren, për të hedhur një hap.

Nisma lindi nga një lëvizje blic e fillim - dhjetorit e Kokëdhimës, presidentit të nderit të Apolonisë, i cili paraqiti në FSHF, në Komitet dhe të klubet e Superiores, paketën e ndryshimeve, ku spikaste edhe aneksi për të marrë vendime vetë në lidhje me atë që mund të quhet auto - drejtim të kompeticionit.

Vetë numri 1 i FSHF-së u la klubeve të Superiores edhe të drejtën e caktimit nga vetë ata të Disenjatorit të ri të arbitrave, duke u servirur pikërisht ofertën që të gjejnë ata një emër, ta sjellin në FSHF, duke shmangur në vijim kostot e shumta që mbart shpesh FSHF-ja, dhe mbi të gjitha Garat, nga gabimet arbitrare në fushë.

Të gjithë u pyetën për këtë lëvizje, mirëpritën paketën, por duke dëgjuar edhe alternativat respektive. Laçi dhe Kastrioti ishin dy klubet e Superiores që refuzuan kategorikisht, teksa pjesa tjetër shprehu buonsens, në një kohë parashtroi edhe kritere që duhen të merren parasysh.

Klube si Apolonia, Teuta, Besa, Vllaznia, Dinamo, Gramozi, Shkumbini shprehën vullnet të plotë në krijimin e Ligës, të krijimit të mbledhjes së presidentëve si një mini - strukturë për të marrë vendime, si dhe për ndryshimin e shpejtë atë të gjetjes së një tjetër disenjatori. Artific, të cilin Duka ua ka pranuar dhe pret emrin e ri, por pret votën dhe mendimi prej të gjithëve.

Por, paketa Kokëdhima ka shumë më tepër se disenjatori ri. Laçi pranon largimin e disenjatorit aktual, por me kushtin drastik, që atë të vendosë sërish FSHF-ja dhe jo klubet, dy, tre, katër, apo nismëtarët konkretë.

Dinamo gjithashtu kërkon kritere, por nuk shfaq kundërshti, teksa Halili i Tiranës shkon më gjatë teksa mendon se nuk është problem heqja e Kotheres, por ngritja e Ligës, e pavarur tërësisht nga FSHF-ja. Duka ndërkaq është ende në pritje të perceptimit, se sa buonsens do të arrijnë klubet, pasi do të jetë një tregues madhor për të.

PRO dhe KUNDËR


TIRANA Pro krijimit të Ligës, kundër ndërrimit të disenjatorit
DINAMO Pro paketës dhe disenjatorit të ri, por me kushte
TEUTA Pro paketës dhe disenjatorit të ri
VLLAZNIA Pro paketës dhe disenjatorit të ri
BESA Pro paketës dhe disenjatorit të ri
FLAMURTARI Pro mbledhjes së klubeve, kundër disenjatorit të ri
SHKUMBINI Pro paketës dhe disenjatorit të ri
APOLONIA Iniciues e paketës. PRO
GRAMOZI Pro paketës dhe disenjatorit të ri
LAÇI Kundër paketës dhe disenjatorit të ri
KASTRIOTI Kundër paketës dhe disenjatorit të ri
SKËNDERBEU Kundër disenjatorit të ri, në mes të sezonit
Ketrushe
Ketrushe
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ATHINE
Postime Postime : 143
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi