Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Data historike shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Data historike shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Data historike shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Historia e Popullit Shqiptar!

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:15

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave

Shtepia Botuese
TOENA - Tirane
_____________________________ _____________________________ _________

PA R A T H Ë N I E

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku mevëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese përHistorinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajoshërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botuasi maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973)përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimete mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës),prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977,historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, nëformë dispense, për përdorim të brendshëm. Kytekst, me pak shkurtime, u botua edhe nëfrëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit ehuaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur nëvariantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grupautorësh:Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet:Territori,popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr.Muzafer Korkuti.


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Tue 5 Jan 2010 - 7:19, edituar 2 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:15

ILIRËT

KREU I

LINDJADHE FORMIMI I BASHKËSISË PRIMITIVE

SHFAQJAE SHOQËRISË NJERËZORE. PALEOLITI

Gjurmët më të hershme të jetës njerëzore

Historia e shoqërisë njerëzore fillon që në kohën kur nga kopeja e majmunëve antropoidë uformuan grupet e para të njerëzve primigjenë. Kjo ndarje e njeriut nga bota e kafshëve ukrye nëpërmjet një procesi shumë të gjatë, të ndërlikuar dhe të papërsëritshëm.Periudha më e hershme e zhvillimit të kësaj shoqërie primitive njihet arkeologjikisht meemrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetër, lithos - gur) dhe përfshin periudhënafërsisht nga 1 500 000 deri në 10 000 vjet më parë. Kjo epokë ndahet nga ana e saj nëpaleolit të ulët, të mesëm dhe të lartë.Në vendin tonë nuk janë zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulët, që zë një pjesë tëmadhe të epokës së pleistocenit e vjen deri në kohën e vërshimit të akullnajave Riss.Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhënmusteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet më parë). Këtopërfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat ikanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt mesigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janëgjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin eKryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës.Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit tëzbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, tëMalit të Zi etj..Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit . Në procesin e antropogjenezës kytipparaqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët.Dyndja nga veriu në juge akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonëklima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të Shqipërisë u formuan akuj tëpërhershëm, që zbritën deri në lartësinë 1 000 m mbi nivelin e detit. Si pasojë e këtyrendryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshët e vjetra qëndruanvetëm ato që mundën ta përballonin të ftohtit. Krahas tyre u shfaqën dhe kafshëtkarakteristike vetëm për kushtet e klimës së ftohtë. Të tilla ishin mamuthi, rinocerontileshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellës, hiena e shpellës, dhia e egër etj..

Të ftohtët ndikoi edhe në mënyrën e jetesës. Në luftën për të përballuar vështirësitëklimatike dhe për të mbijetuar, njeriu i kësaj kohe bëri hapa të rëndësishëm drejt përparimit;u strehua në shpella pasi triumfoi në luftën për jetë a vdekje me kafshët e egra që i kishinzënë që më përpara këto vend-strehime natyrore. U vesh duke shfrytëzuar lëkurët ekafshëve, mësoi të ndezë vetë zjarrin, të cilin e përdori me sukses kundër të ftohtit dhebishave të egra, por sidomos për të përmirësuar strukturën e ushqimit, duke përdorurgjerësisht mishin e pjekur, i cili luajti një rol të madh në përmirësimin e mëtejshëm biologjiktë tij. Zjarri qe një arritje shumë e rëndësishme për kohën, sepse i dha njeriut për të parënherë zotërimin mbi një fuqi të caktuar të natyrës, që e ndau atë përfundimisht nga bota ekafshëve.Banorët e paleolitit të mesëm jetonin me prodhimet, që i gjenin të gatshme në natyrë dhesidomos me gjueti, e cila përbënte edhe drejtimin kryesor të veprimtarisë së neandertalasve.Me mbledhjen e frutave dhe të zhardhokëve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fëmijëve, mepërgatitjen e lëkurës për veshje, etj., merrej gruaja, ndërsa burri dilte për gjah ose merrej mepërgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Gjuetia e kafshëve të mëdha, në kushtet enivelit të atëhershëm, primitiv të veglave të punës, mund të bëhej vetëm në mënyrëkolektive. Në këto rrethana ajo ndihmoi shumë në forcimin e lidhjeve të brendshme midisanëtarëve të grupeve dhe së bashku me krijimin e lidhjeve të gjakut shpuri në organizimin ebashkësisë primitive.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:15

Lindja e gjinisë matriarkale

Paleoliti i lartë është përfaqësuar shumë më gjerë. Vegla pune të kësaj periudhe janë zbuluarme shumicë në sipërfaqen e stacionit të Xarës (Xara II), në shpellën e Shën Marinës nëBogas të Sarandës, në shpellën e Konispolit, në Kryegjatë, në Rrëzë të Dajtit dhe në GajtaninIII, pra në një rreze të tillë që nënkupton shtrirjen e vendbanimeve të kësaj kohe në pjesënmë të madhe të territorit të Shqipërisë. Këto materiale përbëhen kryesisht nga vegla stralli tëtipit aurinjacien, të një përvoje më të përparuar teknike dhe me forma më të larmishme,kryesisht thika, kruese dhe gërryese. Së bashku me veglat prej stralli në depozitën rrëzëDajtit janë gjetur edhe disa vegla prej kocke, të cilat në këtë kohë marrin një përdorim tëgjerë krahas përsosjes së mëtejshme të punimit të strallit. Në shtresën paleolitike të shpellëssë Shën Marinës përveçveglave të punës janë gjetur dhe gjurmë zjarri, si dhe fosile kafshështë pleistocenit të vonë (capra ibex- dhi e egër), që tregojnë për një faunë të ngjashme me atëtë paleolitit të mesëm, gjë që është dhe e kuptueshme, pasi klima dhe në këtë kohë vazhdoi tëishte e ftohtë dhe e lagësht si më parë.Përparësi kanë të dhënat që janë zbuluar në shtresën më të hershme të shpellës së KonispolitI, të datuar 26 370 vjet më parë, si një seri veglash pune të përgatitura nga gur-stralli i bardhëme retush të varfër, kocka kafshësh të egra si edhe farë rrushi të egër dhe thjerrëza tëkarbonizuara, të cilat janë tipike për Mesdheun Lindor paraneolitik.

Gjuetia e kafshëve të egra vazhdon edhe në këtë etapë të fundit të zhvillimit paleolitik tëvendit tonë, të jetë mjeti kryesor i sigurimit të ushqimit. Madje në këtë kohë përsosen dhe më tepër armët e gjuetisë si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve të gatshme, gjithashtu,mbetet një nga mënyrat e sigurimit të ushqimit të përditshëm.Gjatë kësaj epoke përfundon procesi i gjatë dhe i ndërlikuar i antropogjenezës. Nganeandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani në tipin e njeriut të sotëm - homo sapiens.Si rrjedhim i përsosjes së veglave të punës prej stralli e kocke u rrit ndjeshëm mundësia esigurimit më me shumicë të produkteve ushqimore, gjë që solli ndryshime dhe nëorganizimin e bashkësisë primitive.Formohen tani grupe të qëndrueshme njerëzish të bashkuar jo vetëm nga forma epërbashkët e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e përbashkët.Gradualisht kalohet në bërthamën e parë të organizimit shoqëror, në gjininë matriarkale.Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol të dorës së parë në ekonomi dhe në jetën shoqëroretë kësaj bashkësie gjinore. Forma kryesore e familjes në këtë gjini ishte martesa me grupe,prej së cilës origjina e fëmijëve përcaktohej vetëm nëpërmjet nënës.Në epokën e mezolitit (guri i mesëm) 10 000-7 000 vjet p.e. re ndodhën ndryshime të mëdhanë florën dhe në faunën e kontinentit, rrjedhimisht edhe në territorin e Ballkanit. U zhdukëntë gjitha kafshët tipike të pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse një pjesë e kafshëveqë vazhduan të jetonin ndryshuan përhapjen gjeografike. Në kushtet e reja gjeo-klimatike,njeriu i mezolitit filloi të kalojë nga ekonomia që mbështetej në gjuetinë e mbledhjen eprodukteve të gatshme, në fillimet e bujqësisë e të blegtorisë primitive.Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave të punës, të cilat janë bërënga ashkla stralli shumë të vogla me forma të rregullta gjeometrike, si trekëndësha,trapezoidale, në formë segmenti etj., me përmasa të vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.

Në territorin e Shqipërisë vendbanime mezolitike janë zbuluar në shpellën e Konispolit(Konispol II) dhe në Kryegjatë. Në të dyja këto vendbanime veglat prej stralli janë të cilësisëshumë të mirë, kanë forma tipike mezolitike, me retush të imët të cilësisë së lartë. NëKonispol ato janë datuar saktësisht në vitet 8 500 p.e. sonë (në bazë të C14).Me epokën mezolitike lidhet pjesërisht edhe vendbanimi i Vlushës (rrethi i Skraparit), ku janëzbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Këto vegla janë gjetur së bashku me fragmente enëshshumë primitive, fakt që e daton Vlushën në fillimet e epokës neolitike. Sidoqoftë, ato itakojnë një kulture me tradita të forta mezolitike, dhe Vlusha përfaqëson një kulturë që vë nëlidhje të drejtpërdrejtë epokën e mezolitit me fillimet e epokës së neolitit. Të marra sëbashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, përbëjnë një dëshmi të rëndësishme përformimin e kulturës neolitike në territorin e Shqipërisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:15

NEOLITI

Vendbanimet neolitike

Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) përfaqëson etapën e fundit dhe njëkohësishtmë të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon nga mijëvjeçari i shtatëdhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në triperiudha të mëdha:e hershme, e mesme dhe e vonë. Në këtë të fundit përfshihet dheperiudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalës lat. eneos - bakër dhe greq. lithos - gur),që përbën etapën e fundit dhe kalimtare për epokën e bronzit.

Në këta tridhjetë vjetët e fundit janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimeshneolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi,në Burimas, në Podgorie, në Barçe në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës,në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradece në Cetush të Dibrës, nëKolsh të Kukësit, në Rajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera.Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës prehistorike ka pasurkushte shumë të mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonën më të pasur e më të zhvilluarkulturore të neolitit si edhe pellgun ku mund të ndiqet pa ndërprerje zhvillimi i kulturësneolitike në gjithë shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura në këto qendra prehistorike,krahas atyre të dala në dritë shumë kohë më parë si në Velçë të Vlorës ose rastësisht nërrethet e tjera të vendit, kanë dhënë mundësi që të njihen aspekte të ndryshme të jetësekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve neolitikë të territorit tonë, ndërsa përhapjae gjerë e këtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastësore neolitike ka treguar se kyterritor gjatëkësaj epoke ka qenë i banuar dendur dhe pa ndërprerje.

Jeta në vendin tonë gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore.Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’ilëshonte vendinnjë klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edheflora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:16

Këto rrethana të favorshme natyrore ndihmuan që vendi ynë gjatë neolitit të arrijë në njënivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe kulturor për atë kohë. Njeriu nga skllav i natyrës, siçishte në paleolit, shndërrohet tani, pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin ezhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtëmund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik ekulturor të shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrjadhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj.. Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimittë veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike përepokën dhe teknika e lëmimit të gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), për të parën herë dalindhe veglat e objektet prej bakri, të cilat shënojnë dhe fillimet e metalurgjisë në vendin tonë.

Në këto periudha të largëta të prehistorisë, vendbanimet i ndeshim zakonisht nëpër tarracalumore, pranë burimeve ose në vende me toka pjellore dhe të pasura me pyje që strehonin shumë kafshë të egra. Por krahas këtyre, vazhdonin të shërbenin si vendbanim edhe shpellat(shpella e Velçës, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dyllojesh:në formëgropash nëndhese (Cakran) dhe të tilla të ndërtuara drejt mbi tokë (Maliq, Kamnik, Kolshetj.). Zakonisht këto kishin planimetri drejtkëndëshe dhe ishin një ose dydhomëshe. Murete tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltë në njërën ose në tëdyfaqet e tyre. Dyshemetë ishin gjithashtu prej balte;në disa raste ato vendoseshin mbishtroje trarësh për të izoluar lagështirën. Në Dunavecdhe në Maliq të Korçës janë zbuluarbanime të ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë qëndronte një platformë prejtrarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) të shtruara me baltë.Palafiti i Maliqit ka qenë i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo ngarreziqe të tjera.

Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale

Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbëntenjë nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin nëtoka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj.. Toka punohejcekët me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. Nëkëtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat ekarbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo nëmuret e banesave të lyera me baltë të përzier me byk drithërash, siçi gjejmë në vendbanimetmë të hershme neolitike (Vashtëmi, Kolsh etj.).

Në depozitimet neolitike të vendit tonë, përzier me mbeturina të ndryshme të kulturës, janëzbuluar me shumicë dhe kocka bagëtish të imëta dhe të trasha, që tregojnë se krahasbujqësisë banorët neolitikë merreshin edhe me blegtori. Prej bagëtive ata siguroninqumështin, mishin, leshin, lëkurën etj.. Një pjesë të këtyre produkteve ata i siguronin dhenëpërmjet gjuetisë së kafshëve të egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu nëqendrat e banuara të kësaj kohe. Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera tëgjahut, i cili përveçmishit dhe lëkurës, u siguronte bujqve primitivë edhe brirët me të cilëtbënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirësidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit. Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesharrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e sigurimit të ushqimit të banorëveneolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:16

Banorët neolitikë të vendit tonë dinin gjithashtu të tirrnin fijen dhe të endnin prej saj rrobame anë të vegjës primitive vertikale. Këtë e tregojnë rrotullat e boshtit dhe peshat përtërheqjen e fijes në vegjë, të zbuluara në Maliq e gjetkë.

Që në etapën më të hershme të neolitit shfaqen dhe enët prej balte të pjekur, që përbëjnë sikudo gjetjet më të shumta e më të rëndësishme në vendbanimet e kësaj kohe. Prodhimiprimitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqësore, ishte i lidhur me punëne gruas. Çdo bashkësi neolitike i përgatiste vetë enët sipas nevojave të saj. Ato punoheshinme dorë në forma e madhësi të ndryshme, me faqe të trasha ose të holla, me ose pa zbukurime sipas qëllimit të tyre praktik.

Zhvillimi i madh, për atë kohë, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet në shtimin e llojeve tëveglave të punës dhe në përmirësimin teknik të punimit të tyre, në zhvillimin e formave tëtilla të ekonomisë, siçishin bujqësia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe në organiziminshoqëror, që u pasqyrua në përmirësimin e mëtejshëm të strukturës gjinore. Gjiniamatriarkale e lindur që në paleolitin e lartë dhe e zhvilluar dalëngadalë gjatë mezolitit arrintani fazën e lulëzimit të saj. Në fushën ekonomike kjo fazë e zhvillimit gjinor ishte e lidhurkryesisht me zhvillimin e bujqësisë primitive, e cila duke qenë punë e gruas, i jepte asaj njëvend me rëndësi në prodhimin shoqëror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte,dëshmon se ajo kishte një pozitë parësore në gjini. Martesa me grupe, karakteristike përperiudhën e hershme të matriarkatit, zëvendësohet tani në periudhën e lulëzimit të saj me njëformë të re më të përsosur, me martesën me çifte.

Gjatë gjithë kohës së neolitit, gjinia mbetet e vetmja njësi shoqërore dhe ekonomike nëbashkësinë primitive. Në këtë gjini kishte jo vetëm bashkësi familjesh me çifte, por edhe njëorganizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e përbashkët i shpinte njerëzit në pronën epërbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.

Ndërmjet gjinive, që jetonin në afërsi të njëra-tjetrës, u vendosën gjatë kësaj periudhemarrëdhënie të tilla ekonomike e shoqërore që shpunë në formimin e bashkësive fisnore.Midis këtyre njësive të mëdha fisnore fqinje ose më të largëta, ekzistonin marrëdhëniekëmbimi. Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella nga krahina të largëta,siçjanë p.sh., importet e poçerisë diminiane të Thesalisë në depozitimet e vendbanimit tëCakranit apo të Kamnikut etj..

Arti dhe botëkuptimi

Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt formave dekorative gjeometrike dhefigurative skematike.

Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, kushumë nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën e trupit të tyre i tejkalojnëkërkesat e ngushta utilitare dhe hyjnë në fushën e realizimeve artistike.

Në tërë kulturat neolitike të vendit tonë qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente tëshumta të realizuara me teknika të ndryshme (pikturim, gërvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.)dhe trajtime të veçanta stilistike, sipas fazave të zhvillimit përparues të saj. Motivet ezbukurimit përbëhen nga vija të drejta ose të përkulura me kombinime nga më të ndryshmet,si dhe nga figura gjeometrike:trekëndësha e rombe me fushë të zbrazët ose të vizatuar, ngarrathë, spirale, meandra, etj.. Këto motive, përveçzhvillimit të thjeshtë për të zbukuruarenët, kanë shërbyer, në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur ambientin, sendetapo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit magjik të njerëzve neolitikë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:16

Arti figurativ i kësaj kohe përfaqësohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfeprej balte të pjekur, të cilat kryesisht janë të vogla. Tipari më karakteristik i tyre ështëskematizimi i formës, nganjëherë jashtë masës, ashtu sikurse është në artin dekorativ tëqeramikës gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Këto figura qeniesh paraqiten në formëcilindrike, plaçke apo steatopigjike (vithegjera), në këmbë ose ulur. Një pjesë e tyre janë tëngjashme me tipat përkatës të Azisë së Përparme dhe të Mesdheut Lindor, gjë që tregon përlidhje e ndikime kulturore të drejtpërdrejta të kulturave neolitike të vendit tonë me ato tëkëtij areali.

Këto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetër, ato fuqi tëpanjohura, të cilat sipas bujqve dhe blegtorëve primitivë, kishin në dorë pjellorinë e tokësdhe mbarështimin e kafshëve. Kështu, figurat e grave, të cilat mbizotërojnë në plastikënantropomorfe neolitike, janë të lidhura me kultin e pjellorisë së tokës-nënë, ndërsa ato qëriprodhojnë figura zoomorfe - me kultin e kafshëve shtëpiake, që luanin, ashtu sikurse dhebujqësia, një rol të rëndësishëm në ekonominë e bashkësisë neolitike. Me kultin e tokës-nënëdhe të kafshëve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe të zbuluara në vendbanimetneolitike të Maliqit, të Dunavecit etj..

Botëkuptimi i banorëve neolitikë është shprehur edhe në kultin e varrimit. Varrosja e tëvdekurve bëhej pranë ose brenda territorit të vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjëndërtim të veçantë;kufoma vendosej në një gropë të cekët në pozicion fjetjeje dhe këmbë tëmbledhura pa takëm funeral. Riti i varrimit brenda territorit të banuar ose brenda banesësishte i lidhur me një zakon shumë të përhapur në atë kohë në Ballkan dhe në përgjithësi nërajonin e gjerë të Mesdheut. Siçduket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qëmbronin vendbanimin.

Vazhdon...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:16

Grupet etno-kulturore neolitike.

Numri i konsiderueshëm i vendbanimeve neolitike të zbuluara në tërë territorin e Shqipërisësi edhe përkatësia kohore e tyre nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm, të vonë, dukepërfshirë dhe epokën e bakrit, e bëjnë të mundur të veçojmë disa grupe kulturore dhe tandjekim zhvillimin e kulturës pa ndërprerje nga fillimet e mijëvjeçarit të shtatë e deri në fundtë mijëvjeçarit të katërt p.e. sonë.

Neoliti i hershëm, përfaqësohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dheBlazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga një qeramikë trashanike ngjyrë gri tëzezë, me forma tepër të thjeshta e me pak zbukurime të bëra me shtypje. Qeramika gjendetsë bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhës kalimtarenga mezoliti në neolit.

Kultura Podgorie I, Vashtëmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, të cilat janë njohur e studiuarmirë, i takojnë neolitit të hershëm të zhvilluar. Kjo periudhë në territorin e ShqipërisëJuglindore është dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falë një shtrese kulturore të trashërreth 3 m e mjaft të qartë, në Podgorie, dhe të një lënde shumë të pasur arkeologjike mund të rindërtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njëngjyrëshe e kuqe meshkëlqim, nga qeramika e pikturuar me bojë të bardhë mbi sfond të kuq si edhe nga figuratsteatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta të kultit, të cilat i vënë në raporte të drejtpërdrejtakulturore e kronologjike me neolitin e hershëm të Thesalisë (faza Presesklo e pjesërishtProtosesklo), si edhe me neolitin e hershëm të Maqedonisë (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c).Elementet e tjera të pranishme në Podgorie I, si qeramika impreso e tipit të Devollit e ajo etipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtë e vënë atë në lidhje me kulturat e neolitittë hershëm adriatik e ballkano-qendror.

Kultura përfaqësuese e Shqipërisë Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramikënbarbotine në reliev të ngritur, qeramikën e pikturuar me bojë kafe mbi sfond të kuq dheqeramikën impreso, të cilat vendosen mjaft qartë në raporte kulturore e kronologjike meRudnikun (Rudniku III) në Kosovë dhe me gjithë kulturat e fazës Starçevo II b të BallkanitQendror. Blazi I e II në zonën e Matit ka qeramikë të tipit impreso-kardium me motive tëndryshme, si edhe qeramikë njëngjyrëshe gri e të zezë me shkëlqim që i japin kulturës së këtijvendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (SmilçiçI).

Kalimi nga neoliti i hershëm në neolitin e mesëm shënon një kthesë në të gjithë zhvilliminkulturor të territorit të vendit tonë, gjë që është pasqyruar mjaft qartë në kulturat DunavecI -Cakran Blaz III, të cilat përfaqësojnë dhe tri fazat kryesore të zhvillimit të neolitit të mesëmnë Shqipëri. Tipar themelor për të gjitha fazat e kësaj periudhe është qeramika ngjyrë gri, grie zezë dhe e zezë me sipërfaqe të lëmuar me ose pa shkëlqim, si edhe qeramika barbotine eimpreso të trashëguara nga neoliti i hershëm. Qeramika shquhet për një larmi formash kumbizotërojnë kupat bikonike me variante të ndryshme, tasat trungkonikë me fund të lartë,enët me trup sferik me profile të ndryshme etj.. Qeramika e neolitit të mesëm dallohet edhepër pasurinë e zbukurimeve të bëra me incizim e thellim, hera-herës të inkrustuara me bojëtë kuqe ose të bardhë, për zbukurimet plastike variantesh të ndryshme, për zbukurimin mekanelyra, me pikturim etj..

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:17

Çdo njëra nga tri kulturat përfaqësuese ka tiparet dhe veçoritë lokale që burojnë ngadiferencat në kronologjinë relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet që atokishin me kulturat fqinje.

Faza DunavecI që përfaqëson shtresën më të hershme të neolitit të mesëm është e lidhurme ekzistencën e një vendbanimi palafit, i cili, sot për sot, është më i hershmi në territorin eBallkanit. Në Dunavecin I, krahas qeramikës së zezë të cilësisë shumë të mirë vazhdoi tëpërdorej gjerësisht qeramika barbotine me reliev të zhvilluar, traditë kjo e neolitit të hershëmStarçevian. Por tonin kulturës së Dunavecit I ia jepnin format e reja të enëve të zbukurimitnë reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj..

Gjatë Dunavecit II, krahas elementeve që u trashëguan nga periudha paraardhëse, që edhekëtu përbëjnë shumicën, ka edhe një togelementesh të reja që e veçojnë atë si një fazë mëvete. Zbukurimi në reliev njeh zhvillimin e tij më të gjerë, po ashtu bëhet tipik zbukurimi megërvishtje i llojit adriatik, kanelyra përmirësohet cilësisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojë të kuqërremtë. Në këtë fazë shfaqen edhe fragmentet e para tëqeramikës dyngjyrëshe kuq e zi.

Cakrani dhe Dunaveci II kanë përputhje të plotë kulturore e kronologjike. Për t’u shënuarështë gjetja në Cakran e disa fragmenteve enësh të pikturuara dhe në DunavecII e njëfragmenti, të cilat janë të importuara nga kultura Thesalike e Diminit të hershëm (fazaTsangli). Ato japin një datë të saktë për ekzistencën e njëkohshme të Cakranit e tëDunavecit II me Tsanglin dhe në të njëjtën kohë dëshmojnë për zhvillimin e këmbimit midistrevave tona me Thesalinë. Edhe kultura e Kolshit II në territorin e Shqipërisë Verilindoregjen përputhje të plotë me atë të Cakranit.

Faza fundore e neolitit të mesëm është dëshmuar nga Blazi III në territorin e Shqipërisë sëbrendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrë gri, gri e zezë e ngjyrë kafe ezbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, të cilat janë elemente karakteristike përkulturat danilike të bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe enë të zbukuruara me ornamenteme vija të thelluara, të cilat mjaft mirë e vënë këtë fazë të neolitit të mesëm në raportekulturore e kronologjike me kulturën Lisiçiç(Hvar I) të neolitit të vonë të Adriatikut.

Kulturat e neolitit të mesëm të vendit tonë kanë edhe disa tregues të rëndësishëm të kultit etë botës shpirtërore. Si shfaqje e re dhe kryesore janë ritonet, enë jo të zakonshme me katërkëmbë me grykë vezake të vendosur pjerrtas me një dorezë të madhe në pjesën e sipërme tëtrupit dhe të lyera me bojë të kuqe. Këto ritone sipas mendimit të shumë studiuesve duhettë kenë shërbyer në ceremoni rituale kushtuar kulteve të rëndësishme, siçështë ai i pjellorisësë tokës, i nënës së madhe, kulte që ishin të lidhura me riprodhimin e jetës, me pjellorinë etokës e të bagëtisë, të cilat ishin degët bazë të ekonomisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:17

Një kult tjetër i epokës neolitike është ai i varrimit të fëmijëve në vendbanim, të vendosur nëpozicion kruspull, dëshmi e një flijimi për vetë vendbanimin.

Kalimi nga periudha e neolitit të mesëm në neolitin e vonë është bërë shkallë-shkallë, gjë qëprovohet nga kultura e vendbanimeve të Dërsnikut, të Barçit II dhe të Maliqit I (Kamnik) kudisa tregues të kulturës vazhdojnë edhe gjatë neolitit të vonë, madje zhvillohen më tej dhebëhen karakteristike. E tillë është qeramika me tone të çelëta e punuar me kujdes dhe epikturuar me ngjyra të ndryshme, me motive të larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramikë krijon efekte shumë të ngjashme me qeramikën e neolitit të vonë tëThesalisë, që njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Këto elemente kulturore luajtënnjë rol të rëndësishëm në formimin e kulturës së neolitit të vonë të vendit tonë.

Fazën finale të epokës së gurit të ri ose siçquhet ndryshe epoka e bakrit, e përfaqësojnë trivendbanime me një vijimësi kulturore e kronologjike:Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b.Kultura e tyre karakterizohet nga përsosja e veglave të strallit, e veglave me gur të lëmuar dhee atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave të para prej bakri (sëpata të tipit daltë, biza egrepa peshkimi), të cilat për shkak të cilësisë së butë të bakrit nuk mundën të zëvendësoninveglat e traditës neolitike.

Tiparin themelor të kësaj faze e përbën qeramika, e cila dallohet për cilësinë e punimit të saj,për larminë e formave të enëve, për ngjyrën e zezë e gri të zezë shpeshherë me shkëlqim, siedhe për zbukurimet e shumëllojshme (me pikturim gri, me bojë të bardhë ose të kuqe, meincizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe për një pasuri elarmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte të tjera tëkarakterit ritual.

Kultura neolitike e vendit tonë u zhvillua në lidhje e marrëdhënie të ngushta me kulturatbashkëkohëse të vendeve fqinje, si me kulturën Crnobuki-Shuplevac të Pelagonisë, mekulturën Rahmani të Thesalisë dhe me kulturat egjeane të bronzit të hershëm.

Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohetpa ndonjë ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone. Njohuritë e deritanishme nuk janë tëmjaftueshme për të përcaktuar se cilët ishin përfaqësuesit e grupeve apo të komplekseve mëtë gjera etnokulturore ballkanike të kësaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas të cilave këtomund të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende të diskutueshme, sa kohë qëtë dhënat gjuhësore nga fusha e toponimisë së lashtë të Ballkanit është vështirë të përputhenme siguri me të dhënat arkeologjike. Në këto rrethana, banorët e kësaj lashtësie të largët,këto grupe kulturore ka shumë gjasë t’itakonin një popullsie paleoindoevropiane.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:17

EPOKAE BRONZIT. KALIMI NË ORGANIZIMIN FISNOR PATRIARKAL

Gjurmët e kohës së bronzit. Vendbanimet

Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.sonë, e deri në fundin e shek.XII p.e.r. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat ekulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovijanit në pellgun e Korçës,nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën eNezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtunjihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç(Korçë), në Pazhok (Elbasan), nëDivjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumatnë luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluarabuzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj..

Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluargjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështiramalore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuarjanë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siçkanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siçtregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovijanit. Nga fundi i kësajepoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh tëpalatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve tëkëtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet nëkëtë periudhë.

Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janënjëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhetipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë tëngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk.Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët;ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash nëformën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleksbanesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formëkatërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshinparetet dhe çatia prej materiali të lehtë.

Lindja e metalurgjisë së bronzit dhe përparimet në degët e tjera të ekonomisë

Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrindhe vetë epokës. Për zhvillimin e saj ndihmoi shumë dhe pasuria me bakër e vendit tonë,sidomos në zonat metalmbajtëse të Matit, të Kukësit, të Korçës etj..

Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siçjanë sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të shigjetave. Veglatdhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët etraditës neolitike. Madje në periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta,por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke ushtruar njëndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut. Përsosuria e derdhjesdhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillëteknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e sajtë plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis këtyre prodhimeve meritojnë tëpërmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siçjanë sëpatat me emrin « shqiptaro-dalmate ». Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinënga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit minoik, shpatat e gjata të tipitegjean, sëpatat e tipit kelt, etj., që dallojnë nga prototipat e tyre për veçantitë lokale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:17

Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënëmbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë.Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëveshtëpiake, si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midismaterialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësajkohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshinme vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e sipërfaqeve më të gjera,që i punonin me parmendë druri, duke shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve. Tokathapeshin me anë të djegies së pyjeve. Të shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara meplehun e hirit, ato ishin të gatshme për t’u mbjellë. Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse tëhidhte farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët. Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës,prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.

Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të neolitit të vonë, qeramika ebronzit të hershëm paraqitet më primitive si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin ezbukurimit. Por kjo është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa njëelement i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët. Më tipike në këtë qeramikë janë vazotme dyvegjë të larta mbi buzë, ato me dyose katër vegjë unazore nën grykë, filxhanët me njëvegjë të lartë mbi buzë dhe brokat me trup të fryrë dhe qafë cilindrike me një vegjë nëngrykë. Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike shiritash meose pa thellim. E njohur në gjuhën arkeologjike, për këtë arsye, si qeramika « shiritore », ajopërbën tani një element të ri kulturor që nuk lidhet me traditën neolitike. Prototipat e sajjanë me origjinë të largët nga Ponti në brigjet e Detit të Zi dhe shfaqja e saj në Ballkan, ashtusi dhe në krahinat e tjera të Evropës është e lidhur me dyndjen e madhe të një popullsiebaritore që vjen nga stepat e Lindjes atynga fundi i neolitit.

Krahas kësaj qeramike do të vazhdojë të mbijetojë edhe ajo me forma tradicionale neolitikevendëse, e zbukuruar me ornamente të incizuara ose me kanelyra, e cila paraqitet më e pakëtnë fillimet e shtresave kulturore dhe gradualisht vjen e zë vend parësor në qeramikën ebronzit.Qeramika e bronzit të mesëm lidhet gjenetikisht me atë të bronzit të hershëm dhe riprodhontë njëjtat forma e sistem zbukurimi, por me një teknikë më të përparuar. Shfaqen tani dheforma të reja, prej të cilave më karakteristike janë enët pseudominoike me dyvegjë të lartambi buzë, sahanët me dyvegjë horizontale poshtë buzëve ose që ngrihen mbi to, etj..

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:17

Në bronzin e vonë prodhimi qeramik rigjallërohet. Enët paraqiten me forma më të evoluara,më të pasura dhe më të përsosura nga pikëpamja teknologjike. Zakonisht enët me parete tëholla janë të pjekura mirë dhe kanë ngjyra kryesisht të çelëta, okër, të kuqe dhe gri në tëblertë. Në fillim kjo qeramikë është e thjeshtë, por në fazat e mëpastajme pasurohet mezbukurime të pikturuara me motive të larmishme gjeometrike. Tek qeramika më e hershmee këtij tipi, pikturimi është bërë pas pjekjes së enës dhe ka ngjyrë të kuqe të praruar, kurse mëvonë ai bëhet para pjekjes dhe merr pastaj ngjyrën kafe me nuanca të ndryshme.

Në literaturën arkeologjike kjo qeramikë është pagëzuar me emrin « devollite », nga emri ikrahinës ku është zbuluar më parë. Por djepi i saj duket se është pellgu i Korçës, ku ajokronologjikisht paraqitet deri tani si më e hershme. Këndej ajo përhapet pastaj në të gjithëShqipërinë e Jugut dhe në krahinat fqinje të Maqedonisë, të Thesalisë dhe të Epirit, kudatohet si më e vonë. Nga fundi i bronzit, në sintaksën gjeometrike të sistemit zbukurues tëqeramikës « devollite » futen dhe elemente të zbukurimit mikenas, si rezultat i lidhjevegjithnjë më të ngushta të kësaj treve me botën e Egjeut.

Si e tillë qeramika « devollite » paraqitet si përfaqësuese e një grupi të veçantë kulturor me njështrirje të gjerë në territorin jugor të Shqipërisë dhe të diferencuar nga ai i krahinave veriore,i cili nuk zbaton pikturimin e qeramikës dhe as teknologjinë e grupit « devollit », duke u treguar më konservator si ndaj formave, ashtu dhe ndaj zbukurimit tradicional të periudhavepararendëse të epokës së bronzit.

Prodhimet zejtare dhe ato bujqësore-blegtorale bënë të mundshme edhe zhvillimin ekëmbimeve. Tregues i rëndësishëm në këtë drejtim janë depot ose objektet e fshehura, qëpërbëjnë një dukuri të rëndomtë në bronzin e vonë dhe që ndeshen jo rrallë dhe në vendintonë. Depo të tilla janë gjetur buzë liqenit të Shkodrës dhe Bunës, në afërsi të Shirokës eBeltojës me sëpata të tipit « shqiptaro-dalmat », në një shpellë afër Koplikut dhe në fshatinBushat me sëpata të tipit « kelt », etj.. Këto depo, që krijohen në raste rreziku nga zejtarëendacakë, të cilët janë njëkohësisht dhe shitës të prodhimeve të tyre, gjenden zakonisht gjatërrugës natyrore. Ato përmbajnë objekte të pavëna në përdorim, shpesh prodhime të njëkallëpi, të cilat, për shkak të formave standarde, shërbejnë edhe si njësi vlere për këmbim.

Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropës Qendrore, tëpërfaqësuara në gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, qeramikës dhe sendeve tëtjera të luksit, janë dëshmi e përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit. Zhvillimi ityre dhe lidhjet me krahina kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e transportittokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, qëlejuan lundrimet në det të hapur dhe arritjen e brigjeve të tjera. Që nga kjo kohë banorët ebronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut.

Megjithatë duhet thënë se lidhjet midis krahinave të ndryshme, qofshin këto të afërta apo tëlargëta, nuk ishin të rregullta, prandaj dhe shkëmbimi i produkteve midis bashkësive mbetetgjithnjë një gjë e rastit.

Vazhdon...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:18

Ndryshimet në strukturën shoqërore

Përparimet në degët e ndryshme të ekonomisë çuan në rindarjen e punës midis sekseve dhepër pasojë në ndryshimin e pozitës shoqërore të burrit dhe të gruas. Burri duke u marrë tanisi me bujqësi e blegtori, ashtu edhe me prodhimin metalurgjik, zuri vendin drejtues nëekonomi e shoqëri, ndërsa roli i gruas u dobësua. Kjo solli ndryshime dhe në marrëdhënietshoqërore, të cilat u shprehën në zëvendësimin e rendit gjinor matriarkal me atë patriarkaldhe në kalimin nga familja matriarkale me çifte në familjen patriarkale monogame, e cila u bëdhe bërthamë e shoqërisë fisnore të kësaj kohe. Brenda fisit ajo formonte një njësi tëpavarur ekonomike e shoqërore. Pjesëtarët e saj i lidhte prona e përbashkët e familjes,prodhimi dhe konsumi i përbashkët. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin të barabartë midistyre, kurse kryetari ishte i pari midis të barabartëve.

Gjatë epokës së bronzit struktura e fisit u bë më e ndërlikuar. Midis familjes dhe fisit ukrijua një hallkë tjetër, vëllazëria, e cila përmblidhte disa familje të mëdha patriarkale, të dalanga ndarja e familjes mëmë.

Pasqyrë e këtij organizimi shoqëror janë monumentet skulpturore të kësaj kohe, tumat, tëcilat janë varre apo varreza kolektive të një familjeje, vëllazërie ose fisi. Inventari i varreve të tyre flet dhe për diferencim social të popullsisë dhe një shtresëzim fillestar të saj, që e kabazën te përparimet e shënuara në ekonomi dhe te mundësia që u krijua për grumbullimin enjë lloj pasurie prej kësaj. Vetë kyfakt nënkupton krijimin e premisave për lindjen e pronësprivate, që do të sjellë në të ardhmen shpërbërjen e bashkësisë primitive.

Prirja për të shtuar pasurinë, për të fituar toka e kullota të reja çoi gjatë kësaj epoke nëkonflikte e lufta të vazhdueshme. Lëvizjet dhe dyndjet e mëdha të popullsive që vërtetohennë mënyrë të qartë, përmes të dhënave arkeologjike, janë një shfaqje e kësaj dukurie. Lindjae vendbanimeve të fortifikuara, përsosja e armëve dhe vendi që zënë ato në inventarin evarreve, dëshmojnë se nga fundi i epokës lufta ishte bërë një funksion i rregullt në jetë.Plaçkitjet dhe përfitimet e tjera që vinin prej saj, rritën një shtresë udhëheqësish ushtarakë, ecila filloi të veçohet nga masa e gjerë e anëtarëve të fisit, duke u pasuruar përmespërvetësimit të pjesës më të madhe të plaçkës së luftës dhe të robërve të saj. Këta të funditdo të bëhen pastaj burim për format më të hershme të shfrytëzimit të njeriut si skllav nëfamiljet patriarkale ose ndryshe për lindjen e skllavërisë patriarkale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:18

Botëkuptimi dhe arti

Niveli i ulët i faktorëve të prodhimit dhe karakteri empirik i njohurive krijuan te njeriuprimitiv një botëkuptim magjik-mistik për botën që e rrethonte dhe fenomenet e veçanta tësaj. Mbi këtë bazë gjatë epokës së bronzit vazhdojnë të jetojnë rite e besime të trashëguaranga shoqëria neolitike siçështë kulti i tokës-mëmë që vazhdon të ushtrohet edhe gjatëperiudhës së parë të bronzit dhe që shprehet nëpërmjet figurave prej balte të pjekur, të cilatparaqesin gruan-mëmë, apo riti i flijimit dhe i varrimit të fëmijëve brenda territorit tëvendbanimit, që i shërbejnë mbrojtjes nga fuqitë mistike keqbërëse, që vërtetohen mehorizontin e bronzit të hershëm në Maliq dhe më vonë në grupin e urnave të shtresës sëfundit të bronzit në Tren.

Shqetësimi për fatin e njeriut pas vdekjes krijoi tek njerëzit primitivë botëkuptimin evazhdimit të jetës përtej varrit, që shprehet në këtë epokë me kujdesin e veçantë që tregohetpër të vdekurin, për plotësimin e riteve të varrimit dhe për ndërtimin e vetë varreve. Krahasvarreve të dysta të trashëguara nga neoliti, shfaqen në fillim të epokës së bronzit varret metuma. Këto janë varre monumentale në formën e kodrave të vogla gjysmë sferike, të larta 1-4 m e me diametër 15-30 m, të ngritura me dhée me gurë. Disa prej tyre kanë në bazë nganjë ose dyunaza kufizuese me gurë, të cilat shërbenin si kufi për masën e dheut që hidhejmbi varret. Në qendër të tumës zakonisht është vendosur varri më i hershëm, për të cilinështë ngritur tuma, kurse përreth e mbi të janë vendosur varre të tjera të mëvonshme.Arkitektura e varreve është e thjeshtë në formë gropash të rrumbullakëta ose katërkëndëshetë rrethuara e të mbuluara me gurë, apo arkash katërkëndëshe prej druri apo gurësh.

Varrimi bëhej duke e vendosur trupin me këmbë dhe me duar të mbledhura në pozicionfjetjeje. Kjo mënyrë varrimi e njohur që në neolit bëhet më karakteristike gjatë gjithë epokëssë bronzit. Varrimi me djegie përkundrazi ndeshet më rrallë. Në këtë rast hiri dhembeturinat e djegura të trupit vendoseshin zakonisht në gropa të mbuluara me gurë ose me urna. Të vdekurit shoqëroheshin në varr me takëmin funerar, karakteri i të cilit përcaktohejnga seksi dhe pozita shoqërore e të vdekurit. Që nga bronzi i mesëm fillojnë të shfaqendallimet midis varreve me inventar të pasur e të thjeshtë. Në disa raste të vdekurin eshoqëronin në varr edhe kafshë që adhuroheshin, siçështë rasti i varrit qendror të tumës sëmadhe të Pazhokut, i cili krahas dyskeleteve përmbante dhe një kokë kau, kafshë kjo elidhur me kultin e bujqësisë me parmendë, mjaft i përhapur si i tillë në botën e Mesdheut.Dyunazat bashkëqendrore me gurë të kësaj tume janë me sa duket, shprehje e kultit tëdiellit, që adhurohej nga përfaqësuesit e këtyre tumave si një fuqi jetëdhënëse dhe burim iprodhimtarisë së tokës.

Arti i kohës së bronzit është kryesisht një art i zbatuar i stilit gjeometrik, që përdoret nëzbukurimin e qeramikës dhe më pak në prodhimet prej bronzi. Arti plastik, që përfaqësohetme figurinat skematike të gruas-mëmë paraqitet tani në rënie. Ai nuk ka veçse pak jetë gjatëperiudhës së parë të kësaj epoke derisa më vonë zhduket krejt. Në bronzin e hershëm njërënie ka edhe në zbukurimin e qeramikës, por më pas, e sidomos në bronzin e vonë, kyartnjeh një ngritje të re. Në qeramikën e tumave të Pazhokut ai është zbatuar në teknikën eincizimit. Motivet janë trekëndësha e rombe të vargëzuara me fushën e mbushur me vija tëpjerrëta paralele. Në qeramikën « devollite » këto motive janë të pikturuara me tonepashkëlqim ngjyrë të kuqe apo kafe. Thurja e harmonishme e kompozicionale e tyre në enëme forma elegante përfaqëson një nga arritjet më të mira të artit dekorativ të epokës sëbronzit.

Në prodhimet metalike zbukurimet janë të varfra. Vlerat artistike i shohim të shprehura mëtepër në format e bukura të disa veglave, sidomos te sëpatat « shkodrane » e « shqiptaro-dalmate » të zbukuruara në mykat e tyre me stolisje plastike brinjësh, që hijeshojnë formën ezhdërvjellët të vetë objekteve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:18

K R E U I I

SHTHURJA E BASHKËSISË PRIMITIVE

I L I R Ë T

(SHEK. XI - V P.E. SONË)


Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen përtëparën herëo bjekte prej hekuri. Futja në përdorim e këtij materiali tëri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike. Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëhere për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e federatave fisnore si forma të organizimit politik. Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire. Ky proces nuk u krye njëlloj në tëgjithë territorin e gjerë ilir. Më shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore. Njohuritë tona për këtë periudhë mbështeten kryesisht në të dhënat arkeologjike, por këtu vijnë në ndihmë për herë të parë edhe burimet e shkruara historike, të cilat u takojnë kryesisht ilirëve të Jugut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 5 Jan 2010 - 7:19

Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqëror

Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollënndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë pronaprivate, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori ezejtari e më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënonse ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisëdëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë përtokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. Zakoni indarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi qëtregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit tëpronës private.

Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë,anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo ezejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë mëvete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimittë pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet dalëngadalëzotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mënjanon organetdemokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin.

Nga burimet e shkruara më të hershme, siçështë eposi homerik, shihet se në disa nga fisetilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur ukrijuan « Iliada » e « Odisea ». Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën eTrojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga « Paioniapjellore » me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale paka shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës « Odisea »flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpritinë pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejtapër ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin ngakrerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta enjerëz që u shërbenin.

Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e. sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjëpër të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe njëfarë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, kymolosas duhet të ketë qenë nga një familjeprincore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar tëmadh të Greqisë së asaj kohe, siçishte Klistheni.

Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek.VIII-V p.e. sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuardhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varrezandeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armëtë kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga visetpërreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore.

Federatat fisnore

Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh nëshoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e. sonë. Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftëratndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjete përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit tëDelfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan përnjë kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike.

Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire tëardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimevetë fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siçishin shpatat,hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhetë mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçantatë aristokracisë luftarake.

Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatëveprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, atynga fundi i shek. VIIp.e. sonë, federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaurdhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e. sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asajdëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e. sonë federata të tillaformuan edhe disa fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët,paionët, dardanët etj..

Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tekkaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues tëfederatës. Në burimet e fundit të shek. V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mëprijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishterritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi tëprijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, ecila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e konsideronte si një gjë tëturpshme të merrej me punimin e tokës, me mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin zejtaretj.. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve tëlirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj.,skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronztatë zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.

Në gjysmën e dytë të shek. V p.e. sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft tëpërparuar në zhvillimin e tyre politik. Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato mëjugore:kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë sëbotës së Mesdheut siçishte lufta e Peloponezit.

Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenënjë nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuanaristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë tërëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjëe më shumë me botën ilire.

Dynjoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I pari bën fjalë për kaonët,thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë ngaana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë ngaaleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses.

Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundërmaqedonëve. Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë,të cilët synonin ta nënshtronin. Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar ngapersët kishte mundur t’u impononte lynkestëve sovranitetin e tij. Në kushtet e reja të luftëssë Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika IIpërplasej sa në njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën,mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t’u shkëputur nga varësia maqedone.Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatittë vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundërAthinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë ngaforcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe tëbëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edheekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi tësulmonte dhe vendosi t’itërhiqte forcat.

Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve;forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe njënumër barbarësh sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën evëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin etij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t’ishpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishinmarrë ngjarjet në frontin halkidik. « I detyruar nga rrethanat e rënda, - shkruan Tukididi, -Perdika u përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafepeloponezasit ».

Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një shënim me mjaftinteres për vlerësimin e jetës social-politike të ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida umbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin eshek. V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnëfjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcëaktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jopa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta efederatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftënkundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e njëinkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft tëavancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore.

I gjithë kyzhvillim social-politik, që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund tëshek. V p.e. sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor,atë kalimtare për në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundine shek. V - fillimin e shek. IV p.e. sonë formacionet e para shtetërore ilire.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 19 Jan 2010 - 7:43

K R O N O L O G J I A

Nga legjendat:

• Pellazgët themelojnë Dodonën.
• Kelkët themelojnë Ulqinin.
• Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastisë së Paridëve.
• Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin.
• Kliniku, i biri i Hyllit, mbret ilirësh, u çon 72 anije grekëve për rrethimin e Trojës.
• Enea zbret ndër brigje t'Epirit, në Butrint.
• Selët ruejnë orakullin e Dodonës.
• Tre vllazen ngrehin kështjellën Rozafat në Shkodër.

Nga historia:

635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Çipselit, me korçirasit themelon Artën.
627 para Krishtit - Korçirasit themelojnë Durrësin; ma vonë Korinthasit themelojnë Himarën, Pojanin e Qerfozin.
- Dionizi i Sirakuzës themelon Lezhën
600-550 para Krishtit - Segovezi, prijësi i Galëve, pushton Epirin.
435 para Krishtit - Durrësi dhe Arta, së bashku me korintas e taulantë luftojnë kundër korçirasve.
- Galët përshkojnë dhe grabisin Ilirinë.
- Lekë Mollosi sundon n'Epir.
350 para Krishtit - Disa fise ilire mësyjnë Filipin e Maqedonisë, i cili i then.
356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin.
356 para Krishtit - Lindë Leka i Madh.
356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilirëve mësynë Maqedoninë.
355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje".
336 para Krishtit - Leka i Madh hypë në fron.
334 para Krishtit - Të bijtë e Bardhylit, Kliti e Glauku çohen kundra Lekës së Madh.
326 para Krishtit - Vdes Lekë Mollosi.
326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh.
305 para Krishtit - Pirroja në luftë t'Ipsit kundër Dhimitër Poliorcetit.
287 para Krishtit - Pirroja mund romakët e Kartagjenasit pushtojnë "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen).
280 para Krishtit - Pirroja mund romakët në Herakle.
279 para Krishtit - Pirroja në krye të ushtrisë greko-siçiliane kunder Kartagjenasve e Mamertinëve.
275 para Krishtit - Lufta në Benevent.
272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n´Argos. Vijnë mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu.
250 para Krishtit - Ilirët fitojnë pavarësinë nën Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati.
- Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kundër "Lidhjes etolike".
- Shkodra kryeqytet i Ilirisë.
232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirinë në emën të Pineut
230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacisë e të Liburnies. Teuta pushton Durrësin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht të derguemit romakë, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet në kthim.
229 para Krishtit - Ilirët luftojnë kundër romakëve që duen me i pushtue.
228 para Krishtit - Roma i shpall luftë Teutës.
221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirinë e romakët vejnë Pineun.
220 para Krishtit - Ilirët shklasin përsëri Maqedoninë.
219 para krishtit - Etolianët mësyjnë Epirin e rrethojnë tempullin e Dodonës.
216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonën e tjera qytete të Ilirisë.
205 para Krishtit - Paqja e Durrësit.
200 para Krishtit - Fillojnë luftat kundër Ilirisë.
198 para Krishtit - Genci hypë në sundim.
168 para Krishtit - Genci ndryhet në Shkodër dhe dorëzohet në Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri provincë romake.
167 para Krishtit - Vdes Genci n´Iguvium (Spolet) Itali.
153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nën kryesinë e trimit Bato që zgjati 6 vjet.
83 para Krishtit - Vlona qendër shkencash; këtu kryen mësimet Oktaviani.
48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon në Nymphaeu (Shën Gjin) del në Lezhë në ndihmë të Pompeut.
II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhën.
31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen).
- Lindja e Jezu Krishtit.
59 mbas Krishtit - Sh'Pali përshkon Ilirinë dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri.
98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh´Asti, ipeshkëv i Durrësit.
178 -193 mbas Krishtit - Shën Eleuteri epirotas, Papë shqiptar.
267 mbas Krishtit - Gotët shklasin Ilirinë.
Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Izaurit dhe i Inoçentit athinas në Pojan së bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas.
287 mbas Krishtit - Vizigotët përshkojnë Ilirinë.
282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nënshtron Gotët n'Iliri.
283-296 mbas Krishtit - Karli Papë, nga Salona e Ilirisë.
3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Vlashit në Sebaste t'Arbënit.
III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martirëve në Sebaste t´Arbënit.
368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin që populli i vogël i krahinës iliriane të ketë nga një "defensor plebis" (Mbrojtës).
370 mbas Krishtit Krishtënimi i përhapun gjithkund nëpër Shqipni dhe i organizuem plotësisht.
374 mb. Kr. Kuadët e Sarmatët shklasin Shqipninë.
376 mb. Kr. Gotët me leje të Arkadit bijnë në Epir.
387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore.
395 mb. Kr. Iliria bahet krahinë romake e thirret Praevalitane.
395 mb. Kr. Shqipëria nën mbreten romakë të Bizantit, sundon Honori.
396 mb. Kr. Durrësi metropol i Ilirisë.
Shek.IV-Shën Donati ipeshkëv i Evoresë n'Epir (kohën e Theodozit të Madh). Shën Prokuli e Shën Martiri (kohen Liçinit) në Ulpianën e Dardanisë-Iliri.
402-417- Rufi, ipeshkëv i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirisë dhe t'Epirit.
30.IX. 420-Vdekja e Shën Jeronimit, iliras nga Stridonja.
431- Imzot Senecioni, Arqipeshkëv i Shkodrës merr pjesë në Konçilin e Efezit.
481- Ostrogotët rrethojnë Durrësin. Një pjesë Shqipnie nën Teodorikun.
493- Justiniani, sundon për do kohë në Ballkan. Në Epir ngrehë kështjellën dhe ndërton një akuedukt.
Shek.V- Shën Niçeta, ipeshkëv në Remezianë (kohën e Shën Paulinit nga Nola.
553 - Justiniani, me fis iliras, dëbon Ostrogotët nga Iliria.
600 - 650 - Serbët, mandej Kroatët dynden në Shqipni.
601 - Shkodra seli ipeshkvnore.
640 - 642 - Gjoni IV papë iliras nga Dalmacia.
687 - Kononi papë nga Thrakja.
920 - Simeoni car i Bullgarëve shtrinë sundimin deri në Butrint, Himarë e Vlonë.
990 - Samueli i Bullgarisë pushton Durrësin.
Shek.XI - Normanët, të primë nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojnë Shqipninë.
1019 - Bizantinët i thërrasin shqiptarët albanoi, fis të cilin e përmend Ptolemeu më 150 mbas Krishtit.
1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nën Serbinë.
1081 - Durrësi, Vlona, Janina dhe Shkupi në dorë të Normanëve.
1085 - Venecianët mundin Normanët afër Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinët prapë pushtojnë Shqipninë, por Durrësin dhe pak qytete.
1094 - Emni Albanoi përmendet ndër kombe perëndimore.
1110 - Thema Dyrrachion provincë në vedi me kryeqytet.
1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durrësin.
1185 - Guljemi II norman, merr Durrësin, Shkodrën, serbët zaptojnë Shqipninë.
1202 - Mëhill Ejlluer Komneni pushton Epirin.
1210 - Venediku pushton Durrësin e brigjet e Detit Adriatik.
1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashtë Shqipnie.
1218 - Abati Pjeter Dokne asiston në themelimin e Kishës së Shirqit.
1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgarëve pushton Shqipninë e Eperme.
1240 - Themelimi i Kuvendit Françeskan të Lezhës.
1245 - Mbahet Konçili i Lionit.
1259 - Mëhill Ejllori i jep së bijës, Helenë, si pajë Vlonën, Janinën, Beratin, Durrësin dhe Qerfozin.
1271 - Mëhilli II dhespot n'Epir.
1272 - Karl Andoni merr Durrësin dhe Beratin.
1272 - Themelohet Kisha e Shën Rrokut.
1274 - Durrësi rrenohet prej termetit.
1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipninë e mesme dhe Epirin. Vdiq n´Uri i Lumi Françesk.
1288 - Françeskanët ngrehin së parit Kuvendin e tyne në Shkodër.
1290 Helena e Rashës nderton kishën e Shirqit
9.IV.1302 - Me urdhën të Senatit të Venedikut lirohet Ambasadori i Turqisë i arrestuem në Lezhë nga proveditori i atij qyteti.
1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durrësin.
1312-1318-Shqiptarët lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojnë në Shkup me i dhanë liri.
1319 - Shqiptarët e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me armë në dorë nxjerrin disa të drejta të mohueme deri atëherë.
1336 - Kryengritje kundër Car Dushanit.
22.I.1346 - Kunorëzimi i Car Dushanit.
1346 - Ndër dokumentat e Klementit VI përmendet Katedralja e Shkodres.
1358 - Pjetër Loshë Mazrreku dhespot i Nartës.
1358 - Nisë sundimi i derës së Balshajve.
1361 - Vdes Balsha I
1361 - 1401 - Të bijtë e Balshës I pushtojnë Republikën e Tivarit dhe vejnë selinë në Shkodër.
1363 - Karl Topia pushton Durrësin dhe mbytë Niceforin.
1370 - Balshajt pushtojnë Kaninën dhe Vlonën.
1372 - Balshajt u marrin serbëve Pejën, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin.
1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morenë e bahet sundues i saj.
1383 - Balshajt pushtojnë Durrësin.
1385 - Otomanët qesin Balshajt jashta Durrësit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun.
1389 - Gjergji II Balsha ikë në Ulqin e Tivar.
1392 - Turqit duken për herë të parë në afërsinat e Shkodrës. Venedikasit marrin Durrësin prej Gjergj Topisë.
1393 - Niketë Toia në Krujë.
1393 - Dukagjinasit përmendën si derë sunduese.
1394 - Ndertohen të parat saranxha në kështjellën Rozafat.
II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqë dishirin Venedikut me i lëshue Shkodrën.
IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit të Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodrën e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodrën.
21.VI.1399- Meremetime në kështjellë të Lezhës. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot në Nartë. Venediku merr Vlonën, Butrintin dhe Pargën.
1401 - Venediku merr masa mbrojtëse në kështjellë të Shkodrës.
2.II.1403 - Gryka e Bunës forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet grekët jashtë Janine.
6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merrën masa mbrojtëse për Shkodrën.
1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter për çashtjet e linduna në mes tyne dhe Venedikut.
1409 - Shkodra çohet me armë kundra Venedikut. Venediku çon ushtri për mbrojtje të Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve.
1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit në Krujë.
1422 - Mbahet Konçili i Kostancës.
1418 - Karl Toçi mbytë Maurik Bue Shpatën e bashkon dhespotatin e Janinës e t'Artës.
1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujës mundet prej Evrenoz Pashës të cilit i jep peng kater bijtë.
31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoratën n'Universitetin e Padovës. Venediku çon fuqi të reja për mbrojtjën e Shkodrës e t'Ulqinit nga turqit.
1431 - Janina bie në duer të turqve.
1434 - Shqipnia Veriore çohet në luftë kundër Turqisë.
1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi
1.III.1444 - Lidhja e Lezhës ku marrin pjesë edhe Dukagjinët, Shpatët, Dushmanët, Altisferët e Dejës, Arianitët, etj.
12.VII.1445- Skanderbeu i shpallë luftë Sulltan Muratit II.
1447-Skanderbeu, mbas luftës me Venedikun, xen rob në Mirditë Mustafë Pashën.
22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder që mbërrin deri në dyert e kështjellës.
II.1452 - Pal Dukagjini shpërblehet prej Venedikut me merita patriotike.
1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin.
4.I.1454-Sundimtarët venedikas mblidhen në Durrës për të bisedue mbi masat mbrojtëse dhe fortifikuese kundër Turqisë dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut.
6.II.1453-Rektori i përgjithshëm venedikas urdhënohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve.
1459- Skanderbeu shkon në ndihmë të Ferdinandit t'Aragonës në Bari.
1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund katër ushtri turke njena mbas tjetrës.
1461-Bahen fortifikime në kështjellën e Shkodrës.
1462-Formula e Pagëzimit.
VIII.1463 - Skanderbeu then ushtritë turke afër Ohrit.
1464-Afër Gurit të Bardhë Jakup Pashë Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbytë.
1466 - Skanderbeu then ushtrinë turke i primë prej Ballaban Badër Pashës që mbet vdekun n'at luftë.
1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dalë prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhës.
I.1468-Vdes në Lezhë Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkëv i Durrësit merr sundimin e Shqipnisë.
17.V. 1474 - Qarkimi i parë i Shkodrës nga turqit, sundimtar Anton Loredani.
20.6.1478-Turqit pushtojnë Krujën dhe mbysin Kontarinin dhe Lekë Dukagjinin. Mbas një lufte të rreptë Lezha bie në dorë të turqve.
1479 - Shkodra në dorë të turqve të cilët bajnë lidhje me Venedikun.
1480 - Pushtimi i plotë i Shqipnisë nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto.
1481 - Gjon Kastrioti II pushton shumë vende të Shqipënisë me ndihmën e himariotëve.
1481 - 1492 - Mergimi i shqiptarëve në Siçili (Itali).
1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i dëbue turqit nga Shqipnia.
1493 - Themelimi i ma së parës shtypshkronjë n'Obot afer Rijeke, ma e para në Ballkan.
1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit të Venedikut tue e lutë të formonte një ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nën urdhënat e Skanderbeut të ri, të birit të Gjergjit dhe me pjesëmarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin në Lezhë e prej andej me mësye Shkodrën dhe Krujën.
1501 mb. Kr.- Durrësi në dorë të turqve.
1503 - Kanë fillue luftat e papreme të shqiptarëve kundër turqve.
1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut në Stambollë, cakton kufijtë e Shqipnisë së Veriut dhe ato t'Ishullit të Lezhës.
1505 - Ishulli i Lezhës bie në duer të Turqve.
1545-47 - Mblidhet Konçili i Trentit.
1555(5.I.) - Del në dritë "Meshari" i Gjon Buzukut.
1566 - Lindë Dom Pjetër Budi nga Guri i Bardhë.
1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin.
1572 - Shqiptarët çohen kundër Turqisë. Ibrahim Pasha i Pejës çohet kundër Turqisë.
1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kundër Turqisë në Shkodër te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve të Pejës.
1583 - Françeskanët kanë pesë kuvende; në Rubik, Lezhë, Sebaste, Kep të Rodonit dhe në Memel (Hajmel apo Mënelë).
1592 - Kryengritje e përgjithshme në Shqipëni.
23.7.1602 - Mbledhje e madhe në Sh'Llezhdër të Mirditës ku marrin pjesë 2656 krenë dhe kërkojnë lidhje me Venedikun kundër Turqisë dhe mbrenda tri ditëve mblidhen 100.000 luftëtarë, por Venediku nuk bëzanë.
1606 - Lindë në Sapë Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i një fjalori në gjuhën shqipe.
1607 - Një tjetër kryengritje popullore kundër Turqisë.
1614 - Hoti, Kuçi e Shkreli lidhin besën kundër Turqisë dhe rrokin armët për liri.
1621 - Imzot Pjetër Budi organizon një kryengritje kundër Turqisë ku marrin pjesë 300.000 vetë.
1623 - 38-Fiset e Kelmendit çohen kundër Turqisë dhe thejnë Sulejman Pashën. Me tê bashkohet edhe Kuçi.
1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrës.
1630 - Lindë Imzot Pjetër Bogdani, në Gur të Hasit të Thatë të Dukagjinit.
1626 - Imzot Frang Bardhi në Venedik i përgjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojtë shqiptarizmin e Skanderbeut.
1638 - Hoti çohet në luftë kundër Turqisë.
1644 - Françeskanët misionarë P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qenë mbytë e hjedhë në Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbytë me thika.
1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarë françeskanë, ngulun mbi huj për fe në Pazar të Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjallë tri ditë tue predikue.
1645 - Kelmendasit qesin jashtë Turqit.
1674 - Dom Nikollë Vladanji thotë meshën e parë në Kishën e Pdhanës. Me 1693 bahet ipeshkëv i Lezhës.
1687 - Kelmendi e Kuçi dhe Himarjotët çohen kundër Turqisë.
1696 - Mbarë krahina e Hotit lufton kundër Venedikut për çështjen e Ulqinit.
1698 - P. Filip Shkodra çelë shkollë nëfamiljen Kamsi, në Shkoder.
1699 - Kelmendi në luftë kundër Turqisë, bashkohet me tê Ulqini e Tivari.
1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkëvi i Shkodres, vjerrë në konop për fe në pazar - Teqe.
1700 - Klementi XI Albani Papë shqiptar i lindun n'Urbino.
1703 - Konçili i Parë Shqiptar në Mërqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkëv i Tivarit.
1718 - P. Antoni nga Sora, françeskan, varë në konop për fe, afër Shkodre.
1739 - Malësorët e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashë Begollin prej Peje.
1740 - Zi e madhe buke në të gjithë Shqipëninë. Don Karlo i Napolit dergon grunë. Çmimi: Një kalë arrinë 16.000 aspra, çeniku i orizit 40 oka e djathë 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra.
1743 - Dom Gjon Nikollë Kazazi boton librin e tij.
1745 - Përmendën nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit këta lagje dhe rrethe të Shkodres, Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh.
1747 - Kryengritje e madhe kundër Turqisë.
1755 - Çaushollajt qiten jashtë Shkodre.
1764 - Themelohet në Shkodër shoqnia e Shën Andout.
1769 - Mehmet Pashë Plaku i Derës Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodrës.
1775 - Për tre muej rresht shi i madh e dame të panumër sidomos në Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selcë, Drisht. Shkodra u mbyt n'ujë. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishën e Shkrelit. Mehmet Pasha me të birin e me 15.000 ushtarë niset me zhbi Kuçin.
1778 - Mustafë Pasha shkon në More e vdes.
1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnjë pikë shi dhe u bâ korrje e ganishme.
1784 - Pazari i Shkodrës mbushet me drithë dhe çmimi që ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra në 1500-1200 dhe ky bollëk vazhdoi deri më 1789.
1786 - Kara Mahmuti then ushtrinë turke që kishte ardhë me rrethue Shkodrën.
1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirditë.
1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkëv Imzot Frano Borcin, prift shkodran, në kishën e Shën Mërisë Magdalenë.
1787 - Në qafë Dardhë xehet në befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashës, Vezir i Rumelisë prej anmiqve të tij.
1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga kështjella ku ishte ngujue, then ushtrinë qarkuese, vret Mehmet Pashë Çaushollin dhe ndjek ushtrinë boshnjake deri në Kotorr.
1787 - Mehmet Pashës i pritet kryet.
IV. 1788 - Vritet Tahir Agë Juka dhe i biri i kapidan Pashë Shpuzës, anmiq të Mahmut Pashës.
1788 - Mbërrijnë në Shkodër tre delegatë të Zefit II t'Austrisë dhe ndryhen në kështjellë për bisedime me Mahmut Pashën.
1788 - Të përcjellun prej besnikëve të Mahmut Pashës,tre delegatët austriakë nisen kah Kraja, por afër Muriqit, vriten në befasi, u priten krenët dhe i vorrosin në Mjet, në një gropë ndër suka të Liqenit; Mahmut Pasha i çon në Stambollë krenat e tyne.
1789 - Kremtime të mëdha në Shkodër, për gëzim që Sulltani kishte falë Shkodrën. Kështjella u ndez flakë nga krismat e topave, që shprazeshin me galdim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Alberti Tue 19 Jan 2010 - 7:44

1789 - Mahmut Pasha niset me shtypë levizjen e Bosnjes; popullit të krishtenë i vehen taksa të randa; pasanikëve 150 grosh, të mesemve 70-80 grosh, të vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, ndër të cilët priftenve të Tophanës, ipeshkvijve të Lezhës, famullitarëve të Lezhës, Merqisë, Manatisë, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimës i muer dy herësh pagesat e taksavet.Për t'u shtie tmerrin atyne që s'kishin ndigjue me shkue në luftë, si edhe atyne që dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet një katolikut nga Shpori dhe me 9 të atij mueji një myslimanit nga Myselimi.

1789 - Bollëk i madh në Shkodër. 6 pare oka e miellit të grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahçellek thirret Babaik.

1789 - Mahmut Pasha shkon me të nipin në Bosnje, Novi Pazar e Vidin.

1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kolë Mirditorit.
1792 - Mahmut Pasha shkon në Prizrend e Prishtinë.
1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet në luftë.
1796 - Mahmut Pasha shkon në Pipër ku mbet i vramë.
1796 - Vdes në Piper të Kuçit bashkë me Mahmut Pashën, nipi i tij.
1798 - Mehmet Pashë Bushati shkon në Vidin. Në Shkodër bie murtaja.

1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhë në Shkodër një sasi të madhe të hollash për të pague haraçin e madh që sundimtari u kishte vu fshatarëve laramanë të Jubanit, Ganjollës, Gajtanit, Gurit të Zi e Rrencit.


1803 - Bie murtaja në Shkrel.
1804 - Brahim Pasha shkon në Anadoll me luftue për Sulltanin.
1809 - Vdes Brahim Pashë Bushati.
1814 - Shkreli çohet kundër Mustafë Pashë Bushatit.
1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbytë Mustafë Pashën, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen.

1817 - Murtajë e madhe në Shkodër e Shkrel; viktimë e shërbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba në Shkrel.
1819 - Ali Pashë Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargën.
1820 - Mustafë Pashë Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue në More.

1821 - Dy ushtri turke mësyjnë Shqipninë.
1821 - Nën kryesinë e Mark Boçarit, shqiptarët luftojnë për lirinë e Greqisë.

1822 - Hurshit Pasha i Moresë xen e mbytë trathtish Ali Pashën e Janinës.

1823 - Prengë Bibë Doda shtron Dibrën, Llezhi i Zi, princ në Mirditë.
1829 - Mustafë Pasha shkon në Vidin në luftë.
1830- Lindë P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, françeskan i cili qe misionar në Zadrimë. Me 1881 botoi veprën "Arpa" e një italo- shqiptari; mësoi edhe në shkollën françeskane në Shkodër.
1831 - Mustafë Pasha i shpallë luftë Turqisë, i del para ushtrisë turke në Perlep me 20.000 vetë.
1831 - Mustafë Pasha dorëzohet dhe çohet në mërgim në Stambollë.
1835 - Kryengritje e madhe në Shqipëni.
1834 - Kryengritje fshatare kundër Turqisë kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet në kështjellë dhe i shtrenguem jep disa lehtësina.
1827 - Lindë Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes.
1837 - Termet i fortë në Shkodër.
1839 - Malazezët mësyjnë Hotin dhe Kelmendin, Grudën.
1840 - Mblidhet Kongresi i Londrës. Mehmet Ali Pasha, shqiptar.
1848 - Kryengritje e madhe kundër Tanzimatit.
1849 - Kryengritje fshatare kundër Turqisë.
1852 - Tjetër kryengritje malsore kundër Turqisë.
1854 - Kryengritje e armatosun në Shkodër. Mirditasit dallohen në luftën turko-ruse në Krime.
1855 - Termet i fortë në Shkodër.
1856 - Kremtime të mëdha në Shkodër për nënshkrimin e paqes. Për një orë rreth u zbrazen top e pushkë nga kështjella e kodrat e Tepes.
1856 - Hamz Agë Kazazi u prinë disa fanatikëve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer të Jezuitëvet.
1856-Arrijnë në Shkodër pesë delegatët e qeverisë austriake dhe u ndryen në kështjellë ku biseduen me sundimtarin për çështjen e damtimit të Kolegjes dhe me 16 dolën nga Shkodra pa u marrë vesh se çka u vendos.
1856-Vjen në Shkodër i derguemi fuqiplotë i Stambollës dhe pati bashkëfjalime me Konsullin e Austrisë, Ipeshkëvin e Pashën. Mustafë Pashë Menehmeni dergon në mërgim Hamz Agë Kazazin me disa parësi Shkodre. Mali i Zi pushton Kuçin. Krijohet në Shkodër Komisioni Xhibalit në krye të të cilit vihet Haxhi Agë Lohja.
1857 - Qeverija turke zbret nga Kështjella e zen vend në shtëpi të Dervish Beg Koplikut.
1858 - Hidhet guri i parë i themelit të Katedrales së Shkodres.
1858 - Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
1859 - Lindë në Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi.
1860 - Lindë në Shkodër artisti piktor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861- Françeskanët ngrehin Kuvendin e tyre në Shkodër.
1862 - Lidhja shqiptaro-greke për kryengritjen në Janinë e Durrës. Lufta e Konicës me humbje të Turqisë. Oficerët e kështjellës lejohen me ndejë lirisht në qytet, me urdhen të Ferik Mustafë Pashës. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli në Katedralen e Shkodrës nga Imzot Karl Pooten. Dalin në dritë botimet e Dom Ejëll Radojës.
1864 - Lindë në Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci.
2.1866 - Lindë në Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
5.1866 - Vdes në Kallmet shkrimtari Dom Pjetër Zarishi.
12.1866 - Krijohet i Treti Urdhën në Shkoder.
II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore.
1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij.
1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
1.XI. 1871 Konçili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkëv i Shkodrës.
10.1874 - Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve të shumta Drini kthen në shtratin e vjetër kah Shkodra.
12.1874 - Shkrepë moti n´oren 5.15 në depon e municionit të kështjellës që merr flakë dhe mbesin të vdekun 97 vetë.
24.6.1875 - Lindë Imzot Benardin Shllaku.
7.1875 - Themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol.
X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojës Nunciatë në Shkodër.
X.1877 - Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.
2.1878 - Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit.
4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit".
1878 - Fuqitë e armatosuna të "Lidhjes" mësyejnë Malin e Zi që don me pushtue Plavë e Guci.
1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Shkodra proteston pranë Kongresit të Berlinit për shkëputjen e Podgoricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë.
18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë autonominë.
13.7.1878 - Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një pjesë të Epirit.
11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.
2.1879 - Lindë në Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 - Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e Guci.
1880 - Plavë e Guci i hiqen Malit të Zi.
1880 - Malit të Zi i lëshohen vendet që nga Tivari deri në Breg të Bunës. Vdes në Venedik Imzot Ejëll Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodrës. Tina e Nikës çelë shkollën e punës së dorës për vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtenë". Ulqini bie në dorë të Malit të Zi. Arta i lëshohet Greqisë. Atë Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi të Dom Ndre Mjedës: "Shahiri elierz". Ma vonë në vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton në Shkodër "Vakinat e të shkruemit shejtë". Lidhja Hot-Grudë-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnisë.
1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine në Shkodër. Themelimi i shkollës Stigmatine për vajza.
1882 - Çelet Kolegja Serafike Françeskane në Shkodër.
1885 - Lindë në Shkodër shkrimtari Hilë Mosi.
1887 - Shugurohet në Kishë të "Zojës së Shkodrës" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkëv e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkëv i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojës së Lurdit për gra.
1887 - Krijohet Kuvendi i Françeskanëve te Arra e madhe (Shkodër).
1888 - Krijohet Misioni Shëtitës në Shkodër.
1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare "Bashkimi".
1889 - Themelohet Kompania e "Zojës Rruzare" te Arra e Madhe.
1889 - Krijohet shoqnia bamirëse "Rrethi i Shën Jozefit" në Kolegjën Saveriane.
1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodrës e shkrimtar.
1889 - Çelet spitali i Motrave të Mëshirës në Shkodër.
6.1895-Konçili III Shqiptar nën kryesinë e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës.
28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.
1899 - Vdes Atë Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit të "Zojës Nunciatë", të Kongregacionit të "Zojës së Lurdit" dhe të Uratores së "Zemrës së Krishtit."
1902 - Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe.
1903 - Me alfabet të Shoqnisë "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore.
1903 Shtjefen Maçi mësues në Dajç të Bregut të Bunës.
1904 - Lush Kola nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë idena nacionale, pushohet nga puna.
1904 - Hilë Agustini çelë shkollën në Bushat.
13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelën e re famullitare në Serreq.
6.I.1905 - Termet i madh në Shkodër, në oren 5,30 të mengjesit. Dame të mëdha në Shkodër.
8.12.1905 - Bekimi i Kishës Françeskane të Gjuhadolit.
1907 - Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të vorfën.
1908 - Vëllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin për fëmijët e vorfën në Shkodër.
31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime të mëdha në Shkodër.
1908 - Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
- Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" në Shkodër.
1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaçi i Mirditës mëson aty.
1909 - Del në Shkodër gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar...
24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën.
1910 - Luftë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së Madhe.
26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t'Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisë turke.
1911 - Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat.
6.4.1911 - Dedë Gjo' Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit flamurin kombëtar dhe Malsia e Madhe lufton për pavarësi e liri.
18.5.1911 - Kryengritësit shqiptarë i përgjigjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se do të luftojnë tue derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.
5.7.1911 - Kryengritje e përgjithshme kunder Turqisë për liri.
X.1912 - Plasë lufta Ballkanike. Në Shkodër shprazen tre topat e fundit turq për shpallje lufte.
X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezët.
28.11.1912 - Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pavarësisë shqiptare në Vlonë, në Qeverinë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit.
30.1.1913 - Esad Pashë Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, i cili donte me ngritë flamurin kombëtar shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedrales së Shkodrës.
2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen në qytet në tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët.
14.4.1913 - Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej tue i a lëshue vendin në dorë t'ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisë së Mesme.
12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen në Shqipni si princ i shqiptarëve dhe zbret në Durrës.
14.5.1914 - Padër Marian Prela themelon shoqninë "Të Bijat e Zojës".
15.6.1914 - Ushtria kombëtare me malsorët e Mbishkodrës luftojnë në rrethina të Durrësit kundër trathtarëve, ku vdes koloneli holandez Thomson.
4.7. 1914 - Plasë Lufta I Botnore.
5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipninë.
X. 1914 - Esad Pasha futet në Durrës.
1914 - Vdes Atë Dedë Pasi, themelues i "Misionit Shtetitës shqiptar".
1915 - Në Shkodër ngrehet një qeveri e perkohshme, por âsht ma tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esad Pashë Toptanit.
4.1915 - Kryengritje kundër Esadit në Durrës, i cili ikë andej.
5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n´Itali.
2.1915 - Vdes në Shkodër Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun në Durrës me 1863.
6.1915 - Ushtritë serbe të thyeme përshkohen nëpër Shkodër.
6.1916 - Rusia proteston kundër veprimeve të paligjshme të malazezëve nëpër Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit, shpëton Dukagjinin nga rrethimi kërcënues i ushtrive serbo-malazeze në ikje e sipër.
1916 - Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër.
23.1.1916 - Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës.
3.1916 - Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve.
1917 - Krijohet në Shkodër "Komisija Letrare".
30.X. 1918 - Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipëninë.
11.1918 - Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate.
11.1918 - Hoti e Gruda, me një Memorandum dergue në Washington, Londër, Paris e Romë, lypin lirinë.
1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani".
1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dërgon përfaqësuesi e vet.
2.1920 - Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverinë qendrore kombëtare. Lufta e Koplikut.
3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar.
4.1920 - Avni Rustemi vret në Paris Esad Toptanin.
1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemrës së Krishtit" nga Atë G. Della Pietra.
8.1920 - Lufta e Vlonës.
12.1920 - Legata shqiptare në Konferencën e Paqes në Versailles, në të cilën ban pjesë Imzot Luigj Bumçi e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojnë të drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipninë si anëtare të saj.
1921 - Kryengritja e Mirditës.
5.1921 - Plasë kryengritja e Matit.
1.1922 - Arriti në Shkodër i pari delegat apostolik në Shqipni Imzot Ernest Cozzi.
21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente në Tiranë.
- Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli.
12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut në Shqipni. Në Shkodër krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojnë burgimet, internimet kundër nacionalistave.
2.2.1925 - Vritet në Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi.
11.1926 - Kryengritja e Shalës kundër rregjimit të Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestarë të kryengritjes.
8,1937 - Vdes në Shkodër poeti lirik Dom Ndre Mjedja.
1929-Vritet në Zymb, Pader Shtjefën Gjeçovi arkeolog dhe përpilues i "Kanunit të Lekë Dukagjinit".
4.1939 - Luftime të rrepta te Ura e Drinit kundër ushtrive fashiste që vijnë me pushtue Shkodrën.
1939 - Vdes Imzot Pjetër Gjura, Arqipeshkëv i Durrësit.
30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishës Katolike Shqiptare, nën kryesinë e Imzot Bernardin Shllaku.
11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Anakonda Fri 26 Oct 2012 - 21:09

Dyzet data historike
40 Data Historike te Familjes Mbreterore dhe te Mbretit Zog

8 tetor 1895, Ne Burgajet te rrethit te Matit, Lindi Ahmet Xhemal Zogu.
Ne vitin 1903, Mbreti Zog shkon te studioje ne Liceun e Galata-Sarajit ne Stamboll.
Ne vitin 1908, nderron jete Xhemal Pasha Zogu
Ne vitin 1911, Mbreti Zog kthehet ne Atdhe per te udhehequr nje revolte te Krahines se Matit Kunder Xhonturqve.
Ne vitin 1912, Lufton me ushtrine Malazeza ne Malet e Kakarriqit
28 Nentor 1912, merr pjese ne Shpalljen e Pavaresise ne Vlore si delegat.
3 Mars 1916 Mbreti Zog therret Kongresin Kombetar ne Elbasan kunder pushtimit.
Janarin e 1917, mbas vdekjes se Franc Jozefit ne Vjene u be Kurorezimi i Karlit, Ahmet Zog, u ftua, Ai u detyrua te vendosej ne Vjene deri ne perfundim te luftes. 21-31 Janar 1920, merr pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe emrohet Minister i Brendshem
Prill 1921, Zgjidhet deputet ne Parlament e dale nga zgjidhjet e para te lira ne Shqiperi
4 Nentor 1921, emerohet nga qeveria, Komandant i Operacioneve Ushtarake per krahun lindor kunder Serbeve.
Dhjetor 1923, Zgjidhet anetare i Asamblese Kushtetuese
2 Dhjetor 1922 Kryeminister dhe Minister i Brendshem
25 Shkurt 1924 jep doreheqjen si Kryminister, dy dite pas atentatit ne Parlament
10 Qeshor 1924, pas kryengritjes se armotosur largohet nga Shqiperia
24 Dhjetor 1924 kthehet ne Tirane, "Triumfi i Legalitetit” Kryeminister dhe Minister i Brendshem.
31 Janar 1925 Ahmet Zog zgjidhet President i Republikes
1 Shtatot 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine Monarki Kushtetuese
20 Shkurt 1931, Mbreti Zog i shpeton nje atentati ne Vjene
25 Nentor 1934 nderron jete Nena Mbretereshe Sadije.
12 Janar 1936, Princesha Sadije martohet me Princin Abid
27 prill 1938 Zog I Mbretit i Shqitareve, martohet me Konteshen Hungareze Geraldina Apponyi. 5 Prill 1939, Lindi ne Tirane NT Princ Leka ( NMT Mbreti Leka)
7 Prill 1939, trupat fashiste pushtojne Shqiperine
9 Prill, Mbreti Zogu largohet per ne Greqi
27 Qeshor 1940, nga Bordoja niset drejt Anglise
Shkurt 1946, niset per ne Egjipt
9 Prill 1961, nderron jete Mbreti Zog ne Paris
15 Prill 1961, Leka I ben betimin si Mbreti i Shqiptareve
7 Tetor 1975, Mbreti Leka, martohet me Zj, Suzan Cullen Ward
10 Tetor 1975, ne Madrid behet dasma.
26 Mars 1982, Lindi Princi Leka Anwar Zog
28 Nentor 1993, Mbreti Leka eshte kthyer ne Atdhe mbas 54 vite ne mergim, per 24 ore.
29 Qeshor 1997, Zhvillohet Referendumi per reformen e regjimit
28 Qeshor 2002, Familja Mbreterore kthehet ne Atdhe
22 Tetor 2002, nderron jete Nena Mbretereshe Geraldina
17 Korrik 2004 nderron jete Mbreteresha Suzan
NT Princ Leka fejohet me Elia Zaharia
16 Qershor 2010, NT. Princ Leka deklaron fejesen me Elia Zaharia, ne Paris.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Data historike shqiptare Empty Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi