Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Protestë kundër projektit “Shkupi 2014” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Protestë kundër projektit “Shkupi 2014” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestë kundër projektit “Shkupi 2014”

Shko poshtë

Protestë kundër projektit “Shkupi 2014” Empty Protestë kundër projektit “Shkupi 2014”

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Feb 2010 - 2:25

Të revoltuar nga projekti për pamjen e re të Shkupit në vitin 2014, OJQ ”Sheshi Liria”, lëvizja qytetare “Zgjohu” dhe qindra qytetarë tw shtunën protestuan kundër këtij projekti. Sipas tyre, ai është përdhunim arkitekturor i sheshit, dhe nxit ndarje etnike dhe fetare, me vetë faktin se përfshihet ndërtimi i kishës dhe përmendoreve të maqedonasve.
“Ky projekt nxit kundërshtime serioze të disa çështjeve të hidhura mes njerëzve nga besimi ortodoks dhe besimi mysliman nga vetë fakti se në projektin 3d ka futur kishën kurse jo xhaminë. Një problem i rëndësishëm janë edhe përmendoret ‘Të diturit’ dhe atë vetëm figura meshkujsh të një periudhe të caktuar të historisë të Maqedonisë. Me këto përmendore nuk ka asnjë përfaqësues nga cilado bashkësi etnike jo shumicë”, tha Ivana Drakshiq, Sheshi ‘Liria”.
“Ngjan sikur qeveria e projekton fundin e këtij qyteti dhe fundin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në shtet. është një projekt të cilin ky fëmijë nuk do ta njeh Shkupin ashtu siç e njohim ne por do ta njeh një Shkup i cili do të jetë plot me mure dhe muri i ardhshëm i cili do të ndërtohet do të jetë muri mes urës së gurit të cilën besoj që brenda 2 javëve do ta shembim”, deklaroi ndërkaq Artan Grubi, nga Lëvizja qytetare “ Zgjohu”.
Për arkitektin Mirosllav Gërçev, këto projekte vazhdojnë ta përdhunojnë Shkupin, kurse qëllimi i vetëm i qeverisë është fitimi i pikëve politike. Ai madje theksoi se rrethimi i vendosur në shesh dhe që e mbron policia është i jashtëligjshëm.
Nga ana tjetër një pjesë e qytetarëve ndjehen të diskriminuar se ndërtimet do të bëhen vetën në njërën anë të qytetit, kurse të tjerë vlerësojnë se sheshi do ti ngjasojë një cirku të vërtetë.
Reagime erdhën pas publikimit të video prezantimit për Shkupin 2014 nga komuna qendër disa ditë më parë. Në plan është parashikuar vendosja e ndërtesës së administratës së qytetit në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali. Gjithashtu ndër të tjera, parashikohet përmendorja e Aleksandërit të Madh, Kishës dhe figurave të historisë maqedonase si Goce Dellçev dhe Dame Gruev.
Edhe BDI dhe PDSH edhe një herë kanë kundërshtuar projektin e prezantuar para dy ditësh “Shkupi 2014”. Për zëvendëskryeministrin Abdylaqim Ademi, të gjitha projektet që bëhen në vend, duhet të ndihmojnë në integrimin e gjitha bashkësive etnike dhe mos të provokohen fqinjët. Për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi ndwrkaq, projekti “Shkupi 2014” është qesharak.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Protestë kundër projektit “Shkupi 2014” Empty Re: Protestë kundër projektit “Shkupi 2014”

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Nov 2012 - 0:47

pse a me politik ka lidhje ky projekt amon a lajmet e maqedonasve na hyjn npun pak kemi lajmet tona ne
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi