Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike

Shko poshtë

Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike Empty Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Feb 2010 - 2:27

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka vendosur të aplikojë një procedurë të re për marrjen e pasaportave biometrike, pas ankesave të shumë qytetarëve, kryesisht emigrantë për vonesa shqetësuese për përftimin e dokumentit ndërkombëtar të identifikimit.
Fatmir Konja, zëdhënës i MB, në një dalje të posaçme fillimisht tha se procesi i pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike, kryhet mbi rregulla të forta sigurie që nga momenti i aplikimit deri në marrjen në dorëzim të pasaportës nga shtetasi.
Pikërisht në funksion të këtyre rregullave të sigurisë, Ministria e Brendshme lajmëron qytetarët se për të marrë në dorëzim pasaportën biometrike për të cilën kanë aplikuar, duhet të paraqiten më parë tek punonjësi i policisë, i cili ndodhet në të njëjtin ambient me zyrat e “Aleat” që shpërndajnë pasaportat biometrike.
Konkretisht, do të veprohet në këtë mënyrë:
- Në rast se shtetasi disponon pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë e bën atë të pavlefshme, duke i shpuar dy vrima në kapak pa dëmtuar vizën, lejen e qëndrimit apo shënime të tjera që mund të ndodhen në pasaportë dhe më pas ia dorëzon shtetasit.
-Në rast se shtetasi nuk ka qenë i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë pas verifikimit në sistem, i lëshon vërtetimin përkatës.
-Në rast se shtetasi rezulton në sistem i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër dhe sqaron se nuk e ka pasaportën, për arsye se i ka humbur, i është vjedhur apo dëmtuar, shtetasi drejtohet për të deklaruar këtë tek komisariati i policisë që e ka lëshuar atë pasaportë. Aty pajiset me vërtetimin përkatës nga specialistët e policimit në komunitet pasi lëshon një deklaratë me shkrim lidhur me çfarë i ka ndodhur me pasaportën e tipit të vjetër.
Në këtë mënyrë shtetasi do të mundet të tërheqë pasaportën biometrike pranë zyrës së “Aleat” vetëm duke paraqitur ose pasaportën e vjetër të bërë të pavlefshme nga punonjësi i policisë, ose vërtetimin që nuk ka qenë i pajisur më parë me pasaportë, ose vërtetimin se pasaporta i ka humbur, i është vjedhur apo dëmtuar.
Nëpunësi i “Aleat” verifikon pasaportën e bërë të pavlefshme dhe ia dorëzon përsëri shtetasit ose administron vërtetimin sipas të dy rasteve të sipërpërmendura, dhe më tej vijon me procedurën e dhënies së pasaportës së re biometrike për shtetasin.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka caktuar tashmë personat përkatës për kryerjen e kësaj procedure dhe ka dhënë udhëzimet e nevojshme për një shërbim sa më të shpejtë e profesional ndaj qytetarëve.
Ministria e Brendshme gjeti rastin t’u bëjë përsëri thirrje qytetarëve të paraqiten pranë zyrave të “Aleat” për të aplikuar dhe për t’u pajisur me pasaporta biometrike duke përforcuar kështu suksesin e të gjithë procesit të përmbushjes së kritereve për përfitimin së shpejti të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike po vijon me ritme të shpejta dhe treguesit e tij kanë tejkaluar tashmë edhe parashikimet më optimiste të MB.
Konkretisht deri ditën e premte, datë 5 shkurt, sipas të dhënave nga kompania “Aleat”, numërohen rreth 475 mijë aplikime për pasaporta biometrike
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike Empty Re: Procedurë e re për marrjen e pasaportave biometrike

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Nov 2012 - 0:48

ehe duhen kta pashapartot nga hallli e kan njerzit e shkrete jo nga qefi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi