Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy të rinj grabisin filialin e BKT-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dy të rinj grabisin filialin e BKT-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy të rinj grabisin filialin e BKT-së

Shko poshtë

Dy të rinj grabisin filialin e BKT-së Empty Dy të rinj grabisin filialin e BKT-së

Mesazh nga WebMaster Thu 18 Feb 2010 - 6:53


Policia e Tiranës: Rojet e sigurisë nuk ishin në vendshërbim dhe kamerat e sigurisë nuk kanë filmuar armë



Dy të rinj grabisin filialin e BKT-së C0db9be594ff54b6b7651b235b106dbcGrabitet filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në mes të Tiranës. Dy persona të armatosur kanë hyrë në bankë dhe dyshohet se kanë arritur të marrin rreth 10 milionë lekë. Megjithatë, asnjë shifër zyrtare nuk është bërë publike as nga ana e policisë dhe as nga stafi i bankës. Gjatë grabitjes, dy rojet e bankës, të cilët janë të armatosur me automatikë nuk ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Policia nis hetimin dhe ofron 10 mijë USD për personin që mund të japë informacion në lidhje me këtë grabitje. Nga ana tjetër, policia ka vënë në pranga rojën e sigurisë private, Asllan Spahia, i cili dyshohet për bashkëpunim në grabitje dhe gjatë deklarimeve të tij, ka qenë konfuz, duke dhënë disa variante. Policia deklaroi se po punon intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje, që dyshohet se erdhi si pasojë e neglizhencës së punonjësve të sigurisë në bankë.

Sipas policisë, rreth orës 8:34’, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, është vjedhur filiali i Bankës Kombëtare Tregtare. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, filloi veprimet hetimore dhe procedurale. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezultoi se autorët e kësaj vjedhjeje kanë qenë të maskuar dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësve të sigurimit të bankës, të cilët në momentin e vjedhjes nuk kanë qenë në vendin e planizuar me shërbim, kanë mundur të marrin paratë. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, duke marrë shkas nga kjo vjedhje, ka marrë menjëherë një sërë masash organizative në bashkëpunim me Shoqëritë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike, si dhe me punonjësit e sigurimit të brendshëm të bankave të nivelit të dytë, me qëllim garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit bankar. Nga ana tjetër, gjithë forcat policore kanë kaluar në shërbim të përforcuar, si dhe janë marrë masat për ruajtjen e të gjitha bankave të kryeqytetit.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ka nisur verifikimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale. Sipas të dhënave, fillimisht janë shoqëruar punonjësit e bankës, si dhe policët privatë, që duhej të ishin në vendin e punës. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe kasetat nga kamerat e sigurisë. Nga pamjet e regjistruara ka rezultuar se dy grabitësit janë të moshës së re. Ata, të veshur me rroba sportive dhe me xhupa me kapuça, kanë hyrë brenda. Ata nuk kanë mbajtur maska, veçse kanë vënë kapuçat në kokë. Gjithashtu, as syze nuk kanë pasur. Të dy kanë shkuar pranë banakut, kur sportelistja është tmerruar dhe kanë marrë paratë, duke u larguar me vrap. Më pas, në bazë të një dëshmie, rezulton se ata janë larguar me një motor pa targa. Por, e rëndësishme për policinë është se në të gjitha filmimet nuk rezulton se ata kanë pasur armë me vete. Kjo ka sjellë dyshime të forta për grupin hetimor, që ka marrë në pyetje disa herë punonjësit e bankës, por edhe të policisë private, e cila ishte për sigurimin e saj.

Sipas të dhënave, dy personat e sigurisë kanë deklaruar se nuk kishin vënë re asgjë, kur dy grabitësit kanë hyrë brenda dhe kanë dalë jashtë. Deri në orët e vona të mbrëmjes, ata janë mbajtur të shoqëruar dhe policia deklaroi që nëse ka dyshime të forta se ata kanë bashkëpunuar me grabitësit, atëherë do të arrestohen.

Ndërkaq, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ofron shpërblimin prej 10 milionë lekësh të vjetra, duke garantuar ruajtjen e anonimatin. Ky informacion mund të jepet në numrat zyrtarë të policisë 129 (pa pagesë) dhe 069 41 04 111. Nga ana tjetër, hetimet kanë vijuar, deri në orët e vona të natës, duke shoqëruar edhe persona të dyshuar, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për ndonjë të arrestuar. Ky është rasti i parë për këtë vit që grabitet një bankë në kryeqytet, ndërkohë që jo më larg se në Greqi për këtë vit janë grabitur mbi 150 banka.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi