Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Diku, pertej dritares e vetmja jete People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Diku, pertej dritares e vetmja jete People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diku, pertej dritares e vetmja jete

2 posters

Shko poshtë

Diku, pertej dritares e vetmja jete Empty Diku, pertej dritares e vetmja jete

Mesazh nga WebMaster Mon 30 Mar 2009 - 9:39

Here pas here e vetja deshire per te ngritur syte nga nje flete ku mund te shkruash gjithcka dhe asgje edhte deshira per te pare dritaret e ndreteses perballe.

Jane me te vertet hata, te ngjyrosura si mos me keq porse edhe clodhse gjithashtu. Kushedi se sa ore me radhe do t´i veshtroja dhe do futesha ne disa mendime te thella qe nuk e di se ku do te me conin, porse une i veshtroj vetem disa sekonda sepse vorbulla qe me rrethon perreth nuk me le te kap sensin e atyre dritareve shumengjyreshe.
Gjithsesi e kam shume te lehte te terhiqem nga nje realitet qe me perket me shume mua... Nje tavoline ngjyre bezhe ku mund te gjesh gjithca por asgje me rendesi, nje telefon korb ku shkruhet emri yt, thjesh per ta mbajtur mend se si quhesh, nje shishe me uje qe nuk do ta pije kurre, thjesht sepse ka disa shekuj qe qendron mbi tavoline, por qe askush nuk e merr guximin ta hedh posht, nje molle gati ne tu kalbur dhe mijra e mijra flete te crregullta, po sens, pa kuptim, pa dheshire per t´i mbledhur e radhirur ashtu sic duhet. Mbi te gjitha, ne anen tjeter qendron nje karrige e zeze qe me siguri dikush do te jet ulur mbi te, porse me mire qe nuk e kujtoj se kush ka qene; Njeri pa rendesi, me siguri. Nje thike qendron mbi mollen e kalbur dhe prane tyre nje pale gershere... Me siguri thika me eshte dashur per te qeruar mollen qe dikur mund te kem menduar se mund ta haja, porse nuk kujtoj perse me jane dashur gersheret dhe perse qendrojne aq afer me mollen e kalbur? Afer telefonit nje filxhan kafeje, gjysem plot... Kushedi se kush e ka sjelle ketu... Une me siguri jo.
Koridoret bosh, asgje nuk pipetin, asgje nuk merr fryme, asgje nuk ndihet... Ne keto momente e vetmja zhurme qe thyen kete qetesi perrallore, jane shkronjat e tasjeres qe shtypen pa pertim nga gishta tashme te lodhur nga kjo monotoni duan te shprehen, te flasin, te tregojne nje te perditshme... Asgje me teper... thjesht nje te perditshme...
Ngado qe hedh syte flete te verdha te ngjitura neper mure. Me siguri tek shumica e tyre shkruhet: Neser (dt.00/00/00)... Por duket zelli im per t´i ven qellim vetes, dhe aq me teper ver te realizuar ate qellim... Kushedi se sa kohe ka qe as qe e kam marr mundimin te zbatoj dicka qe me doren time ja kam imponuar vetes...Ne te djathe qendron nje dollap i hapur prej shekujsh. Kushedi se sa here i kam shkruar vetes tek nje nga ato fletet e verdha: Neser (dt,00/00/00) do mbyllesh dollapin. Po perse vall nuk e kam mbyllur? Cudi!!! Ju premtoj qe nuk eshte aspak estetik, duket si nje goje e hapur pa dhembe, me pak fjale e peshtire... Dhe une me pasivitet vazhdoj ta shoh ashtu dhe thjesh e injoroj... Perball dollapit me gojen e hapur qendron nje raft ku mund te gjesh gjithcka pervec librave.. Nje kuti, qe nuk me ka ber ndonjehere kurioze ta hap dhe te shoh se cka brenda, disa flete pa sens, tamam si ato qe qendrojne mbi tavolinen bezhe, nje shishe me leng portokalli, me siguri e skaduar, dhe shume gjera te tjera, qe nga kjo distance nuk jam ne gjendje t´i dalloj...
Gjithsesi e vetmja bukuri e kesaj dhome, jane dritaret nga te cilat mund te shihen dritaret shumengjyreshe te nderteses perballe. Aty diku mund te vesh re nje qenie qe leviz, edhe pse ngjyrat nuk te lene te mendosh se cfare mund te kete pertej tyre... Me siguri aty ka jete.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diku, pertej dritares e vetmja jete Empty Re: Diku, pertej dritares e vetmja jete

Mesazh nga WebMaster Tue 2 Jun 2009 - 1:11

Një çastë malli ...




Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
I dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diku, pertej dritares e vetmja jete Empty Re: Diku, pertej dritares e vetmja jete

Mesazh nga WebMaster Tue 31 May 2011 - 9:32

Per ty po derdhi ë




Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miliona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mikeshe te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , malli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here fort pas vetes ,dhe te
ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne telefon...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si miq te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan ne
kafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndricohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bie si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valonte ne endrren e
Majit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrohtesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndodhte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit............
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diku, pertej dritares e vetmja jete Empty Re: Diku, pertej dritares e vetmja jete

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:18

Ishe thjesht nje kujtim......


Jet mori jet
dashuria me ka tret,
vitet me te mira ai i hodhi tej.
Rastesisht ne rruget e jetes u dashurova,
rastesiht veten lendova.
Djalin qe desha ishe shum i bukur,
por ai skishte ndjenja ishte mizor,
ai ishte nje djal me shum te mira;
por ce do se zemres time nuk i perkishte;
nuk me ka dashur dhe sdo te me doj kurre;
sa shum e desha dhe per te qaja,
ndersa sot per mu esht thjesht nje kujtim,
nje kujtim i hidhur qe gjendet ne shpirtin tim.
tashme kam harruar se kush je,
perpara vazhdoj,
e per te asgje sme intereson;
apo e din;
se ti je out ndersa un in;
cun i mamit,
kur te jesh vetem si do tia bejsh hallit.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diku, pertej dritares e vetmja jete Empty Re: Diku, pertej dritares e vetmja jete

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi