Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trashegimia Kulturore Shqiptare - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trashegimia Kulturore Shqiptare - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trashegimia Kulturore Shqiptare

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Trashegimia Kulturore Shqiptare - Faqe 2 Empty Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 12:32

First topic message reminder :

Formula e pagezimit (1462) eshte dokumenti me i vjeter i shkrimit shqip qe njohim deri me sot. Ajo eshte nje fjali e shkurter shqip, ne mes te nje shkrimi latinisht, ne nje leter te kryepeshkopit te Durresit Pal Engjellit. Fjalia jep nje formule qe duhet ta perdornin familjet per te pagezuar femijet e tyre.Eshte gjetur ne bibliotekne Laurentiana te Milanos, nga historiani rumun Nikolla Jorgo dhe u botua prej tij ne vitin 1915.

Udhetare e studiues te huaj, duke filluar qe nga gjysma e pare e shekullit te XIX kane treguar interes dhe kane dhene informacione per monumentet arkeologjike te Shqiperise Ne tre dhjetevjecaret e pare te shek te XX, kerkimet u bene me te shpeshta dhe misionet e huaja arkeologjike austriake (K.Prashniker), franceze (L.Rei) dhe italiane (L.Ugolini) ndermoren kerkime arkeologjike ne Butrint dhe Apoloni


Amfiteatri i Durresit, me i madhi dhe me i rendesishmi, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan, eshte ndertuar ne fillim te shek te I te e.s. Ai ka vlera te vecanta arkitekturore dhe artistike dhe mund te krahesohet me monumentet e kesaj periudhe te Pompeit dhe Kapuas ne Itali.Amfiteatri ka trajte elipsi me diameter 136 metra dhe lartesi rreth 20 m.


Shkallarja per shikuesit e veshur me pllaka te bardha merrte 15.20.000 veta, ndersa ne arene zhvilloheshin luftimet e gladiatoreve.Trashegimia Kulturore

Formula e pagezimit (1462) eshte dokumenti me i vjeter i shkrimit shqip qe njohim deri me sot. Ajo eshte nje fjali e shkurter shqip, ne mes te nje shkrimi latinisht, ne nje leter te kryepeshkopit te Durresit Pal Engjellit. Fjalia jep nje formule qe duhet ta perdornin familjet per te pagezuar femijet e tyre.Eshte gjetur ne bibliotekne Laurentiana te Milanos, nga historiani rumun Nikolla Jorgo dhe u botua prej tij ne vitin 1915.

Udhetare e studiues te huaj, duke filluar qe nga gjysma e pare e shekullit te XIX kane treguar interes dhe kane dhene informacione per monumentet arkeologjike te Shqiperise Ne tre dhjetevjecaret e pare te shek te XX, kerkimet u bene me te shpeshta dhe misionet e huaja arkeologjike austriake (K.Prashniker), franceze (L.Rei) dhe italiane (L.Ugolini) ndermoren kerkime arkeologjike ne Butrint dhe Apoloni.

Amfiteatri i Durresit, me i madhi dhe me i rendesishmi, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan, eshte ndertuar ne fillim te shek te I te e.s. Ai ka vlera te vecanta arkitekturore dhe artistike dhe mund te krahesohet me monumentet e kesaj periudhe te Pompeit dhe Kapuas ne Itali.Amfiteatri ka trajte elipsi me diameter 136 metra dhe lartesi rreth 20 m.


Shkallarja per shikuesit e veshur me pllaka te bardha merrte 15.20.000 veta, ndersa ne arene zhvilloheshin luftimet e gladiatoreve.

Apolonia eshte qyteti antik nder me te medhenjte ne pellgun e Adriatikut dhe me i permenduri nder 30 qytetet e tjera, me te njejtin emer, te kohes antike. Eshte themeluar rreth fillimit te shek te IV p.e.s. Germadhat e Apolonise jane zbuluar ne fillim te shek XIX. Gjurmet me te hershme arkeologjike jane disa objekte te kohes se hekurit, tipike te kulture ilire.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Trashegimia Kulturore Shqiptare - Faqe 2 Empty Re: Trashegimia Kulturore Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Wed 22 Oct 2014 - 3:08

Teatri

Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , në qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durësi), flasin për praninë e aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit duke patur influenca të teatrit të antikitetit grek, me të cilin këto qendra mbajtën lidhje për shumë kohë. Apollonia, padyshim, është një nga qendrat më me zë të kohës. Në shkallët e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erës së re).

Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik.

Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare. Më 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxënësve te shkollës normale “Ta Zografia” të Qesaratit. Më 1899, u dha nga një grup shkollor në Korçë, vepra e Shekspirit, “Otello”..
Në vitin 1875, Sami Frashëri (1850-1904), botoi në turqisht dramën me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepër u botua në shqip më 1901. Pas kësaj, më 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Këshëndellave”. Më 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Çifutit”, Françesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shën Françeska e Azisit”, më 1909.

Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, më 1912, shkroi “Fe e Kombësi”. Po kështu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefën Gjini, Mihal Grameno, për të ardhur tek Andon Z.Çajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeç Dhëndër”, “Pas Vdekjes”. Në vitet e para të shekullit XX, krijohen shoqëri apo klube, që zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labëria”, më 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” në Delvinë, më 1909, Shoqëria e grave “Ylli i Mëngjesit”. Do të vinë më vonë autore si Haki Stërmilli, më 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikëri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.
Duhet nënvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandër Moisiu (1879-1935). Pavarësisht, se aktiviteti i tij teatror i përket në pjesën më të madhe skenave gjermane, është fakt i pamohueshëm, që ai trashëgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet më të mira, si forca e temperamentit, zëri i tij i artë, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndër krijimet e tij më të spikatura, janë: “Hamleti”, kufoma e gjallë; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gëtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.

Në fushën e regjisë, në këto vite spikat regjizori i parë protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinë Dramatike Muzikore në Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitër Trajçe, Gaqi Vishi, etj., të cilët më pas, do të ishin pionierët e parë të teatrove profesioniste në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë e gjetkë.

Gjatë viteve 1941-1945, periudhë e Luftës II Botërore, në Shqipëri u dallua më tepër, ai që quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, në fillimet e veta, pati një natyrë improvizimi, pra, pa një tekst me bazë dramaturgjike. Më vonë, dhe pikërisht, më 1943, në Prill, kemi melodramën “Vëllavrasja” të Zihni Sakos dhe më vonë, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Çaçit.
Në qytete, në këtë kohë, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” në Tiranë, apo grupi i Gjirokastrës, Durrësit. Episodi i anullimit të dramës “Vilhelm Tel” përgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatën aktorët e rinj, Naim Frashëri dhe Sandër Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes.,

Karakteristikë e kësaj periudhe, është edhe “Teatri i burgut”, me një protagonist si Besim Levonja që më vonë, do të bëhej shumë i njohur, me pjesët “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Përfaqësues tjetër i teatrit të burgut ishte Gjikë Kuqali.
Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formën e një organizimi më të plotë.U hodhën bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombëtar .Pas çlirimit, këto grupe të formacioneve partizane, do të shndërroheshin ne teatrot e para profesioniste të vendit tonë, si në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës dhe më vonë, në Vlorë, Elbasan, etj.

Teatri pas luftës, ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin më të madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritën nga jashtë kuadrot e parë, me të vërtetë profesionistë, si regjizorë dhe aktorë, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorët: Kadri Roshi, Lazër Filipi.

Gjatë kësaj periudhe, lindën dramaturgët e parë profesionistë, si: Spiro Çomora, Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paçrami, Loni Papa, Teodor Laço, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli.

Hapja e shkollës së parë për përgatitjen e aktorëve, që në fillim u quajt “Shkolla e Lartë për Aktorë Aleksandër Moisiu” dhe më vonë, “Fakulteti Skenik pranë Akademisë së Arteve”, hapi një epoke të re në interpretimin teatror. Gërshetimi i eksperiencës së aktorëve me përvojë, me aktore te rinj , që sapo kishin mbaruar shkollën si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera

Gjatë këtyre viteve, krahas dramaturgjisë kombetare e cila mori një hov sasior dhe cilësor ku mund të përmenden: vepra si “Toka Jonë”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi në Plazh”, “Karnavalet e Korçës, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Fijet e Natës”, “Këneta”, “Shtëpia në Bulevard”, “Mbi Gërmadha”, “Fisheku në Pajë”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunë në skenë edhe kryevepra të letërsisë botërore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigë e Dashuri”, “Shumë Zhurmë për Asgjë”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.

Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

Vitet ’90, ndikuan edhe në fushën e teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në drejtim të metodës së shkrimit të dramaturgjisë. U bene perpjekje nga autorë të rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botërore edhe alternative të reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd. Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa te reja private

Andon Qesari
Artsit i Merituar
Aktor regjisor prane Teatrit Kombetar
Pedagog prane Akademise se Arteve

Trashegimia Kulturore Shqiptare - Faqe 2 Paperclip Fotografitë e Bashkëngjitura Trashegimia Kulturore Shqiptare - Faqe 2 Attachment Trashegimia Kulturore Shqiptare - Faqe 2 Attachment
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi