Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Klosi: Opozita i ka dhënë një shans shumicës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Klosi: Opozita i ka dhënë një shans shumicës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klosi: Opozita i ka dhënë një shans shumicës

Shko poshtë

Klosi: Opozita i ka dhënë një shans shumicës Empty Klosi: Opozita i ka dhënë një shans shumicës

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 4:27

Partia Socialiste në Shqpëri i ka bërë sërish apel mazhorancës që të hapë kutitë e votimit të zgjedhjeve të qershorit, duke shqyrtuar projektligjet e depozituara në Kuvend nga ana e opozitës. Deputeti i selisë rozë Blendi Klosi theksoi dje se opozita i ka dhënë një shans shumicës e cila nuk duhet ta çojë dëm, për të zgjidhur krizën politike në vend, ndërsa shtoi se PS-ja është e vendosur për të kryer transparencën e zgjedhjeve parlamentare.
Klosi vuri në dukje se nëse nuk kryhet hetimi i plotë i zgjedhjeve të 28 qershorit, atëherë kryeministri Sali Berisha duhet të largohet nga qeveria dhe, sipas tij, populli opozitar do t'u rikthehet protestave për të vendosur në vend të drejtën kushtetuese për të hetuar zgjedhjet.
"Nëse nuk ka transparencë, Sali Berisha do të largohet. Nëse nuk i njeh opozitës të drejtën për transparencë, atëherë fjala i kalon popullit opozitar dhe Sali Berisha do të përballet me protesta të pandalshme derisa kjo e drejtë kushtetuese e ligjore e opozitës të vihet në vend. I mbetet Sali Berishës të vendosë, ashtu siç do t'i mbetet Sali Berishës edhe përgjegjësia për thellimin e mëtejshëm të krizës”, tha Klosi. /Shekulli/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi