Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Falli i dorës (Pikepamje evangjeliste) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Falli i dorës (Pikepamje evangjeliste) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falli i dorës (Pikepamje evangjeliste)

Shko poshtë

Falli i dorës (Pikepamje evangjeliste) Empty Falli i dorës (Pikepamje evangjeliste)

Mesazh nga Aristogata Wed 3 Mar 2010 - 2:14

Në këtë kapitull do të merremi me kiromancinë, domethënë të parët e fatit nëpërmjet dorës. Nuk do të merremi me interpretimin shkencor të formës dhe linjave të dorës të quajtur kirologji, as me grafologji, domethënë me interpretimin e shkrimit.

Kiromancia, falli i dorës, ndeshet që në Romën e Lashtë. Edhe vetë fillimet e astrologjisë lidhen me pëllëmbën e dorës. Përveç katër linjave të njohura të dorës, linja e zemrës, e mendjes, e jetës, e fatit, pëllëmba ndahej në shtatë zona planetare. Duke filluar nga gishti i tregues deri tek i vogli, gjenden zonat e Merkurit, Apollonit, Saturnit dhe Jupiterit.

Dot të shikojmë shembuj që dalin nga praktika e ndihmës dhe këshillimit pastoral. Më sipër përmendëm se kiromancia, kirologjia dhe grafologjia do të analizohen si pika të veçanta, po në praktikë të treja këto ngatërrohen me njëra-tjetrën. Këtë na e tregon edhe shembulli i mëposhtëm:

Shemb.13 Një vajzë e re vajti tek një grafolog i cili i interpretoi shkrimin dhe linjat e dorës. Në parashikimin e shkruar të fatit që i bëri grafologu thuhej se në moshën 30 vjeç do ta vrisnin. Vajza vajti në shtëpi dhe u tha njerëzve të saj të afërm: "Meqë do të vdes kaq e re, dua ta shijoj jetën deri në fund". Filloi të bëjë një jetë të pamoralshme dhe bëri disa dështime.

Si pasojë e kësaj jete të çthurur, në moshën 24 vjeç u sëmur rëndë dhe vdiq nga një kolit ulçeroz. Doktori tha se e kishte shkatërruar veten me jetën që kishte bërë. Duhet thënë gjithashtu se pas seancës me grafologun, vajza kishte filluar të shfaqte aftësi si medium dhe përdorte një pendul e një shkop për të parashikuar të ardhmen.

Shembulli tregon së pari se ky grafolog kishte përdorur metoda okulte. Në fakt ai e shfrytëzonte grafologjinë për të parashikuar të ardhmen. Në këtë rast shikojmë edhe një fenomen të njohur në parashikimin e fatit, sugjestionimin. Ka shumë raste në të cilat personi të cilit i është parashikuar e ardhmja, e realizon vetë plotësimin e parashikimit që i është bërë, në mënyrë koshiente ose jo koshiente.

Këtu kemi edhe një përsëritje të atyre që thamë për proceset psikologjike në fallin me letra. Nga praktika e ndihmës dhe këshillimit pastoral mund të themi se shumë shpesh të parët e fatit i shtyn njerëzit të hedhin poshtë çdo përmbajtje morale. Edukata kristiane, tradita, zakonet, kanë ngritur rreth nesh një mur mbrojtës dhe, edhe personat që janë larg Krishtit, jetojnë në mënyre subkoshiente sipas vlerave kristiane të jetës, edhe pse shpesh kanë një revoltë të brendshme kundër këtyre vlerave. Kur njeriu fillon të merret me forca okulte, këto mure bien.

Në jetën e tij fillojnë të vërshojnë ujra të zeza e të turbullta. Në shembullin që përmendem, sensualiteti dominoi tek vajza dhe e shkatërroi. Okultizmi nxit pasione tek njeriu duke e bërë atë të varur prej tyre. Një person që ka kërkuar ndihmë në një fushë okulte acarohet nga nervat, jepet pas alkoolit, cigares dhe në përgjithësi i dorëzohet një jete të çthurur.

Pasojat e sugjestionimit në hedhjen e fallit i shikojmë edhe në shembujt e mëposhtëm.

Shemb 14. Një grua kërkoi që t'i shihnin fatin nëpërmjet dorës. Fallxhori i tha se do të vdiste në moshën 40 vjeç nga kanceri. Kjo grua jeton që prej kësaj dite nën peshën e këtij sugjestionimi dhe pret vazhdimisht që të shfaqen simptomat e semundjes. Gjatë kësaj kohe ka humbur edhe shumë në peshë.

Shemb 15. Kushërira e një shokut tim të klasës punonte si shërbyese në një vilë. Një ditë prej ditësh shfaqet në derë një cigane që shiste artikuj shtëpijakë. Vajza nuk deshi të blente se malli ishte i shtrenjtë. Në këto e sipër cigania i rrëmbeu dorën dhe zuri t'i tregonte fatin. Vajza donte të tërhiqte dorën, po gruaja përdori me marifet një dinakëri. "Oh, interesant", tha ajo, "për dy vjet do të martoheni".

Cila është ajo vajzë që refuzon të dëgjojë kur është fjala për martesën e saj të ardhme? Kështu që vajza ia la dorën ciganes. Gruaja vazhdoi: "Do të kesh shumë kërkesa, do të martohesh me më të gjatin. Vitin e parë do të të lindë një fëmijë. Po shikoj se këtu linja ndërpritet...do të vdesësh në lindje".

Përpara se të vazhdoj më tej, desha të them njady gjëra për natyrën e këtij lloj falli. Nuk duhen shumë aftësi profetike për të arritur në konkluzionin se një vajzë e re dhe e bukur do të martohet së shpejti. Po ashtu nuk është nevoja të jesh profet që të parashikosh se do t'i lindë një fëmijë në vitin e parë të martesës.Vdekja në fund të parashikimit ishte një lloj hakmarrjeje nga ana e ciganes, meqë vajza ia kishte refuzuar mallin. Po a u realizuan parashikimet e ciganes?

Në dy vjetët që pasuan vajzës iu paraqitën shumë kandidatë. Vajza ishte nën sugjestionimin e fallit dhe kështu dha aprovimin për kanditatin më të gjatë. Gjatë vitit të parë të martesës mbeti shtatzënë. Gjatë kohës që do të afronte lindja, filloi të ketë gjithnjë e më tepër ankth. Përpiqej të luftonte kundër këtij parashikimi të keq. Të afërmit, dhe i shoqi në veçanti, përpiqeshin ta bindnin të mos i besonte asaj kotësie që i kishin thënë, po pa dobi.

Vajza nuk kishte forcën e duhur që t'i kundërvihej supersticionit. Pati një lindje normale, po pas ca ditësh pati temperaturë. Doktori nuk gjente dot ndonjë shkak objektiv. Tre javë pas lindjes gruaja humbi gjykimin, e shtruan në një psikiatri ku edhe vdiq tre ditë më pas.

Vetëm njerëz që nuk e njohin psikologjinë e parashikimit të fatit mund ta quajnë këtë rast një parashikim të suksesshëm. Shumë më tepër se një parashikim, ky rast është një sugjestionim.

Nga misionarët e ndryshëm kemi dëgjuar se popullsia pagane vendase është tërësisht nën sugjestionimin e mjekëve dhe magjistarëve vendas. Në rast se magjistari i një fisi predikon vdekjen e dikujt, shpejt do të ndodhë vdekja. Kjo përbën fenomenin psikologjik të thanatomanisë, dëshirës për të vdekur.

Vdekja me sugjestionim nuk gjendet vetem tek popujt primitivë po edhe midis Europianëve të civilizuar. Në këtë pikë amerikanët kanë bërë eksperimente me të burgosur që kanë dhënë rezultate pozitive. Një personi të dënuar me vdekje i mbyllën sytë. Pastaj i thanë se do të ekzekutohej duke i prerë arterien kryesore të qafës dhe për afro një minutë do t'i vinte vdekja.

Pastaj i gërvishtën pak lëkurën e qafës dhe paralelisht hapën një rubinet aty afër. I burgosuri ndjeu gërvishtjen dhe dëgjoi ujin që rridhte. Pas një minute humbi ndjenjat. Eksperimenti doli me sukses.

Lidhur me përmbajtjen e parashikimit të fatit dhe format e profecisë, profesori Zuker në librin e tij "Psikologjia e supersticionit" dallon midis supersticionit magjik, supersticionit mistik dhe së treti parandjenjës. Supersticioni magjik është aktiv dhe vë në veprim fuqi sugjestive dhe magjike. Ai interferon në mënyrë vendimatare dhe formuese në jetën e atyre që lidhen me këto sfera.

Të gjithë shembujt që kemi parë deri tani bien pothuaj në këtë kategori. Supersticioni mistik ka natyrë intuitive dhe adaptuese. Mbështetet mbi thellësi të brendshme, meditim dhe sensibilitet. Ka të bjë me aftësi të tilla si unifikimi, perceptimi, përshtatja dhe asimilimi. Pas principit të supersticionit magjik fshihet egoja që kërkon të sundojë botën, ndërsa në rastin e supersticionit mistik mendohet se egoja shkrihet me botën e tërë.

Ndryshimi kryesor midis këtyre të dyve thuhet se është në mënyrën e perceptimit. Mendohet se parashikimi mund të shpjegohet në dy mënyra. Ose personi e mban të ardhmen e vet në vetvete që në embrion dhe pastaj informacioni për të ardhmen e tij merret duke marrë si burim vetë personin, ose gjithë historia dhe fati i racës njerëzore mbarten në një formë ndërgjegjeje të përbotshme.

Ky është opinioni i profesor Osty E. von Hartman dhe profesor Drishit. Mediumi prezupozohet se kas aftësi të kapë këtë ndërgjegje të përbotshme. Të dy këto pikpamje mbështeten mbi determinizmin dhe predestinacionin. Sipas Biblës, asnjë prej këtyre metodave të parashikimit të fatit nuk është e pranueshme.

Në formën e tretë të parashikimit të fatit, parandjenjën, përfshihen paralajmërimi subkoshient, ëndërrat, eksperienca e të shtuquajturit second sight, klervuajanca dhe gjithë efektet e aftësive të mediumit. Një shëmbull i mirë për këtë pikë gjendet në librin "Seelsorge und Okkultismus". Nuk po e permend përsëri duke dashur të evitoj përsëritje në të dy botimet.

Po sado interesante që të jenë dallimet shkencore që po shikojmë, nevojat që lindin në ndihmën dhe këshillimin pastoral janë shumë më të rëndësishme.Duhet të mësojmë si të ndihmojmë njerëzit me shqetësime emocionale dhe mendore, të cilët megjithatë, me simptomat e tyre nuk hyjnë në modelet e njohura të semundjeve psikiatrike. Po vazhdoj me dy shembuj të tjerë.

Shemb 16. Një grua hidhte falle dhe nuk pranonte asgjë që kishte të bënte me ekzistencën e Perëndisë. Një ditë i prezantuan një vajzë besimtare kristiane. Kur vajza dëgjoi për aktivitetin me të cilin merrej gruaja, si për t'u zbavitur, i zgjati dorën. Mendonte se s'kishte asgjë për të parë në të. Gruaja i lexoi pëllëmbën. Vajza qeshte dhe nuk u përmbajt së bëri edhe disa komente për të qeshur.

Po pas kësaj vajza, që ishte besimtare, kaloi në depresione dhe humbi edhe besimin. Fëmijët e fallxhores paraqisnin edhe ata disa karakteristika tipike. Ishin nevrastenikë, bënin jetë të pamoralshme. Siç e thashë edhe më lart, ndeshemi këtu me pasoja tipike: depresion dhe shkelje të principeve morale.

Shemb 17.Një burrë merrej shumë vjet me radhë me fallin e dorës.Përveç kësaj bënte edhe terapi me hipnozë. Në rrjedhën e viteve kishte ndjerë edhe vetë pasojat shkatërruese të aktivitetit të tij të dyshimtë. Pas disa kohësh, ai ndjeu dëshirën t'i besojë Krishtit dhe për shumë muaj u përpoq ta detyronte veten të lexonte në Bibël, ndonse ndjente një rezistencë të brendshme. Sa herë vihej përballë punëve të Perëndisë, ndjente një presion të çuditshëm vetëmbrojtës në vetvete.

Ky shembull na tregon edhe një aspekt tjetër. Parashikimi i fatit zhvillon kundërshtim dhe një vetëmbrojtje të brendshme ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me Perëndinë dhe Frymën e tij. Nëse dikush që është marrë me parashikimin e fatit kërkon të vijë tek Krishti, ka një rrugë të vështirë përpara. Shfaqen forca të egra e të mbrapshta që përpiqen ta pengojnë të marrë vendimin për të shkuar tek Krishti. Personi që është infektuar dhe "imunizuar" duke u marrë me parashikime të fatit, bëhet pothuaj i pandjeshëm për Frymën e Shenjtë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi