Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu qe  i beson endres People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Njeriu qe  i beson endres People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu qe i beson endres

3 posters

Shko poshtë

Njeriu qe  i beson endres Empty Njeriu qe i beson endres

Mesazh nga Eldaa Wed 3 Mar 2010 - 2:18

NJERIU QE I BESON ËNDRRËS
(prozë poetike)



Ai jeton gjithkund
dhe kudo, nuk e di kur ka lindur dhe nuk besoj se do vdes ndonjëherë, ai është
një njëri i vetëm dhe shumë njerëz në një njëri në të njejtën kohë.Cdo gjë që
thotë ai e beson me tërë thellësin e shpirtit të tij.Mjafton të duash të rrish
me të dhe e gjen shumë lehtë.

Eshtë njeriu me i cudtishem që kam njohur
ndonjeherë në jetë, por në të njejtën kohë njeriu më i mrekullushem,më
entuziast, më I hareshem,më optimist dhe më I arsyeshem! Ai di të fluturojë
qiellit duke ecur me këmbë për toke. Ai e sheh fundin e një pune ende pa e
filluar ate. Ai di të të tregojë për zgjidhjet më të mira të një problemi shumë
të komplikuar dhe të pazgjidhshëm, shikuar jo vetëm në dukje të parë, por
shikuar nga të gjitha anët e një syri të zakonshëm apo një syri
dyshues.

Koha nuk hetohet po të rrish me te, nga ai mund te dalin veq se
fjalë margaritar, secila më me vlere se tjetra.Thoja me vete se heshtja e ketij
njeriu eshte e barabart me mëkat, mëkat i barbartë me mëkatin tjetër të atij që
ka mundësi ta degjoj dhe e lëshon rastin për ta dëgjuar apo që dëgjon pa
dëgjuar, megjithatë njeriu që i beson ëndrres hesht vetëm kur nuk e ndëgjon e po
te jesh i gatshëm ta ndëgjosh flet pa përtes dhe pa u lodhur.

-Ndëgjo
bir– më tha një herë, - ka dy llojë njerëzish,ata që kan ëndrra dhe ata që
ëndrrat i bëjn realitët,ti duhet të bësh që jeta jotë të jetë një ëndërr e
s’duhet të lejosh në asnjë mënyrë që ëndrra të të bëhet jetë, përderi sa ti
qëndron në gjunjë gjithçka rreth teje do të duket e madhe,ngrihu dhe do e
kuptosh se sa i madh je, nuk ka aspak rendësi numri i herave në të cilat ti
rrëzohesh, për deri sa ti përpiqesh përsëri të ngrihesh dhe nuk ka përpjekje
prapa së cilës nuk fshihet një ëndërr dhe nuk ka ëndërr që përpjekja nuk e kthen
në realitet.

Njeriu që i beson ëndrrës më mësoi që sa herë të triumfojë
mbi tokë, ta kem në mëndje se përseri tokë do të bëhem dhe sa herë të më vijë në
mendje se një ditë tokë do të bëhem të mendoj se sot mund të fluturojë qiellit e
se vdekje nuk ka dhe vdekja është fjalë e gabuar dhe se çdo fund nuk është fund
veçse një rifillim.

-Nëse ti ke ëndrrën tënde,nëse ti beson ëndrrën
tënde, çdo rrugë që merr do të shpie te ëndrra jote, por nëse ti nuk ke një
ëndërr, nëse ëndrra jotë është plot mjegull dhe terr, çdo rrugë që merr do të
shpie në drejtim të gabuar.Mos u brengos për atë se si do të arrish te ëndrra
jote,puno që ta krijosh ëndrrën tënde dhe në momentin që ti je përcaktuar për
ëndrrën tënde, ti je përcaktuar për mjetët, mënyrat dhe rrugët që pashmangshëm
do të qojnë atje, por ti nuk duhet të luhatesh edhe kur të rrahin erëra të
fuqishme, nuk duhët ta ulësh kokën edhe kur të çukisin në kokë, nuk duhët të
çalosh as at’here kur të godasin këmbëve dhe nuk duhet të ndalesh e të gjuash me
gur asnjërin nga qentë që të leh gjatë rrugës – kjo ishte përgjigjia e tij, kur
e pyeta se si merr jetë një ëndërr.Ja bëra këtë pyetje sepse unë gjithmon i
gjeja pengesat para ëndrrës sime, më të mëdha se vet ëndrra.

Sot njeriu
që i beson ëndrrës është miku im më i mirë dhe pothuaj asgje nuk bëj pa u
kosultuar me të.Ai më ka mësuar ta njoh Zotin dhe te mos lodhem duke gjurmuar te
vërtetën. Ai mund të jetë edhe miku juaj, miku i të gjithë njerzëve në botë.Sa
më shumë miq të ketë ai, aq më shumë njerëz që i besojnë ëndrrës do ketë në
tokë, dhe sa më shumë njerëz të till të ketë, aq më e begatshme do jeta bota,aq
më shumë dashuri dhe aq më pak urrejtje do të të ketë mbi tokë dhe aq më e
ndritshme ardhmëria.Në çdo momentë kur ju jeni të gatshëm ta pranoni , njeriu që
i beson ëndrrës mund t’ua falë një ëndërr. Një ëndërr bashkë me argumentet e
Qiellit për ta besuar ate dhe bashkë me guximin dhe dëshirën që at’ ëndërr për
të mos e lënë vetëm ëndërr.Shoqerohuni me njeriun që beson ëndrrës dhe do bëheni
njeri që besoni ëndrrën.


MOS NDALO MARSHIMIN
(poezi )


Gjithmonë mbaje shikimin tek pika
Synoje majën, prite çastin
Mos
vono dhe fillo rrugëtimin
Dhe për asnje arsye më
Mos e ndal’
marshimin,
kurdoherë
ti je vetëm njëzetë vjeq


Ji i
vetëdijshem
Ka taks fitorja në këtë botë
Një natë pa gjumë,një pikë
djersë
Një pikë gjakë dhë një pikë lotë

Mos e ndëgjo botën,pyete
zemrën
Zoti të flet përmes saj
Fitorja nuk duron
Psherëtima, ankesa
,vaj

Në shumë raste, mos gjurmo thellë,
Mësohu ta mundesh
kureshtjën
Edhe kur rreshqet,
Në fëtyre ruaje buzqeshjën

Veq rrugës
se drejt ec
Mos le armik pa e fal
Gjithçka e vështirë bëhet e
lehtë
Prandaj marshimin kurrë mos e ndal

Mëshiro ata që thonë,
Jeta
është vrap drejt vdekjës
Vuajn nga sëmundja e shkurtpamësis,
Jeta është
hap drejt përjetësisë

Dhe nëse pasqyra a bota të thonë
Tashmë je
plakur, mbrenda je bosh
I thuaj, kurrë nuk kam qenë më plotë
I thuaj se
shpirti nuk ka moshë
Dhe mos nxirr tjetër fjalë
Veq marshimin mos e
ndal
Dhe për asgjë mos të të vijë keq
Ti kurdoherë je vetëm njëzetë
vjeq


Agron Jashari
Eldaa
Eldaa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 32
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu qe  i beson endres Empty Re: Njeriu qe i beson endres

Mesazh nga Eldaa Wed 3 Mar 2010 - 2:20

Kjo le të mbetet vetëm një nga miliarda e miliarda vizionet e mundshme për
Të...
Kështu, tek e fundit, në këtë mënyrë, në këtë çast, foli Ai
meqë unë
në një kuptim jam Ai e Ai është unë
se po të mos isha unë, nuk do të ishte as
Ai (në mua)
prandaj do të mungonte realiteti, bota dhe,
natyrisht edhe ky
vizion i mundshëm për Të!

Në ajrin e lehtë që thithim
në gjethet
delikate të bimëve
në rrënjët e thella të drunjve
në fijet e buta të
barit
në lulet e stërbukura të pemëve
në shpërthimin e ngjyrave
magjiplota
në çdo gjë që duket e që zhduket
që lind e që vdes - në to
është Perëndia...

E megjithatë
Ai është i amshueshëm
në rrjedhën e
ekzistencës shtrihet për së gjëri e për së gjati
në thellësitë e lartësitë e
arritshme e të paarritshme
që merren e që s’merren me mend
ndodhet
Ai
dhe u jep jetë krijesave të llojllojshme
të bukura e të stërbukura, të
shëmtuara e të tmerrshme...

Ai ndodhet, pra, edhe në fundin e deteve e
oqeaneve
në lëvizjet e shkathta të peshqve
në paklëvizjet e ngathta të
mbështjellësit të gjallë
të fund detit
madje edhe në bërthamën e
tokës
aty ku zjarri vullkanor është përjetësisht
në shpërthim e sipër
ndodhet Ai - i paprekshëm, përjetshëm
përherë i freskët si mëngjes
prilli...

Edhe në shpërthimin vullkanor është Ai
njëkohësisht në tokën
që çahet
në llavën e zjarrtë që shpërthen
në mundësinë për t’u zhdukur
fshatra e qytete
në domosdoshmërinë për t’u mbytur qindra mijëra njerëz
e
krijesa tjera të gjalla,
që Ai i lidh me fijet e fatit të
përbashkët
pastaj, në dhembjen e atyre që mbesin
në tmerrin, në
pikëllimin, në hutimin, në frikën
e në vuajtjen e tyre - në të gjitha këto
është Ai...

Në njeriu më së mirë bënë konak Perëndia
Ai nuk zgjedh
ngjyrën e lëkurës -
të gjitha ngjyrat janë të Tijat, ato themeloret
dhe
miliona nuanca që dalin nga to...
Ai s’e zgjedh as madhësinë a formën e
trupit
Ai është begatia e pafund e trajtave jetësore
e madhësive, e
vogëlsive, e makro e mikrokrijesave
Ai njësoj me lehtësi zë vend dhe palon
vetveten
në tërë këto trajta të panumërta...

Çdo gjë e krijuar, e
vogël apo e madhe
e afërt apo e largët
e dukshme apo e padukshme, që sytë
tanë
janë apo s’janë të aftë t’i shohin
e mendja është apo s’është e aftë
t’i njohë
janë projeksionet e vizionet e Tij madhor...
Apo: Ai është vetë
këto projeksione e ky vizion madhor
që shtrihet në përmasa pakufishmërisht të
madhërishme
e që reduktohet në përmasa pafundësisht të vogëltha...

Ai
ndodhet në parajsë dhe në ferr
përkatësisht - vetë parajsa dhe ferri është
Ai
ne vetëm i përjetojmë si të veçanta manifestimet dualiste të
Tij...

Ai ndodhet në ata që gëzohen e lumturohen
si dhe në ata që
heqin e vuajnë;
Ai është njësoj në të hareshmen e në të pikëlluaren
në të
bukurën e në të shëmtuarën
Ai është aty - i përjetshëm, i
paevitueshëm
realitet në vazhdim...

Ai ndodhet “lart” në qiejt e
panumërt, në yjet
në planetët e satelitët e tyre, në galaktikat e
metagalaktikat
në lëvizjet e tyre precize, në shpërthimet e tyre
në vrimat
e zeza, në superyjet e rinj
përkatësisht Ai është kreacion i përpiktë
i të
gjitha këtyre miliarda lëvizjeve kozmike
të pagabueshme, që, megjithatë, në
vetvete bartin
fundin e paevitueshëm dhe, krijimi e ri...

Ai ndodhet
në ndeshjen, në shpërthimin, shkatërrimin dhe rikrijimin e tyre
Ai është aty
dhe këtu, ajo dhe kjo janë Ai
janë projeksionet e vizionet e Tij
madhor
janë dukjet dhe zhdukjet e atij Vizioni...

Asgjë nuk është bosh
- çdokund është Ai
çdo gjë që qëndron dhe rrënohet nga çasti në çast
çdo
gjë e bukur dhe e shëmtuar e kësaj bote
çdo gjë e mirë dhe e keqe, që është
vetëm për ne e tillë - është Ai...

Ai është gjithë zjarri dhe drita e
yllit tonë të afërt - Diellit,
Ai është gjithë zjarri dhe drita e miliarda
yjeve të tjerë
të largët me miliarda vjet drite
Ai është gjithë ftohtësia
dhe errësira relative
e hapësirës gjiganteske...

Edhe në shpirtin
paqësor, edhe në shpirtin rebeltar është Ai
Ai është në të gjitha
revolucionet e të gjitha kohëve
Ai është revolucioni i përjetshëm, ku ndeshën
pa ndalim
e vjetra me të renë, e mira me të keqën, lufta me paqen, errësira
me dritën...

Ai është revolucioni i artikuluar dhe latent i
historisë
Ai është ndryshimi dhe ngecja, progresi dhe regresi...

Ai
ndodhet në të gjitha llojet e virtyteve
ne të gjitha llojet e veseve
në të
gjitha llojet e gëzimeve, në të gjitha llojet e hidhërimeve
në të gjitha
harmonitë empirike, në të gjitha dilemat ekstreme
ku ndeshet jeta dhe
vdekja...

Në ndërgjegjen më të lartë është Ai
po aq në animën
tonë...
në madhështinë më madhështore e në vogëlsinë më të skajshme

mendimet më të thella
në ndjenjat më të fuqishme - është Ai...

Ai
ndodhet në farkëtorën shpirtërore ku farkohen
idealet madhore të njerëzimit
mbi Lirinë, barazinë dhe
Vëllazërinë universale, njëkohësisht ndodhet në
idenë mizerable
të të gjithë tiranëve e të gjithë mizorëve të kësaj
bote...

Pra, Zoti është të gjitha këto, madje edhe më shumë
madje
shumë më shumë se kaq...
Kjo le të mbetet vetëm një nga miliarda e miliarda
vizionet e mundshme për Të...

Kështu, tek e fundit, në këtë mënyrë, në
këtë çast, foli Ai
meqë unë në një kuptim jam Ai e Ai është unë
se po të
mos isha unë, nuk do të ishte as Ai (në mua)
prandaj do të mungonte
realiteti, bota dhe,
natyrisht edhe ky vizion i mundshëm për Të!
Eldaa
Eldaa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 32
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu qe  i beson endres Empty Re: Njeriu qe i beson endres

Mesazh nga adoniss Fri 16 Jul 2010 - 20:08

pershendetje...flm per postimin e dy shkrimeve te mia...edhe keto vargje per KRIJUESIN, shume te mrekullueshme, resoekte agron jashari

adoniss
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu qe  i beson endres Empty Re: Njeriu qe i beson endres

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:08

ishin dy poezi shum te bukura
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu qe  i beson endres Empty Re: Njeriu qe i beson endres

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi