Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A MUND TË VIJË DERI TE NDARJA E VERIUT TË KOSOVËS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A MUND TË VIJË DERI TE NDARJA E VERIUT TË KOSOVËS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A MUND TË VIJË DERI TE NDARJA E VERIUT TË KOSOVËS

Shko poshtë

A MUND TË VIJË DERI TE NDARJA E VERIUT TË KOSOVËS Empty A MUND TË VIJË DERI TE NDARJA E VERIUT TË KOSOVËS

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 6 Mar 2010 - 2:41

A mund të vijë deri te ndarja e (veriut) Kosovës?!…



Naim-KELMENDIBashkësia ndërkombëtare, do të duhej që përfundimisht ta
ndëshkojë këtë politikë të Serbisë,e që shkon në drejtim të
destabilitetit në hapësirat ballkanike,dhe është kryekëput kundër
integrimeve evropiane të rajonit.

Shkruan: Naim KELMENDI

Ajo që është thënë kohët e fundit, ne një artikull të gazetës zagrebase
“Danas”, kinse për një Dejton të Dytë për Kosovën,është jo pa
seriozitetin dhe domethënien e vet. Kështu kanë ndodhur gjërat edhe
përgjatë historisë,shumë fatkeqe për territoret shqiptare. Dhe, këto
tragjedi të ndarjeve kanë pikasur që nga Kongresi famëkeq i Berlinit më
1878, e këndej. Mbase këtë mësim e kemi nxjerrë nga historia, sepse
ajo, siç është thënë është mësuesja e jetës. Ja, tash pas dy vjet
shtetësie të Kosovës, sikur ende sillen skenarët e ndarjes nëpër kokat
e njerëzve të diplomacisë, jo vetëm serbe, por edhe asaj ndërkombëtare.
Kjo tregon thjeshtë për mosqendrueshmërin e kufijve në Ballkan,ose
Bashkësia Ndërkombëtare është e mirkuptuar që përfundimisht ta zgjidhë
çështjen e kufijve…Me Serbinë, si shtet, por edhe Kosova si shtet,
duhet të bisedohet. Këto sinjale po vijnë edhe nga Brukseli, por si do
që të jetë përmbajtja dhe epilogu i këtyre bisedimeve, kuptohet për
shkak të integrimeve evropiane, tashmë qeveria e Kosovës, e ka për
borxh që të jetë e gatshme dhe e përgatitur edhe për ndarjen e veriut
të Kosovës ose për opsinonin e shkëmbimit të territoreve, në mënyre që
të vie deri te një situatë stabile, nëse këtë e ka parashikuar faktori
ndërkombëtar. Sa janë këto të vërteta, kjo i mbetet të ardhmes, por një
gjë dihet fare qartë, se orekset e Serbisë, për territore janë evidente
sot e gjithë ditën,por mbase territori i Republikës së Kosovës është i
garantuar nga bashkësia ndërkombëtare.Sipas një prejudikimi,nëse edhe
pas bërjes së Kososvës shtet dhe njohjes ndërkombëtare të saj,qenka në
lëvizje ndonjë skenar i tillë për ndarje të veriut,apo në të vërtetë,që
siaps këtyre pikëpamjeve, të shkohet në mënyrën që veriu i banuar me
shumicë serbe t’i jipet Serbisë dhe Kosova lindore t’i bashkohet
Kosovës, në lojërat e diplomacisë çdo gjë është e mundshme.Por,një gjë
duhet pasur parasysh,nëse vije deri te ndryshimi i kufijve në
Ballkan,atëherë kjo do të shkaktojë një efekt domino. Këtë duhet ta
ketë parasysh faktori ndërkombëtar. Republika e Kosovës është e njohur
ndërkombëtarisht me territorin e vet prenda hapësirës ekzistuese. Për
një ristrukturim të Ballkanit, ndoshta edhe mund të qarkullojnë skenare
të mbuluar nën rogozin e diplomacisë ndërkombëtare, por mbase atëherë
duhet përfundimisht të vije deri te ndryshimi i kufijve ekzistues të
territoreve shqiptare nën Maqedoninë, ato në Mal të Zi e kështu me
radhë, ngase padrejtësitë historike ndaj territoreve të Shjqipërisë
natyrale, janë drastikisht të rënda, dhe kështu do të mund të vijë deri
te nje stabilitet i përhershëm, mbase, në këtë kuptim mund do të duhej
të mendonte diplomacia evropiane, ngase ia ka borxh çështjes shqiptare
në përgjithësi… Nëse e shikojmë nga prizmi historic çështjen e
pavarësisë së Kosovës, atëherë pavarësia e Kosovës ka qenë një
kompromis, ngase e natyrshme ka qenë që në të vërtetë Kosova të
bashkohej me shtetin amë-Shqipërinë, asaj të cilës edhe i ka takuar
gjithmonë. Kombi shqiptar sot ka dy shtetet,pastaj është 40 përqind në
Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Trojet etnike në Mal të Zi, dhe është
poashtu edhe Çamëri, e cila çështje duhet të hapet gjithësesi për
bashkësinë ndërkombëtare… Një gjë duhet ditur, serbët në Kosovë, edhe
si minoritet, janë kolonë të ardhur, por megjithatë jetojnë në
territorin e Kosovës, dhe çdo ndarje e territorit, me dioptrinë se
kinse atje, veriu banohet nga serbët dhe ashtu-kështu është më shumë i
“shkon” Serbisë, është humbje për Kosovën. Serbët minoritarë, nuk e
kanë sjellur territorin me vete, e kanë gjetur këtu në Kosovën
shqiptare… Andaj, sot minoriteti serb ka filluar të integrohet në jetën
institucionale dhe politike të Kosovës, ku edhe kanë filluar të
jetësojnë jetën institucionale, përmes krijimit të komunave të reja, si
në Graqanicë, Partesh etj. Sidomos me planin e Ahtisarit, këtij
minoriteti i janë dhënë mjaftë të drejta, deri te vetëqeverisja lokale,
ku shumicë janë serbët, por ata mbase jane qytetarë të Republikës së
Kosovës.Edhe serbët e Veriut më në fund do të duhej të integrohen në
jetën e shtetit,të shkëputet financimi i tyre nga Serbia etj. Në të
vërtetë, bashkësia ndërkombëtare, në këtë apo në atë mënyrë, po i jep
krah skenarit të diplomacisë së Beogradit, në realizim të planit
nacional serb për krijimin e Serbisë së Madhe, për çka edhe ndodhën tri
luftëra nga po kjo politikë ultranacioanliste serbe, në krye me
Millosheviqin. Kështu po veprohet edhe me Republikën Serbe të Krajinës
në Bosnjë, edhe atje politika serb inspiron skenarin e një Referendumi
për ndarje. Bashkësia ndërkombëtare, do të duhej që përfundimisht ta
ndëshkojë këtë politikë të Serbisë, e që shkon në drejtim të
destabilitetit në hapësirat ballkanike, dhe është kryekëput kundër
integrimeve evropiane të rajonit.
A MUND TË VIJË DERI TE NDARJA E VERIUT TË KOSOVËS 24069_1205955199109_1535548066_30461246_5661861_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi