Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
babe  e  bije  nje  antologji? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
babe  e  bije  nje  antologji? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

babe e bije nje antologji?

Shko poshtë

babe  e  bije  nje  antologji? Empty babe e bije nje antologji?

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 18 Apr 2009 - 0:34

Babë e bijë në një antologji
Myftar Halili, BOTA SOT
Afirmimi i krijuesëve tanë në botë
Babë e bijë në një antologji

Revansch 2008 (prosa – och diktantologi) quhet antologjia e botuar nga shtëpia botuese Skrivarsidan e cila tashmë ka dalur në treg dhe shpërndahet nga shtëpa botuese Vulkan. Kjo antologji në mesin e 30 poetëve dhe shkrimtarëve suedez me nga një poezi ka prezentuar edhe babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqirin. Në mesin e këtyre poetëve e shkrimtarëve, përveç Yllkës dhe Rizahut, të përfshirë në këtë antologji gjinden edhe këta emra krijuesish të poezisë dhe të tregimit të sotëm suedez, p.sh A. Westin, H. Fredriksdotter, Ch.Ekbom, K. Runnqvist,B. Modin, S.Aksila , R. Nilsson, A. Wallin, S. Artsman, J.Smith, M. Silvia, H. Renérius, I. Svensson Räisänen, L. Carola Tamm, I. Tidström, M. Abrahamsson, T.Eriksson, L. Persson, etj. Në Suedi emri i poetit dhe shkrimtarit Rizah Sheqiri është i njohur. Ai deri më tash ka botuar mbi 30 libra në gjuhën shqipe dhe katër përmbledhje në gjuhën suedeze. Në gjuhën suedeze është përfshirë në dhjetra antologji të prozës dhe të poezisë. Ai poashtu ka përkthyer edhe disa libra nga suedishtja në gjuhën shqipe.

Hapat e Rizahut po i ndjek bindshëm edhe e bija tij Yllka Sheqiri, tashmë autore e dy përmbledhjeve poetike në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë) botuar në vitin 2005 dhe ”Men” (Por) e botuar vitin e kaluar (2008). Të dy këto përmbledhje poetike kanë zgjuar vëmendjen e shtypit ditor dhe të kritikës. Për to janë publikuar recensione shumë afirmative në revista dhe gazeta suedeze. Poezia e Yllkës është përqafuar ngrohtë sidomos nga gjeneratat e reja. Yllka, krahas emrave të ndryshëm, e të njohur të letërsisë suedeze e botërore është prezentuar edhe në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum. Në këtë libër ajo është prezentuar me poezinë Kasta mig i öknen /Më hidh në shkretëtirë/.

Yllka Sheqiri, studente e dramës, filmit dhe skenarit me krijimet e veta është prezentuar edhe në librin shkollor ”Urat tona” si dhe në disa antologji të tjera.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi