Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PD: Dëmshpërblim të përmbyturve, Edvin Kriza mori përgjigjen në 28 qershor People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PD: Dëmshpërblim të përmbyturve, Edvin Kriza mori përgjigjen në 28 qershor People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Dëmshpërblim të përmbyturve, Edvin Kriza mori përgjigjen në 28 qershor

Shko poshtë

PD: Dëmshpërblim të përmbyturve, Edvin Kriza mori përgjigjen në 28 qershor Empty PD: Dëmshpërblim të përmbyturve, Edvin Kriza mori përgjigjen në 28 qershor

Mesazh nga Vizitor Sun 14 Mar 2010 - 8:19

TIRANE – “Kryetari i Partisë Socialiste e mori përgjigjen nga qytetarët në zgjedhjet e 28 qershorit, qeveria do ti dëmshpërblejë plotësisht qytetarët e dëmtuar nga përmbytjet në veri të vendit”.
Kështu është shprehur zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli në një reagim mbi deklaratat e bëra sot nga kreu i opozitës Edi Rama i cili akuzoi qeverinë se nuk ka dëmshpërblyer banorët e dëmtuar nga përmbytjet në Shkodër dhe në Lezhë.
“Edvin Kristaq Kriza, apo siç quhet rëndom nëpër kafene nga vartësit e tij, Edin 2K, tha dje se qeveria nuk do të dëmshpërblejë të përmbyturit në Shkodër dhe në Sheqeras, se qeveria nuk ka lekë për të paguar rrogat dhe pensionet dhe jo më të paguajë dëmet e përmbytjeve. Partia Demokratike, i kujton Edvin Kristaq Krizës, apo kryetar 2K-së se alternativa e shpifjeve dhe e mashtrimit mori përgjigjen e merituar më 28 qershor”, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli.
Ajo deklaroi se qeveria me përgjegjësi të plotë do të dëmshpërblejë qytetarët për të gjitha dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytjet.
“Rama foli sërish për krizë, ditën me diell kur qytetarët e Tiranës dhe Elbasanit si dhe të gjithë vendit, festojnë me gëzim Ditën e Verës, ai foli për një krizë e cila nuk ekzistoin asgjëkundi tjetër veçse në mendjen e tij”, tha zëdhënësja e PD-së.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi