Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat

Shko poshtë

Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat Empty Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat

Mesazh nga Vizitor Sun 14 Mar 2010 - 8:42

SHKODER - Policia e Shkodrës shoqëroi prej mbrëmjes se djeshme deri sot pas mesdite, 25 persona në lidhje me hetimet që po zhvillohen për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit Astrit Meshnuni.
Shumica e personave të thirrur në polici janë njerëz të njohur, miq dhe të afërm të 41-vjeçarit të cilët janë pyetur mbi konflikte a mosmarrëveshje të mundshme të viktimës.
Ndërkohë forcat e operacioneve speciale të policisë, zhvilluan kërkime në zonën nga e cila autorët e vrasjes së biznesmenit, u larguan nga vendi i ngjarjes mbrëmjen e djeshme.
Disa zona në periferi të Shkodrës, dhe pranë Kodrave të Tepeve, u krehën nga forcat e policisë në kërkim të gjurmëve të mundshme për autorët e atentatit.
Gjatë ditës së sotme u mor në pyetje edhe bashkëshortja e biznesmenit e cila ndodhej me të shoqin në momentin kur viktima u qëllua me breshëri arme pranë banesës së tij në qytetin e Shkodrës.
Dëshmia e saj konsiderohet provë kyç në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, pasi edhe vrasësi, mësohet se ka qenë pa maskë në momentin kur është afruar pranë biznesmenit dhe ka qëlluar tetë herë me armë në drejtim të tij.
Policia tha se po heton këtë ngjarje në pistën e konflikteve të biznesmenit në të shkuarën, kryesisht mosmarrëveshje pronësie duke qenë se prej vitesh aktiviteti i tij ishte përqendruar në fushën e ndërtimit.
Ditën e sotme, në orët e pasdites, të afërmit dhe familjarët e biznesmenit astrit Meshnuni zhvillojnë ceremoninë e përcjelljes së tij në banesën e fundit ndërkohë që autorët e atentatit ende nuk janë identifikuar.
Viktima ishte pronar i kompleksit prej 80 dyqanesh në hyrje të Shkodrës, qendër tregtare kjo e cila mbante emrin “Bexhisteni”.
Artikulli i sotëm, 13 March 2010, ora 14:07
Shkodër, biznesmeni i ndërtimit u qëllua tetë herë, atentati “pa autorë”
SHKODER – Ka mbetur pa autorë vrasja e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Shkodër e cila kishte në shenjestër të saj biznesmenin e ndërtimit Astrit Meshnuni, 38 vjeç, pronar i një qendre tregtare në hyrje të qytetit.
Policia është mjaftuar me kryerjen e veprimeve hetimore rutinë, duke mos dhënë asnjë deklaratë për median në lidhje me hetimet që po zhvillohen për ngjarjen e rëndë.
Sipas veprimeve hetimore të kryera deri më tani, në vendin e ngjarjes, në lagjen “Perash” pranë shkollës 9-vjeçare “Ali Lacaj” ku u qëllua me armë biznesmeni, janë gjetur tetë gëzhoja arme automatike tip Kallashnikov.
Ato janë dërguar për ekspertim me qëllim identifikimin e armës së përdorur në krim si dhe gjetjen e shenjave të mundshme të gishtave ne to.
Nga burime të policisë mësohet se janë shoqëruar në drejtorinë e Shkodrës disa persona të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen dhe më pas janë lënë të lirë.
Vrasja ndodhi dje në mbrëmje, kur biznesmeni po kthehej në banesën e tij me gruan dhe me vajzën ndërsa u qëllua me armë menjëherë sapo zbriti nga automjeti.
Ne kete kohe, mesohet se biznesmeni eshte perballur me nje person me arme ne duar te cilit i eshte drejtuar duke i thene: Cfare ke me mua, cfare te kam bere….?...me pas nje bresheri armesh eshte degjuar ne distance te afert prane viktimes, ndersa autori eshte larguar menjehere nga vendi i krimit.
Artikulli i djeshëm: 12 March 2010, ora 21:41
Shkodër, vritet me armë para shtëpisë, biznesmeni i ndërtimit
Shkoder – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Biznesmeni i ndërtimit Astrit Meshnuni, 45 vjeç, u qëllua me armë dhe gjeti vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur në ora 21:00 në lagjen “Daniel Mançia” në kohën kur sipërmarrësi i ndërtimit po kthehej në banesën e tij në këtë zonë.
Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, në momentin kur është qëlluar me armë, biznesmeni ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Viktima bashkë me të shoqen sapo kishin zbritur nga automjeti në kohën kur autorët e krimit qëlluan me breshëri mbi biznesmenin duke i marrë jetën në vend.
Policia thotë se vrasësit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij krimi të rëndë, shkaqet e të cilit ende janë të paqarta.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat Empty Re: Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat

Mesazh nga kristjan91 Sun 14 Mar 2010 - 11:06

krim shum i mall se e kan vra ne sy te gruas edhe te femijeve te ti...
kristjan91
kristjan91
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 240
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi