Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te  dua  e panjohur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te  dua  e panjohur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te dua e panjohur

3 posters

Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Te dua e ,i,panjohur

Mesazh nga WebMaster Mon 22 Mar 2010 - 7:54

Te  dua  e panjohur PANJOHURAÇdo natë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë,apo ndoshta të kam parë sa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk ka gjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrit e të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg ,por kjo nuk ka rëndësi,aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është se unë jam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur e vulosur ende pa ardhur këtu.
Nuk ka rëndësi , aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua,ky është çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres,se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që të harrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.
Nuk e di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë,tek ai burim i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri,tek burimi,atje lart.
E di edhe një gjë,e di se të kam parë në ëndërr, shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër. Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa shumë !.
E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje lartë në qiell,në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona puthen, atje shikimet tona flasin
E panjohur më kërko,por mos më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë,nëse mendon se po vonohem, nisu, do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti
Kujtohu,ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu,në këtë skenë që e quajmë JETË.
Çdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur
E panjohur s’ka rendësi që nuk të njoh,unë të dua. Ti ke diçka timen dhe unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi njohur gjithmonë.


Edituar për herë të fundit nga Klea.L në Mon 12 Apr 2010 - 9:42, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Apr 2010 - 9:41

ËSHTË NJË BUZËQESHJE DASHURIE



Është një buzëqeshje dashurie

E një buzëqeshje mashtrimi.

Dhe është një tjetër buzëqeshje

Ku të dyja buzëqeshjet mpleksen.



Është një shikim urrejtjeje

E një shikim përbuzjeje.

Dhe është një shikim të përbërë nga këto shikime

Të cilin më kot

Ta harrosh ti përpiqesh.



Sepse në fund të thellësisë së zemrës depërton

E thellohet në thellësi të ashtit

E asnjë buzëqeshje që ishte ndonjëherë buzëqeshje

Por vetëm ajo e njëjta buzëqeshje

Nga djepi deri tek varri

Mund të buzëqeshet vetëm një herë

Dhe kur është buzëqeshje

Çdo mjerim fund merr.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Apr 2010 - 9:55

MOS KËRKO MË



Mos kërko më ta shfaqësh dashurinë tënde,

Dashuri që nuk mund të shpallet kurrë;

Flladi i njerëzishëm lëviz

Në heshtje, i padukshëm.



E shpalla dashurinë time, e shpalla dashurinë time,

Zemra ime e shfaqi;

Duke u dridhur, duke ngrirë akull, në trembje të frikshme,

Ah! Ajo shkoi e vajti.



Sapo dashuria më la,

Një shtegtar kaloi andej;

Në heshtje, i padukshëm:

I mjaftoi një ofshamje, e rrëmbeu.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Apr 2010 - 9:57

NGAQË TË DUA



Ngaqë të dua, natën kam ardhur tek ti

Kështu vrullshëm dhe marramendas

E ti nuk mund të më harrosh më kurrë

Shpirtin tënd kam ardhur për ta vjedhur



Tani ti je e imja - tani më përket e tëra

Në mjerim e lumturi, sot

Nga dashuria ime e vrullshme dhe e valë

Asnjë engjëll nuk të shpëton dot.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Apr 2010 - 10:09

UNË NUK MUND TË JETOJ ME TY



Unë nuk mund të jetoj me ty,

Ajo duhej të ishte jetë,

Dhe jeta është gjithandej

Përtej raftit atje



Ku varrmihësi çelësat ruan,

Duke ngritur te buzët

Jetën tonë, porcelanin e saj

Si një kupë



Hedhurinat e amvisës,

Të vjetra apo të thyera;

Një Sevrë të re ju lutem,

Të vjetrat plasën.



Unë nuk mund të vdisja me ty,

Sepse njëri duhet të presë gjithnjë

Tjetrin derisa t’i shuhet në duart e tij,-

Ti nuk do ta bëjë këtë.



Dhe unë mund të rrija pranë

Të të shikoja tek jepje shpirt,

Pa pasur të drejtë të kem

Privilegjin e vdekjes me ty?



Nuk do të ngjitesha me ty në qiell,

Sepse fytyra jote

Do të hutonte vetë Jezusin,

Ai nuri hirplotë



I tëri dhe krejt i huaj

Ndrit në sytë e mi plot mall,

Ti më shumë se ai

Dritë përhap.



Ata na gjykojnë- si?

Sepse ti i shërbeve Zotit, ti e di,

Aq sa askush

S’e bënte kurrsesi,



Nga pamja jote e plotë

Më merreshin sytë

Më bënte shurdhe Parajsa

Tek të pranonte ty.



Atje ku je ti, unë do të isha,

Edhe pse emri im njerëzor

Kumbon tejetej

Në famën qiellore.



Ti je i shpëtuari

Unë ajo që do të marrë dënim,

Pa praninë tënde,

Gjithçka është ferr pa mbarim.



Kështu veç e veç,

Ti atje, unë këtu,

Me dyer gjysmëhapur

Oqeanet janë ashtu,

Dhe lutje,

Dhe jetë në mjerim,

Në pafund

Dëshpërim!

I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga Anakonda Tue 19 Jun 2012 - 17:57

Rrenje

“Sapo i erdhen analizat e gjakut. I gjeten mbingarkese yjesh ne damare. Thone se e ema e kish puthur shpesh e rrembimthi.”

“Doemos. Ajo grua veç syte kishte binjake.”

Mundimi i tij prej burri avitet murit. Jashte dritares, shelgu pikon
foshnjen e rradhes. Ai nuk e harron dot ate. Njolle qumeshti, ishte,
njolle qumeshti. Zgjohej mengjeseve te ftohta nen te. E vishte me
lekuren e saj te bardhe. Ai ndihej dy here lakuriq. Ajo renkonte,
renkonte, renkonte. Seksi i saj vinte era mente. Tashme kjo arome i
pickon endrrat atij. Te futet thelle, do. Brenda, brenda saj.

Ai veshtron shelgun jashte dritares. Rrenje, damare, dhe foshnje qe
lindin e bien. Ai nuk di ne eshte baba a bashkshort, i dashur a dashnor.
Mundimi i tij prej femije tkurret murit. Te rrije ne dhome, do. Te
struket brenda, brenda saj. Ajo iku e mbarsur veç me fytyren e tij? Ai
ndihet lakuriq. Ai eshte lakuriq. Si diten e pare te lindjes. Sa here
ish lindur? Ai po vdes, nga pamundesia per te vdekur.

Gjaku ende qarkullon.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga Anakonda Tue 19 Jun 2012 - 17:58




Gjerat qe nuk ndodhin

A ka ndonje vend ku shkojne— kercejte e arte, sythet, bisqet, kur farat
prishen ne fusha ose hahen nga zogjte? A ndodhet nje qytet qe dikush
deshi t’a ndertonte ku makina jote gumezhin neper rruge teksa ndezesi
kthehet me nje tingull te topitur i cili shpall qetesine, dhe ti ecen me
mundim drejt shtepise, takimi i anulluar, i fshire prej librit te
shenimeve, dhe nje tjeter dite fillon, siç nis per dike ne kuzhinen e
nje shtepie ferme, me nje nene qe e gjen veten vejushe, nje xhaxha qe
thote “Mos lejoni ndonje zezak t’a preke”, per nje çast, hetuesi i zi e
shtrin trupin e pajete dhe ia mbyll syte, teksa gruaja vesh kemishen e
vjeter te nates, dhe biri i peshperit ne telefon te dashures, dhe prifti
pergatit lavderine— kjo eshte nje lavderi per gjerat qe nuk ndodhin,
per femijen qe lind i vdekur, pashaporten e pavulosur, unazen e dhene
mbrapsht apo lene peng, apo hedhur ne sirtar me letrat permbyllese, ato
qe thone se deshtove, siç deshton gjithçka, teksa çdo dite grumbullimet e
vogla, veprimet e parendesishme shkaterrojne farfuritjet ne ajer.
Akulli ze vend ne goten e zbrazur afer shtratit tim, nje kercitje e
papritur, nje dry, nje hapje a mbyllje, mund te ngrihem, t’a mbush edhe
nje gote, te ndal se menduari per ‘as-in’ apo ‘nuk-un’ e çdo gjeje: goja
e ketij te dashuri dhe jo e atij te shkuarit, kjo enderr qe nuk eshte
parandjenje dhe zhduket ne zgjim, palidhshmeria qe kundershton te
bashkohet, fjalet e mbyllura me tape ne nje shishe qe pluskon cepit te
horizontit dhe zbret, duke vezulluar per nje çast. Dhe çdo dite makthi,
shtepia jote me pragun e gjakosur, engjelli qe kalon atypari, por ndalet
diku tjeter: trute e sperkatur ne nje mur te tullte ose duke pikuar ne
laturi, trupat ne lum te mbartur prej rrymes, lumi ku nje peshk ndjen
nje grep t’ia shqyeje verzen, dhe ngrihet furishem ne ajer. Por pse
duhet te jemi te trishte, a nuk duhet t’a hapim shampanjen, duke menduar
per vetevrasjen qe duhet te ish e qe tashme dirset ne nje dhome,
pistoleta me kembezen e ndryshkur e hedhur ne shtrat, te gjitha kepucet e
zeza te sigurta ne dollapin e zi, dhe djali ne qyetin A, vdekja e te
cilit nuk ndodh ne menyre qe dy breza me vone, nje vajze ne qytetin B te
mund te gjunjezohet e te vendose nje gur mbi gurin e tij, dhe te
ngrihet per te fshire pisllek prej gjunjeve? A nuk pezullohet humbja çdo
dite, tumori dashamires, perplasja ne kryqezimin ku mund te kishe
qendruar, por ja qe ti e arrite autobuzin, megjithese ne te verterte nuk
ka autobuz, asgje nuk ndodh— perpiqet por e shoh te pashprese: Duhet te
hyj brenda, te paguaj, te gjej nje vend per t’u ulur me pakot e tua, te
kam mbajtur larg gjerash me te mira. Duhet te te le te shtrihesh naten,
zgjuar por jo vetem, duhet te te ngjesh pas te dashures per te cilen
s’ke pasur mall per kaq kohe, por e cila eshte ketu, dhe s’do te te
braktise. Duhet te te vulos me gjinj, me puthje. Bilbili, thithka, gjuha
qe kridhet ne njemendesi, ne shije, ne kenge, ne driten qe zbardh por
s’eshte ende dite, as veshje, as turp a tradheti, thjesht dy te dashur
teper te paster per te mbijetur diku tjeter. Pra, ky eshte fundi, pasi
une dua te besoj, dhe nese do t’a lejosh te vazhdoje keshtu, nuk do te
te duhet te shkosh ne asgjene ku diçka te pret, megjithese ç’eshte nuk
mund t’a di, vetem qe fillon sapo ti resht se degjuari dhe kthehesh,
vetem qe po ndodh tani.
















Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga Anakonda Tue 19 Jun 2012 - 17:58




Ne qytet

E di sa veshtire eshte te ecesh ne qender te qytetit, çdo gje futet
brenda teje, ashtu siç e pershkruajne shkencetaret— fotonet qe rrjedhin
permes trupave, tullat e papershkueshme te ndertesave veç fanitje—
ndonjehere e ndjen sa poroze je, dhe burri qe leviz ne rreth ne trotuar,
duke prere hapesiren perreth tij me nje kuti kallaji, duke perseritur
Uhh, Uhhh, Uhh, eshte pjese e saj, dhe ai me zinxhire te arte qe
mbeshtetet tek qelqi i dyqanit te valixheve eshte pjese e saj, dhe ai qe
hedh hapin drejt teje, duke dashur te te pyese diçka te thjeshte si “Sa
eshte ora”, diçka se ciles nuk mund t’i pergjigjesh me, eshte pjese e
saj, trupi i botes, po ashtu i yti, kembengul t’a dallosh. Dhe ti e
dallon, por po ndodh ketu, mes turmes dhe tymit, dhe ti shijon çdo cope
te yndyrte letre, peshtymen e grumbulluar mbi te cilen shkel, gjuha jote
eshte aq e trashe me balte thua se je rrezuar me duar e gjunje per te
lepire rruget e ndotura me vaj, aq te athta si te kesh pire shurren e
atyre burrave qe po kalojne shishen dore me dore ne ate lulishten e
vogel me stolat e saj prej çimentoje dhe shatervanin e thyer. Dhe nuk
behet me mire kur zbret shkallet per ne metro ku nje vajze qan me denese
per zemren e saj— zemren tende —dhe ti kerkon parate qe kalojne prej
sa-shume-duarve ne te tuat, duke e hedhur te gjithe kusurit perveç nje
monedhe te vogel te cilen je e sigurt ajo e sheh ne xhepin tend, teksa
ti hipen ne makine dhe dyert mbyllen pas teje. Por nuk ka mbaruar. Sepse
me vone, kur te jesh ne shtepi, duke veshtruar oqeanin prej dritares
tende, tek vija e qete e horizontit, dhe molla ne dore te vezullon ne
driten e arte qe ndodh pasdite, duke te te mbushur me diçka te perafert
me paqen, ti mendon per djalin qe mbeshtjell perimet ne supermarket,
per fytyren e tij qe sheshohet si nje kromozom i prishur, dhe te
kujtohen syte e tij te kalter e te anulluar, dhe duart qe i leskerohen,
duart qe ngrejne çdo gje dhe e ferkojne perpara se t’a vendosin ne
qesken tende, dhe kengen qe ai mermerit, leter apo plastike, leter apo
plastike, goja e tij e shtendosur, nje lot jarge ne cep, dhe ti e di qe
ai gjithashtu eshte pjese e saj, duke e ngritur frutit perpara buzeve te
tua, dhe ti perhumbesh ne kaltersine e pafundme, dhe e kupton qe je
brenda tij, e kupton qe po e ha ate tashme.
















Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga Terezana Sun 22 Jul 2012 - 0:25

Sonte po shkruaj per ty jeta ime
fjalet qe dalin nga zemra ime po shkruaj
thelle jam zhytur ne kujtime
e nga malli e dashuria po vuaj
ti me bere poete ne dashuri
ti me bere te shkruaj vargje
per ty thur gjith jeten poezi
per ty qe zemren ma kenaqe
le te behet himn kjo poezi
dhe ne cdo moment te jetes
ka per te qen nje mrekulli
ah,sikur ta dije sa te dua
se sa shum me mungon
cdo cast qe rrije me mua
se zemra zemren kerkon
po ta le kete kujtim ne vargje
qe gjtihmon ta lexosh
edhe kur te jem larg nder varre
te vish e te ma kendosh!
Terezana
Terezana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 7
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/07/2012
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te  dua  e panjohur Empty Re: Te dua e panjohur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi