Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige

Shko poshtë

Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige Empty Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:35

Aktori italian Antonio Pionavelli, i cilësuar si “ambasador” i poezisë së artistit kontrovers dhe veprës së tij, ka interpretuar në TK autobiografinë në vargje të Pier Paolo Pasolinit

Sonila Merolli

Kanë mjaftuar dy karrige mbi një sfond të zi, që jeta e Pasolinit të parakalonte para nesh mes vargjeve të koncentruara të autobiografisë së tij.

I mbështjellë i gjithi në të bardhë liri dhe pak i lodhur, trupi i aktorit na solli ritualin me vetminë e jetës së çdo çasti, dite, ore. Nj thirrje për vetmi, e dukshme përgjatë gjithë shfaqjes, e shartuar me rrëfimet mbi

pasione politike dhe përpjekjen heroike të izolimit të përditshëm. Kjo ishte alternativa që na prezantoi aktori italian Antonio Piovanelli. Nuk është hera e parë që aktori Antonio Piovanelli i duhet të struket nën petkun e një prej figurave më të shquara, siç është “poeti i hirit”. Pasioni për Pasolinin e ka kthyer aktorin italian në nga njerëzit që herë lakohet emri i poetit të madh, herë identifikohet nëpërmjet Antonio Piovanelli. Jo se kanë ndonjë ngjashmëri fizike mes tyre, por për faktin që aktori italian cilësohet si “ambasador” i Pasolinit. Dikur ai luante në një romanet vëna në skenë, maratonën erotike të artistit kontrovers Pier Paolo Pasolini, ndërsa mbrëmjen e djeshme në TK, ai përcolli me vargje gjithë etapat e jetës së poetit të madh italian. Recitimi i prezantuar në mënyrë esenciale, ishte ndalur më shumë në ushtrimin heroik mbi të përditshmen e vetmuar. Aktori na përcolli kohën e shndërrimit të Italisë, kur poeti na bën të ndjejmë sesi fshatarët italianë po transformohet pak nga pak, në një aglomerat borgjezësh të vegjël, ku jeta përbën normën. Kthehen në mendje vizionet logjikisht të parashikuara nga Pasolini mbi dhunën e klasave: vargjet e tij si gurë bien mbi të gjithë ata që ndalojnë, për përfitime të ndyra, që besimi i njeriut të përhapet e të triumfojë mbi të mirën. Antonio Piovanelli, i diplomuar në “Centro Sperimentale di Cinematografia” të Romës, pasi ka bashkëpunuar me artistë, si Bertolucci, Bellocchio, Lattuada, Visconti, Strehler, Ronconi, prej shumë vitesh jep shfaqje jashtë shtetit si aktor-ambasador i poezisë latine dhe italiane, me performancë mbi Catullo, Virgilio, Dante, Alfieri, Pasolini, duke fituar kudo suksese unanime të kritikës dhe të publikut. Aktivitetet janë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare. Ndërkaq, një tjetër aktivitet në homazh të këtij artisti ka qenë edhe konferenca me titull “Pasolini, poeti i hirit”, me lektor Roberto Chiesi, i cili na paraqiti nj artist shumëplanësh. Pjesa e parë iu dedikua poetit, për të vijuar me kapitujt e tjerë të jetës së Pasolinit, gazetarit, shkrimtarit, piktorit e regjisorit. Si një nga kritikët më të mirë të artistit, Chiesi u thellua më tej në disa motive të veprës dhe pikëpamjeve të tij, falë edhe fakteve të mbledhura në vite, nga studime të imta mbi jetën e Pasolinit. Një pjesë e rëndësishme ishin edhe imazhet e përzgjedhura nga filmi “Ungjilli sipas Mateos”, ku Krishti paraqitet më pranë njerëzve se kurrë. Ekspozita fotografike erdhi nën kujdesin e Angela Tromellinit, përgjegjëse e Arkivit Fotografik të Kinostudios së Bolonjës. Filmi nuk është përzgjedhur rastësisht, por për veçantinë e tij, që vjen si lexim personal i Pasolinit. Jo më pak të rëndësishëm janë edhe filmat e tjerë të Pasolinit, si: “Açatone” (1961), “Mamma Roma”, “Teorema”, “Dekameroni”, “Medea”, “Edipi mbret” apo “Salo ose 120 ditët e Sodomës” (1975), porse “Ungjilli sipas Mateos” këtë vit ka edhe 45-vjetorin e tij.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige Empty Re: Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:36

Roma Classica” në Akademinë e Arteve

Ansambli “Roma Classica”, i përbërë nga solistët e parë të Orkestrës së Dhomës, me të njëjtin emër dhe i krijuar në Romë në vitin 1989, mbrëmjen e sotme do të luajë në Akademinë e Arteve, në kuadër të sezonit “Klasik”. Ansambli u krijua si nevojë e interpretimit të një repertori të përshtatshëm që nuk ekzekutohet lehtësisht me një organikë më të madhe. Gjatë viteve të aktivitetit të tyre, ansambli ka realizuar shumë koncerte si në Itali, ashtu edhe jashtë saj, me një repertor klasik, duke pasur një miratim të madh nga kritika dhe publiku. Kanë qenë të ftuar nga shoqëri të rëndësishme muzikore, për të marrë pjesë në festivale, ekspozita, koncerte sezonale dhe aktivitete bamirësie. Disa nga regjistrimet të koncerteve live kanë evidencuar shkallën e lartë të frymëmarrjes të ansamblit dhe teknikën e këndshme të anëtarëve të tij. Programi “Alfa dhe Omega”, shëtitje muzikore në shekuj, eskurs i këndshëm i epokave dhe stileve që arrihet edhe nga muzikë për filma, një formë e artit bashkëkohor e padiskutueshme, është një tjetër tentativë e ansamblit për të zbuluar me zell dhe eksperiencë, të gjitha llojet muzikore të ekzekutuara në ditët tona.



“Koncertet e majit” nisin me Izoldën “italiane”

Koncertet e Majit nisin më datë 3 maj, në orën 19:00, me recitalin e pianistes Gloria Campaner, me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të TKOB-it, nën dirigjimin e Zhani Cikos. Programi përmban pjesë nga Chopin, Liszt, Vagner me “Dashuria dhe vdekja e Izoldës, shkëputur nga opera “Tristan dhe Izolda”, si dhe një pjesë koncert për piano dhe orkestër. Pianistja ka lindur në Jezolo (Venecia) në vitin 1986. Fillon studimet e pianos që në moshën 4-vjeçare. Menjëherë afirmohet në majat më të larta të shumë konkurseve pianistike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë më shumë se 20 çmime të para absolute dhe duke dhënë koncerte në të gjithë Italinë. Në moshën 12-vjeçare debuton si soliste me Orkestrën e Venetos në teatrin e qytetit të saj të lindjes. Nxënëse e Bruno Mezzena-s, në vitin 2005 diplomohet me notë maksimale në Konservatorin e Udines dhe një vit më vonë ndoqi diplomën trevjeçare të perfeksionimit të lartë pranë Akademisë Muzikore të Peskarës, duke marrë notën maksimale në ekzekutimin e Koncertit II të Rachmaninovit. Ndërmjet shumë çmimeve dhe vlerësimeve, në vitin 2008 fiton çmimin III absolut në Konkursin Pianistik Ndërkombëtar “Çmimi Shuman”, në Lamporecchio (PT), ku mori dhe çmimin e publikut, çmimin e dytë absolut në Edicionin e 13-të të Turneut Ndërkombëtar të Muzikës, në vitin 2007, triumfon në konkursin e “Società Umanitaria di Milano”, duke regjistruar edhe një CD për “Maister Musica Bern.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige Empty Re: Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:37

Izraelitët lëvizje “Plus-Minus”

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern Bashkëkohor, që nis nesër dhe zgjat deri në 6 maj në Durrës, ka sjellë artistë nga Izraeli, Hungaria, Kanadaja, Italia, Britania e Madhe, Shqipëria, Greqia etj., të cilët do të konkurrojnë me shfaqjet e tyre në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Drejtori i festivalit, Gjergj Prevazi, tha se 9 artistët izraelitë të “Kolben Dance Company” do të hapin mbrëmjen e së enjtes edicionin e katërt të “International Modern and Contemporary Dance Festival”. Të mbërritur dje pasdite në Durrës, ata po njihen me skenën ku do të performojnë për herë të parë. “Kjo është trupa e parë artistike që vjen në vendin tonë nga Izraeli, dhe pas prezantimit në Durrës, në 2 maj ata do të jenë në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë, me spektaklin “Plus-Minus”, tha Prevazi . Sipas tij, “harta” artistike e këtij edicioni parashikon zgjerimin edhe me trupën hungareze “Orpheus Marathon”, që drejtohet nga koreografi Ferenc Feher. Prevazi vlerësoi edhe mbërritjen e kompanisë “En-Knap” të mjeshtrit Kovaç Istog nga Sllovenia, e cila do të sjellë për artdashësit spektaklin “Raë”. Në programin e festivalit, që do të vazhdojë nga 30 prill-6 maj, janë pjesëmarrës nëntë kompani teatrore nga Kanadaja, Italia, Turqia, Shqipëria e Hungaria, Greqia dhe Izraeli. Në këtë edicion është parashikuar pjesëmarrja e specialistëve, drejtuesve dhe menaxherëve të festivaleve të ngjashme nga Belgjika, Holanda, Turqia, Maqedonia, Italia etj. “Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern dhe Kontemporan është një projekt unik në vendin tonë, pasi përfshin një fushë të rëndësishme të artit skenik, për të cilën nuk ka ende një veprimtari të ngjashme”, tha Prevazi. Ai ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skenën e teatrit janë përballur trupa dhe kompani artistike nga Kosova, Maqedonia, Suedia, Holanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Zvicra, Greqia etj. “Festivali synon të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme, duke u kthyer tashmë në një veprimtari të përvitshme”, thotë drejtori artistik i festivalit, Prevazi. Organizatorët vlerësojnë mikpritjen dashamirëse të publikut durrsak në tre edicionet e para, duke theksuar se festivali ka krijuar kushte mjaft të mira për njohjen e tendencave të dancit modern dhe kontemporan nga studentët e degës së Koreografisë në Akademinë e Arteve dhe të pasionuarit e tjerë. Në këtë edicion do të jenë të pranishëm edhe një pjesë e studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Thirrja për të komunikuar artistikisht me mjete bashkëkohore ka rritur interesimin e studentëve të Koreografisë dhe specialistëve të fushës. Në ditën e fundit, organizatorët e Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan do të nderojnë me “Çmimin e Karrierës” një nga balerinët apo koreografët e shquar shqiptarë në vite. Festivali i Dancit Modern dhe Bashkëkohor organizohet nga shoqata “Durrës Beauty” dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe bashkia e qytetit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige Empty Re: Çastet “e vetmuara” të jetës në dy karrige

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi