Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur e ardhmja duhet të jetë si e shkuara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur e ardhmja duhet të jetë si e shkuara People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur e ardhmja duhet të jetë si e shkuara

2 posters

Shko poshtë

Kur e ardhmja duhet të jetë si e shkuara Empty Kur e ardhmja duhet të jetë si e shkuara

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:44

Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar” është një ndër libra që merren gjerësisht dhe thelbësisht me një ndër “dhembjet e kokës” që ka globi ynë sot: raportin mes feve. Shumëkush e ka quajtur fatalist parashikimin e Huntigtonit për një luftë të ardhshme mes civilizimesh nën petkun fetar. Por Shqipëria, ç’të ardhme ka në këtë kontekst?

Nga Prof. Dr. Zyhdi Dervishi

Në studimet sociologjike shqiptare të dhjetëvjeçarit të fundit është argumentuar se, krahas vlerës kulturore të besës dhe të mikpritjes, toleranca, ose më saktësisht mirëkuptimi ndërfetar i shqiptarëve, përbënte dhe përbën një nga profilet më të spikatura të modelimit psikokulturor të shqiptarëve në të kaluarën dhe në ditët tona. Ndërkohë, në mjaft shoqëri më të urbanizuara, në rrjedhën e disa shekujve, madje edhe në ditët tona, konfliktet ndërfetare kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një sfidë e rëndë problematike në shumë rrafshe, sociale e politike, fetare e psikokulturore etj. Në këtë sfond ndërkombëtar, ku rilevohen dukshëm konfliktet ndërfetare, mirëkuptimi ndërfetar i shqiptarëve ngjan si një gur i çmuar me rrezatim të veçantë për gjithë mozaikun. Mendojmë se vlera kulturore e tolerancës, e mirëkuptimit ndërfetar të shqiptarëve është pak e studiuar, pak e argumentuar. Ndaj çdo përpjekje për depërtimin në thelbin e një vlere të tillë komplekse, shumëfunksionale, për ta evidentuar atë përmes strukturave konceptuale sociologjike, ka rëndësi të veçantë teorike e praktike jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por edhe më gjerë. Duke bërë objekt të një studimi të gjerë vlerën kulturore të tolerancës, të mirëkuptimit ndërfetar të shqiptarëve, z. Genti Kruja provon me dinjitet se ka formimin e plotë teoriko-sociologjik, intuitën e kultivuar të studiuesit profesionist për t’u orientuar drejt në morinë e problemeve që ofron realiteti shqiptar. Natyrisht, mirorientimi përbën arritjen e parë, ndër mjaft arritje të këtij punimi studimor, disa prej të cilave po i rendisim në vijim.

Duke pasur arsimim universitar të profilit të mirëfilltë sociologjik, të realizuar në një fakultet ku gërshetohen përvojat sociologjike të Lindjes dhe të Perëndimit (siç është Stambolli), z. Genti Kruja ka shfrytëzuar literaturë të pasur teorike të përpunuar nga autoritetet kryesore sociologjike të botës shkencore perëndimore e lindore. Veç të tjerash, një formim i tillë teorik e ka ndihmuar autorin e këtij punimi të mos bjerë në kurthin e paragjykimeve për kulturat lindore dhe besimet fetare të lidhura me to, të cilat kanë qenë dhe ende janë mjaft të përhapura, mjaft problematike, sidomos në Gadishullin Ballkanik.

Ky studim është ngritur mbi bazën e hulumtimit e të qëmtimit të një literature të pasur teorike, historike e dokumentare, të fakteve të shumtë, të natyrave të ndryshme, të krahasimit të realiteteve fetare të shoqërisë shqiptare me ata të disa shoqërive të tjera perëndimore e lindore.

Nga tërësia e fakteve, autori ka përzgjedhur me profesionalizëm ato që ndriçojnë më mirë e në mënyrë të pakontestueshme veçoritë e tolerancës, të mirëkuptimit ndërfetar të shqiptarëve, të cilët, së paku në rrjedhën e dy-tre shekujve të fundit, janë të anëtarësuar në katër eklesi ose dinominejshën dhe në dhjetëra kulte fetare. Pa dyshim, shqiptarët janë populli me densitetin më të lartë të multifetaritetit në të gjithë botën. Ndonëse të përndarë në shumë organizata fetare nga më të shumëllojshmet (gati-gati populli shqiptar mund të karakterizohet si një kampion që përfaqëson pothuajse gjithë besimet fetare më të përhapura në shkallë botërore), shqiptarët nuk janë konfliktuar njëri me tjetrin për çështje fetare. Madje, në shumë aspekte, dallimet fetare “kanë funksionuar” si një faktor që ka fashitur ose tejkaluar edhe konfliktet e provokuara për motive të tjera. Kështu, sikurse nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës, dallimet fetare në Shqipëri veprojnë si faktor kundërkonfliktues.

I udhëhequr nga parimi metodologjik i skepticizmit të organizuar, autori i këtij punimi ka shqyrtuar në mënyrë kritike edhe ide të autorëve më të shquar, madje herë-herë ka polemizuar me ata. Vlen të theksohet se polemika të tilla janë artikuluar me argumentime teorike të thella, të qarta, larg patetikës publicistike, që konstatohet rëndom në studimet shqiptare të dhjetëvjeçarit të fundit.

Madje, argumentet më së shpeshti janë ilustruar edhe me fakte jetësore me domethënie më të spikatur, me shqyrtimin e mendësive përkatëse, çka e përforcon profilin sociologjik të këtij punimi.

Studimet sociologjike për realitetin shqiptar karakterizohen nga proliksiteti në tematikë dhe në përdorimin e temave. Ndërsa ky studim fokusohet në mënyrë të ngulët në çështje të tolerancës, të mirëkuptimit ndërfetar dhe karakterizohet nga saktësia në përdorimin e strukturave konceptuale sociologjike, nga një gjuhë e qartë që nuk lejon kurrfarë keqkuptimi e keqinterpretimi, ndonëse problematika që trajtohet është nga më delikatet.

Siç ndodh përgjithësisht me sociologët e kualifikuar, edhe z. Genti Kruja e ka mjaft të kultivuar shpirtin e autorefleksionit ndaj vërejtjeve e sugjerimeve, këmbënguljen për të paraqitur në trajtë sa më të përshtatshme, deri në perfeksion, çdo paragraf të këtij punimi mjaft të mirë, që përbën fillimin e suksesshëm të një perspektive studimore afatgjatë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur e ardhmja duhet të jetë si e shkuara Empty Re: Kur e ardhmja duhet të jetë si e shkuara

Mesazh nga Aristogata Fri 1 May 2009 - 8:07

e ardhmja edhe e shkuara jan ne raport antiteze me njera tjetren,sepse me te ardhmen ne ndreqim gabimet e se shkuares ndaj e ardhmja behet e shkuar vetem ateher kur ne ende nuk kemi mesuar nga gabimet tona
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi