Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pitagora dhe pitagorianet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pitagora dhe pitagorianet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pitagora dhe pitagorianet

2 posters

Shko poshtë

Pitagora dhe pitagorianet Empty Pitagora dhe pitagorianet

Mesazh nga Babilonasi Tue 27 Apr 2010 - 8:16

Pitagorianet mendoni se "të gjitha gjerat qe kemi njohur posedojne një numer" Numri 1 perfaqesonte inteligjencen, numri 2 perfaqesonte opinionin (gjithmone i dyfishuar) numri 4 drejtesine,numri 5 martesen,numri 7 kohen kritike, e keshtu me rradhe.Midis numrave egzistonte aristokracia: pervec 10,tetraktys,qe për pitagorianet perfaqesonte një entitet hyjnor, 1-shi,2-shi.3-shi dhe 4-tra ishin me të njohur nga të gjithë numrat e tjere duke qene se shuma e tyre ishte e njejte me 10 dhe të gjithë bashke krijonin "trekendeshin hyjnor".Sipas pitagorianeve numrat kishin një aftesi terapie (sheruese): katroret magjik pershembull të cilet të perdorur edhe ne mesjete dhe ne rilindje,beheshin ne një laster të argjende dhe keshtu të mbronin nga mizerja,kolera dhe nga semundjet venere.


Pitagora,femija i bizhuteristit Mnesacro, lindi ne 507 p.K ne ishullin e Samo,pak km nga qyteti i Mileto.Mesimet e para i mori nga i madhi Ferecide,qe si gje të pare i mesoi të bente mrekullite.Frekuentoi prifterinjte Eliopoliti të cilet u deklaruan të padenje për një nxenes të tille.Me vone e moren pleqte dhe prifterinjte e venruar Menfi,dhe midis Diapolitit të tmerrshem të Tebes qe e priten si vellane e tyre dhe e bënë të ditur të gjitha misteret e tyre.Ishte nxenesi i Kaldei për astronomine,nxenes i Feniksit për llogjiken dhe gjeometrine, i Mageve(magjistareve) për ritet mistike.Mesoi teorine e të kunderteve nga Zarathustra.

Pitagora themeloi një shkolle nga e cila veshtroheshin një seri rregullash qe mund të dukeshin të cuditshme.Ja disa:

të mos thyesh buken
të mos trazosh zjarrin me hekur
të mos prekesh gjelin e bardhe
të mos hash zemren
të mos shihesh ne pasqyre prane drites
kur ngrihesh nga krevati të mos lesh gjurmet e trupit tend

Pitagora i ndante njerzit ne dy kategori: matematicientet,ose ndryshe ,ata qe kane të drejte ti hyjne "dijes" dhe acusmatiket qe jane ata qe mund të qendrojne vetem për të degjuar.
Babilonasi
Babilonasi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 98
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora dhe pitagorianet Empty Re: Pitagora dhe pitagorianet

Mesazh nga Anakonda Thu 1 Nov 2012 - 5:08

Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486 p.e.s., ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" e cila shprehet me barazimin a^2+b^2=c^2 është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore. [1]Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij do të thotë ‘’ ai që u deklarua nga Pitia (profetja)’’.Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret e Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu duket se erdhi në kontakt edhe me driidët e Galatisë. Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një shembull për njerëzit e tjerë, diçka që përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.Doktrina Pitagoriane

Doktrina e tij është nje ‘’formulë’’ që do të udhëheqë njeriun në kuptimin e ligjeve të natyrës dhe të përmisojë dhe të zhvillojë aftësitë e tij. Fillimi i kësaj ‘’formule’’ është Matematika. Por jo me kuptimin e sotëm mbi këtë shkencë. Por me një konsiderim që mund të na udhëheqë në shkakun e parë të gjërave. Numrat janë Perëndi do të thotë Platoni më vonë, që për shumë mëndimtarë është Pitagorieni i fundit i madh, pavarësisht se kurrë nuk e njohu Pitagorën. Nga numrat fillon faza e shfaqjes së botës. Pitagora shpreh krijimin e botës si më poshtë:

BASHKIMI ËSHTË LIGJI I ZOTIT

ZHVILLIMI ËSHTË LIGJI I JETËS

NUMRI ËSHTË LIGJI I BOTËS Pitagora dhe matematika
Teorema e Pitagora

Matematika është pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Për këtë doktrina e tij mund të jetë gjithësore dhe të përmbajë harmonikisht, konceptin fetar, kërkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe të gjitha këto janë të mbushura me një total rregullash etikë ku dhe ato kanë të bëjnë me celësa matematikë dhe numra.Simbolet matematike kanë një rëndësi të madhe në doktrinën Pitagoriene pasi nëpërmes tyre arrinin të konsolidonin në botën e shfaqur gjithcka që kishin arritur të përvetsonin. Domethënë mund të shkruanin , duke përdorur simbolet matematike, një gjendje psikologjike ose një shprehje bukurie. Si për shembull numrin Φ (Φ = 1.62…), që është shprehja e rregullit të bukurisë së Natyrës.Pitagora është themeluesi i shkencës muzikore, zbulues i simboleve që korrespondojnë me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kësaj shkence quhej ‘’Harmonikë’’. Pitagora është i pari që flet për sfericitetin e tokës dhe se toka është pjesë e një totali sferash me qendër të njëjtë ku distancat midis tyre rregulohen me hapësira muzikore. Është harmonia e sferave. Është i pari që përdori fjalën Filozofi.Pavarësisht se ‘’Omakio’’ (shkolla pitagoriene) funksiononte me një mënyrë bashkëjetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete që drejtoheshin audiencës së gjërë. Këto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme të jetës së përditshme dhe në zgjidhjet filozofike të tyre. Të shumtë ishin ata që vetëm ndiqnin por pa dashur të zbatonin këto zgjidhje në të vërtetë. Disa të tjerë mundoheshin të shkonin më thellë duke përparuar në hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorien dhe bëheshin nxënës.Për tu bërë dikush nxënës i pranuar, duhej fillimisht të kalonte disa testime , sidomos të tipit psikologjik. Qëllimi i testimeve ishte që nxënësi të mund të aktivizojë, intelektin dhe aftësinë Etike. Intelektin në mënyrë që të mund të kishte opinionin e tij. Dhe aftësinë Etike për ta përdorur këtë intelekt në të mirën e përbashkët, duke kontrolluar prirjet egoiste.

Tjetër qëllim ishte kalitja e karakterit të njeriut dhe zhvillimin e trimërisë, qetësisë dhe vetëkontrollit. Për shembull, e linin për disa ditë vetëm në një dhomë me pak ujë dhe pak ushqim. I jepnin një dërrasë me ndonjë simbol gjeometrik të skalitur në të . Pasi meditonte për disa ditë, e dërgonin në një amfiteatër, ku përpara të gjithë nxënësve të vjetër, ku dhe duhej të thoshte se çfarë kishte kuptuar nga ai simbol. Gjatë fjalimit të tij, audienca e ngacmonte me mënyra të ndryshme. Kjo ishte një testim me të cilin kandidati mund të kontrollonte defektin e Arrogancës.

Në kuadrin e anëtarëve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Dëgjuesi dhe Matematikani. Në nivelin e Fillestarit testimet ishin me delikate dhe kishin të bënin sidomos me imagjinatën e tij. Kishin si qëllim të zgjerohej imagjinata krijuese duke izoluar dhe kufizuar fantazitë. Imagjinata krijuese ndryshon shumë nga fantazitë, sepse imagjinata është e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktikePërkundrazi, fantazitë na tërheqin në mendime utopike që janë krejt të pamundur. Ky nivel plotësohej kur nxënësi arrinte të ‘’konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethënë atëherë kur arrinte ti kontrollonte dhe ti drejtonte.

Pasi të ketë mësuar të mbizotëronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative të personalitetit të tij, atëherë mund të kalojë në nivelin tjetër, atë të Dëgjuesit. Zgjatja e kësaj faze është pak a shumë 5 vite dhe nxënësi është i deyruar të jetë i heshtur. Në këtë mënyrë mësonte si të merrej dhe si të përmisonte fuqitë dhe virtytet e tij.

Gjeometri do të fillonte të mësonte pas moshën 28 vjecare dhe në vazhdim. Deri atëherë , edukimi kishte si objektiv në formimin e personalitetit të tij. Në moshën 28 vjecare (7 x 4 = 2 plotësohet një cikël i rëndësishëm i jetës së njeriut. Shtatë vite për cdonjërin nga trupat e personalitetit . Këto trupa janë : a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret.Pasi të kishte edukuar personalitetin e tij, nxënësi mund të thellohej , duke zvogëluar rastet shtrembëruese, mbi temat e Natyrës dhe të Perëndisë.

Pas kësaj faze të edukimit mund të kthehej përsëri dhe të integrohej brënda shoqërisë (domethënë të bëhej politikan, ose individ shoqëror) në mënyrë që të ishte me i dobishëm. Politikan për Pitagorienët ishte njeriu i cili pasi kishtë mësuar filozofinë, rikthehej në shoqëri për tu bërë i dobishëm për komunitetin. Nuk ishte një njeri që interesohej për poste dhe për pushtet por përkundrazi interesohej për përmisimin e shoqërisë.

Ai që zgjidhte të bëhej politikan nuk do të mund të kalonte në fazën e Matematikanit. Matematikan për Pitagorienët ishte ai që mund të jepte mësim, Mësuesi. Ata që ishin në këtë nivel kishin favorin që mund të jetonin afër Pitagorës. Për Pitagorienët rëndësinë më të madhe kishin miqësia dhe ortakëria. Pitagorienët konsideronin se këta elementë pasqyrohej dashuria universale. Ishin të ‘’lidhur’’ nga betimi i mbajtjes së sekretit mbi doktrinën superiore, ceremonitë dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerëzimit një ‘’ eksperiment të suksesshëm’’ për atë që Platoni më vonë do të quajë: edukim me Gjimnastikë dhe Muzikë. Pavarësisht se shkolla e Krotones pushoi së funksionuari me një mënyrë të dhunshme, fama Pitagorienëvë vazhdoi të ekzistonte dhe të ndikonte në botën e atëhershme. Kështu një shekull e gjysëm më vonë, një tjetër njeri i madh do të influencohet nga Pitagorizmi dhe do të kontribuojë dhe ai në zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk është askush tjetër përvec se themeluesi i Akademisë, Platoni.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi