Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjendet i vdekur polici i zhdukur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjendet i vdekur polici i zhdukur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjendet i vdekur polici i zhdukur

Shko poshtë

Gjendet i vdekur polici i zhdukur Empty Gjendet i vdekur polici i zhdukur

Mesazh nga Vizitor Mon 3 May 2010 - 2:48

Gjendet i vdekur polici i zhdukur Policia-i-zhdukuriGjendet pas një viti i vetëvrarë gardiani i paraburgimit të Komisariatit të Beratit.


Trupi i pajetë i Foto Buhalit, i cili rezultonte i zhdukur që prej muajit shkurt të vitit të kaluar, është gjetur gati i dekompozuar nga disa fëmijë në lagjen “Kala” të qytetit të Beratit, në një banesë private të braktisur.

Burime zyrtare të Policisë së Beratit bëjnë me dije se rreth orës 11:00 të paradites së djeshme është marrë informacioni për gjetjen e një kufome në lagjen periferike “Kala”. Informacioni i mbërritur në sallën operative ka bërë me dije se kanë qenë disa fëmijë të lagjes, të cilët ishin futur për të luajtur në banesën që nuk jeton njeri dhe në oborrin e pasmë të saj kanë parë mes shkurreve trupin e pajetë të një njeriu.

Të frikësuar ata kanë lajmëruar banorët e lagjes dhe më pas policinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendin e sinjalizuar. Sipas ekspertëve të policisë, menjëherë pas verifikimit të të dhënave është konstatuar se bëhej fjalë për 53-vjeçarin Foto Buhali, i cili ishte deklaruar i zhdukur prej 14 muajsh.

Identitetin e kufomës e kanë pohuar edhe familjarët e 53-vjeçarit. Trupi i pajetë, pjesërisht i dekompozuar, është dërguar më pas në morgun e spitalit të Beratit, ku i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore për të mësuar shkaqet e vdekjes së Buhalit. Nga ekspertimi mjekoligjor ka rezultuar se 53-vjeçari, ish-gardian i paraburgimit të Komisariatit të Beratit, i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e tij të shërbimit.

Nga ekspertiza është përcaktuar se shkak i vdekjes ka qenë vetëqëllimi në gjoks me një armë, tip pistoletë. Arma me të cilën 53-vjeçari ka kryer aktin e vetëflijimit, ka rezultuar të jetë pistoleta e tij e shërbimit.

Foto Buhali, babai i dy fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej fundshkurtit të vitit të kaluar. Pas shërbimit në punë, ai nuk ishte kthyer në banesë dhe ishte larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që me gjithë kërkimet e vazhdueshme të familjarëve dhe policisë nuk u gjet asnjë gjurmë e tij. Dëshmitarët e fundit patën deklaruar se e kishin parë duke tërhequr rrogën dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas ekspertëve të policisë, 53-vjeçari, baba i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës në një moment depresioni, për shkak të humbjes së lekëve të punës mujore në baste sportive. Por, ndonëse policia dhe familjarët ushtruan kontrolle të shumta në të gjithë lagjen “Kala” dhe gjithë kodrat e saj, trupi i pajetë u gjet rastësisht dje nga disa fëmijë të lagjes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi