Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa mendime dhe përcaktime rreth gjuhës së sotme zyrtare shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa mendime dhe përcaktime rreth gjuhës së sotme zyrtare shqipe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa mendime dhe përcaktime rreth gjuhës së sotme zyrtare shqipe

Shko poshtë

Disa mendime dhe përcaktime rreth gjuhës së sotme zyrtare shqipe Empty Disa mendime dhe përcaktime rreth gjuhës së sotme zyrtare shqipe

Mesazh nga WebMaster Mon 3 May 2010 - 4:30


Përkitazi me rishikimin e çështjes së gjuhës së njësuar kam
shkruar kohë
më parë gegënisht1,
kësaj here e
përdor gjuhën e njësuar për të treguar, nga një anë, se nuk jam –
siç mund
të supozohet – një shovenist i përbetuar dhe i papërmirësueshëm i
gegënishtes, edhe për të treguar, nga ana tjetër, se nuk e
konsideroj se
gjuha e Fishtës është më e mirë se gjuha e, bie fjala, Lasgush
Poradecit (edhepse
duhet theksuar se gjuha e Lasgushit, shyqyr zotit, nuk është gjuha
e
ashtuquajtur e njësuar). Nuk jam gjuhëtar, do të cek disa
pikëpamje nga
pozita e një „common sense"-it (dmth. me mendtë prej njeriu që ka
tru të
shëndoshë) të një vëzhguesi të jashtëm me qëllime prej
dashamirësi.

Gjuha zyrtare shqipe zyrtarisht definohet kështu:

„GJUHA LETRARE SHQIPE

Varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar. Ajo
përfshin gjuhën
zyrtare, atë të letërsisë artistike, të veprave shkencore e
mësimore, të
shtypit e të publicistikës, të ligjëratave botore etj. Dhe është e

normëzuar në të shkruar e në të folur. Formimi i saj është fryti i
një
procesi të gjatë e të ndërlikuar, i cili fillon që me shkrimet e
para
shqipe."2

Se sa të pavërteta, se sa shtrembërime të realitetit historik dhe
linguistik ka në këtë definicion, mund të verifikohet kollaj me
punimet e
ekspertëve të gjuhësisë dhe historisë së gjuhës. Sa i përket
pretendimit
se gjuha zyrtare qenka gjuha „më e përpunuar" – merre në dorë
gramatikën (gege)
të Martin Camajt3. Sa
për „proces të
gjatë" – krahaso ligjëratat e Simpoziumit shkodran për Martin
Camajn,
sidomos shkrimet e David Lukës dhe Artan Haxhit4.
Tash ta lëmë anash punën e shkencës dhe të hedhim një sy mbi
nocionin e
kësaj gjuhe zyrtare resp. mbi elementet e termeve zyrtare të kësaj
gjuhe
zyrtare.

Gjuha e njësuar: Si mund t’i shkojë mendja njeriut
me mend
se qenka gjuhë „e njësuar" një gjuhë tek e cila 80% elementesh të
një
idiome u shtohen 20% elementesh të idiomës tjetër? Termi i drejtë
për këtë
dukuri nuk është „njësim" por thjesht: pushtim ose nënshtrim.

Gjuha kombëtare letrare: Si mund të quhet gjuhë
„kombëtare"
idioma e një së tretës së kombit, ndërkaq dy të treta të tjera të
territorit shqipfolës flasin atë idiomë, e cila në këtë „gjuhë
kombëtare"
përfshihet me një përqindje prej 20%?
A mund të pranohet si gjuhë kombëtare një idiomë, e cila i është
imponuar
dhe urdhëruar me dekret popullit nga klika udhëheqëse dhe
ideologët e saj
vetëm e vetëm për shkak se ato 80% në fjalë ishin idioma e skutës

vendit, nga vinte diktatori? Gjë aq e paparë sa edhe e
pabesueshme!

Gjuha kombëtare letrare: Si mund të jetë gjuhë
„letrare" një
idiomë, me të cilën gjatë ekzistimit të saj nën sistemin totalitar
nuk
është shkruar letërsi, por ajo që toskëfolësi i nderuar Kasëm
Trebeshina
me plotë të drejtë e quajti «shkollën e turpit» për letrat shqipe5?
Nëse Ëndërrat industriale, Shqiponjat lartfluturuese, Motivet për
eliktrifikimin e përgjithshëm të Shqipërisë, Nënat Shqipëri,
Nëntoriadat,
Komunistët, Çlirimtarët, Kënetat etj. etj. patën ndonjë funksion
në kohën
e vet – kënd e interesojnë sot, kënd do ta interesojnë nesër a
pasnesër?
Si do t’i quajmë veprat me vlera vërtet letrare që nuk janë
shkruar në
këtë gjuhë „letrare", psh. veprat e Fishtës, Prendushit, Camajt
ose të
Luka Peronës, Piero Napoletanos, Kate Xukaros etj.? Folmësi? Proza
e
shkëlqyeshme (gege) e Anton Pashkut „Oh" – a është joletrare?

Gjuha kombëtare letrare: A është gjuhë apo krijesë
artificiale një idiomë, e cila është futur me dhunë pa pasur
gjurmë gjurme
të një zhvillimi organik dhe pa pasur parasysh asnjë prej
kritereve më
elementare për vendosjen e një norme gjuhësore resp. të një gjuhe
standarde? Dihet se për gjuhë standarde zakonisht merret ndonjë
element
qendror: mesi gjeografik, pikëprerja gjeografike, qendra
administrative (qeveritare)
ose kulturore etj. Mirëpo, dihet edhe se as gjuha e një kombi dhe
as norma
e standardizuar gjuhësore nuk farkëtohet nëpër zyrat e gjuhëtarëve
zyrtarë,
të cilët „vendosin" se si të flasë ose të shkruajë kombi, por
merret
parasysh (dhe jo nëpër këmbë) shumështresshmëria e gjuhës: Gjuha
mbidialektore italiane, psh. rrënjët i ka te gjuha e avokatëve të
Bolonjës,
te gjuha e Dantes dhe poetëve të tjerë fiorentinë të mbështetur në

folurit „volgare". Toskanishtja paraqiste mesin gjuhësor në mes të

folmeve veriore dhe atyre jugore.
Letrarishtja gjermane formohej mbi bazën e gjuhës së administratës
nëpër
zyrat e perandorisë në Pragë dhe qytete të tjera dhe pasurohej jo
vetëm me
gjuhën e „kolosëve" letrarë gjermanë, J.W. von Goethe dhe F. von
Schiller,
por kohë më parë edhe me një shtyllë tjetër kryesore zhvillimi –
me gjuhën
e Martin Luther-it, teologut të dobët dhe përkthyesit të pashoq, i
cili
për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë e formuloi kriterin tepër të
rëndësishëm: „dem Volke aufs Maul schauen" – të shikosh se si flet
goja e
popullit. Kjo na lë të kuptojmë tri pikëpamje të rëndësishme:

a) procesi i formimit të gjuhës letrare gjermane filloi në
shekullin e 14
me gjuhën e nëpunësve të kulturuar të kancelarive dhe përfundoi në

shekullin e 19 me gjuhën dhe stilin e përsosur të klasikëve të
letrave
gjermane, proces ky i cili është zhvilluar pesë shekuj dhe jo pesë
dekada!
Edhe gjuha e përbashkët italiane zhvillohej gjatë.

b) Në këtë proces zhvillimi përfshihej edhe gjuha e folur e
popullit!
Gjuha kombëtare letrare [tekëndej: KL] me të gjithë të-të-të-izmat
e saj –
ku e merr parasysh edhe fjalën e gjallë të popullit?

c) Përfshihet edhe gjuha e letrarëve të mëdhenj, gjuha e kolosëve
letrarë
dhe jo ajo e letrarëve kolosalë. Po të shikohej çështja e formimit

gjuhës standarde edhe tek popujt e tjerë, rezultatet do të ishin

ngjashme: kudo merreshin në konsideratë pikëpamje dhe kritere të
arsyeshme
dhe të kuptueshme.

Partizanët e skalitur të gjuhës KL ndoshta do të nervozohen për
konstatimet e mia naive („indinjatë e thellë dhe e hidhur…",
„denigrim i
arritjeve të larta…", „vlera të çmuara kombëtare…", „çaste
historike…", „…triumfante"
etj. etj. etj.) duke më vënë në barrë se në shkrimin tim të
mësipërm nuk
ka as fije shkence. Mirë e kanë: nuk kam argumentuar shkencërisht –
dhe,
njëkohësisht, kot e kanë: ceka vetëm fakte, faktet janë të qarta.
Fakte të
thjeshta paraqiten thjesht dhe nuk duhen prezantuar të shifruara
me
terminologji shkencore ose me mjegullim pseudoshkencor.

Gjuhën KL nuk e mbrojnë veçse shkrimtarët, hylli i të cilëve është
duke
perënduar dhe fosile të tjera të periudhës ML brenda dhe jashtë
Shqipërisë.
Dhe tash – si të procedohet me GjKL, a duhet të ruhet patjetër ky
relikt i
një periudhe prej Neroni? A të konservohet e keqja vetëm për shkak
se disa
dekada jemi mësuar me të? Njëzet vjet janë shumë për çdokënd që i
ka ndier
këto vite në kurrizin e vet duke hequr keq e tukeq – por ç’janë
njëzet-dyzet vjet në histori? S’ka njeri që mund të na mbushë
mendjen se
brenda dy-katër dekadave mund të kryhet një „akt i kryer" (fait
accompli)
në lëmin e gjuhës, i cili pastaj nuk mund të hiqet.

Ç’na mbetet për të bërë? Më duket se për çështjen e gjuhës së
përbashkët
do të mund të flitet shkencërisht po të vihet mbi baza shkencore
shqyrtimi
i kësaj çështjeje dhe kur do të përfillen kërkesat dhe nevojat më
themelore të zbatimit kriteresh serioze për trajtimin e një gjuhe

përbashkët. Le t’i cekim vetëm disa asosh:

1) T’i jepet Qezarit se ç’i takon Qezarit – dmth. t’i kthehet
gjuhësisë se
ç’i përket gjuhësisë ose: gjuha të trajtohet si gjuhë dhe jo si
objekt i
politikës. Paskajorja s’ka të bëjë me aspiratat e popullit
shqiptar,
prandaj shqyrtimi i çështjes së gjuhës shqipe t’i kthehet
kategorisë së
gjuhës dhe të shpëtohet nga frazat politike.

2) Mos të vazhdohet trilli diskriminues i filologjisë zyrtare të
periudhës
së diktaturës dmth. duhet të ndërpritet degradimi i gegënishtes si
„dialekt"
dhe të pranohet se gegënishtja ka pasur normën e vet letrare,
zhvillimi i
së cilës u ndërpre brutalisht gjatë diktaturës.

3) Të konstatohet përbërja e gegënishtes dhe për këtë qëllim të
ndërmerren,
mes tjerash, këta hapa:

– botimi i plotë dhe studimi i veprave të shkrimtarëve gegëshkrues
(Fishta,
Prendushi, Shantoja, Nikaj, Palaj, Koliqi, Pipa, Camaj)

– studimi i thesarit gojor i traditës së Veriut („Visaret e
Kombit" etj.)

– grumbullimi i materialit të sotëm të folklorit gojor në viset
veriore të
Shqipërisë

– studimi i gramatikave dhe drejtshkrimeve ekzistuese të
gegënishtes (Martin
Camaj, Idriz Ajeti etj.)

– përpilimi dhe botimi i një fjalori geg.

4) Pastaj mund të fillohet formimi i normës letrare të
gegënishtes.

5) Të gjitha këto masa të bëhen, përkatësisht, edhe për
toskërishten (studimi
i pasurisë së traditës popullore dhe letrare; botimi kritik i
veprave të
mjeshtërve të letrave toske pa „përshtatje" ose „ndërhyrje" në
gjuhën e
Naimit, Kutelit, Lasgushit, Trebeshinës; regjistrimi i gjendjes së
sotme
të të folurit toskë) për të shikuar për toskërishten a është
vërtet aq
rigide dhe skematike dhe a mund të qëndrojë standardi i saj ashtu
siç na
sugjeron gjuha KL?

6) Po të jenë ndërmarrë këta hapa, toskërishtja dhe gegënishtja do
të jenë
në pozita të barabarta dhe atëherë mund të fillojë procesi i
shkrirjes së
një gjuhe të përbashkët, me shkrirjen e dy normave letrare të
shqipes në
një gjuhë, e cila nuk do të ketë nevojë më për epitete të
çuditshme si e „njësuar",
„e sotme", „kombëtare letrare", për shqipen do të mjaftojë një
emër i
vetëm – thjesht, shqip e troç: gjuha shqipe.
Dhe do të jetë një shqipe shumëfish e pasuruar!

7) Pas shkrirjes së vërtetë e të natyrshme të të dyja normave,
duhet
patjetër që në suazë të standardit të shqipes (së shkrirë nga
normat
letrare toske e gege) të lejohet dhe mundësohet shfrytëzimi sa më i
gjerë
i gjithë pasurisë leksikale, idiomatike, frazeologjike të jugut e

veriut. Atherë do të dalë në shesh se, bie fjala, gegënishtja nuk
mund të
konceptohet si gjuha KL plus ca modifikime a ndryshime të vogla
fonologjike (varr_vorr, grua_grue, zë_zâ,
vështirësira_fshtirësina) a
morfologjike (të jetoj_me jetue, po të kishte vënë_me vû etj.),
gjithashtu
idioma e jugut nuk mund të jetë toskërishtja e plotësuar me
paskajoren tek
ka vend edhe „vêni" në vend të „vëndi".

Në këtë mes është me vend një vërejtje përkitazi me qëndrimin e
kosovarëve
ndaj çështjes së gjuhës që e përziejnë me çështjen kombëtare. Për
t’i
shpëtuar trysnisë së padurueshme të regjimit të serbëve çetnikë,
ata e
pranonin dhe pranojnë – pa ndonjë kriter serioz, përpos atij
politik nga
pikëpamja e kombëtarizmit – çdo gjë që u vinte dhe u vjen nga
mëmëdheu,
qoftë kjo letërsia e cekët dhe puthadore e Realizmit Socialist,
qoftë edhe
gjuha e farkëtuar artificialisht dhe e imponuar përdhunësisht KL.
Njeriu i
rëndomtë në Kosovë arrin te një gjuhë fare hibride, dmth. te një
idiomi „kosovarishtja
plus -uar": „ka shkuar me kerr", shpeshherë mund të hasësh në
raste
ekstreme si: „kshtuar asht ba". Shkrimtarët e Kosovës krijimet e
veta të
shkruara para importimit të gjuhës së njësuar KL, vullnetarisht ia
kanë „përshtatur"
asaj të fundit; përshtatje kjo e cila ishte diç artificiale dhe e
përciptë,
sepse jo vetëm na paraqet rimë të tipit „la"/„më", por na qet edhe
një
njësuarishte KL, së cilës i vjen era e gegënishtes.

E di çdokush që flet ose shkruan në dy ose më shumë gjuhë a
ligjërime:
nëse është i zoti të mendojë në idiomën tjetër, atëherë do

arrijë edhe te rezultate e formulime të tjera, te tjetër tekst,
sepse
idiomet e ndryshme me tiparet e tyre specifike na ofrojnë mundësi

ndryshme specifike dhe po të shfrytëzohen këto mundësi si dhe sa
duhet,
vetë materiali gjuhësor na e çon mendimin në rrugën më vete,
folësit a
shkruesit i shkojnë ndër mend asociacione, nënkuptime, nënshtresa,

stërhollime etj. që nuk gjenden ne rezervuarin e tipareve
shprehëse a
strukturore të idiomës së tij të parë. Nëse nuk mendon në binarët e

veçorive të idiomës përkatëse, atëherë mund lirisht ta përkthejë
psh.
toskërishten gegënisht sipas kallëpit „toskërishte në petkun
fonologjik
dhe morfologjik gegë" (dhe anasjelltas), pa marrë parasysh
specifikën e
begatë të sintaksës, idiomatikës, frazeologjisë dhe prozodisë gege
si dhe
asaj toske!

Në fund të mbetemi me një shpresë: të mos përsëritet te shqiptarët
fati
tejet i trishtueshëm i serbëve dhe kroatëve, të cilët shekullin e
kaluar,
në një fazë entuziazmimi të përbashkët për idetë e „ilirizmit"
ishin marrë
vesh për një gjuhë të unifikuar „Serbokroatishte" me nga një
varietet (serb
dhe kroat). Në vitet ’70 të këtij shekulli u ngjall, më në fund,
nacionalizmi kroat aq sa iu kundërvu hegjemonisë politike dhe
gjuhësore
serbe („Serbokroatishte") me KROATOserbishten. Njëzet vjet më
vonë, serbët
flasin serbishten e tyre siç e flisnin qe një shekull e gjysmë,
ndërsa
kroatët bëjnë çmos dhe orvatën ta „horvatizojnë" sa më shumë
kroatoserbishten e deridjeshme me çdo lloj neologjizmash,
paleologjizmash,
kroatizmash etj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi