Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

NaCl (Kripa)

Shko poshtë

NaCl (Kripa)

Mesazh nga Era prej Sat 8 May 2010 - 7:15

Kripa është lëndë e bardhë dhe e fortë në trajtë kokrrizash të vogla të kristalta, e tretshme në ujë, me shije të njelmët, që nxirret nga uji i detit (nëpër kripore) a nga toka (në miniera) dhe që përdoret në gjelle ose u hidhet ushqimeve për t'i ruajtur për një kohë të gjatë. Në kimi kripa njihet si përbërje kimike e formuar nga zëvendësimi i plotë a i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e me njëvlerës të tij. Në mjekësi kripa njihet si lëndë e bardhë dhe e kristaltë që pihet për të dalë jashtë kur jemi kaps, sulfati i magnezit.

Efektet e kripës në kuzhin
-Nuk shërben vetëm për gatim.
-Shishet e qelqurina lahen mirë me ujë me kripë.
-Një sasi kripe e lënë pa mbuluar në një tepsi thith lagështinë e dhomës, pasi kemi lyer.
-Uji i nxehtë ftohet me ngadalë po ti hedhim kripë.
-Peshku në akuarium qëndron më mirë po ti hedhësh 2-3 kokra kripë. Kjo i heq dhe aromën e keqe ujit.
-Mizat e dheut largohen po të hedhim kripë në vendet e grumbullimit ose në rrugët e kalimit.
-Njollat e kafes, kakaos, çokollatës, verës pastrohen më kollaj po i lage menjëherë me ujë të kripur.
-Sendet prej mermeri, prej bakri e prej argjendi pastrohen mirë po të fërkohen me kripë.
-Tigani ose tenxherja që është nxirë nga të fërguarat, pastrohet shpejt po të fërkohet me kripë të nxehtë.
-Njollat e shndritshme, që mbeten mbi mobiljet nga sendet e nxehta, mbulohen me kripë e pak vaj, pastaj pastrohan.
-Gjalpi nuk prishet po ta mbulojmë me kripë.
-Vezët ruhen të freskëta po të mbulohen me kripë.
-Era e qepës largohet nga duart po ti fërkojmë me kripë.
**Formula kimike: NaCl.
-Djegjet e lehta të lëkures, në kuzhin, shërohen më leht po të laget pjesa e djegur dhe të mbulohet me kripë.

Kloruli i natriumit pra eshte perberes i lengjeve te organizmave te gjalle. Tretet relativisht mire ne uje. Tretesira 0.9% e NaCl eshte izotonike pra me presion osmotik te njejt me plazmen e gjakut dhe sherben si tretesire fiziologjike.
avatar
Era
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 64
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi