Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Hidrogjeni (H)

Shko poshtë

Hidrogjeni (H)

Mesazh nga Era prej Sat 8 May 2010 - 7:18

Hidrogjeni është njö gas, ky eshte elementi i pare i tabeles periodike te elementave. Hidrogjeni ka vetem nje elektron ne shtresen e pare elekronike, kjo shtrese per te qene e plote duhet te kete dy elektone. Masa atomike e hidrogjenit eshte 1.008g/mol. Ne berthamen e tij ky element permban nje proton qe ka ngarkese positive dhe ne shtresen e jashtme nje elektron me ngarkese negative.



Zbulimi
Në 1671 në një publikim kimisti Britanik Robert Boyle e pershkruan një gaz djegëz që u lirua nga një reaksion në mes të hekurit dhe acidit të tëholluar. Shumë më vonë, me 1766 shkencëtari Britanik Henry Cavendish zbuloi se u bëhej fjalë për një element kimik kur ai bënte eksperimente me kvik. Edhepse ai arriti ti shpjegoj saktësisht shumë tipare, ai paramendonte se jo acidi por metali ishte liruesi i këtij gazi. Për ketë arsyje ai e quajti elementin e zbuluar gas djegës i metalëve. Disa vjetë më vonë Antoine Lavoisier e emëroj atë me emër qe edhe sot e mban, Hidrogjen. Emri Hidrogjen vjen nga termet Greke hydrogenium e genes mund të përkthehët në krijues i ujit.




Përbërja
Hidrogjeni paraqet tri isotope Protiumi, Deuterimi, Triciumi (iso=do te thote i njejt, topos=do te thote vend),pra jane atome qe kane te njejtin vend ne tabelen periodike por paraqesin nje mase atomike te ndryshme sepse permbajne ne berthame nje numer te ndryshen neutronesh.

Hidrogjeni kur lidhet me elemente te tjere formon tre tipe produktesh: hidrure kriprash kur lidhet me metale, hidrure molekolare ose kovalente kur lidhet me jometale dhe e fundit hidroacide qe jane acide qe permbajne hidrogjen plus jometal. Shembujt e disa hidroacideve mund te jen: acid clorhidrik HCl, acid fluorhidrik HF, acid sulfhidrik H2S, acid bromhidrik HBr, acid jod'hidrik HJ.


Komponimet me te rendesishme te Hidrogjenit jane: Uji H20 dhe Peroksidi i HIdrogjenit H202.

Peroksidi i Hidrogjenit H202
BaO2 + H2SO4 = BaSO4 +H202

Uji perfitohet me Eloktrolizen e Peroksidit te Hidrogjenit Pra ne Anode Shkon Oksigjeni dhe ne Katode shkon Hidrogjeni


Zberthimi i ujit ne elementet perberes,Hidrogjen dhe Oksigjen,nepermes rrymes elektrike (elektrolizes) gjithmone rrjedhe ashtu qe ne Anode(elektrode positive)lirohet Oksigjeni e ne Katode (elektrode negative) lirohet Hidrogjeni.

Zberthimi i ujit ne elementet e tij perberes mund te behet edhe termikisht,por per kete nevojitet temperature shume e larte dhe procesi rrjedhe shume ngadale dhe si i tille nuk eshte aspak praktik.

Nga reaksioni ,

H2O >> H2 + ½ O2

p.sh. ne temp. rreth 2200°C ,vetem 4 % te avullit te ujit zberthehet ne Hidrogjen dhe Oksigjen.




Ndersa elektroliza e ujit ne praktike behet ne menyra te ndryshme,duke perdore elektrolite te ndryshem.
Nje metode mjaft e perdorur behet duke perdore numer te madh qelulash elektrike, p.sh. 100 sish.
Pasi qe uji e percjelle dobet rrymen elektrike,para fillimit te procesit te elektrolizes se tij i vehet tretesire e KOH-se ose e NaOH-se dhe keshtu percjellshmeria elektrike e ujit ( e me te edhe zhvillimi optimal i procesit te elektrolizes se tij) rritet dukshem.

Qelulat elektrike jane te radhitura njera pas tjetres.Cdo qelule perbehet nga anoda dhe katoda.
Le ta marrim qe qelula e pare eshte krejt ne te majte e ajo e fundit krejt ne te djathte.
Anoda e qelules se pare eshte e ndare si edhe katoda e qelules se fundit.

Elektrodat tjera ne bashkesine e qelulave jane te dyfishta(bi polare).Keshtu elektroda pare e dyfishte ne te njejten kohe eshte katode e qelules se pare(pjesa e majte e elektrodes se dyfisht) dhe anode e qelules se dyte(pjesa e djathte e elektrodes se dyfishte).Dhe keshtu me radhe deri te
qelula e fundit.

Cdo qelule eshte e ndare me nje diafragme gjysem poroze.Ana e majte e qelules eshte anode(ku lirohet oksigjeni ),ndersa ana e djathte eshte katode (lirohet hidrogjeni).
Diafragma sherben per te bere te pamundur perzierjen e Hidrogjenit dhe Oksigjenit te liruar nga elektroliza dhe ne kete menyre per te pengue perftimin e gasit pelcites(avullit te ujit-perfitimi i serishem i ujit,reaksionit te kundert me elektrolizen).

Nga procesi i pershkruar me lart do te kemi si vijon.


Ne katode : 4H2O + 4 e- >> 2H2 + 4OH-

Ne anode : 4 OH- >> O2 + 2H2O + 4 e-



Ose reaksioni i pergjithshem :

4 H3O+ + 4OH- >> 2 H2 + O2 + 6H2O

Ose i thjeshtezuar :

2H2O >> 2H2 + O2
Era
Era
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 64
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/05/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi