Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Microsoft rrugës për cloud me Office 2010 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Microsoft rrugës për cloud me Office 2010 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Microsoft rrugës për cloud me Office 2010

Shko poshtë

Microsoft rrugës për cloud me Office 2010 Empty Microsoft rrugës për cloud me Office 2010

Mesazh nga L!nndy' Wed 12 May 2010 - 23:09

Microsoft rrugës për cloud me Office 2010 Office2010_1_214964095
Microsoft ka paraqitur zyrtarisht versionin më të ri të softuerit të saj të popullarizuar për shkrime, prezantime e gjëra të tjera, Office. Për fat të keq, sot ishin vetëm përdoruesit e bizneseve ata që fituan nga lansimi, ndërsa të tjerët duhet të presin deri në qershor.
Një version online i suitës së popullarizuar gjithashtu ofrohet për Cloud, duke i lejuar përdoruesit të kenë qasje dhe mundësi për të shkëmbyer të dhëna në Word, Excel dhe PowerPoint, përgjatë platformave të ndryshme dhe pajisjeve mobile.

Versioni i ri Office 2010 nuk ka ndryshime të theksuara nga versioni paraprak, por në vete ka shtuar disa mundësi për përpunim të imazheve dhe video materialeve, në kuadër të PowerPoint, gjithashtu mundësi për bashkëpunim me përdorues gjatë përpunimit të dokumenteve, si dhe mundësi tjera për punë me e-mail.

Jerry Dicolo, nga Wall Street Journal, tentimin e Microsoft për të lansuar një Office pa pagesë me bazë në ueb, e ka quajtur një lëvizje relativisht të “rrezikshme”.

“Softueri i ri arrin sikurse aplikacionet online të Google, që përforcojnë funksione të ngjashme të ndërlidhura me biznese, të cilat kanë marrë një pozicion mjaft të mirë në treg. Disa biznese veçse kanë ndërruar softuerin dhe kanë kaluar tek gjiganti i internetit, për shkak të kostove më të ulëta dhe problemeve më të pakta administrative” shpjegoi Dicolo.

“Si një prej produkteve më profitabile të Microsoft, gjiganti softuerik nuk mund të përballojë që të lejojë rënien e shitjeve. Vitin e kaluar, 90% e të hyrave biznesore të shitjeve buruan nga Office. Divizioni i biznesit përbën 60% të të hyrave operative të kompanisë”.

Pavarësisht kësaj, Chris Capossela, një zëvendës president i lartë i Microsoft, shprehu optimizëm rreth shkallës së adoptimit të softuerit, që veçse është testuar nga 8.6 milion përdorues.

“Ky version do të jetë më i miri në terme të shpejtësisë së adoptimit, për shkak se po shohim edhe një ndërlidhje të shkëlqyer me kurbën e adoptimit të Windows 7” tha Capossela për Bloomberg.
L!nndy'
L!nndy'
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : n'Matiqan
Postime Postime : 160
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 06/05/2010
Hobi Hobi : Design

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi