Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
" Ushtrimet Që Mund Të Bëni Në Shtëpi Për T’u Dobësuar! " People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
" Ushtrimet Që Mund Të Bëni Në Shtëpi Për T’u Dobësuar! " People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

" Ushtrimet Që Mund Të Bëni Në Shtëpi Për T’u Dobësuar! "

2 posters

Shko poshtë

" Ushtrimet Që Mund Të Bëni Në Shtëpi Për T’u Dobësuar! " Empty " Ushtrimet Që Mund Të Bëni Në Shtëpi Për T’u Dobësuar! "

Mesazh nga Bleta Fri 21 May 2010 - 8:29

Mos u mërzisni nëse nuk mund të paguani palestrën. Me ndihmën e disa ushtrimeve që do të bëni në shtëpi do të mund t’u thoni lamtumirë kileve të tepërta.

Ushtrimet e shoqëruara nga një dietë e përshtatshme do t’ju ndihmojnë të dobësoheni. Sipas lajmit të publikuar në adresën ehow.com paraqiten ushtrimet më popullore dhe më të njohura të cilat mund të realizohen në shtëpi:

Gjimnastika periodike: në këtë lloj ushtrimi pjesën e pare bëni një nxehje të mirë ndërsa në pjesën tjetër vazhdoni të ushtroheni në një temp më të ngadaltë. P.sh në fillim ngjisni shkallët fluturimthi (pjesa e shpejtë) pastaj zbrisni poshtë (pjesa e ngadaltë). Ndërsa një shembull tjetër është të vraponi për një minute mbi shiritin vrapues ose të ecni në një temp të caktuar pastaj një minute më vonë të ecni në një temp më të ngadaltë. Gjatë 20 minutave realizoni një ndërthurje mes tempit së shpejtë dhe të ngadaltë. Ky lloj ushtrimi do të jetë më efektiv se vrapimi i shpejtë për 30 minuta.

Stërvitja e rezistencës: duke përdorur pajisje si shiritat e qëndresës apo pesha të ndryshme mund të përforconi muskujt dhe t’i bëni më elastikë. P.sh përkulja muskulore realizohet në këmbë apo ulur, pa lëvizur shpatullat , duke sjellë krahët e përkulur në bërryla në nivelin e fytyrës. Mund të uleni dhe ngriheni duke përdorur shiritat e rezistencës.

Ecja: ecja është një nga ushtrimet më të thjeshta. Nuk kërkon ndonjë lloj pajisjeje dhe është një ushtrim që mund ta praktikoni kur dhe ku të doni. Përveç dobisë që sjell për zemrën tuaj ecja ndihmon edhe në përforcimin e këmbëve. Rëndesa e kyçit të këmbës apo të dorës e vështirëson atë. Duke ecur mund të dëgjoni diçka me MP3. Për të përshpejtuar hapat duhet të ecni më shpejt.

Përforcimi i muskujve të barkut: të gjithë e dine sesi bëhet ky ushtrim. Ushtrimi shërben për të zhvilluar dhe forcuar muskujt në zonën e barkut. Përveç kësaj është një ushtrim që mund të bëhet pa ndihmën e ndonjë mjeti. Shtrihuni në shpinë dhe këmbët mbajini drejt. Vendosini duart pas koke dhe përpiquni të ngriheni aq sa të largoni shpatullat nga toka. Qëndroni dy tre sekonda në këtë pozicion dhe pastaj kthehuni përsëri në fillim. Asnjëherë mos i hiqni duart nga koka sepse mund të keni probleme me qafën.
Bleta
Bleta
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Në Oqeanin e Pafund!
Postime Postime : 839
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/05/2010
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

" Ushtrimet Që Mund Të Bëni Në Shtëpi Për T’u Dobësuar! " Empty Re: " Ushtrimet Që Mund Të Bëni Në Shtëpi Për T’u Dobësuar! "

Mesazh nga Anakonda Mon 9 Apr 2012 - 3:32

Keto per mua jan ushtrime shum te thjeshta;sa per mbajtjen e trupit ne form perpiqem qe te bej sa me shum vrap ne ajer te paster
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi