Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prindi e braktis, ndersa shoqeria e vret People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prindi e braktis, ndersa shoqeria e vret People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prindi e braktis, ndersa shoqeria e vret

Shko poshtë

Prindi e braktis, ndersa shoqeria e vret Empty Prindi e braktis, ndersa shoqeria e vret

Mesazh nga WebMaster Fri 22 May 2009 - 7:40

Prindi e braktis, ndersa shoqeria e vret

Femijet shpesh here jane viktima te marredhenieve seksuale legale dhe
jo legale, te marredhenieve jo te shendosha ne familje. Ai braktiset
nga prindi, duke mos llogaritur se çdo te behet me fatin e tij-saj.
Shoqeria me mos angazhimin e tij per ta zgjidhur kete dukuri, po behet
bashkepjesemarres ne shkaterrimin e ati femiu.


Ne te shumten e rasteve jeta din te jete mizore, ajo padyshim din te
jete edhe vrastare, madje ne raste dhe menyra te lloj-llojshme. Kur
eshte fjala per drejtat e femiut dhe mbrojtja e drejtave te tyre si
shoqeri jemi duke bere fare pak. Prindi e as shoqeria nuk jane duke
bere sa duhet per jeten e femiut per ritjen e tij te pa brenga.
Katrahurat qe i perjeton femiu ne familje dhe ne shoqeri si dhe pa
kenaqesite tjera qe i sjelle vet jeta, respektivisht fati tragjik,
eshte nje sinjal i qarte se shoqeria duhet te intervenoje sa me pare qe
eshte e mundur.

Per mbrojtjen e te drejtave te njeriut posaçerisht te drejtave te
femijeve jane disa asociacione e disa shoqata mirepo pa perkrahjen e
institucioneve shteterore, cenimi i te drejtave te tyre behet sot e
gjithe diten.

Ne familjet ku marredheniet jane jo te shendosha femijet jeten e kane
te zymte, shpeshhere edhe te vrazhdet, te mundimshme, personaliteti i
ketyre femijeve vihet ne pikepyetje, perspektiva e tyre gjithashtu
vihet ne pikepyetje te madhe. Shpeshhere nga prinderit por edhe nga
kujdestaret e tyre ata jane te perbuzur, te çnjerezuar, u abuzohet e
drejta elementare, shfrytezohen per pune te ndryshme, ka grupe
kriminale qe bejne trafikimin e tyre per perfitime personale etj,
organet perkatese kur lajmerohen per raste te tilla ata intervenojne,
mirepo problemi nuk perfundon me kaq, problemi vetem shnderrohet ne
forme tjeter, prandaj shteti duhet te krijoj mekanizma per t'i zgjidhur
keto probleme sepse megjithate femijet pesojne.

I kujt eshte faji per kete, i prinderit, i shoqerise apo ..., ne kete
mes te vetmit qe mund te perjashtohen nga pesha e fajit jane vet
femijet e braktisur, te tjeret direkt apo ne menyre indirekte - te
terthorte bartin peshen e pergjegjesise, prandaj shoqeria duhet te
mendoje seriozisht ne kete drejtim.

Ne qofte se do te emerohej fajtori per kete gjendje ne te cilen jane
femijet, me siguri se emeruesi i perbashket eshte shoqeria per mos
kujdes te mjaftueshem ndaj tyre. Dihet se ata femijet jane pa deshiren
e tyre te perbuzur, te çnjerezuar, me te drejta te perdhosura, jane te
rrahur, ketyre femijeve duhet t'u ndihmohet ne menyre institucionale,
femijet qe jetojne ne keso mjedise eshte mire qe shoqeria te nxjerre
ligje per t'ua marre femijet atyre familjeve, sepse ato familje nuk
jane te denja per te pasur femije.


Nderkaq nje nene qe e ka lindur nje femije apo.., pa deshiren e saj,
respektivisht ka lindur femije jashtemartesor (lexo e ka lindur femijen
ne marredhenie jashte martesore me te dashurin e saj) dhe eshte e
detyruar ta braktise ate sepse i dashuri saj nuk e pranon ose nuk eshte
i gatshem per martese ose edhe çka eshte edhe me keq ik nga jeta e saj
pa asnje gjurme.
Ku eshte faji i asaj nene te re ne situata te tilla? Kjo nene ne keto
situata ne pamundesi qe ta marre femijen e te shkoje ne shtepi te saj
(pra te babai) sepse jane shume shkaqe qe nuk guxon te shkoje ne shtepi
me femi te lindur ne rruge .., eshte e shtrenguar ta braktise femijen e
porsa lindur. Kjo nene fizikisht u 'lirua' nga femiu i saj, mirepo nga
shpirti i saj ajo ate femije nuk mund ta largoje, shpirti i saj e di se
çfare mendimesh i sillen neper koke, ate e mundon edhe fakti qe per ate
femije asgje nuk do te mesoje, nuk do te mesoje madje as ate se çfare
mund t'i ndodhe atij femiu, a do te mbijetoje, a do ta gjeje dikush a
do t'i sigurohet ndonje perkujdesje etj etj. Per hir te vertetes kjo
nene e re ka nje pergjegjesi madje te madhe sepse iu nenshtrua epsheve
te pakontrolluara , ndonese si pasoj e atyre epsheve ajo u denua dy
here: nje here qe mbeti pa frytin e saj pjelle e se ciles ishte fryti i
dashurise, dhe se dyti shoqeria do ta denoje per shkak se u be
kriminale, natyrisht me kusht se do te zbulohet per krimin qe e ka bere.

E pra faji eshte i asaj qe diti ti shkonte kuriozitetit seksual deri ne
fund dhe t'i nenshtrohej asaj- falej epsheve te ndezura-te
pakontrolluara, duke mos i menduar pasojat qe i permendem. Pak me lehte
eshte per ate nene qe ka qen viktime e ndonje perdhunimi ne saje te pa
mundesise per t'u mbrojtur nga perdhunuesi.

Faji mund te jete edhe babait, pra i ketij djaloshi qe sapo u be babe,
(lexo nese do ta meritonte epitetin per te qene babe) i cili
fatkeqesisht zgjodhi rrugen e braktisjes se te dashures bashke me
femiun e porsa te lindur.
Po keshtu faji eshte i shoqerise-institucioneve edukativo arsimore, pra
i shkollave, i institucioneve edukativo-arsimore per shkakun se fare
pak flitet neper shkolla dhe jo vetem ne shkolla per dukurit te tilla,
pra kemi bindjen se sikur femijet tane-adoleshentet neper shkolla do te
mesonin çdo gje rreth marteses legale dhe asaj ilegale, rreth
kontakteve seksuale te parakohshme, rreth semundjeve seksuale
ngjitese-infektuese etj..., me siguri se gjendja emocionale dhe ndezur
seksualisht do te ishte nen kontroll tek i riu i sotem.

Faji eshte gjithsesi edhe i familjes, ngase familja konsiderohet si
berthama e shoqerise, vendi ku femiu duhet ti merre mesimet e para,
vendi ku prindi me pergjegjesi te madhe duhet te angazhohet per
edukimin e femiut te vet, etj., mirepo mjerisht neper familjet tona
ende ekziston bindja se per gjera te tilla nuk mund te bisedohet dhe e
anashkalon faktin se femiu i tij-saj eshte i "pjekur" per martese, pra
rralle apo gati asnjehere nuk ndodh te bisedohet dhe te jepen keshilla
rreth marredhenieve seksuale pa dhe me pasoja.

Pra mungon edukata seksuale neper familjet tona ashtu edhe neper
shkolla te gjitha niveleve siç thame me siper. Eshte me rendesi te
thuhet se nen moton ''prishja e nderit familjar" shume herq fqmijqt
tanq edhe nq raste kur spontanisht dhe pa dashje behen prinder nqn
presionin e prinderve dhe te rrethit ku jetojne, pra ne saje te mos
perkrahjes per punen qe kane bere atyre u shuhen ndjenjat prinderore, u
shuhen endrrat, u humb besimi ne dashuri etj.

E pra faji eshte i shoqerise ne pergjithesi sepse kush me pak e kush me
shume nuk e kryen detyren e vete, prindi edukaten fillestare, shkollat
pse nuk e trajtojne kete problem me me seriozitet, nderkaq
institucionet shteterore pse nuk sjellin infrastrukture ligjore lidhur
me keto probleme.


Nese e drejta e nje njeriu per te lindur e rritur cenohet po pa te drejte ateher shoqeria ka rene nga provimi I saj ..

Nje dimension i ri problemesh per te cilat jemi jo shume te interesuar
apo me mire te thuhet se aspak sjemi te dhene pas atyre problemeve te
tilla sikur ne nje heshtje e cila flet me shume se asgje tjeter ngadale
po i qet ne harrese shtresen me te vogel apo me tete ulteve te cilet i
shikojme me perbuzje dhe nenqmim te cuditshem, sjellje kjo e jona qe
zor se e kuptojme ne vete!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi