Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Puthja e munguar... (Tregim) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Puthja e munguar... (Tregim) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puthja e munguar... (Tregim)

3 posters

Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 16 Jun 2010 - 3:00

PUTHJA E MUNGUAR …

Dera u hap ngadalë dhe lëshoi një tingull fare të lehtë por jo të vështirë për t’u dëgjuar. Ashtu sikurse ndodhesha përpara dritares me shikimin e ngujitur në kopështin disi të vogël por shumë të bukur përkarshi, as që e mora mundimin për t’a kthyer kokën e për të parë se kush mund të ishte…

Në të vërtetë as që më vajti ndër mëndje që personi i sapofutur në dhomë mund të ishte vetë ajo, pasi që nga takimi ynë i fundit pak muaj më parë, takim në të cilin u grindëm pak si ashpër me fjalë, nuk patëm komunikuar as edhe një të vetme fjalë me njëri – tjetrin!

Por mbi të gjitha në ato çaste po më joshte pa masë peisazhi i larmishëm pranveror që kishte veshur kopështin. Kisha ngulitur sytë mbi një trëndafil të kuq si gjaku, të cilin në mëngjes e pata parë si një gonxhe ende të paçelur dhe isha i gatshëm t’i përgjigjesha ndonjë pyetjeje të personit që gjendej aktualishtë prapa krahëve të mi. Por si për çudi nuk ndodhi ajo ç’ka unë po prisja!

Ajo më ishte afruar aq shumë, sa që po të n’a shihte ndonjëri nga dritarja me siguri do të mendonte se ishim një trup i vetëm. Heshtja e personit që vazhdonte të më qëndronte prapakrahëve më bëri të dyshoja në vetvehte!

– Mos ndoshta më kishin gënjyer veshët për atë tingullin e derës pak minuta më parë?! Ndaj vendosa të ktheja kokën dhe të shihja se ç’farë po ndodhte. Por akoma pa e kthyer plotësishtë kokën, një zë i njohur më pëshpëriti lehtë në vesh:

- Mirëdita shpirtë…

Zërin e saj të ëmbël e të ngrohtë e njoha menjëherë edhë përse nuk e kisha dëgjuar prej disa muajsh, por përsëri nuk i’u besova dot veshëve! Ndaj për t’u siguruar plotësishtë në vetvehte dhe për të larguar dyshimet e shumta që po lindnin në kokë, ktheva kokën përfundimishtë dhe ja përpara syve të mi qëndronte fytyra e bukur dhe e imët e vajzës që aq shumë pata dashuruar dhe akoma vazhdoja që t’a dashuroja…

Megjithëse edhe sytë i përpëlita nja dy a tri herë sikurse të isha zgjuar nga gjumi, përfundimishtë u binda plotësishtë që ajo tashmë ishte e pranishme në dhomë. Ende pa i’u përgjigjur përshëndetjes që ajo më dha, apo ndoshta uruar mirëseardhjen, tentova të zgjasja dorën e të përkëdhelja flokët e saj të zeza e të gjata kthyer dredha dredha, por çuditërishtë diçka që as vetë nuk arrita t’a konceptoja dot se ishte, nuk më lejoi që t’ë bëja një gjest të tillë! Si duket edhe ajo e kuptoi se ç’ngjau me mua në atë çast, pasi u zbeh paksa në fytyrë dhe uli shikimin poshtë si një fëmijë i zënë në faj! Isha më se i sigurtë në vetvehte atë çast që po të kishte zgjatur edhe për pak minuta në vazhdim heshtja midis nesh, ajo do t’ia kishte plasur të qarit…

Kur e thirra në emër fytyra e saj shkëlqeu nga gëzimi ndërsa faqet e kuqe i përgjasnin petaleve të trëndafilit që sapo kishte çelur atë mbasdite në këposht. Teksa ngriti kokën lart dallova qartë se sytë e saj u mbushën me lot prej gëzimit. Pikat e lotëve i vareshin në qerpikët e hollë e të gjatë, i rrëshkisnin ngadalë nëpër faqet e ndezura flakë de ri tek buzët e kuqe si qershi, prej nga ku përfundonin të radhitur në fundin e mjekrës së saj të hollë e të mprehtë.

Zgjata dorën dhe me delikatesën më të madhe i fshiva pikëzat e lotëve që përgjasnin në copëza të vogla kristali. Çuditërishtë ndjeva që lëkura e faqeve të saj ishte e ftohtë si akulli edhe përse mbi të kishin vërshuar vargje të nxehta lotësh!

Poshtë nga thellësitë e shpirtit më lindi një ndjenjë keqardhjeje dhe u ngjit lart e shndërruar në avull i cili bëri që sipërfaqja e ballit të më mbulohej me djersë të ftohta!

I’a lëshova krahët rreth qafës së hollë e të shkurtër të mbuluar nga flokët e gjata dhe e tërhoqa lehtësishtë drejt vetvehtes time. E ndërsa unë e shtrëngoja në krahët e mi, ajo mbështeti kokën lehtë në kraharorin tim dhe qëndronte pa lëvizur fare dhe pa nxjerrë asnjë zë, sikurse një fëmijë i vogël që ka kuptuar gabimin e bërë dhe kërkon ndjesë me anë të heshtjes…

Përsëri me duart e mia i’a ngrita pak kokën lart dhe buzët tona u gjendën fare pranë. E vështruam edhe njëherë në sy njëri tjetrin si për të aprovuar përfundimishtë faljen e dyanëshme të gabimit që kishim bërë dhe nisëm të putheshim si të babëzitur…

Kënaqësia e asaj puthjeje, ëmbëlsia e buzëve dhe aroma kundërmuese e parfumit të saj të zakonshëm po më dehnin të tërin gjer në dejtë më të hollë të trupit.

Ndonëse nuk po kishim të ngopur teksa po putheshim ashtu në këmbë e tërë afsh, lehtë në veshë më tingëllonin fjalët e saj që pëshpëriste gjysma gjysma:

- “AH… SA… SHUM… MË PASK… MUNGU… KJO PUTH…”.


©️ Saimir Murati...

Londër. Dhjetor - 2005
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Re: Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Grejza Thu 17 Jun 2010 - 11:11

Pergezime per shkrimin Nje artist i vertet..Te lumt!
Grejza
Grejza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lule Më Lule
Postime Postime : 1293
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/05/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Vrasëse

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Re: Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 17 Jun 2010 - 11:44

Grejza shkruajti:Pergezime per shkrimin Nje artist i vertet..Te lumt!

Te faleminderit shume per komplimentit dhe fjalet e embla, e nderuar Grejza.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Re: Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Grejza Thu 17 Jun 2010 - 11:49

Saimiri shkruajti:
Grejza shkruajti:Pergezime per shkrimin Nje artist i vertet..Te lumt!

Te faleminderit shume per komplimentit dhe fjalet e embla, e nderuar Grejza.

Sinqerisht:
Saimiri...
Eshte nje e vertet aspak mos e merr si kompliment sepse kete gje e meriton ti, fale aftesive qe i posedon per te shkruajtur dhe krijuar vargje te bukura, qe te kenaqin kur i lexon..FLM edhe njehere... i nderuari Saimir..me respekt Grejza..
Grejza
Grejza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lule Më Lule
Postime Postime : 1293
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/05/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Vrasëse

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Re: Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 17 Jun 2010 - 11:52

Flm serish edhe prej teje Grejza, dhe me duhet te them qe kenaqesia mbetet e e imja, kur shoh qe te tjeret kenaqen me vargjet qe une hedh ne leter.

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Re: Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:27

Sa afer dhe sa larg jemi ne te dy

me mijera menyra mundohem te te arrij

me qindra deshira i shpreh per ty

te ishim bashke, te shiheshim ne sy

nen nje qiell te berbashket jetojme

thithim te njejtin ajer, ndajme te njejtin diell

por nuk te arrij dot, nuk te shoh asnjehere

dhe eci rruges pa ditur se ku, kerkoj kudo per ty me sy

nuk je asgjekundi atje ku jam une

dhe shkoj ne c'do vend, ndoshta po me pret diku

te pres si perhere, si gjithmone
te pres qe te zgjosh kete dashurine tone.

shum i bukur qenka tregimi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Re: Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 24 Jun 2012 - 12:16

Te faleminderit dhe me behet qejfi qe te ka pelqyer.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Re: Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi