Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !

5 posters

Shko poshtë

Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! Empty Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !

Mesazh nga WebMaster Thu 28 May 2009 - 8:00

Vitin e kaluar e lanë shtetësinë 352 shqiptarë, ndërsa e morën 48 shtetas

Shqipëria, dalëngadalë po braktiset nga shtetasit e saj. Nevojshmëri lëvizjeje, apo një tentativë për një jetë më të mirë, apo shumë arsye të tjera, të cilat nuk mungojnë, bëjnë që me dhjetëra shtetas shqiptarë të kërkojnë lënien e shtetësisë së vet, për t’u pajisur me një shtetësi tjetër. Numri i personave që “kanë fituar” lënien e kësaj shtetësie për vitin që lamë pas tregon se një vazhdimësi e tillë do t’i pakësojë banorët e Shqipërisë. Nga statistikat e publikuara në faqen zyrtare të Presidencës, mësohet se numri i shqiptarëve që e kanë lënë shtetësinë e tyre, me dekret të posaçëm të presidentit të Republikës, është plot 352 persona. Ndërsa kanë kërkuar dhe fituar shtetësi shqiptare 48 shtetas, prej të cilëve vetëm shtatë persona nuk kanë kombësi shqiptare; pjesa tjetër u përket trojeve shqipfolëse.

Lënia e shtetësisë

Pavarësisht morisë së dokumentacioneve që u nevojiten shqiptarëve, për të plotësuar “dosjen” e kërkimit të lënies së shtetësisë, për ta marrë atë në vendin ku jetojnë, sërish numri i aplikuesve për të mundësuar diçka të tillë duket se është gjithnjë e në rritje. Nga janari i 2006-s, në fundin e të cilit u dekretua lënia e shtetësisë për plot 70 shtetas shqiptarë, shumë prej tyre familjarisht, numri i aplikuesve edhe për muajt në vazhdim ka qenë i madh. Ndonëse duhen 6 muaj që nga koha e dorëzimit të materialeve, për t’iu nënshtruar kontrollit të imtësishëm, që kryejnë instancat përgjegjëse, sërish vazhdohet të aplikohet përditë për lënie shtetësie. Ndërkohë, ndodhë e kundërta me personat që kërkojnë ta fitojnë këtë shtetësi, sidomos shtetas shqiptarë që e kanë lënë dhe duan ta rifitojnë, por që, mesa duket, kjo tendencë shqiptarësh do të jetë e vonë.

Kronologji

Janar 70 shtetas e lanë shtetësinë

Shkurt 57 shtetas e lanë shtetësinë

Gusht 24 shtetas e lanë shtetësinë

Shtator 43 shtetas e lanë shtetësinë

Shtator 16 shtetas e morën shtetësi

Tetor 38 shtetas e lanë shtetësinë

Tetor 32 shtetas e morën shtetësinë

Nëntor 71 shtetas e lanë shtetësinë

Dhjetor 49 shtetas e lanë shtetësinë

Peripecitë e lënies së shtetësisë shqiptare

Me ligj përcaktohet afati 6-mujor, nga dita e dorëzimit të dokumenteve deri në dekretim

Përgatitja e dokumentacionit, që kërkohet për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare, që rregullohet mbi një ligj të miratuar në vitin 1998, si dhe mbi disa shtesa të realizuara një vit më vonë, kalojnë rreth 6 muaj nëpër zyrat e ndryshme të përcaktuara edhe në ligj. Edhe për këtë kategori aplikuesish, kalimi nëpër një mori dyersh dhe zyrash, për t’u pajisur me dokumentacionin e duhur, është një stërmundim i vërtetë, pasi të gjitha dokumentet që duhen të paraqiten kanë një afat të caktuar kohor, në të cilin duhet të nxirren. Shkresat që prezantojnë aplikantin duhet të jenë të lëshuara nga zyrat lokale në dymuajshin e fundit, nga koha kur bëhet dorëzimi i parë i “dosjes”, pasi mund të ndodhë edhe të kthehen dokumentet për plotësime të mëtejshme apo për ndonjë kleçkë tjetër, që mund të dalë nga verifikimet që kryhen nga komisariatet e policive. Prej andej, peripecitë me vërtetimin e të gjitha të dhënave të aplikanteve vazhdon deri në instancat më të larta, siç është edhe ministria, për të përfunduar më pas në zyrën e drejtorisë juridike të Presidencës. Nga aty, për të marrë spunto, si dhe dekretimi i një liste të caktuar emrash që, sipas pikave të përcaktuara edhe në ligj, nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 muaj, që nga data e dorëzimit të dokumenteve në një prej bazave lokale. Thuajse të njëjtës procedurë do t’i nënshtrohen edhe aplikuesit e marrjes së shtetësisë shqiptare, edhe pse në numër janë shumë herë më të pakët. Ndërsa, për këtë vit, ende nuk bëhet e ditur kur do të niset me dekretimin e shqiptarëve, që do ta lënë shtetësinë e tyre, për një shtetësi tjetër. Nikoleta Kovaçi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! Empty Re: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !

Mesazh nga migena Thu 28 May 2009 - 8:27

eshte e vertet motra se ne e dime se si e mohojne vendin e vet se i shohim gjithmon edhe perdite ketu ku jemi se c.far flasin njerezit esht nje turp i madh kush e mohon vendlindjen tende
migena
migena
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : asgje kundi
Postime Postime : 270
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009
Hobi Hobi : duke kerkuar burre

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! Empty Re: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !

Mesazh nga Aristogata Thu 28 May 2009 - 9:27

te mohosh shqiptarin eshte njesoj sikur te mohosh vetveten
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! Empty Re: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !

Mesazh nga clod Thu 28 May 2009 - 11:13

ASIHER
O SA MIR ME KEN SQIPETAREEEEE
clod
clod
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1216
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! Empty Re: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !

Mesazh nga Gjakush Tana Thu 28 May 2009 - 11:14

Ajo cope Shqiperi e shenjte, me politiken e saj deri tani , ashtu institucionalisht, ka mohuar shqiptaret dhe tokat e saj! Ne te ardhemen duhet te beje me shume mos jete ashtu!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë ! Empty Re: Shqiptarët "mohojnë" Shqipërinë !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi