Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjermania nëpërkëmb Anglinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjermania nëpërkëmb Anglinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania nëpërkëmb Anglinë

2 posters

Shko poshtë

Gjermania nëpërkëmb Anglinë Empty Gjermania nëpërkëmb Anglinë

Mesazh nga Binni Sun 27 Jun 2010 - 6:26

Gjermania nëpërkëmb Anglinë F.0627174837883_m

Përfaqësuesja e Gjermanisë është treguar skuadër shumë më e fuqishme përballë Anglisë duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 4-1, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Gjatë një pjesë të parë fantastike, Gjermania ishte ekip dukshëm më i mirë se Anglia. Me të filluar takimi, Mesut Ozil u gjend para portës angleze, mirëpo dështoi të shënojë për shkak të vendosjes së mirë të portierit David James.

Ndeshja vazhdoi me temp të lartë, ndërsa goli erdhi në një moment shpërqendrimi të mbrojtjes angleze. Pas një degazhimi fenomenal të portierit gjerman Manuel Neuer dhe një reagimi amatoresk të John Terryt, Miroslav Klose u lirua bukur nga Mathew Upson, me ç’rast shënoi për epërsinë e parë të gjermanëve (20’).

Një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes Kloses dhe Mullerit, e shfrytësoi Lukas Podolski, i cili nuk e pati problem të shënonte për rezultatin 2-0 (32’).

Anglia arriti ta ngushtojë rezultatin pas një krosimi nga këndi, të cilin e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer Steven Gerrard, që me një harkim në zonë arriti ta shërbejë Mathew Upson, i cili shënoi për rezultatin 2-1 (37’).

Në fraksionin e dytë vetëm sa u sqaruan gjërat. Anglia e nisi me dominim pjesën e dytë, por ishin gjermanët ata që u treguan konkretë dhe shfrytëzuan gabimet e mbrojtjes së dobët angleze.

Dy kundërsulme të Gjermanisë ishin vrasëse për Anglinë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bastian Shweinsteiger gjeti të vetmuar Thomas Mullerin që nuk e pati të vështirë të shënonte për golin e tretë të gjermanëve (67’), ndërsa pas një kundërsulmi tjetër identik, Mesut Ozil tejkaloi mbrojtjen angleze, ndërsa më pas e shërbeu Thomas Mullerin që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim (70’) dhe të katërtin për Gjermaninë.

Në çerekfinale gjasat janë shumë të mëdha që të kemi edhe një “finale” tjetër, kur kihet parasysh se kundërshtar i Gjermanisë mund të jetë Argjentina, mirëpo njëherë duhet të presim për duelin e të dielës mbrëma që skuadra e Maradonas e zhvillon kundër Meksikës. /
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjermania nëpërkëmb Anglinë Empty Re: Gjermania nëpërkëmb Anglinë

Mesazh nga Grejza Sun 27 Jun 2010 - 9:48

Pffffffffff Shume Inat :@
Grejza
Grejza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lule Më Lule
Postime Postime : 1293
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/05/2010
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Vrasëse

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi