Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin

Shko poshtë

Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin Empty Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin

Mesazh nga WebMaster Sun 31 May 2009 - 6:21

Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin


Ferik Ferra shfaqet si një rast i rrallë në poezinë shqipe. Poezia e tij ka qenë një krijim i pandërprerë, ndërsa botimi i saj bëhet vetëm pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Tashmë ajo shënon njëkohësisht edhe suksesin, duke e bërë atë autorin që e shkroi dhe ruajti poezinë e tij të padoktrinuar. Tashmë Ferra është kthyer nga një takim i paharruar dhe vlerësim i madh në Bukuresht të Rumanisë, që iu bë me rastin e përkthimit të poezisë së tij në gjuhën rumune, sukses që vjen pas përkthimeve të poezive të Ferrës në gjuhën angleze e atë italiane. Në ceremoninë e promovimit të vëllimit poetik “Diell i vështirë” të Ferik Ferrës, u krijua një atmosferë shumë e veçantë dhe pati një interesim të theksuar, pohojnë burime nga Ambasada Shqiptare në Bukuresht. Në promovimin e vëllimit poetik “Diell i vështirë”, përkthyer në rumanisht nga Kopi Kyçyku morën pjesë poetë, prozatorë, gazetarë, artistë, përfaqësues të disa pakicave kombëtare, kryetari i Ligës Kulturore të Rumunëve të Kudondodhur, profesor doktor Viktor Kraçun, si dhe personalitete të tjera të jetës kulturore e shoqërore të Rumanisë. Ndodhej edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi. Ndodhej edhe një nga personalitetet e mëdhaja, Kryetari i Bashkësisë së Rumunëve në SHBA, ing. Nikolae Popa. Pikërisht më 21 maj 2009, ka qenë një promovim të cilin e ka organizuar Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus, në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë. Promovimi u bë në selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, në prani të autorit Ferik Ferra e të bashkëshortes së tij. Qysh më parë, mediat rumune kishin njoftuar se poeti shqiptar Ferik Ferra ka shkruar mbi dhjetë libra, që janë përkthyer edhe në gjuhët anglisht e italisht, ndërsa gazeta më e madhe “Ziua” (Dita) e ftoi në intervistën e personaliteteve me Iolanda Malamen. Duke folur në emër të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe të Shoqërisë Kulturore Shqiptare Haemus, drejtori i Shtëpisë Botuese “Librarium Haemus”, shkrimtari Ardian-Christian Kyçyku, autor i parathënies së vëllimit “Diell i vështirë”, vuri në dukje vlerat e shumta e të mëdha të verbit poetik të Ferik Ferrës, duke theksuar se “rrallëherë ndeshet sot një motërzim kaq i dhimbsur e kalorsiak i dy të folmeve të shqipes. Ato gjejnë në poezinë e Ferik Ferrës dy djepa të nyjëtuar si enët bashkërrënjore, si dy binjake që kanë të njëjtën përgjigje ndaj çdo ngacmimi poetik, por flasin në vend të njëra-tjetrës, ose të dyja njëherazi, pa dëmtuar as kohën, as frymëmarrjen e as jetëgjatësinë e shoshoqes”. Në vazhdim, Ardian-Christian Kyçyku shtoi se “vargjet e Ferik Ferrës sjellin ndërmend një përqëndrim drite, diturie e paqeje që gjendet vetëm në venat e Eposit të Kreshnikëve dhe në poezinë e Alpeve, gërshetuar me lirizmin e përhershëm tiranas”. Poetët e prozatorët e njohur Vasile Andru, Paul Vinicius, Vasile Taracaeanu, Xheo Kalugaru, kritiku dhe eseisti Viktor Kraçun, studiuesi i shquar Julian Sorin e të tjerë, duke recituar poezi të plota të Ferik Ferrës ose fragmente të tyre, ilustruan idenë se kemi të bëjmë me një autor të nivelit evropian, i cili, përmes figurash të zgjedhura e të përdorura me talent të vetvetishëm, kumton mesazhe të rëndësishme e të përhershme me karakter human, mbarënjerëzor. Ata e krahasuan veprën e Ferrës me atë të Kavafisit e të poetëve të tjerë të mëdhenj të kontinentit tonë e më gjerë. Njëkohësisht vunë në dukje se vepra e Ferik Ferrës, duke qenë në vazhdën e traditës së paraardhësve të vet që kanë jetuar e krijuar në trevat rumune, si: Lasgush Poradeci, Asdreni e Viktor Eftimiu, përbën një ndihmesë të rëndësishme në forcimin e lidhjeve shpirtërore ndërmjet popujve shqiptar e rumun. Si e tillë, vepra e Ferik Ferrës do të zerë vendin që meriton në bibliotekat rumune, krahas autorëve të tjerë të shquar, theksuan ata. Në fjalën e vet, poeti Ferik Ferra theksoi se e quan për nder që një libër i tij u përkthye në gjuhën e poetit kombëtar rumun, Mihai Emineskut dhe vlerësoi lart nivelin e krijimtarisë letrare të poetëve rumunë të të gjitha kohërave. Të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori Dashnor Dervishi, i cili, ndër të tjera, nxori në pah vlerat shpirtërore dhe atdhetare të fisit Ferra në përgjithësi dhe të poetit Ferik Ferra në veçanti. Në fund, poeti Ferik Ferra ua dhuroi të pranishmëve me autograf vëllimin e vet “Diell i vështirë”. Në stendat e Sallës së Pasqyrave, ku u zhvillua veprimtaria e lartpërmendur, ishin vendosur ekzemplarë të librave të shumtë që Shtëpia Botuese “Librarium Haemus” e Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Haemus” ka nxjerrë në dritë në rumanisht e në shqip gjatë viteve të fundit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin Empty Re: Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin

Mesazh nga WebMaster Sun 31 May 2009 - 6:22

Dhurata Hamzai: Zoti Ferra, mësuam nga burime të Ambasadës Shqiptare në Bukuresht, se patët një promovim të suksesshëm të vëllimit tuaj poetik “Diell i vështirë”. Për ju vetë, sa i suksesshëm është dukur ky promovim, ç’mbresa ju la?


Ferik Ferra: -Më datën 21 maj, në Sallën e Pasqyrave të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë u bë një prezantim i vëllimit tim poetik “Diell i vështirë” në gjuhën rumune, në prani të disa personaliteve të kulturës dhe artit rumun. Kaloi për mrekulli, që do të thotë se përkthyesi Kopi Kyçyku e ka përcjellë shumë mirë poezinë time në gjuhën rumune.


Dh.H.: Sa e interesuar ishte bota rumune për poezinë shqipe, çfarë vutë re atje?


Ferik Ferra: -Bota rumune për poezinë ka një traditë shumë të mirë, sepse një nga poetët më të mëdhenj rumunë, Eminesku, është jo vetëm një nga poetët më të mëdhenjë të Rumanisë, por është pothuaj poet i Europës dhe i gjithë botës dhe arti poetik rumun është i avancuar si në artin klasik, ashtu edhe në shkrimet klasike, mandej i avancuar vjen edhe në formën moderne të të shkruarit të poezisë dhe të arteve të tjera. Unë pashë një interesim shumë të madh të personaliteve rumune për poezinë. Duket se ata rrinë zgjuar.


Dh.H.: Të njëjtat burime që na njoftuan për suksesin tuaj, por edhe organizatorët e këtij promovimi kanë pohuar se një nga poetët më të njohur rumun ju krahasoi me Kavafisin, çfarë do të thoni ju, pse atyre ju duket e ngjashme me të poezia juaj, a keni vërtetë ju ngjashmëri?


Ferik Ferra: -Që mund të kemi vërtetë një ngjashmëri kjo është e mundur, sepse ne jemi poetë ballkanas. Dhe pak a shumë problemet dhe trajtimet tona emocionale janë afërsisht të njëllojta. Përveç asaj ne kemi afëri me Greqinë. Por vlerësimi që më bëri një nga poetët rumunë, një nga poetët më konteporan, më të fortë, ishte këmbëngulës nga fakti se ai jo vetëm i komentoi dhe i recitoi, por ai më çuditi me faktin se m’u lut që një nga poezitë e mia t’ia dedikoja Emineskut dhe unë ia dedikova me gjithë zemër. Vlerësimi që ai bëri duke i krahasuar poezitë e mia me poezitë e Kavafisit, nuk do të thotë se këto poezi nuk janë të ndryshme. Nga stili, nga paraqitja, ato janë si poezitë e Kavafisit. Për mua vlerësimi është shumë i madh, sepse Kavafisi njihet si një nga poetët modern jo vetëm të Greqisë, por edhe më gjerë.


Dh.H.: Sa pjesë zë lirika dhe sa epika në poezinë tuaj?


Ferik Ferra: -Lirika zë pjesën më të madhe në poezitë e mia. Në poezitë e mia nuk mungon edhe epika, por ajo që e përshkon poezinë time në formën lirike është edhe drama që ka shoqëria njerëzore, sigurisht në ato propocione që na takojnë ne. Përveç asaj poezia ka edhe një lloj filozofie brenda, të cilën e konstatuan edhe miqtë rumunë dhe disa nga ata që i recituan dhe folën rreth poezive të mia shfaqën këtë mendim; që ka një rezonaturë filozofike brenda. Pra, ata theksuan se kanë ndjerë në poezitë e mia lirizmin e fortë.


Dh.H.: Poezia juaj është një poezi që e ka zanafillën në rininë tuaj, por që nuk ka qenë e botuar për arsye që......?!


Ferik Ferra: -Arsyet kanë qenë se...(Eh...!). Kam filluar të shkruaj që në moshën 15 vjeç, por më pas pata një lloj largimi dhe impenjimi me punë në arsim për një kohë të shkurtër. Pastaj vjen kthimi në shkollë. Atëherë ishte një kohë kur ne filluam t’i përkushtoheshim kulturës, i kushtonim orë e ditë të tëra poezisë e unë edhe nisa të shkruaj. Kuptohet se poetët kanë pika vështrimi të ndryshme. Nga pika e vështrimit që e shikoja unë poezinë nuk shkonte paralel me kohën. Kështu që nga ajo pikë vështrimi unë isha i detyruar të tërhiqem, të mos shkruaj, të mos dal në gazeta, sepse ishte e vështirë që unë të çaja në atë kohë me atë lloj konceptimi dhe me atë mënyrë të të shkruarit. Erdhi një moment, aty nga vitet ‘56 me shumë trazira politike. Pati disa reperkursione këtu në Shqipëri. Kjo na rrudhi edhe më tepër. Ndodhën edhe ngjarjet politike të Hungarisë. Kështu që në ato rrethana duhej edhe mos me shkrujt më fare. Unë u detyrova që disa nga poezitë që unë i gjykova se nuk janë të mundshme të botohen, që mund të përbëjnë rrezik më tepër për jetët e fatet tona ne i eliminuam. Mbeti ndonjë gjë tek tuk. Kam vazhduar të shkruaj në disa raste sa për mos ta ndërprerë fare, por erdhi një moment ku nis të më shtohet dëshira, sepse poezia është bërë për t’u hedhur në letër. U rizgjua më tepër ajo ndjenjë që kishte qëndruar një periudhë kohë si e fjetur, si nën nënkresë dhe dalëngadalë unë një ditë fillova të botojë. Tashmë kam botuar 6 libra me poezi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin Empty Re: Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin

Mesazh nga WebMaster Sun 31 May 2009 - 6:23

Ferik Ferra: -Librin e shtatë nuk e kam përuruar ende dhe këto ditët e fundit ka dalë në treg edhe libri i shtatë me titullin “Koha e gurit”. Po shkruaj ende, duke m’u zgjuar dëshira për të bërë diçka edhe në prozë, po edhe dua të përmbledh disa përkthime që kam bërë. Dua të bëj një libër me përkthimet e poezive botërore.


Dh.H.: Cilët janë poetët botëror që adhuroni?


Ferik Ferra: -Po poezia botërore është kaq e madhe sa nuk ka të sosur adhurimi. Ne e nisëm që me Homerin që kur jepej në shkollë, me veprat e autorëve romakë, të Rilindjes, me Shekspirin, etj. Se cilët unë kam adhuruar dhe adhuroj nuk po i rreshtoj, se do të ishte një listë aq e gjatë sa do të merrte kohë.


Dh.H.: Poezia juaj u nda prej vitesh e vitesh nga ajo e moshatarëve të tu, u nda nga vitrinat e librarive, qëndroi e vetmuar dhe e pabotuar për arsye të ideologjisë komuniste dhe rrethanave të njohura që patët ju si familje. A e ka dëmtuar apo pasuruar poezinë tuaj fakti që nuk e botuat në periudhën e soc-realizmit?


Ferik Ferra: -Ajo ndarje nuk ishte aq e mirë, sepse në moshë të re shkruan me pasion, kur mosha rritet, nis e kontrollon e shkruan me kujdes të madh. Bëhesh një i rritur edhe në poezi, bëhesh më merakçi kundrejt formës se sa kundrejt përmbajtjes. Por mos ta dëmtuar kësisoj unë kam punuar me përkushtim duke shfrytëzuar atë kohë që kisha në dispozicion për ta përmbushur poezinë, jo vetëm me paraqitjen e saj skematike dhe tingëllimën muzikore, por edhe me pasionet e emocionet e forta, apo të brishta që përjeton raca njerëzore. Kjo më ka dhënë një eksperiencë edhe në grumbullim idesh, rrymash e pasionesh që tashmë duan atë formën e gatshme të derdhen. Them se pak, ose aspak e ka dëmtuar. Rrethanat mund të më kenë dëmtuar mua, por jo poezinë time. Të bërit e poezisë mes këtyre vështirësive më ka dhënë mundësi për ta studiuar edhe më shumë gjuhën, që të lidh mendimet e mia me lëvizjet e ndryshme të kohës dhe t’i pasqyroj ato në poezi, por edhe ta shoh më qartë atë kohë se si qe, si për t’ia zënë rrugën e kthimit me poezi. Kjo është e vërteta. Poezia më ka dhënë më shumë forcë, më shumë shpresë dhe besim, saqë edhe ajo që më ka humbur, duket sikur në forma të ndryshme më është rikthyer.


Dh.H.: Vërtet poezia juaj është rikthyer dhe këtë e konfirmon edhe fakti që kjo poezi është përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës. Në sa gjuhë njihet tashmë poezia juaj?


Ferik Ferra: -Poezia ime për herë të parë është përkthyer në anglisht, pastaj është përkthyer në italisht, është përkthyer në rumanisht e pjesërisht në frëngjisht. Nuk e di nëse do të vazhdojë në gjuhë të tjera, por në këto katër gjuhë ajo është e përkthyer.


Dh.H.: Në vargjet tuaja vihet re, jo vetëm motivi lirik, shprehësia emocionale, por ka edhe një lloj muzike që është e papërsëritshme, e veçantë. Si ju vjen kjo muzikë, si ka qenë kjo lloj muzike më parë, si keni vargëzuar në fillimet tuaja.


Ferik Ferra: Po të vëresh poezitë e para dhe ato të rejat tani, vë re se ka ndryshime të vogla, ka lirizmin, ka thellësinë, ka një nisje muzikale të ngjashme që vjen nga brenda si gjithmonë, ka paraqitjen psikologjike, ka paraqitjen e dramës, ka traditën brenda që do ta quaja një ngjarje thjesht të zakonshme në jetën e një poeti, sepse pa studiuar traditën, folkun, nuk mund të kesh një sukses të plotë më vonë, qoftë kjo tradita poetike shqiptare, qoftë e të gjithë poetëve shqiptarë e të botës. Sepse, nga e gjithë tradita botërore nuk arrin të marrësh atë që mund të marrësh, por duhet në mendjen tënde e gjitha kjo, pastaj një person të bëj një gjë të veçantë. Këtë lëvizje e kam një kërkesë timen, një kërkesë personale që të më ketë rrjedhshmëri poezia, një diç si rrjedha e ujit që të eci pa u ndaluar.


Dh.H.: Dhe ju, ndryshe nga brezi i ri sot që nuk mëson poezi përmendësh, recitoni pa libër përpara kaq shumë autorë, që nga Fishta, Homeri, Dante. Si dhe kur keni mundur të mësoni kaq shumë vargje përmendësh?


Ferik Ferra: -Të mësuarit e autorëve të preferuar përmendësh ka qenë një pasion që ka nisur qysh në moshë të re. Në shkollë kishim tekste të cilat kishin brenda poezi të poetëve shqiptarë, por edhe të poetëve të huaj. Në shkollë, në moshë të vogël, na detyronin për me i mësu këto, por më vonë kjo u kthye në një kënaqësi dhe pasion individual që vijon edhe sot e kësaj dite. Të recitosh një poet të madh, ose një poezi të bukur është gjëja më e mirë që mund të bësh kur s’ke gjë për të thënë. Kështu nisa të bëja që në moshë të vogël. Dhe, ndodh gjithmonë që aty mes nxënësve të një klase ka disa që e parapëlqejnë poezinë më shumë dhe disa të tjerë më pak dhe pastaj nga ata që e pëlqejnë ta recitojnë ka më pak. Pastaj ata që e recitojnë dhe e komentojnë janë edhe më të pakët. Kjo ndoshta është ajo shenjë që dallon që ky person do t’i kushtohet poezisë e do të merret me poezi e do ta vazhdojë atë. Kështu që ajo na ka dhënë shumë në drejtim të eksperiencës e në drejtim të mjeshtërisë të teknikës së vargjeve.


Dh.H.: Keni menduar ndonjëherë para peripecive të jetës që të hiqni dorë nga poezia?


Ferik Ferra: -Nga peripecitë e jetës që pata, që të heq dorë fare nga poezia s’kam menduar, ndoshta jo, por ka ndodhur që të mos merrem në mënyrë të posaçme duke iu kushtuar gjithnjë asaj e të mos bëj gjë tjetër. Natyrisht s’kam mundur të heq dorë. Kam pasur edhe detyrime familjare të miat e sapo kam mbaruar ato gjithçka që mbetej ishte poezia. Unë mësoja përmendësh autorë, recitoja e përktheja autorë shqiptarë e të huaj vetëm nga dëshira ime për të mos lënë penën pa e përdorur, që të mos lija në mes poezinë.


Dh.H.: Zoti Ferra, janë edhe disa gjëra të tjera që duan një kohë tjetër për t’u shkruar rreth jetës tuaj, por sot do qëndrojmë tek promovimi në Rumani. Ajo që doja të pyesja është se çfarë ndryshimi kanë promovimet që bëhen këtu në Shqipëri nga ato atje?


Ferik Ferra: -Ndryshim ka, sepse promovimi që bëjmë ne këtu, me miq e dashamirës, shkon nga kahu i vlerësimit që bashkon ndjenjën e miqësisë dhe dashamirësisë ndaj individit që krijon, pa përjashtuar edhe faktin se ju pëlqen poezia, por harrohet kritika që i duhet bërë poezisë. Në botën e jashtme, në një përurim, jo vetëm që thonë se e ke shkruajtur mirë këtë e këtë, por thonë edhe se këtu nuk dukesh i qartë, ose se këtu nuk duket se ke arritur gjë. E ata as të kanë mik, e as të kanë shok. Ata të kanë dashamirin e poezisë, për këtë ta thonë edhe kritikën. Kjo është edhe diferenca. Ta thonë edhe të drejtën, ndoshta ta tërheqin edhe pak veshin. Me një fjalë e thonë atë që mendojnë. Në përurimin që pata, qe prezent edhe ambasadori ynë, Dashnor Dervishi, që foli me dashamirësinë e tij, me përkushtimin e tij, dhe me miqtë para se të filloonte promovimi. Ishte tepër i përkushtuar për këtë punë. E falenderoj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin Empty Re: Poeti Ferra në Bukuresht, e krahasojnë me Kavafisin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi