Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote

2 posters

Shko poshtë

Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote Empty Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote

Mesazh nga Vizitor Sat 24 Jul 2010 - 8:06

Po kërkoni për një vend, ku të mundtë kaloni pushime të lira e të mira,
por doni të shmangni vendet e prekura nga lufta civile dhe konfliktet?
Atëherë lista e revistës elektronike "Askmen" është më se e
përshtatshme. Vendet e mira e të lira ofrojnë një mori aktivitetesh, e
mbi të gjitha tani në verë kanë plazhe fantastike. Nga vendi i diellit
në Meksikë e deri tek verërat e mrekullueshme në Kili, këto 10 vende
vlejnë çdo qindarkë të shpenzuar. E para në listë vjen Turqia. Nga
arkitektura klasike e deri tek kultura e kuzhinës, ky vend ka shumë
gjëra për t'u ofruar turistëve.

Falë këmbimit të dollarit me
1.260,400 lira të reja turke, turistët mund të përfitojnë akoma më
shumë. Vizitoni qytetin e Stambollit, ku mund të blini në pazarin e
madh. Në kafetë dhe restorantet e tij mund të konsumoni qebap, të pini
duhan me nargjile dhe ta mbyllni me një kafe të forte turke.Më pas vijon
Tajlanda. Dëshironi të kërceni çdo vit si të ishte viti 1999. Atëherë
shkoni në Tajlandë. Plus kësaj ju mund të udhëtoni shumë lirë atje. Një
dollar amerikan këmbehet për 32 baht tajlandezë. Ndaluni në Bangkok për
të provuar ritmin e shpejtë të qytetit, e më pas vizitoni Patajan, një
qytet mëkati i rinovuar dhe i mbushur me pamje të çmendura. Për sa i
përket plazheve ekzotike, Tajlanda është vendi i përshtatshëm që mund të
vizitoni pa pasur nevojë të shisni shtëpinë.

Meksika është një
vend tjetër i përshtatshëm për pushime të lira e të mira. Me një masë
tokësore që shtrihet nga oqeani Atlantik e deri në Paqësor, e një
kryeqytet gjigand, Meksika ofron një aktivitete pa fund. Dëshironi të
nxiheni në diell. Në këtë vend mund të gjeni plazh kudo. Ju pëlqejnë
festat? Vizitoni Akapulkon, Kankunin apo Tijuanën. Nëse u pëlqen
historia, atëherë vizitoni rrënojat e fiseve maja në gadishullin
Jukatan. Një dollar amerikan këmbehet me 10 pesos. Sigurisht që dhe këto
vende duan shpenzime, por duke pasur parasysh bukuritë e plazheve që
ato ofrojnë, paratë e shpenzuara janë shumë herë më pak se në shumë
vende të tjera.

Turqia
Çmimi i birrës: 2.50 dollarë


Nga arkitektura klasike e deri tek kultura e kuzhinës, ky vend ka
shumë gjëra për t'u ofruar turistëve. Falë këmbimit të dollarit me
1.260,400 lira të reja turke, turistët mund të përfitojnë akoma më
shumë. Vizitoni qytetin e Stambollit, ku mund të blini në pazarin e
madh. Në kafetë dhe restorantet e tij mund të konsumoni qebap, të pini
duhan me nargjile dhe ta mbyllni me një kafe të forte turke.

Tailanda
Çmimi i birrës:
3 dollarë


Dëshironi të kërceni çdo vit si të ishte viti 1999. Atëherë shkoni
në Tajlandë. Plus kësaj ju mund të udhëtoni shumë lirë atje. Një dollar
amerikan këmbehet për 32 baht tajlandezë. Ndaluni në Bangkok për të
provuar ritmin e shpejtë të qytetit, e më pas vizitoni Patajan, një
qytet mëkati i rinovuar dhe i mbushur me pamje të çmendura. Për sa i
përket plazheve ekzotike, Tajlanda është vendi i përshtatshëm që mund të
vizitoni pa pasur nevojë të shisni shtëpinë.

Meksika
Çmimi i birrës: 1.30 dollarë


Me një masë tokësore që shtrihet nga oqeani Atlantik e deri në
Paqësor, e një kryeqytet gjigand, Meksika ofron një aktivitete pa fund.
Dëshironi të nxiheni në diell. Në këtë vend mund të gjeni plazh kudo. Ju
pëlqejnë festat? Vizitoni Akapulkon, Kankunin apo Tijuanën. Nëse u
pëlqen historia, atëherë vizitoni rrënojat e fiseve maja në gadishullin
Jukatan. Një dollar amerikan këmbehet me 10 pesos.

Estonia
Çmimi i birrës: 1.95 dollarë


Kultura e madhe e teknologjisë së lartë në këtë vend, i ka dhënë
nofkën "E-stonia". Kjo do të thotë se në këtë vend ju s'do keni aspak
probleme për të pasur lidhje me internetin. Gjithashtu, Talini,
kryeqyteti i vendit konsiderohet si një prej vendeve me festat më të
çmendura në rajon. Vetëm mos harroni që të vizitoni në vere Festivalin e
Muzikës dhe Birrës. Pjesa më e interesante është se një dollar këmbehet
me dhjetë krone estone.

Kili
Çmimi i birrës: 1.55 dollarë


Diversiteti dhe thellësia e vendeve turistike, aktiviteteve dhe
kulturës së këtij vendi janë të jashtëzakonshme. Ju pëlqen vera? Atëherë
në këtë vend mund të provoni verë nga disa prej vreshtave më të mira të
botës. Ju pëlqen sërfi? Këtu mund të gjeni valët më të përshtatshme për
këtë sport. Ndërkohë, nëse u pëlqejnë sportet në borë mund të shkoni në
Ande. Pjesa më e mirë është se një dollar amerikan këmbehet me 467
pesos kilian.

Vietnam
Çmimi i birrës: 1.30 dollarë


Aktualisht, një dollar amerikan këmbehet me 16 mijë dong vietnamezë.
Kjo do të thotë se ky vend ka mundësi të ofrojë çmime të mira. Në
kryeqytet, Hanoi, ju mund të vizitoni muzetë e shumtë të artit dhe ato
historikë. Mos harroni të vizitoni qytetin Ho chi Minh, ku zhvillohet
jeta e natës në aktive. Vende të tjera për t'u vizituar janë plazhet në
Nha Trang. Sidoqoftë, në Vietnam mund të gjeni vende pafund për të
vizituar.

Afrika e Jugut
Çmimi i birrës: 1.98 dollarë


Nëse dëshironi të shihni peshkaqenë të bardhë, një tufë luanësh nga
afër, apo buaj uji, të pini verë në një vresht të klasit botëror apo të
vini baste në kazino e më pas të bëni sërf në valët më të mira që
ekzistojnë në botë, Afrika e Jugut është vendi më i përshtatshëm. Pak
vende në botë kanë një itinerar të tillë turistik, aq më tepër me çmime
të lira. Aktualisht një dollar amerikan është 7.5 rands afrikano-jugorë.

Ekuador
Çmimi i birrës: 1.50 dollarë


Falë ishujve Galapagos, pjesëve të Amazonës dhe Andeve, ky vend ofron
bio-diversitetin më të madh në botë. Me një dollar amerikan që këmbët me
25 mijë sukre ekuadoriane, ju mund ta shijoni këtë diversitet me një
buxhet që s'ju rëndon dhe aq. Ju mund të vizitoni Kuiton, ku gjenden dhe
muzeumet, si dhe të vizitoni Banos, ku mund të praktikoni një mori
sportesh të ndryshme. Gjithashtu mund të bëni plazh në Esmeraldas, një
qytet bregdetar që ka një prej plazheve më të famshme të vendit.

Filipine
Çmimi i birrës: 1.17


Këtu mund të gjeni plazhet që shihni në kartolina, me rërë të bardhë
dhe ujë të kaltër. Pjesa më e mirë është se 1 dollar amerikan këmbehet
me 42 pesos filipinase. Jo vetëm që mund të jetoni më së miri si
turistë, por mund të qëndroni për një kohë të gjatë. Ju mund të vizitoni
ishullin e Boholit për të parë balenat dhe delfinët, si dhe të bëni
plazh sërish në rërën e bardhë e të pastër.

Honduras
Çmimi i birrës: 0.96 dollarë


Ky vend njihet për zhytjet në ujë në ishullin Roatan. Përveç kësaj,
në Honduras mund të gjeni një mori vendesh turistike. Një prej vendeve
më të njohura është "Rio Platano Biosphere Reserve", e klasifikuar si
trashëgimi botërore. Aty gjenden disa prej specieve më të rralla dhe më
të rrezikuara të botës. Gjithashtu ju mund të vizitoni shumë vende
peshkimi dhe t'i kapni vetë peshqit që gatuani. Një dollar amerikan
këmbehet me 19 lempira hondurase
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote Empty Re: Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote

Mesazh nga Neutron-Neutrino Tue 16 Nov 2010 - 6:01

per me te lira se di
por per me te mira

malibu
cancun
jamaica
tailand
florida
borabora
etj etj

Neutron-Neutrino
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : mongolia
Postime Postime : 29
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/11/2010
Hobi Hobi : dit pa pun mbasdite pushim

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote Empty Re: Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Nov 2012 - 5:47

a per birr un thash se per cdo gje jo per pun birre lol
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote Empty Re: Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi