Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse nuk ka muze kombetar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse nuk ka muze kombetar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse nuk ka muze kombetar

2 posters

Shko poshtë

Pse nuk ka muze kombetar Empty Pse nuk ka muze kombetar

Mesazh nga Vizitor Sun 17 Oct 2010 - 4:26

Pavijoni i komunizmit? S'kemi: muzeologë, objekte, para. Këshilltari i kryeministrit bën publike poshtë e përpjetat e fondit spanjoll 1 milionë dollarë. Një takim me specialistë gjermanë për trajtimin në muze të periudhës së diktaturës, nxjerr në shesh sorollatjet e politikës me institucionin e kujtesës dhe nënshtrimin total të drejtuesve

Në muzetë e Gjirokastrës nuk gjen gjurmë të Enver Hoxhës, në Muzeun Historik Kombëtar nuk gjen gjurmë të diktaturës. Si qëndron Puna?

Drejtorit të MHK, Luan Malltezi, iu bë kjo pyetje pasi të pranishmit, të ftuar nga Gjermania, specialistë që janë marrë me reformimin e institucioneve të kujtesës historike pas rënies së Murit të Berlinit, u informuan se nuk ekziston më as pavijoni i gjenocidit komunist, as ekspozita e antikomunistit që u hap në shkurt 2009 me një shou politik për gatishmërinë e dënimit të krimeve të komunizmit.

Trajtimi i periudhës komuniste nga muzetë u diskutua mbrëmë në serinë e aktiviteteve të "Tetorit gjerman" që këtë vit quhet "20 vjet rrugëtim".

Për takimin "Historia mes nderit dhe ndershmërisë. A duhet të jetë pjesë e muzeumeve periudha komuniste e Shqipërisë?" u bë shkas Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës, e cila përgatitet të hapë në vendlindjen e Enver Hoxhës në muze për komunizmin. Drejtuesi i Organizatës, Stephan Dömpke, moderator i diskutimit prezantoi të ftuarit nga Gjermania, Dr. Hans-Jörg Czech, ish-shef Historian i këtij Muzeut Historik Gjerman në Berlin dhe Peter Jahn, ish-drejtor i Muzeut Gjermano-Rus dhe Memorialit të Luftës, po në Berlin.


Në Gjermani ka pasur një debat për trajtimin e kësaj periudhe në muze. Pavarësisht se puna mbetet e hapur, thuhet se është arritur ajo që pritet nga institucionet e kujtesës, një lloj paqe sociale. Czech dhe Jahn, dy persona të përfshirë në konceptimin e dy muzeve të rëndësishëm për historinë e Gjermanisë në shekullin e njëzetë, thanë se janë dashur njëzet vjet për të bërë pyetje kritike mbi historinë. Rastin e Muzeut Historik Gjerman në Berlin që trajton historinë nga shek. I p.e.s deri në shek. XX, e komentoi Dr. Hans-Jörg Czech. Ky muze ka parë me kujdes, dhe për këtë u deshën vite, rikonceptimin e periudhës 1918-1990. Projekti i ri hapi dyert më 2006 për 800 mijë vetë në vit.

Kjo periudhë pra, paslufta e Parë Botërore, nazizmi, holokausti, paslufta e Dytë Botërore, lufta e fohtë dhe dy shtetet gjermane, është menduar gjatë. Zoti Czech tha se vazhdimisht bëhen ekspozita për ta sjell publikun brenda kësaj historie. Një nga këto ka qenë ekspozita e artit dhe propagandës e hapur më 2007 ku nëpërmjet artit të katër vendeve, SHBA, Itali, Gjermani dhe ish Bashkimi Sovjetik, në periudhën 1930-1945, nëpërmjet përpunimit, dekodimit dhe vështrimit të materialit në kontekst ndërkombëtar jepen pikëpamjet e botës me interesa politike.

Për të ilustruar mitologjinë e asaj kohe, që zbërthen një ekspozitë e këtij lloji brenda Muzeut Historik Gjerman, u projektuan në ekran një pllakat gjerman: Çekani me kryqin e thyer me sloganin "Arbeit macht frei!"; një pllakat me pishtarin e ndezur me sloganin "Work to keep free!", simbole që janë lindur paralelisht në vendet që hynë në një luftë të tmerrshme mes tyre. Këto simbole, tha Czech duheshin dekoduar, ashtu si dhe situatat që paraqesin filmimet për Berlinin, Romën e re sipas konceptit të Musolinit, dhe për Moskën në periudhën 1930-'45.

Peter Jahn solli një përvojë të veçantë për ngritjen e Muzeut Gjermano-Rus në Berlin. Tregoi se ky muze u ngrit në ndërtesën ku më 8-9 maj 1945 u nënshkrua kapitullimi i Gjermanisë naziste, prandaj ndërtesa ka kuptim të veçantë për historinë mbarëevropiane. Në vitin 1960 kish qenë muze i kapitullimit të Gjermanisë, një muze tipik ku "zinte vend lufta e madhe për atdheun sovjetik. Kishte një funksion politik. Prezantonte diçka që njihej paraprakisht nga të gjithë.

Më 1990 u arrit në përfundimin se ky muze s'duhej hequr." Kështu u krijua më 1995 në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Rusinë, muzeu gjermano-rus ku Pavijon i përhershëm është nga lufta e dytë deri më 1990. "S'është e lehtë të tregosh luftën nga të dyja palët. Por qëllimi ynë që është që të ndërtojmë muze që rikonstruktojë historinë jo që mbajnë qëndrim bardhezi. Secila palë prezanton veten. Vizitori duhet të kuptojë që njëra palë është thellë tek tjetra, ndërkohë që është bërë e qartë paraqitja e krimit." Zoti Jahn tha se figura e Stalinit gjithashtu s'ka qenë e lehtë për t'u trajtuar. Civilët e vrarë në luftën e tmerrshme mes dy popujve, zënë shumë vend, sepse kur u konceptua u mbajtën parasysh disa parime: të mos ishte muze ushtarak, të mos kishte heronj - heroi është koncept i ndërlikuar - dhe, s'duhet të bëhej agjitacion mbi njerëzit. Konstatimit të Ardian Klosit që përfaqësohej si drejtor i Shoqatës kulturore gjermano-shqiptare "Robert Schwartz" e ktheu bisedën në rasti shqiptar.

Pasi bëri një shtjellim të paradokseve dhe gabimeve që gjen pothuajse në gjithë pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, dhe politizimet e skajshme, tha se kjo gjendje vetëm paralizë mund të quhet. Ndërsa informacioni zero për diktaturën në MHK "është i pajustifikueshëm". Drejtori Malltezi u përgjigj se gjithë vendet e Evropës Lindore, Shqipëria ndër to, kanë bërë progres këto njëzet vitet e fundit. "Sigurisht që nuk mund të krahasohemi me modelet e muzeve gjermanë që u trajtuan këtu, por e kemi këtë gjendje ngaqë Shqipëria është politike dhe ngaqë diktatura ka qenë shumë e ashpër".

Llogarit: grupimet që janë krijuar nga goditjet e forta të diktaturës, e bënë Shqipërinë politike. Drejtori historian mendon se "kjo Shqipëri politike dhe ajo shoqëri ka hyrë në Muzeun Historik Kombëtar, te kjo godinë e mrekullueshme, vepër e elitës". Nga toni dukej se së brendshmi ai pyeste: "po ç'prisni ju xhanëm se na habitët". Por fjalia që artikuloi ishte: "Prezantimi i periudhës së diktaturës s'është detyrë e Muzeut Historik Kombëtar por e shoqërisë shqiptare, sepse e kemi paguar shtrenjtë këtë proces që gëzojmë sot."

Nga ana tjetër Malltezi, në këtë detyrë prej një viti, kohë gjatë së cilës qeveria pat premtuar se do të ngrinte pavijonin e përhershëm për periudhën komuniste, jep një shpjegim paradoksal, por në koherencë me të vetën, me ato që thotë më lart. Sipas tij njerëzit nuk duan ta shohin më sy Enver Hoxhën, kur ju kërkoni në muze objekte të Enver Hoxhës, thoshte zëri i tij i brendshëm. "Mua nuk më emancipon një xhaketë e Enver Hoxhës. Me këtë nuk dua të them se Muzeu po mban një qëndrim. Dua të them se njerëzit kanë vuajtur aq shumë sa nuk t'i shohin me sy këto gjëra. S'është detyra jonë të ruajmë objekte të Enver Hoxhës."

Si përfundim, ai i informoi të pranishmit se ajo që është premtuar një vit përpara nuk ekziston: 'ka projekt, s'ka komision për trajtimin e kësaj periudhe. Përse zgjat kaq shumë, zoti Malltezi, përse kaq ngadalë Muzeu Kombëtar Shqiptar, përse? Pyeste Stephan Dömpke. Nëse po kërkohet një recetë suksesi të ftuarit gjermanë, kanë një: muzetë janë institucione të informacionit dhe shkencës, për t'i parë gjërat esëll.

Fondi Spanjoll, raporti i këshilltarit Ceka

Atë që s'di drejtori e di këshilltari i kryeministrit për trashëgiminë kulturore, Neritan Ceka. Ai foli i fundit mbrëmë. Tha se qeveria paska dalë tashmë në një përfundim se si do të jetë Muzeu Historik Kombëtar. Të pranishmit vunë re aty për aty arbitraritetin e politikës dhe nënshtrimin e një drejtuesi të institucionit të kujtesës kombëtare që ka ardhur në post prej të njëjtës politikë.

Se kjo gjendje është ngaqë s'kemi muzeologë, tha këshilltari. Megjithatë qeveria ka menduar që në katin e 3-të të Muzeut, në 3000m2 do të trajtohet periudha e diktaturës. Por problemi i dytë i rëndësishëm është që s'kemi objekte. Janë pak ato që kemi. "Nuk ndërtojmë dot një apartament, nuk tregojmë dot si jetonte një punëtor a një fshatar në Shqipërinë e asaj kohe. Njerëzit po i sheshin ato objekte, radio, TV. Kemi gjithë pajisjet e shtëpisë së diktatorit. Kur të mbledhim maksimumin e objekteve do të veprojmë. Por edhe kur të jenë gati paratë." Këtu këshilltari tregoi shkurt fatin e fondit spanjoll 1 milionë dollarë për rikonstruksionin e Muzeut Historik Kombëtar. Ceka tha se po të pyetej vizitori, çfarë do donte nga ky investim: ngrohje në dimër dhe ajrim në verë, ka për të thënë.

Këshilltari vuri në dijeni të huajt se çfarë ndodh në një vend si Shqipëria: kur një qeveri e huaj ofron një fond, ka mënyra të çuditshme edhe për t'i marrë mbrapsht këto para. Ngrihen komisione ndërkombëtare, ngrihet një zyrë, blihet një makinë, paguhet një sekretare, mundësisht dy. Kështu 180 mijë dollarë të fondit spanjoll ikën nga hetimi i këtij komisioni nëse ka apo jo asbest muzeu. 120 mijë dollarë të tjerë, për të studiuar çfarë rreziqesh ka muzeu, dhe pasi doli se Muzeu rrezikohet nga tërmetet, hodhën idenë që duhen 8 milionë euro për të shmangur rrezikun. "Kjo është historia se si janë përdorur paratë". "Ndërkohë, tha ai, kemi vënë në mbrojtje burgun e Spaçit për ta kthyer në muze të diktaturës. Po bëjmë reformë në fushën e muzeumeve. Jemi në kohën e duhur, kohë e mirë për t'i ndryshuar gjërat."/ Shekulli
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse nuk ka muze kombetar Empty Re: Pse nuk ka muze kombetar

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 9 Dec 2010 - 5:52

Po cfare duhet te egzistoje nga Diktatura ne muze, kete spo marr vesh une?
Pastaj per sa i perket muzeut kombetar, ky egziston si muze...

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse nuk ka muze kombetar Empty Re: Pse nuk ka muze kombetar

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 23:06

po sepse cdo qytet e ka nga nje muze;prandaj
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse nuk ka muze kombetar Empty Re: Pse nuk ka muze kombetar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi