Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje leter pa Adrese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje leter pa Adrese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje leter pa Adrese

2 posters

Shko poshtë

Nje leter pa Adrese Empty Nje leter pa Adrese

Mesazh nga WebMaster Sun 7 Nov 2010 - 10:03

Në një përrallë të vjetër me lakuriqë nate ndodhet gjithë filozofia e asaj çka po ndodh me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kur lakuriqi i natës duhej të plotësonte detyrimet e tij si kafshë, ai pretendonte se ishte shpend. “Keni parë kafshë të fluturojë?”, pyeste ai. Të njëjtën gjë bënte kur i duhej të mohonte se ishte shpend. “Keni parë shpend me dhëmbë?”, pyeste ai sërish.
Në këtë qerthull ka hyrë dhe ministria jonë e kulturës që me domosdo kërkon të zbulojë se federata ka bërë dëme dhe rreket ta kontrollojë. Marifeti është sa të hyet brenda, pastaj është e thjeshtë; sipas bindjes së përgjithshme që nuk ka shqiptar pa mëkat kur vjen puna tek lekët, ministria shpreson të gjejë ndonjë gjurmë të lekëve që kanë ndërruar drejtim. Por për të vajtur deri tek lekët është goxha rrugë e gjatë dhe dera aty është e mbyllur. Këtë javë ndodhën dhe ca gjëra që janë shumë, ose më saktë, janë mjaftueshmërisht tamam për të na habitur të gjithëve. Njëlloj sikur një dorë i kishte kurdisur të tërë, të ndarë në dy skuadra për të shënuar gol në portën e kundërshtarit.
Në fillim ministria tha se do të kontrollonte me hir e me pahir. Dukej se ashtu si në filma, grupi i kontrollit do të shpërthente derën, do të rrethonte dhomën me dokumenta, do t´i shtrydhte ato dhe pastaj mes tyre do të gjente lëngun e duhur që do t´i helmonte të pastajmen federatës për shkak të së kaluarës. Pastaj erdhi lajmi nga UEFA që i vuri një dryn më tepër asaj dere, “Po hytë brenda, ju nxorrëm jashtë aktiviteteve”. Ministria tërhiqet, por sulmon përsëri ish-trajneri i kombëtares Bariç: “Dy lojtarë janë të lidhur me bastet dhe shitën ndeshjen me Rumaninë”. Me fjalë të tjera një lëmsh i vërtetë përpara porte, nëse do të citonim një folës të dikurshëm në transmetimet e ndeshjeve të futbollit. Në sfond mbetet vetë kryeministri, i cili natyrisht nuk mund të qëndrojë dorëjashtë kur vjen fjala për ato çka ngjasin në Shqipërinë që ka marrë me qera për katër vjet. “Shitën flamurin, mafiozët!”, sulmoi ai me stilin e tij të njohur që edhe futbollin e sheh si ndërtim të paligjshëm që nuk duhet të legalizohet.
Ngjan e çuditshme sesa thjesht shndërrohet në betejë gjithçka dhe çdo gjë në Shqipëri. Të jetë fjala për një vend pune në krye të federatës? Një shpjegim i tillë është fare pak i përshtatshëm për të besuar. Të jetë fjala për një inat të vjetër me mbiemrin e Presidentit të federatës? Edhe kjo është e vështirë të thuhet sepse në kuadër të amnezisë së pjesshme që ka pësuar kryeministri për ish-armiqtë e dikurshëm, ky mbiemër nuk e shqetëson më. Të jetë fjala për zellin e vetë ministrit të kulturës që të bëjë të mundur misionin e pamundur të paraardhësit të tij? Edhe kjo është pak për të qenë shpjegim shterues. Apo ndoshta bëhet fjalë për lekët që mund të prodhohen nga futbolli? Ndoshta janë të gjitha së bashku nga pak. Ndoshta është etja jonë për të luajtur derën kur nuk kemi punë, për të trazuar ujërat edhe kur ato janë të qeta, për të dalë në televizor me shpatë sipas bindjes së përgjithshme që në Shqipëri vërtet nuk kemi bërë ndonjëherë art e shkencë të madhe, por luftëra kemi bërë gjithmonë.
Për t´ju rikthyer përrallës së fillimit me lakuriqë nate, histori të tilla na nxjerrin të gjithëve lakuriq. Sepse ajo që ndodh me Federatën vërtet duket se nuk ka lidhje me ftesën për në NATO apo rrjedhat integruese në BE, por po aq dhe ka lidhje me to. Sepse është pjesë e dëshirës sonë të verbër për të larë plaçkat tona të ndotura m´u në mes të pazarit evropian. Dhe pastaj, sipas zakonit, zëmë të ankohemi për cenet e lakuriqësisë sonë. Jemi edhe anemikë të pa zënë nga dielli, edhe me ca vraga që dallohen qartë aty rrëzë qafës. Ndoshta na mungon hallka me të cilën na lidhnin pikërisht aty. Për të na lënë në dilemën e lakuriqit të natës: S´jemi as Lindje, s´jemi as Perëndim. Ne jemi thjesht ne. Po të duan të na pranojnë kështu siç jemi, mirë, në të kundërt, e keqja është vetëm jona.

e mor nga mepo gazete
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje leter pa Adrese Empty Re: Nje leter pa Adrese

Mesazh nga Anakonda Thu 14 Jun 2012 - 0:16

e bukur;edhe pe ket adresen nuk e mesuam dot
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi