Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
15 gënjeshtra që dihen si të vërteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
15 gënjeshtra që dihen si të vërteta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

15 gënjeshtra që dihen si të vërteta

2 posters

Shko poshtë

15 gënjeshtra që dihen si të vërteta Empty 15 gënjeshtra që dihen si të vërteta

Mesazh nga LaDescarada Tue 16 Nov 2010 - 1:49

Me poshtë janë renditur 15 gënjeshtra që botërisht dihen si të vërteta.

1. Kur ha bukë nuk pihet ujë: shumica prej nesh mendojmë se pirja e ujit gjatë ngrënies na shëndosh. Edhe nëse kemi shumë etje mundohemi të pimë ujë 1- 2 orë pas buke, ose para saj. Përkundër këtij besimi të kaluar vesh më vesh, pirja e ujit gjatë bukës nuk të shëndosh por të ndihmon në frenimin e oreksit. Personat të cilët kanë probleme me tretjen nuk duhet të pinë ujë gjatë bukës.

2. Minjve u pëlqen djathi: në të vërtetë minjve u pëlqejnë gjërat me sheqer si bajamet e shtypura apo kornflakeset e mëngjesit. Pra, ato mund ta ndërrojnë menjëherë një copë djathë me një çokollate Snikers.

3. Çaji dhe kafeja rrisin riskun e kancerit: sipas studimeve të fundit kafeina e gjendur në kafe dhe çaj të mbron nga kanceri i trurit.

4. Shtëpia e Bardhë është një ndërtesë me kupolë: ndërtesa me kupolë është ndërtesa e Kongresit Amerikan.

5. Shtëpia e Bardhë është ndërtesa me kupolë: Shtëpia e Bardhë është vendqëndrimi zyrtar i presidentëve të Amerikës .

6. Tempulli me kupolë të verdhë është Mesxhidi Aksa: tempulli me kupolë të verdhë është Kubbettus-sahra e quajtur ndryshe si xhamia e Hz. Omerit( r.a). Kubbettus-sahra është një ndërtesa tetëkëndore, e cila besohet të jetë ndërtuar mbi shkëmbin në të cilin ka shkelur profeti Muhammed (a.s) natën e Miraxhit.

7. Tempulli me kupolë të verdhë është Mesxhidi Aksa: Mesxhidi Aksa në të vërtetë është një tempull më i madh dhe i gjerë i shtrirë në anën e kibles së Kubbettu-sahrasë.

8. Vitamina C lufton të ftohurin: Vitamina C forcon sistemin e imunitetit. Nuk shëron gripin apo ftohjen.

9. Kërcitja e gishtave shkakton kalcifikim (gëlqerosje): zëri i dalë nga kërcitja nuk vjen si rrjedhojë e gëlqerosjes apo kalcifikimit por nga boshllëqet e ajrit në mes kyçeve.

10. Hirushja ka veshur këpuce prej xhami: në versionin më të vjetër francez të Hirushes ajo vesh këpucë të bardha nga pelushi i ketrit. Në vitin 1967 shkrimtari francez, Charles Perrault, shkroi një version të ri të Hirushes në të cilin nuk përdorej fjale “vair” që do të thotë “ketër”. Mendohet se Perrault e ka ndryshuar fjalën “vair” me fjalën “verre”, e cila ka të njëjtin shqiptim por do të thotë xham. Si ka mundësi që Zana e mirë nuk ka mundur ta korrigjojë këtë gabim gjatë gjithë kësaj kohe?.


11. Edhe Kolombi ka besuar se bota është e sheshtë: Zbuluesi i famshëm Kolombi ndoshta nuk e ka ditur sesa e madhe është bota por nuk ka pasur frikë se mund të binte nga ndonjë cep i saj.

12. Njutoni zbuloi ligjin e forcës së rëndesës me ndihmën e një molle të rënë mbi kokë kur ishte i ulur nën një pemë: marrëdhënia e parë e shkencëtarit me mollën shtrihet deri 60 vite pas vdekjes së tij: “Kur po shëtiste në një kopsht ai mendoi se forca e rëndesës, e cila rrëzoi mollën nga pema nuk është e kufizuar në një lartësi të caktuar dhe kjo fuqi mund të jetë edhe më e madhe.” (John Conduitt)

13. Ajnshtajni nuk ishte i mirë në matematikë: ky është një informacion i gabuar por i besuar nga të gjithë. Burimi i këtij informacioni mbështetet në një shkrim të botuar në vitin 1935. Edhe pse shumë nxënës të dobët në matematikë mund të inkurajohen nga ky informacion dhe ta shohin si një rreze shprese, në të vërtetë Ajnshtajni ka provuar gjenialitetin e tij që në fëmijëri.

14. Spinaqi të jep fuqi: kjo përrallë rrjedh nga hekuri me të cilin është i pasur spinaqi. Por pikërisht në këtë pikë gabohet sepse në të vërtetë në spinaq nuk ka aq hekur sa mendohet. Kjo legjendë buron nga një shkrim dore. Për shkak të vendosjes së gabuar të dhjetëshes në vitin 1870, një doktor e ka pasqyruar një spinaq më të pasur (dhjetë herë më shumë) me hekur.

15. Alexander Graham Bell ka shpikur telefonin: të gjithë kemi dëgjuar për Graham Bell i cili njihet si shpikësi i telefonit dhe për historinë e telefonatës së parë që ai i bëri sekretarit të tij Watson. Por në të vërtetë telefoni i parë ishte shpikur 15 vite më parë nga një zbulues gjerman Philipp Reis. Aparati i quajtur telefon është paraqitur për herë të parë në vitin 1861. Telefoni Reis mund të përçonte krejt qartë notat muzikore ndërsa zërin e njeriut pak më dobët. Transmetimi i parë i zërit të njeriut me anë të një teli padyshim që është realizuar nga Reis. Por pavarësisht kësaj lavdërimin e merr Bell.



LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 gënjeshtra që dihen si të vërteta Empty Re: 15 gënjeshtra që dihen si të vërteta

Mesazh nga Vizitor Fri 3 Dec 2010 - 2:12

Po them edhe une nje genjeshter qe dihet si e vertet, tani sa e mendova...

Luani eshte mbreti i kafsheve!
Mbreti i kafsheve eshte njeriu, kur ben si kafshe!

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 gënjeshtra që dihen si të vërteta Empty Re: 15 gënjeshtra që dihen si të vërteta

Mesazh nga LaDescarada Sun 12 Dec 2010 - 0:35

Luan_Valikardi shkruajti:Po them edhe une nje genjeshter qe dihet si e vertet, tani sa e mendova...

Luani eshte mbreti i kafsheve!
Mbreti i kafsheve eshte njeriu, kur ben si kafshe!


mir e the kete brava
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 gënjeshtra që dihen si të vërteta Empty Re: 15 gënjeshtra që dihen si të vërteta

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 3:29

Teper interesante keto genjeshtra.................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 gënjeshtra që dihen si të vërteta Empty Re: 15 gënjeshtra që dihen si të vërteta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi