Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura

3 posters

Shko poshtë

Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura Empty Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura

Mesazh nga WebMaster Thu 2 Dec 2010 - 10:52

Shkodër, 2 dhjetor - Shkodra zgjohet më e përmbytur se dje nga rreshjet e shirave, dalja nga shtrati e lumit Buna dhe e lumejve të tjerë që rrethojnë kryeqendren veriore. Niveli i ujit ka pësuar një rritje të frikshme duke u afruar dhe në brendësi të qyetit mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës.
NEWS24 raporton se sot në mëngjes, në hyrje të qytetit, në lagjen “Xhabije” është rritur niveli i ujit dhe për automjetet e vogla është i pamundur lëvizja e automjeteve të vogla.
“Që prej mbrëmjes së të enjtes një postbllok policie është vendosur në lagjen Xhabije dhe nuk lejonte kalimin e automjeteve të vogla në këtë zonë“, raporton NEWS24 nga qyteti i Shkodrës.
Edhe komunikimi i Shkodrës me Tiranën përmes aksit nacional Shkodër- Tiranë është i pamundur. Në një gjatësi prej 200 metrash, uji ka vërshuar mbi segmentin rrugor në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, pjesë e aksit Shkodër- Tiranë. Shtëpitë që ndodhen në këtë zonë lundrojnë mbi ujë, ndërsa banorët ndihen të traumatizuar për fatin e tyre.
Tani komunikimi me Tiranën mund të bëhet nëpërmjet një rruge të dytë, që kalon nga Vau i Dejës, por që ka një infrastrukturë jo shumë të mirë.
Ndërkohë gjatë natës në lagjen Livadhe disa banorë kanë telefonuar në bashki për të kërkuar ndihmë për evakuim.
Nga të dhënat e fundit mësohet se gjenden në ujë Bashkia e Shkodrës dhe shtatë komuna si Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Bushat, Bërdicë, Komuna Rrethinë dhe Gur i Zi .
Aktualisht janë të vërshuara me ujë 1900 familje, numërohen 600 shtëpi të përmbytura dhe 12 mijë hektarë tokë të përmbytura, ndërkohë që janë evakuuar 300 familje.
Sipas burimeve pranë Shtabit të Emergjencës duhej të ishte bërë evakuimi i më shumë familjeve, por grupe të punës po hasin vështirësi për të bindur familjarët.
Sipas tyre në Obot, Darragjat dhe Shirgj ka presencë uji në nivelin një metër brenda shtëpive të banorëve, ku njerëzit janë të rrezikuar seriozisht.
Prania e ujit në akset që lidhin Shkodrën me Obotin, Velipojen, Dajçin, Bërdicën dhe shumë komunave në zonën e Nënshkodrës është bërë shqetësuese për lëvizjen e njerëzve.
Ujërat ndërkohë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bazën ushqimore të fermerëve të Nënshkodrës për blegtorinë ndërsa banesat e tyre po pësojnë dëme të reja për të disatën herë brenda këtij viti.
Rrjedhja normale e lumit Buna është penguar nga vërshimi shtuar i ujërave të lumit Drin për shkak të shkarkimeve të mëdha që po bëhen nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura Empty Re: Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura

Mesazh nga bobi 10 Thu 2 Dec 2010 - 10:59

Kur ben te njejin veprim,edhe pret rezultat te ndryshem eshte budallallek.

A.AJNSHTAJN

Kjo qeveri ngeli vetem duke bre te njejtat veprime.

Populli i shkodres serish vuan te njejtat pasoja si ato te meparshmet,edhe ben thirrje per evakuim.

Ku te shkojne more ai popull qe zonat rurale s'kane buke per femijte e te shkojne gjetke.

Ndihmat te cilat qeveria dergon edhe pse ato qesharaka shkojne e ndahen ne favor te organit kopetent te qytetit

abuzohen me to.

Mjere Shqypnija
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura Empty Re: Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura

Mesazh nga WebMaster Thu 2 Dec 2010 - 11:02

Me te vertet kjo qe ke thene bobi Shkodra ka vuajtur edhe po vuan akoma se kuptoj pse Politika jone apo evropiane te shikoje edhe situaten e ketyre qyteteve qe kan nevoje po mjer ne kush na ka ne dore ...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura Empty Re: Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura

Mesazh nga bobi 10 Thu 2 Dec 2010 - 11:09

nis ekuacioni edhe zgjidhja ngelet e njejta edhe nqs ka dy alternativa.

nje popull qe ka me shume demostrata =dmth ka me shume vetedije.

Shqiperia-fle.

Qeveritaret lozin me fatin e tyre edhe shahen ne parlament si femijte e prapte ne fund te pallatit.

Shkodra permbytet.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura Empty Re: Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura

Mesazh nga Ariel Fri 3 Dec 2010 - 2:12

O zot ca rrebeshi sot...
Edhe ne Durres jane permbyt gjithe rruget.
ka hyre uji deri ne katet e para...
shume makina kane dale jasht perdorimit...
qameti modh po bon...
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura Empty Re: Situatë dramatike në Shkodër, shtohen vendet e përmbytura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi