Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, zbulohen 3 baza terroriste People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greqi, zbulohen 3 baza terroriste People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, zbulohen 3 baza terroriste

Shko poshtë

Greqi, zbulohen 3 baza terroriste Empty Greqi, zbulohen 3 baza terroriste

Mesazh nga WebMaster Sun 5 Dec 2010 - 14:05

Shërbimi grek i Antiterrorit ka zbuluar tre baza terroriste ku janë konfiskuar një sasi e madhe armësh dhe lëndësh eksplozive, ndërsa janë arrestuar të paktën 9 persona dhe dhjetëra të tjerë janë shoqëruar në rajonet e policisë.
Pas 20 ditë hetimesh, agjentët specialë të policisë kanë hyrë në pasditen e së shtunës në një garazh të nëndheshëm në lagjen Nea Smirrni të Athinës dhe kanë gjetur një arsenal të madh armësh: tre mitralozë, shtatë pistoleta, tre kallashnikovë, bomba, fishekë dhe rreth 50 kg lëndë eksplozive. Më pas, ata kanë kontrolluar një bazë tjetër në Pire dhe një në Agrinio. Gjithsej janë kontrolluar 13 shtëpi në të gjithë vendin.

Pas analizave balistike të armëve të gjetura duket se ato janë përdorur nga grupi terrorist Sekti Revolucionar, i cili ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një polici dhe të një gazetari investigativ disa muaj më parë.

Por nuk përjashtohet edhe bashkëpunimi me organizatën tjetër kriminale Komploti i Celulave të Zjarrit, që ka çuar muajin e kaluar 14 pako bombë në ambasadat e huaja dhe në zyrat e disa udhëheqësve europianë.

Burime policore thonë se priten zhvillime të rëndësishme në asgjesimin e luftës guerrile në Athinë prej këtyre dy grupeve terroriste që kanë filluar veprimtarinë e tyre dy vitet e fundit, menjëherë pas vrasjes së adoleshentit 15-vjeçar Aleksandros Grigoropoulos, nga një agjent policie, çka ka shkaktuar protesta të dhunshme në rrugët e qyteteve greke .

Ditën e hënë, në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij, gjithë policia është në gjendje gadishmërie me frikën e protestave të reja.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi