Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vargje per Veten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vargje per Veten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vargje per Veten

2 posters

Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Vargje per Veten

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Dec 2010 - 6:30

Nuk i di askush, të fshehtat brenda meje

Nuk e di askush, zemërimin që unë mbaj

Ju që thoni se më njihni,

Jo, jo…

Se nga vij, ku shkoj

Dhe çfarë dua nuk e dini

Rrethuar jam prej atyre

Që thonë se më njohin

Por gabojnë.

Ata emrin, vetëm emrin ma dinë

Askush nuk i di, dëshirat e mia

Mendimet e mia, askush nuk i kupton

Fjalët dhe lutjet e mia

Edhe pse me zë të lartë

Askush nuk i dëgjon.

Ndaj dua të iki, larg nga kureshtarët

Se mos të fshehtat e mia një ditë zbulojnë

Por nëse vendos, sërish të kthehem

Të fshehtat e mia

Ata prap s’do ti mësojnë

Nuk më njeh askush

Jo, jo, askush nuk më njeh…
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Re: Vargje per Veten

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Dec 2010 - 6:40

Pres

Unë vazhdoj të të pres i dashur
Përsëri dhe përsëri
Edhe pse më the: mos më prit
Se unë, nuk kthehem më tek ti!
Jo, jo, nuk i besoj gojës
Që ato fjalë i nxori
Të lutem, pra ti kthehu
Se malli si asnjëherë, më mori
Unë e di
Edhe pse të vështirë e ke
Ti do të kthehesh
Dhe në krahët e mi
Si dikur do të prehesh.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Re: Vargje per Veten

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Dec 2010 - 6:41

Rruga

Rruga është ajo,
Që më çon çdo ditë në punë
Rruga është ajo
Që më kthen në shtëpi pas saj
Rruga më sjell tek ti
Sa herë dua
Më ndan prej teje
Kur me ty bëj fjalë
Rruga më çon kudo që dua të shkoj
Më çon atje ku do ajo vetë
Rrugët e jetës janë shumë
Deri ku do të më çojnë
Se di?!..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Re: Vargje per Veten

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Dec 2010 - 6:43

Shpirti i Trazuar


Nuk më vjen asnjë mendim

Ka kohë që s’jam këtu

Shpirti më është trazuar

Dallgët e jetës, e kanë çuar

Se di se ku…

Ndaj mos pyesni pse po hesht

Derisa dallgët të qetësohen

Se kur deti të jetë i qetë

Paqtuar ta kem zemrën,

Do të ulem me ju në breg.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Re: Vargje per Veten

Mesazh nga WebMaster Wed 8 Dec 2010 - 6:44

Ditet me Shi


Ndryshe nga dje

Sot bie shi.

Dhe shiu mua më trishton.

Më fut në mendime,

Shpirtin ma trazon.

Më bën të qaj,

Si ky syth që pikon

Më ngacmon kujtimet,

Sekretet më fletojnë si gjethet

S’më lënë të qetë.

Sot bie shi

Ndryshe nga dje.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Re: Vargje per Veten

Mesazh nga Vizitor Wed 8 Dec 2010 - 6:49

,,me bote,,,me pelqyen shume qe te dyja klea :5454787: brava
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Re: Vargje per Veten

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:55

dua me pak, ose me shume. Mos me kerko te dal nga vetja. Nese
do ta beja kete gje, nuk do te te doja sic di une, por sic duhej te te
doja.
Une jam ky. Dua keshtu sic di. Nuk kam menyre tjeter, nese do te ndryshoj, dije se nuk do mua, por dike tjeter.
nqs smendon per mua lerme te shkoj,mos u bej egoist lerme te te harroj..xhelozia esht per ata ata qe duhen shum;dashuria luhet dy
emrin ta degjoj dhe nje lot me shkel ngadale,mundohem te te them dicka por nuk del asnje fjale;yjet lart ne qiell shoh si cdo nate,e pamundur per ty mos te mendoj...buzeqeshjen engjellore dhe te pafajshme nuk me le te qete nuk mundem ta largoj
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vargje per Veten Empty Re: Vargje per Veten

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi