Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Indiani 94-vjeçar bëhet baba People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Indiani 94-vjeçar bëhet baba People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Indiani 94-vjeçar bëhet baba

4 posters

Shko poshtë

Indiani 94-vjeçar bëhet baba Empty Indiani 94-vjeçar bëhet baba

Mesazh nga Vizitor Wed 29 Dec 2010 - 9:44

Një 94-vjeçar është shndërruar në babain më të moshuar të botës, pasi bashkëshortja e tij 52-vjeçare lindi një djalë gjatë muajit të fundit.

Në lajmin e raportuar nga e përditshmja rozë “The Sun”, çifti e konsideronte fëmijën si një dhuratë nga Zoti, pasi askush nuk besonte më se mund të bëheshin përsëri prindër.

Ramajit Raghav, një fermer që fiton vetëm 60 euro në muaj, deklaroi: “Jam shumë i lumtur që jam shndërruar në babain më të moshuar në botë. Jam një adhurues i madh i Zotit Shiva. I lutem çdo ditë, prandaj ky djalë është dhuratë e tij”.

Babai krenar, i cili i ri ka qenë një mundës, beson se aftësia e tij e lartë seksuale deri në këtë moshë i detyrohet dietës me shumë kalori që ka bërë gjatë jetës.

”Ha çdo ditë gjysëm kilogram dhjathë, gjysmë kilogram gjalp dhe pi nga tre litra qumësht”, shtoi 94-vjeçari. “Vizitova një herë një mjek në fshat. Ai më dha disa pilula, por i flaka tej. Nuk kam patur ndonjëherë nevojë për mjekime në jetën time”.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar për të ardhmen e djalit, Ramajit theksoi se edhe pas dhjetë vitesh do të jetë duke luajtur me të në oborr. “Asgjë nuk do t’i ndodhë djalit tim, sepse unë do të vdes vetëm nëse një gjarpër i zi do të më kafshojë dhe kjo nuk ka për të ndodhur. Pas dhjetë vitesh, do të kem të njëjtën forcë që do të ketë edhe im bir”.

Titulli i babait më të moshuar, deri tani i takonte një tjetër indiani, Nanu Ram Jogi, i cili u bë prind në moshën 90-vjeçare në vitin 2007.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Indiani 94-vjeçar bëhet baba Empty Re: Indiani 94-vjeçar bëhet baba

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 10 Jan 2011 - 22:51

Ja nje update rreth ketij.. mireseerdheet

94-vjeçari: Seksi në çift, i rëndësishëm

Randy Ramjeet Raghav është bërë para disa muajsh babai më i vjetër në Botë, në moshën 94-vjeçare.
Tashmë ai thotë se jeta e tij seksuale nuk është aq aktive sa më parë sepse gjëja kryesore është rritja e vogëlushit.

Ramjeet tha: “Mua më pëlqen ende të bëj dashuri me gruan time. Mendoj se është shumë e rëndësishme për një çift të bëjë seks rregullisht. Kur gruaja është dakord unë mund të vazhdoj gjithë natën, por tani që kemi fëmijën e vogël i kemi lënë mënjanë nevojat tona seksuale.”

Bashkëshortja e tij, 50-vjeçarja Shakuntala, u shpreh: “Nuk më duket se kam një burrë të vjetër. Ai bën dashuri si një mashkull 25-vjeçar, madje edhe më mirë sepse ai mund të bëjë gjithë natën dashuri.”

Me këtë ritëm, Ramjeet kërkon sërish fëmijë të tjerë.
“Brenda 6 muajve dua një djalë tjetër”, tha indiani 94-vjeçar.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Indiani 94-vjeçar bëhet baba Empty Re: Indiani 94-vjeçar bëhet baba

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 18:38

me jet te gjate femijes................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Indiani 94-vjeçar bëhet baba Empty Re: Indiani 94-vjeçar bëhet baba

Mesazh nga dajti modh Thu 5 Apr 2012 - 20:30

po mire ,po kjo nga e din si bojn dashni 25 vjecaret :541221: :541221: ja paska dredh plakut si duket Indiani 94-vjeçar bëhet baba 426788
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Indiani 94-vjeçar bëhet baba Empty Re: Indiani 94-vjeçar bëhet baba

Mesazh nga era85 Thu 5 Apr 2012 - 23:39

wuaaaaaaaaaaaa sa interesant me siguri ka pas shtrypshkronjen te fort

era85
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Zürich
Postime Postime : 594
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Indiani 94-vjeçar bëhet baba Empty Re: Indiani 94-vjeçar bëhet baba

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi