Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

+2
WebMaster
LaDescarada
6 posters

Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga LaDescarada Thu 27 Jan 2011 - 6:05

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët


Rrallë të gjendet shqiptar që, të paktën një herë në ditë, të mos ketë mbetur i pakënaqur me vetveten dhe me të vetët, sikundër edhe më rrallë të haset ai tjetri, i cili, më së paku tri herë në ditë, nuk krenohet, nuk rreh gjoks dhe nuk i thur lavde vetes dhe popullit të vet.

Prej kohësh kam vënë re se pothuaj çdo penë e jona, sado thellë të kthesh në historinë tonë të kujtesës e të shkrimit, jo pak është mburrur me prejardhjen e vet, me lashtësinë e kombit tonë, me figurat e ndritshme të së kaluarës, me cilësitë, me virtytet, me trimëritë, me besën shqiptare. Por, asgjëmangut, madje herë-herë edhe më shumë se me lëvdata, pothuaj çdo emër i yni, nga më të njohurit e më të mëdhenjtë, nuk ka ngurruar edhe të fusë gishtin në plagët tona, të vërë, si i thonë, pikën mbi i, të prekë edhe në “zgjua bletësh” dhe ta ndiejë veten bukur të pezmatuar e të pikëlluar për aq mangësi, për aq të meta e të liga tona, që na “shquajnë” sy e faqe vetes dhe, mjerisht, edhe botës.

Çdo popull, sigurisht, ka fjalë që i ka tepër. Zor të gjendet qoftë edhe vetëm një që nuk – lavdërohet.

Ne, shqiptarët, po ashtu nuk bëjmë përjashtim. Lavdërohemi edhe ne, si gjithë të tjerët. Me një përjashtim(th), megjithatë: ata lavdërohen, e ne – stërlavdërohemi, mbilavdërohemi e tejlavdërohemi.

Çdo popull, pa asnjë dyshim, ka fjalë që i mungojnë: sa më i zhvilluar e më i qytetëruar që të jetë, aq më shumë e vë në spikamë nevojën për të piketuar edhe mangësitë e veta, dobësitë, ligësitë, etj. Me synimin e vetëm që t’i flakë ato, të vetëdijesohet e të vetësensibilizohet, të bëhet më i avancuar, më i pastër, më i dashur për vete dhe për popujt e tjerë.

Ne, shqiptarët, edhe në këtë lëmë, them, nuk bëjmë përjashtim. Qortohemi, po, edhe ne. Me një përjashtim, megjithatë, edhe këtu: ata qortohen, e ne – pakqortohemi, nënqortohemi e, qëllon edhe - të hiçqortohemi.

Sepse, sa më rrahagjoks “burri”, aq më i privuar ndjenja për të kthyer qoftë edhe vetëm shikimin kah hija e vet. Kah ana tjetër e medaljes. Ajo e pamira, e palakmuara dhe, jo gjithaq rrallë, edhe e turpshmja e tij. Ai, për më tepër, i verbuar patriotizmi e narcizmi, është i prirur të shpallë si blasfemi, si sakrilegj, çdo mendim a shkrim që, qoftë larg, edhe vetëm vështron me bisht të syrit edhe më të voglin ves të shqiptarit, pale pastaj ndonjë nga ato plagët tona. Për të cilat - madje pikërisht me këtë emërtim: “Plagët tona” - foli para plot 86 vjetësh një nga patriotët më të mëdhenj shqiptarë, një nga ata më të merituarit, i biri i Abdyl Frashërit – Mithat Frashëri, në librin e tij të botuar në Tiranë më 1924.

Një varg pyetjesh, thuaj bërë në shekuj, u nxitën dhe u “shkruan”. Si për shembull:

A jemi ne, shqiptarët, vërtet, “kombi i parë i botës, mrekullia e tetë e planetit, raca më e qytetëruar e kontinentit, populli më i lashtë i gadishullit”, siç pyeti edhe tjetërkush para meje?

A jemi ne, shqiptarët, vërtet, “më trimat, më të ndershmit, më besnikët”?

A, vërtet, na qenkësha edhe Zoti – shqiptar?

Kush tha se populli shqiptar lindi para se të lindte Hëna?

A, vërtet, gjithë shqiptarët janë Mic Sokola?

A ka çmim shqiptari dhe sa kushton, vërtet, një shqiptar?

Cila është fjala më e shtrenjtë shqipe?

A, vërtet, jemi bij fisi t’përmendur, “qi t’tanë bota kah besa e nderon”?

Deri ku shtrihet Atdheu ynë? Deri ku arrin kënga e djepit shqip, apo deri ku arrin vajtimi shqip?

A janë vlerat dhe virtytet tona më të mëdha kombëtare (edhe sot): nderi, trimëria, burrëria, mençuria dhe besa? Apo kemi edhe ndonjë “vlerë” a “virtyt” tjetër, shtuar këtyre?

A vërtet, kemi adhuruar gjithmonë krenarinë me të cilën i kemi duruar tragjeditë, qëndresën me të cilën kemi ecur nëpër shekuj, vendosmërinë me të cilën jemi përpjekur për sendërtimin e qëllimeve tona liridashëse?

Apo jemi ”Racë prej tutkalli” me një “tregim dignity”, me dinjitet e krenari tragjike (Faik Konica); popull me “dregëza që na përçudnojnë” (Ernest Koliqi); komb me jo pak “vagabondë” (Gjergj Fishta); “tragjikët e Europës” (Koço Danaj)?

Apo na duhet: të hapim kutinë e Pandorës shqiptare. Të shpluhurosim ndërgjegjen vetjake dhe kombëtare. Të flakim vogëlsirat shpirtërore, që na shëmtojnë. Të pranojmë (që të mos na përsëritet) se me të madhen luftë që bëmë, në shekuj, e bëmë kundër - njëri-tjetrit, luftën vëllavrasëse. Se shqiptarët më të mëdhenj dhe më të njohur (pos njërit, më të madhit: Skënderbeut) punuan, jetuan dhe vdiqën – jashtë Shqipërie. Se tjetrit i shohim qimen, e vetes as traun. Se më se njëherë na prin – inati. Se jo pak farë të hidhura ka fusha jonë kombëtare. Se disa nga figurat më të njohura patriotike vetë – i vramë. Se më të madhen plagë kemi – përçarjen, ndasitë, mospajtimin, urrejtjen e ndërsjellë, smirën. Se natyra jonë është plot me rrebe. Se jo gjithmonë na e patën fajin të huajt dhe fati, e jo pak e kemi fajin edhe vetë. Shkurt; se patriotizmin ndonjëri nesh e ka – zanat. Se kemi rendiment bukur të lartë – tradhtarësh. Se qëllon të jemi qengja, kur do qenë luanë, sikundër edhe jemi luanë, kur lypset qenë qengja. Se mjaft shpesh harrojmë “me çilë sytë, me ja vue gishtin kryes e me mendue mirë” dhe “me ba nji rrmim të ndërgjegjes komtare” (Fishta). Se çdo shqiptar do që të jetë i parë dhe – bajraktar. Se jo më kot dhe as gand na tha italiani: “Tutti Albanesi, tutti comandanti!”(Secili shqiptar – komandant). Se jemi popull i ndarë në dy pjesë, në tri fe, në katër anë të botës, në pesë shtete, me shtatë, tetë, nëntë a dhjetë milionë banorë. Se tre shqiptarë bëjnë pesë parti, etj., etj., etj.

Sepse: nuk jetohet nga rrahagjoksi as lavdi. Nuk na mbajnë fjalët që kemi tepër, por ato që na mungojnë. S’bëjmë dot pa dritë, por do parë dhe hija. Do mësuar nga pësimet. Do ditur kujt t‘i besohet. Kurrë s’e ka fajin pasqyra, po fytyra. As jemi primitivë, as ahistorikë, as çifutë, as zezakë. Më shumë se mitet, na nevojiten çmitizimet...

(Edhe) Faiku i quajti këto dëshpërime – plagë. Plagë që nuk shërohen kurrë, po të mos i vëmë në shënjestër, po të mos i piketojmë, po të mos i konstatojmë dhe luftojmë, po t’i mbyllim, t’i mbajmë të paqena, të hiqemi sikur nuk ekzistojnë. Se, heu, pale ç’përfitim mund të nxjerrë syresh – armiku. Shkjau. Grekërit.

Se plaga, po s’u shërua, – metastazohet, thellohet, përhapet, zgjerohet. Le shenjë në shpirt të njeriut për jetë, siç tha Faiku. Të vësh gishtin në plagë, pohon ai, do të thotë të kesh një të mirë: se kjo të bëhet një mësim për të pastajmen, mësim ky që të bën më të fortë dhe më të zotin të durosh të tallurat e fatit.

Faiku ra në mendime dhe pyeti vetveten, ai më 1929, e ne, njësoj, më 2010: si shpjegohet dhe a është fare e mundur që të ketë shqiptarë, që e lënë vendin e tyre, Atdheun, vendlindjen, lënë prindërit, miqtë e shokët, kushërinjtë e farefisin dhe “venë të rrojnë në vise të huaja e të largme, në mes të zhurmave e të tymeve të fëlliqura të fabrikave”?

Faikut i ngjethet mishi nga shqiptarët, që s ’tërhiqen mënjanë e t’ua lëshojnë vendin më të mirëve e më të zotëve. Përkundrazi. Me djallëzira, me shpifje, me padrejtësira, jo vetëm nuk qasin, por largojnë tërësisht “gjith’ata shqiptarë që mund të sillnin ndihmë të vërtetë për lartësimin e vendit”.

Ramiz Kelmendi

LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga WebMaster Wed 2 Feb 2011 - 7:34

Te 99 pse do thuash sepse hahen me njeri tjetrin ska ku te shkoj me keq me
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga klodian Wed 2 Feb 2011 - 7:58

he mo ky --kur u be dhe ky te shesi mend ----se ka inat prandaj se se arrin dot atje ku ka arritur
klodian
klodian
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 411
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/11/2010
Mosha Mosha : 41

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga WebMaster Wed 2 May 2012 - 7:26

Cfar nuk thone mi amon shajme njeri tjetrin jemi mesuar me kete ritem ne shqiperi po e bejne neper forume jo mo ne realitet .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga dajti modh Wed 2 May 2012 - 8:11

cdo popull nuk shkon mire me njerezit e vet ..nuk e kemi vetem ne kete te mete .perjashto vetem popullin cifut ....
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga Besa Thu 3 May 2012 - 10:14

Keshtu e ka zakon shqiptari...
Besa
Besa
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e trojeve shqipatre
Postime Postime : 1402
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2011
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : muzika,leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga Anakonda Sat 5 May 2012 - 17:05

sheh si bon sikur ka gjith boten nen sundim;u bo katunari shet lop e dhi ble nje pal xhinse e shkon naper qytet krejt tangellik(e perdor e vet ket shprehje zakonisht)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga WebMaster Fri 24 Aug 2012 - 10:48

[You must be registered and logged in to see this image.]Kur shahen me njeri tjetrin cfar do thon me [You must be registered and logged in to see this image.]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët Empty Re: Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi