Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

+4
Katniss
Єямєℓiиdå
Poeti Dhimbjes
WebMaster
8 posters

Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Mar 2011 - 2:23

Kur mediat raportojnë lidhur me klonimin në lajme, ata zakonisht flasin vetëm për një tip te quajtur klonimi riprodhues. Megjithatë ka lloje te ndryshme klonimi, dhe teknologjia për klonimin mund te përdoret dhe për qëllime te tjera përvec prodhimit te binjakut gjenetik te nje organizmi tjetër.

Një kuptim baze mbi tipet e ndryshme te klonimit është rruga për te mare një qëndrim te informuar për dëftesat publike ekzistuese dhe per te mare vendimet personale me te mira te mundshme. Me poshtë do te diskutojmë për tre tipe teknologjish për klonimin : (1) teknologjia e rekombinimit të ADNse ose klonimi i ADNse, (2) klonimi riprodhues, (3) klonimi terapeutik.

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri ?!



"E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11:55 shënon momentin e lindjes së një njeriu të klonuar. Është një bebe vajzë, e pagëzuar me emrin Evë, lindur nga një grua amerikane 31-vjeçare." Ky është lajmi që Brigitte Boisselier, udhëheqësja shkencore e firmës raeliane CLONAID, komunikon përpara shtypit dhe televizionit në Hollywood, një ditë më pas.

Klonimi i njeriut ka qenë një nga temat më të artikuluara nga mediat gjatë dy viteve të fundit. Kjo, për faktin se tre shkencëtarë të vetëquajtur ekspertë në klonimin e njerëzve, italiani Severino Antinori, qiprioti Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garën e tyre për të klonuar njeriun e parë e kanë inskenuar në mënyre spektakolare.

Në vitin 2001 raelianët, kështu quhen anëtaret e sektit të UFO-ve, ku bën pjesë edhe Brigitte Boisselier, njoftonte botën se njeriu i parë i klonuar ishte në ardhje e sipër. Por prej këtij kloni, që sot duhet të ishte një fëmijë njëvjeçar, nuk ka asnjë gjurmë. Antinori komunikonte në një konferencë shtypi në majin e kaluar që tre gra ishin tashmë shtatzëna me fëmije të klonuar, njëra prej tyre duhet të lindte në nëntor. Nëntori iku e bashkë me të edhe dhjetori, por për të nuk u fol më. Në dhjetor, në një tjetër konferencë shtypi në Romë, Antinori njofton se në fillim të janarit pritet të lindë një fëmijë i klonuar.

Pas një maratone lajmesh bombastike, të paprovuara dhe më pas të harruara, është vështirë të kuptohet se ku mbaron blofi dhe ku fillon realiteti. Kjo gjendje nuk bëhet më e qartë as edhe kur Brigitte Boisselier në 4 janar 2003 njofton lindjen e fëmijës së dytë klon: një bebe vajzë, bijë e një lesbikeje 31-vjeçare holandeze. Faktet përsëri mungojnë.

Metoda e klonimit është etabluar për herë të parë tek kafshët. Klonim quhet procesi i prodhimit të qenieve të gjalla me material gjenetik identik. Dolly, delja më e famshme e botës, është e para kafshë gjitare (kështu quhen kafshët që i ushqejnë të porsalindurit e tyre me qumështin e gjirit) e klonuar. Për të prodhuar Dolly-n, materiali gjenetik i marrë nga një qelizë e diferencuar e trupit programohet sërish duke e kthyer mbrapsht në gjendjen fillestare embrionale. Paralelisht, nga një kafshë tjetër femër merret një qelizë vezë, së cilës i hiqet materiali gjenetik i vet dhe i zëvendësohet me materialin gjenetik të qelizës së trupit, tashmë të riprogramuar. Kjo vezë me materialin e ri gjenetik është embrioni i cili fillon dhe ndahet më tej në qeliza.

Kur numri i qelizave bëhet rreth 100, embrioni transplantohet në uterusin e një kafshe femër të tretë për të përfunduar zhvillimin embrional e për të dhënë një kafshë të re. Për Ian Wilmut, shkencëtarin që klonoi Dolly-n, klonimi ishte një mundësi për të prodhuar kopje identike të kafshëve të dobishme. Me kërkimet e tij, ai synon, para së gjithash, të manipulojë delet gjenetikisht në mënyrë të tillë që në përbërje të materialit të tyre gjenetik të kenë gjene që prodhojnë substanca speciale, si p.sh. medikamente. Këto substanca duhet të depozitohen në qumështin e deles nga i cili do të ekstraktohen më pas për t'u fabrikuar në medikamente. Gjatë riprodhimit seksual një pjesë e gjeneve të manipuluara reduktohet. Për të eliminuar këto humbje Wilmut mendoi të përdorte klonimin.

Klonimi i Dolly-t shënoi fillimin e një serie të gjatë klonimi tek kafshët. Grupe të tjera shkencëtarësh kanë arritur të klonojnë lopë, derra, dhi, mace, lepuj dhe minj. E megjithatë, klonimi tek kafshët nuk është bërë akoma një metodë rutine. Suksesi i klonimit është shumë i ulët dhe nuk e kalon shifrën 3%. Wilmut vetë raporton se rruga për tek Dolly kaloi nëpërmjet 276 dështimesh.

Një dështim gjatë klonimit do të thotë një lindje me defekt ose vdekje. Por, edhe kafshët tashmë të klonuara nuk paraqesin një pamje shumë idilike. Një nga sindromat më të përhapura ndër to është mbipesha. Kjo mbipeshë është edhe shkaku që shumë lindje bëhen me ndihmën e operacioneve. Përveç mbipeshës shumë klone kanë deformime në embrion, të pakapshme nga aparatet. P.sh., tek delet e klonuara është vënë re prania jonormale e shumë muskujve që pengojnë funksionimin normal të organeve të brendshme. Vetë superstari Dolly vuan nga arthritis, një sëmundje e zakonshme pleqërie. Për shkencëtarët është akoma e paqartë se si klonimi influencon shëndetin e kafshëve dhe gjatësinë e jetës së tyre. Po nëse klonimi është një metodë akoma e pastudiuar mirë, përse ky nxitim për të klonuar njerëzit?

Severino Antinori (56), një nga gjinekologët më të famshëm të botës, si mjek riprodhimi që është, e sheh pamundësinë e lindjes së fëmijëve si një sëmundje që duhet të kurohet, kurse klonimin si terapi. Drejtuesi i një konsortiumi ku punojnë të paktën 40 shkencëtarë nga 18 vende të botës, Antinori ka hyrë në histori si gjinekologu që, në 1994, bëri të lindë një grua 63-vjeçare me anën e metodës së fertilizimit artificial.

Antinori deklaron se e drejta për të pasur një fëmijë është një e drejtë themelore e njerëzimit. Ashtu si Antinori, edhe raelianët e konsiderojnë mundësinë e të pasurit fëmijë si një "të drejtë humane". Vetëm se e drejta humane për raelianët nënkuptohet nën prizmin e ideologjisë së tyre. Sipas raelianëve jeta në tokë nuk është krijuar as nga Zoti dhe as nga evolucioni.

Jeta në tokë është një krijim i qëllimshëm shkencor, një eksperiment në epruvetë me materialin gjenetik për të materializuar një imazh që njerëz shumë të zhvilluar shkencërisht, Elohims (ata që erdhën nga qielli), kishin për njeriun në kokën e tyre. Bimë, kafshë dhe një njeri të ngjashëm me ta, të aftë që një ditë të krijojnë jetën në planetë të tjerë ishin rezultati final i këtij krijimi shkencor.

Edhe vetë profetët, Buda, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi janë krijuar, zgjedhur e edukuar nga Elohims. Rael, një gazetar francez, është ambasadori i përzgjedhur i jashtëtokësorëve, që duhet të mundësojë kthimin e jashtëtokësorëve në tokë. Raelianët janë të obliguar përpara krijuesve të tyre, Elohims, që të klonojnë njerëz. Për këtë qëllim, përpara 5 vjetësh, Claude Vorilhon, 56, gruaja e sektit të UFO-ve, krijon firmën bioteknologjike Clonaid me në krye biologun franceze dhe njëkohësisht anëtare e sektit raelian, Brigitte Boisselier (46).


Cfarë mendoni ju per klonimin?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 6 Mar 2011 - 10:54

Jam kundra dhe do te jem gjithmone kundra kesaj arritjeje te pavlere dhe shkaterruese nje hap me teper te familjes...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 6 Mar 2011 - 10:54

Kundra gjithmone edhe une, kafsheri
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Katniss Sun 6 Mar 2011 - 11:00

Skam fare dyshim qe tashme njeri te klonuar ekziston.Klonimi eshte bere tek njerezit,vetem se mbahet fshehtesi.
Klonimi eshte teme kryesore neper shume forume nderkombetare dhe debate te ndryshme,dhe derisa shumica eshte kunder,e verteta nuk do te zbulohet,Por qe eshte bere ,eshte bere.

Une per vete jam total kunder.Eshte nje rol qe si perket njeriut,dhe me ane te konimit nuk respektohen dhe bien poshte ligjet e natyre.Paramendo,per shembull,ciftet e reja,do te jene aq te sakte ne planifikimin e familjes,sa qe mund te shprehin lirisht deshirat e tyre se si do te duket dhe si do te jete femija tyre i ardhshem,duke zgjedhur syte,floket,gjatsine,zhvillimin....
Nuk eshte normale,eshte e semure...
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga kasperi Thu 17 Mar 2011 - 0:04

ne asnje menyre se kisha perkrahe klonimin-negativ
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Vizitor Thu 17 Mar 2011 - 0:05

Jo.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga tironse Thu 17 Mar 2011 - 0:15

e perkrah vetem me menyre shendetesore
tironse
tironse
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1452
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/03/2011
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : kuajt , e udhetimet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 19 Mar 2011 - 2:04

Jo, sikurse e kam thene edhe me pare nuk e perkrah.
Ndaj mos harroni se edhe tere keto tragjedira, termete, vullkane apo tsuname sikurse edhe i quajn tani, po ndodhin pa arsye.
Ne nje apo tjeter menyre kjo eshte pergjigja e nenes natyre dhe po i thote qenies njerzore ne kete planet, ''Ki kujdes me ato qe ben, sepse une jam ende ketu, dhe di te hakmerrem akoma edhe me ashper!!!''
-por kush e degjon se?!
Qenia njerzore eshte cmendur pothuajse e tera pas marrezirave, shpikjeve jo te dobishme ashtu sikurse po flasim per momentin per Klonimin e Njeriut...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga dajti modh Sat 19 Mar 2011 - 3:10

edhe kjo duhet .. te bie ne dore te ndonje te cmenduri dhe te boj nje ushtri me ja 1 miliarde ushtare dhe pastaj i vjen fundi botes kollaj
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 24 Mar 2011 - 5:48

dajti modh shkruajti:edhe kjo duhet .. te bie ne dore te ndonje te cmenduri dhe te boj nje ushtri me ja 1 miliarde ushtare dhe pastaj i vjen fundi botes kollaj

Po me shume per kete gje eshte arritur ne kete zbulim.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 3:00

Kundra nje tmerr i vertete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A e përkrahni Klonimin tek njeriu? Empty Re: A e përkrahni Klonimin tek njeriu?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi