Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi dhe Proze nga Migjeni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi dhe Proze nga Migjeni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi dhe Proze nga Migjeni

4 posters

Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:21

Legjenda e Misrit

Misër! Misër!
Lajmi se do të shpërndahet misri doli nga zemra e dheut, rrodhi nëpër dejt e thella deri te gjymtyrët e mpita të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s'kanë me çka ta mbajnë frymën.
Si thneglat që mblidhen rreth një korës misri, q'ashtu në një qendër nënprefekture janë mbledhur malësorët rreth depos së misrit.
... Nëpër luginat e maleve përshkohet malësori vetëm me një këmishë e brekë legjendare mbi shtat, për me arritë në qendrën e nënprefekturës, për me marrë misër. Kraharori i tij asht një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit. Dhe lëvizet copa e malit pa bëzajtë. Përpara depos së misrit bjerr cilsin' karakteristike të vetën, dhe bahet frikacak, pse, - mendon ai - nj'ashtu e don ligji, nëpunësi; përndryshe s'ka misër. "Si urdhnon zotni" përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me të marrun zani, me gjeste majmuni - vetëm e vetëm mos me zgjue mninë e engjujvet që ndjanë misër.
Dhe kur e marrin misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së malit të ngushtë dhe të jetës...
Ushtojnë luginat e malevet nga fjalët e malësorvet t'unshëm, që varg, njeni mbas tjetrit, ecin të ngarkuem me ka një gjysmë thesi misër. Vargu i tyne asht i gjatë pa fund, si asht e gjatë e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz të vet barin ka një gjysmë thesi misër, barin jetën e vet, barin perëndin'. Perëndi e vërtetë-misër i dëshiruem.
Ndodh që njërit i derdhen kokrrat e misrit nëpër birë të vogël të thesit, shoku nga mbrapa, pa i pa, i shkel; i treti shok as një as dy, - por ia hedh mallkimin e pamëshirëshëm: "Mos shkel, he të shitoftë zana!"
Se shekulli i njëzetë asht shekulli i apoteozës së misrit ndër folet e shqipeve.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:22

Historia e njenës nga ato

Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, ate? Ke? Cilen? Cilen? - Ate! Njenën nga ato! - Po cila asht njena nga ato? Ato jan shume! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhete nga ato?! Pse ato jane shume. Pse shume ka meshkuj, shume ka pare, prandaj duhet ne numer relativ te kene dhe trupna qe shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?
- Lulja, Lukja ! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por ketu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon - fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni te ndershem... Te mos kini, te mos kini frige se nuk do ju quej te pandershem. Por ju, se paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime te Lukes, asht njesoj si me njofte Luken vete. Jeta e tyne asht nje. Te gjitha jane njesoj dhe te gjitha ju apin ate qe kerkoni - me pare ne dore.
E Lukja e mire, Lukja e mshireplote - se ajo ishte njelloj hyjneshe - Lukja e deshrueme me te vertete askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qellim te keq, vijshin vetem me percjelle ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente pune me te parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa leke ke ne xhep? - Kater. - Hajde, - i thoshte te dytit, te tretit e te katertit me radhe dhe i çonte n'ode te saj. E pra, taksa e saj ishte tre frange. Por Lukja ishte ma shpirtmire, ma humanitare se shum vete te cilve ashtu i duhet me qene.
Se pari studentat, me te hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin per se dyti, para se te hyjne shikojshin djathtas e majtas mos t'i shofi kush, dhe mandej shpejt neper dere fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjehere merrte poze serioze dhe u bertiste: - Pse keni ardhe? Ke kerkoni? Nuk asht ketu ai qe kerkoni...
Studentat hutoheshin, iu merrte fjala ne goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin ne ftyre dhe niseshin te kthehen. Atehere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithe zemer dhe i merrte per dore n'ode te saj. Kanjehere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte per ftyre, ashtu si ka te drejte te kapi gruen e vet vetem burri qe ka vue kunore te prifti ose te hoxha, atehere Lukja i thoshte:
- Mos luej, more vagabond! Rri urte, - dhe ia kersite shuplake ftyres.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t'ia kapi doren. Kur keta vonoheshin ne kafe ne bashkefjalim e siper, ajo u thoshte te gjithve: ikni se po iu vine babat ose kanjihere i thoshte vetem ma te riut:
- Shko, se asht bame vone... Tash asht kohe me t'ardhe yt ate.
Ne keto fjale plaste gazi e rralle ngjante qe t'idhnohej djali tue thane:
- Baba i em asht i ndershem, nuk asht si une...
Atehere shoket dhe Lukja vete qesheshin ma me zemer per trashamansine, idiotizmen e shokut.
Ndonjeni per tallje e pyete Luken:
- Luke, ku e ke, pash zotin, xhybleten?
- Hajde me e pa ne dhome...
- Me gjith qejf...
- Po a ke tre frange?
- Po, kam tre leke...
- Hik, more zog... me tre leke do me pa Ameriken...

Por thash se Lukja ishte ma humanitare se ata te cilve u duhet ashtu me qene. Ndoj te ri, qe s'e fitonte lekun vete, e pranonte edhe me tre leke, natyrisht kur kish nge.
Rreth emnit Luke, vecanerisht rreth trupit te saj, ishte krijue njefare aureole(nimbusi) si rreth krenave te shejtenve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejne kurve, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjales tue i thane prostitute, grue publike,grue problematike - me emna te cilet i kishin gjete tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjale te ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken kurve. Vete ai le qe s'e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gerdhishte dikush sahanin me maje te pirunit. Fjala kurve ishte per te nje disonance e vrazhde ne melodine harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejte Luken kurve, i dukej njesoj si me e quejte priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e perhapi nder shkoje fjalen prostitute. Sentimentalizma e te rijve per Luken shkone edhe ma thelle; shpeshhere rrifeshin shoq me shoq vetem e vetem per hatrin e saj.

Prodhon nana - toke, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta te cilat ngrofen njena me tjetren per me prodhue prap trajta te tjera e te reja per te vazhdue jeten. Dhe e njejte asht: si deshira e nje krymbi dhe deshira e njeriut. Me prodhue. Vetem se krymbi s'e din se prodhon, s'e ka ndergjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashke me energjite qe treten, te cilat duhet te treten. Dhe ketu, vetem ketu, jo ne ndoj naltesim tjeter imagjinues te njeriut por ne ndergjegjen e krijimit qendron ndryshimi ne mes te krymbit dhe te njeriut. Krymbi krijon, ban punen e vet te krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekture, arti, letersie njesoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Jane energjite qe duhen trete simbas zotsis te çdo njeriu, energjite qe burojne te gjitha nga nje burim.
Melankolia, mendimi, shum here nervoza, jane efektet e energjis se grumbullueme, e cila s'ka se ku te shfreje. Dhe fantazia e te rijve krijon aureole shejtensh rreth trupit te nje grueje qe shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhe me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi.
E ne dhomen e Lukes treteshin energjite e te rijve. Te mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, ne menyre te panatyrshme, te rafinueme, te shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.
- Luke, keshtu-keshtu... Sa te bukur i ke syt..., - i fliste djaloshi.
Ajo heshte.
- Sa te bukur e ke kete... kete... kete...
- Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punen per te cilen ke ardhe...
Nje kaperdisje n'intimitet ma te lakuriqet, marrje fryme e parregullt, kanjehere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplake per trup te lakuriqet...
Kanjehere dhe Luken e zente nje trishtim i pakufishem. I dhimbste ajo gja qe e quejme shpirt, por vetem kanjehere, pse po t'i dhimbste me shpesh zotnia do ta qite jashte, pse Lukja atehere ne ato çaste te rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t'i vinte per dore. N'ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse te gjitha energjite e djemve neper te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte qe te prodhoje, si prodhon nana - toke dhe çdo krijese tjeter? O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht nje grue qe nuk prodhon. Nje kukull, nje loder me pase per t'ia kushtue dhe harrue gjithe ato oret e mbrapshta kur e shef te zhigatun ne balte.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:22

Kanga e trumcakut

… i lodhun, dhe ma i pakenaqun trumcaku me fat, qendron mbi dege. Me urrejtje shikonte natyren qe s’e krijoi ma artistikisht. Me perbuzje verente bylbylin. Tashma e kuptoi mirfilli se duhet te vueje nga fataliteti i gjanave! - Keshtu tue mendue ndjen nje lehtesi trumcaku. Ne thellsin e ndergjegjes se tij filloi te ndjehet filozof. (Kish te drejte!, se kush arrin nder trute e vet te jete i pakenaqun me fat, ai me te vertete fillon me bame filozofi – dhe nje filozofi ma te vertete se cdo tjeter filozofi).
Cuditej trumcaku per madheshtine e ndjesive te tij dhe çuditej per fatalitetin e gjanave. Pse asht trumcak, vetem pse asht trumcak nuk mund ta thote kangen e bylbylit. Cuditej per padrejtesine e natyres dhe ish gati te baje diçka: nje kryengritje kundra natyres!... Por, trumcaku filozof e mundi trumcakun harbut. Me nje indiference apatike fishklloi dhe flturuoi nga dera nen strehe te pullazit. Dhe aty ia nisi: Ciu-ciu e ciu-ciu, ciu-ciu si filozof cinik e faqezi.
Ky paradoks i trumcakut mund te ngjaje edhe nje milion vjet, kur truni i trumcakut te zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truni i njeriut. E na, njerzit e ketij skaji te Dheut, per nje milion vjet mund t’arrijme qe mos t’ia kemi zili njerzve qe rrethojne (si trumcaku qe ia kish zili bylbyli). Nje milion vjet – afat i bukur...Si ju duket? – Jo, jo nuk asht shum. C’jane nje milion vjet pare eternitas…
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:23

Vetvrasja e trumcakut

Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind në një vend me të vërtetë të shkretë. Në vend të barit bijshin qime e derrit e në vend të pemve - brinat e një shtazës parahistorike. Dhe në kët natyrë - e cila nuk mund të quhet natyrë - kush mos të bahet melankolik? Dihet se një trumcaku s'i duhet shumë për jetë, por natyra, e cila nuk ishte natyrë, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu në kët pike kozmike; nuk dijmë shumë. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetësh dhe një fjalë goje, si për shembull: "…të bahet dritë! Dhe drita u ba!" - A shifni? Një fjalë magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!
Dhe unë thash: të bindet trumcaku në një vend ku në vend të barit bijnë qimet e derrit e në vend të pemve - brinat e një shtazës parahistorike.
Njëherë trumcaku qëndroi mbi një brenë. U mërzit të shikojë qimet e derrit, u mërzit të fluturojë prej brenës mbi brenë. Nga mërzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra në pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca në kuptim ma të hapët të fjalës, pakkuj i solli qetsi dhe të mire.
Dhe trumcaku, në majë të brenës e në kulm të melankolis, vendosi të vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth përqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndër syt e tij të dëshpruem. Cicrroi një here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej një crrrr e gjatë e plot mallëngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave të tij. Dhe, pa u dhanë krahve, këcej prej brenës… ra mbi një qime të derrit, të gjatë e të mprehtë si thika, dhe u ngul mbi të.
Trumcaku i ngulun mbi një qime të derrit. Me krahët dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik në majë t'oxhaqeve tona. Atbotë frynte veka janë këto kapërcime logjike! Ka me bërtitë ndokush.
Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me më gjykue për disa kapërcime logjike askuj damsjellje?
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:24

Pesha e fatit

Na shtypi fati e na bani krymba
ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n
edhe aq me teper e ngaterruem ny'n...
shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.

(Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba?
Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit
kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit
do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.)

Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut
Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?
E jeta na bahet ma zi se sketerre.
Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut.

Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem
Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.
Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten...
Jo se i pelqen jetecale me shkuem.

Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte...
Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di,
mbasi kamben e theu ne akrobaci --
jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:25

Ekstaza pranverore


..dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole,
e një jetë e bukur, e një jetë e re,
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare mandej poshtë vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.
...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.
...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:25

Kangët e pakëndueme

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e mia jesin...
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valën.

0 kangët që fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë djepi juej; ndoshta vorri juej.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:26

Luli i vocerr

Askush s'e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!
Kur Luli hyn n'oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s'i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukaura jane! Si shkelqejne! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna - aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t'i ngrohi kambet. - Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis...
Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t'i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:27

Lagjia e varfun

Krahët e zez të një nate pa fund
e varrosën lagjen pranë,
dritë, jetë, gjallsi askund,
vetëm errsinë e skam.

U harrue jeta e ditës
ndër shtresat e natës, e pagja
u derdh nga parzm' e errsinës...
n'andrra përkundet lagja.

Njerzit ndër shtëpia flejnë
me gjoksa të lakurtë e të thatë
e gratë... fëmi po u lejnë
pa ushqim në gji, pa fat,

Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme
në punën e ditës së kalueme,
shërohen trutë e helmueme
në gjumin e natës s'adhrueme.

Veç zemrat e njerzve të lanun
me të rektunt prralla rrfejnë:
mbi barrat e jetës së namun
që shpirt dhe korriz thejnë.

Prralla mbi fëmij rrugaça
barkjashtë e me hundë të ndyta,
që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë
e ngihen me fjalë të ndyta.

Prralla mbi varza të fyeme
me faqe e me buzë të thithna.
Prralla mbi djelm, me të thyeme
shprese, në burg me duer të lidhna,

të cilt nesër para gjyqit
për delikt do të përgjegjin,
vetëm dreqit e hyllit
të gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kështu lagj' e varfun pëshpritë
dhe errsinës hallet tregon.
Një gjel i undshëm, me dritë
të hanës i rrejtun, këndon.

Hesht! or gjel kryengritës,
i lagjës së varfun. Këtu
nuk zbardh për ty drita e dritës.
i gjikuem je me ngordhë n'u.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:27

Kanga e rinise

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit të përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili

E na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 7 Apr 2011 - 23:30

Poema Mjerimit
Kafshate qe s’kaperdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi
kur shef ftyra te zbeta edhe sy t’jeshilta
qe t’shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita
edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
te tan jeten e vet derisa te vdesin.

E mbi ta n’ajri, si ne qesendi,
therin qiellen kryqat e minaret e ngurta,
profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta
shkelqejne. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulen e vet t’shemtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qe e ka, syt qe e shprehin,
buzet qe me kot mundohen ta mshefin -
jane femite e padijes e flite e perbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes
mbi t’cilen hangri darken nje qen e pamshirshem
me bark shekulluer, gjithmon i pangishem.

Mjerimi s’ka fat. Por ka vetem zhele,
zhele fund e maje, flamujt e nje shprese
t’shkyem dhe te coptuem me t’dalun bese.

Mjerimi terbohet n’dashuni epshore.
Neper skaje t’errta, bashke me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhange; t’verdhe e pisa,
kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzet e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajne fillin t’marret, sherbtoret dhe lypsat
qe neser do linden me na i mbushe rrugat.

Mjerimi ne dritzen e synit t’kerthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nen tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ nduke gjite e shterruna t’zezes ame,
e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande.
Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetem lengon,
e ama s’e don, por vetem mallkon.
Vall sa i trishtueshem asht djepi i skamit
ku foshnjen perkundin lotët edhe te fshamit!

Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive
te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.

Mjerimi pjek femin para se te burrnohet,
don ta msoje t’i iki grushtit q’i kercnohet,
atij grusht qe n’gjume e shterngon per fytit
kur fillojne kllapite e etheve prej unit
dhe fetyren e femis e mblon hij’ e vdekjes,
nje stoli e kobshme ne vend te buzqeshjes.
Nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe femia n’bark t’dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e nate
tu’ i vlue djersa ne gjoks edhe ne balle,
tue u zhigatun deri n’gjuje, n’balte
e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.
Shperblim qesharak! Per qindenje afsh
ne dite - vetem: leke tre-kater dhe “marsh!”.

Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzet e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin permendore e nje tregtis s’ndyte,
qe asht i gjikuem te bije ne shtrat vet i dyte,
dhe per at sherbim ka per te marre do franga
nder carcafe, nder fetyra dhe ne ndergjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbe,
mund qe t’len kujtim diten e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohes, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithcka u ndi nje i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut qe vdiste nen tra.
Keshtu nen kambet’rande t’zotit t’egersuem -
thote prifti - vdes ai qe con jete te dhunuem.

Dhe me keto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash
mbushet got’ e helmit ne trashigim brezninash.
Mjerimi ka moter ngushulluese goten.
Ne pijetore te qelbta, prane tryezes plot zdrale
te neveritshme, shpirti me etje derdh goten
n’fyt per me harrue nandhetenand’ halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nen tryeze qan-qeshet ne forme tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n’gote i mbyt
kur njiqind i derdh nje nga nje ne fyt.
Mjerimi ndez deshirat si hyjet errsina
dhe bajne tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s’ka gezim, por ka vetem dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajne t’cmendesh,
qe t’ap in litarin te shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjere e paragrafesh.

Mjerimi s’don mshire. Por don vetem te drejt!
Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake,
t’cilt n’mnyre pompoze posi farisejt
i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
tu’ ia leshue lypsiti nje grosh te holl’ n’shplake.

Mjerimi asht nje njolle e pashlyeme
n’balle te njerzimit qe kalon neper shekuj.
Dhe ket njolle kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:33

Zoti te Dhashte!!

Dikush trokit ne dere...
- Kush a?
- A po na fal ndoj send, zoje?
- Zoti te dhashte!
- Me fal ndoj send, te dhashte Zoti shendet...
- Hajt! Zoti te dhashte!
Por lypesi e di se c'domethane "Zoti te dhashte": Mos me pas kurr, mos me ngran kurr. Prandej me ma teper fuqi i bie deres. E tash permrenda asht zani ma i rrepte:
- Hajt more! Zoti te dhashte! A merr vesht?
Lypsi doemos i duhet me marre vesht. E len ate dere, msyn te dyten, te treten, te katerten, e keshtu me rradhe, te gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rruge sot per sot asht fusha e veprimit te tij. Neser asht ndoj rruge tjeter. Fushat e veprimit te qytetarit tone jane te ndryshme. Dhe ndryshojne njena nga tjetra, sic ndryshon parajsa nga ferri, me te gjithe variacionet piktoreske dhe mallengjyese. E lypsit, qe trokit nga dera ne dere, diku ia falin ndoj send, diku i thote zoja e shtepise: "s'kam besa" - dhe lypsi athere asht i bute, shkon tue mbajt mend kete dere, me ardhe ndoj dite tjeter. Por at "Zoti te dhashte" lypsi s'e duron; s'don ta degjoje. Ai e din mirfilli se c'do me thane "Zoti te dhashte". Edhe ate, i cili percjell me keto dy fjale, ai fillon ta mnije. Kurr ai s'i ka ndame keto dy fjale njenen nga tjetra. Kudo qe degjon fjalen "Zot", ai pa dashje ia shtonte ate "te dhashte" dhe ne tru te tij u krijonte dicka qe s'kuptohet e qe mnihet. Se ai ishte i sigurt se "Zoti te dhashte" domethane tallje.
Nje dite, me nje buzeqeshje ironike, duel lypsi nga nje ndertese me kryq ne maje, se aty kishte veshtrue keto fjale: "Zoti qe kujdeset per zoqte e qielles, s'ka me i lane njerezit te vdesin nga uja". Hee - thoshte lypsi tue dale - sot nuk asht njashtu. Zoti ndoshta kujdeset pet trumcake edhe priftent, por per mue s'e besoj. Mue dhe shoket e mi, po na harron bota e si mos te na harroje Zoti, qe s'na ka parasysh. Por thone, se Zoti... ketu lypsi preu mendimet dhe shpejtoi mbrapa nje plaku me bastun.

- Zotni, te lutem, me fal ndoj send...
- Zoti te dhashte!
Lypsi shtrengoi dhambet per ta ndale gjuhen, e cila ishte gati te kaloje kufirin e bjerzis. Shtrengoi dhe grushtat, e thonjt qe tash sa kohe nuk i kishte te preme, iu ngulen ne dhanat e duerve. Perpara vetes nuk shef asgja tjeter, vec objekte mnie. I bjen nder mend, koha kur s'ka pase nevoje me lype. Perkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat qe vijsnin dite shtune ne prakun e dyqanit te tij, kur ishte farktar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse jane shume lypsa. Kujt i epet ma pare? Arsyetonte lypsi se fundi. Por mnia vetvetiu, pa arsye, rritej e pushtonte zemren e trunin e tij dhe m'at cast donte te shfreje ne nje menyre makatare tue rrahe hekurin e kuqun. E kur nuk ka hekur dhe cekic. Puna del e dyshimte dhe e rrezikshme.

Prandaj me taktik, zotni, mos thoni "Zoti te dhashte!".
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 23:34

A do qymyr, zotni?


Dy thas qymyr mi kal. Prane, malsorja. Trotuari me bllok dyqanesh djathtas, ashtu edhe majtas. Kali dhe malsorja ne parakalim. Qymyri ne konkurs. Shikon Njeriu - artist dhe ia prish syte kjo dis'harmoni. Nje disonance e vrazhde. Malsorja i fryn hundet, prodhimin e njesh per trotuar dhe gishtat i fshin per xhublete. Veprim i thjeshte, por motiv delikat per nje piktor. Thupra ne dore te malsores zhgrryhet pertoke dhe shkruen nje vije kilometrike gjate rruges. Qashtu malsorja nenvizon mendimet e veta.

- A do qymyr, zotni?
- Sa?
- Dymbedhjete leke... Po ndalu, thuej ti sa. Pse po ik?
- Ne ket vape dymbedhjete leke? - pyet nje tjeter tue perqeshe.
- Po sa jep ti, pra?
- Jo, mue nuk me duhet.
"Vertet vape ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjete leke", mendon malsorja dhe ec neper hije rruges se qytetit. Kali leviz ne symbylle. Ndoshta andrron. Tash ne pleqni andrron dashnin e dikurshme te peles. Malsorja s'e nget. Nuk e trazon ne knaqsi te tij te pamvarshme. Asht duruese. Kur dalin ne diell, perdhe zhgrryhet nje hije. Dy hije. Dy hije te ngaterrueme, te kaperthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund ti dallojsh keto dy hije. Nuk mund t'i keputish. Njana pa tjetren nuk shkojne. S'kane vlere. Se vetem bashke perbajne nje tansi. Nje tansi jetsore. Krk- kkk kthehet qymyri ne shpine te kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone te patkonjve te kalit, qe ndeshin per gure.
Malsorja con kryet. Shikon diellin... koha me u nise. Me u kthye ne malsi. E qymyri s'u shit. Vendosi ta japi ma lire.

- O ti djale, sa asht sahati?
- Djaloshin e terheq bukuria e malsores. Miqesisht i afrohet dhe i thote sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllek, edhe pse s'ka qellim ta bleje. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos te kuvendoje pak me te? "Asht e ndyte, - konstaton djaloshi. Sa teveqele jane keto katundaret. Nuk te kuptojne. Duhet me i thane... dhe ate qe nuk thohet." Keshtu mendon djaloshi dhe e shikon malsoren si bir zotnie sherbtoren e re te veten. "Teveqele! Teveqele! S'kupton asgja!". Dhe djaloshi shkon ne pune te vet. E malsorja fillon te shqetesohet per kthimin ne malsi. Shikon diellin, si gjithnji po afrohet nga perndimi. Si ka per tu kthye ne malsi neper terr? Me te vertete, ajo nuk dron prej lugetenve dhe bubazhelave por... t'ishte plake nuk do kishte aspak frige, por... Kujtohet si nja dy tri heresh i jane vu mbrapa do njerez, dhe se pari se c'lypshin prej saj... Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetaret, por njerezit... Njerezit i ka ajo frige. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.

Nje dhimbe e kandshme shtrengon zemren e malsores.
- Sa e ke at qymyr fisnike?
Malsorja siellet. E njef njeriun q'e pyet. Ia ka shite edhe nji here qymyrin. I thote:

- Tete leke!
- Jo, shtrenjte e ke... Me ke idhnjue ate dite, - i thote njeriu dhe shikon majtas e djathtas.
Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet.
Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet. Nuk i con syte ne njeriun. Pyet e frigueme:

- Sa per ty pra?
- Pese!
- Merre shtate!
- Hajde per gjashte!
Malsorja rri pezull. Mendohet. Shikon diellin - Ia pash hajrin! - thote, dhe i shkon mbrapa blesit. E ai njeri q'aty , ai qe tash po ec perpara saj, peshon shume rande ne kujtesen e malsores, e cila kuqet e skuqet nga turpi.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Selda Fri 8 Apr 2011 - 1:01

Recital i Malcorit

O' si nuk kam nji grusht të fortë
t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë,
ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,

Unë - lugat! Si hij'e trazueme,
trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse për dite
mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë...
Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.

Mali hesht - dhe në heshtje qeshë.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes!

Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm!
Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem t'u u qesh.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Selda
Selda
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 6587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:43

Të Bijte e Shekullit te Ri


Na te birte e shekullit të ri,
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij
e cuem grushtin për me luftue
nder lufta të reja
dhe me fitue...
Na te birte e shekullit të ri,
filizat e një toke se rimun me lot,
ku djerse e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshate e huej
dhe ne marrzi duhej shum shtrejte t'u paguhej.
Na te birte e shekullit të ri,
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbrame
edhe fatlume
ditem me thanë :
S'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi te lirë!
S'duem, për hirë
te kalbsinave te vjetra, qe kërkojnë "shejtnim",
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap këngën e trishtimit,
këngën monotone, pa shpirt, te sklavnis
te jem' një thumb i ngulun nder trute e njerzis.
Na te birte e shekullit të ri,
me hovin ton e te ndezun peshe,
nder lufta të reja kemi m'u ndeshe
dhe për fitore kem' me ra fli.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:44

Kanga e Rinise


Rini, thueja kanges ma te bukur qe di!
Thueja kanges sate qe te vlon ne gji.
Nxirre gezimin tand' te shpertheje me vrull...
Mos e freno këngën! Le të marri udhe.


Thueja kanges, rini, pash syt e tu...
Të rroki, te puthi kënga, te nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe te na mbysi dallga
prej ndjenjash te shkumbzueme q'i turbullon kënga.


Rini, thueja kanges dhe qeshu si femi
Kumbi i zanit te perplaset për qielle
dhe te ktheje prap te na, se hyjt ta kanë zili


e na te duem fort si te duem një diell.
Thueja kanges, Rini! Thueja kanges gezimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota është e jote.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:45

Poema e Mjerimit

Kafshate qe s'kaperdihet është, or vlla, mjerimi,
kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi
kur shef ftyra te zbeta edhe sy te jeshilta
qe te shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita
edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
te tanë jetën e vet derisa te vdesin.
E mbi ta n'ajri, si ne qesendi,
therin qiellen kryqat e minaret e ngurta,
profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta shkelqejne.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulen e vet te shemtueme;
është e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qe e ka, syt qe e shprehin,
buzët qe me kot mundohen ta mshefin
janë femite e padijes e flite e perbuzjes,
te mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes
mbi te cilën hangri darken një qen e pamshirshem
me bark shekulluer, gjithmon i pangishem.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
te shkyme dhe te coptuem me te dalun bese.
Mjerimi terbohet ne dashuni epshore.
Neper skaje t'errta, bashke me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, te qelbta, te ndyta, te lagta
lakuriqen mishnat, si zhange; te verdhe e pisa;
kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajne fillin te marret, sherbtoret dhe lypsat
qe nesër do linden me na i mbushe rrugat.
Mjerimi ne dritzen e synit te kerthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan te tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' nduke gjite e shterruna te se zezes ame,
e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lengon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshem është djepi i skamit
ku foshnjen perkundin lott edhe te fshamit!
Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive
te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.


Mjerimi pjek femin para se te burrnohet;
don ta msoje t'i iki grushtit q'i kercnohet,
atij grusht qe ne gjume e shterngon për fytit
kur fillojnë kllapite e etheve prej unit
dhe fytyren e femis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend te buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe femia ne bark te dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e nate
tu' i vlue djersa ne gjoks edhe ne ballë,
tue u zhigatun deri ne gjuje ne balte
e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.



Shperblim qesharak! Për qindenje afsh
ne ditë vetëm: Lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin permendore e një tregtis se ndyte,
qe është i gjikuem te bije ne shtrat te vet i dytë;
dhe për at sherbim ka për te marrë do franga
nder çarçafe, nder fetyra dhe ne ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe ne trashigim
jo veç nëpër banka dhe ne gja te patundshme,
por eshtnat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe,
mund qe te len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtepis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qe vdiste nën tra.
Kështu nën kambe te rande te zotit t'egersuem
thotë prifti vdes ai qe çon jetë te dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash
mbushet got' e helmit ne trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese goten.
Ne pijetore te qelbta, pranë tryezes plot zdrale
te neveritshme, shpirti me etje derdh goten
ne fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryeze qan-qeshet ne formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami ne gote i mbyt
kur njeqind i derdh një nga një ne fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajne tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gezim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe te bajne te cmendesh,
qe t'apin litarin te shkojsh fill' e te varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshire. Por don vetëm te drejt!
Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake,
te cilt ne mnyre pompoze posi farisejt
i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
tu' ia leshue lypsiti një grosh te holl' ne shplake.
Mjerimi është një njolle e pashlyeme
ne ballë te njerzimit qe kalon nëpër shekuj.
Dhe ket njolle kurr nuk është e mundshme
ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:46

Lutje


Të lutem, o perendi,
për një simfoni
me tinguj t'argjante
e akorde t'arte.


Të lutem, o perendi,
për një simfoni
plot dashuni
te nxehte si te vasha gjite
kur vlojne ndijesite.


Të lutem, o perendi
për një simfoni
te defrej ne lumni
t'u u perkunde n'ani
te bukur t'andrrimeve
te kalter, ku te fantazmeve
buzët me tërheqin zjarrte
e me digjen syt e flakte.
Të lutem, o perendi,
për një simfoni
e kurr, e kurr ma mos te zgjohemi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:47

Zgjimi
O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te shekujve
te kaluem!
O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te titajve te terbuem!
Te cilet n'udhe per ne theqafje ketejpari i rane
dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...
O vullnete te ndrydhura!
O vullnete te shtypuna!
Shkundni prangat te mbrapshta! E me brime ngadhnyese,
me hove viganash, deshirash flatruese,
turniu ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni
- ndosht' aty keni per te gjete fillin e nje hymni,
qe Illyri e vjeter nder kremtime kendonte,
ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte.
O vullnete te ndrydhuna!
O vullnete te shtypuna!
Tash shegjetat e flakta te shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit,
i cili fatin tone mbytte ne mnije te vet perpise -

Ta dije se te Birt' e Shqipes folen ia ngrehen vetvetit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:47

Pesha e fatit

Na shtypi fati e na bani krymba
ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n
edhe aq me teper e ngaterruem ny'n...
shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.

(Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba?
Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit
kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit
do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.)

Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut
Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?
E jeta na bahet ma zi se sketerre.
Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut.

Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem
Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.
Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten...
Jo se i pelqen jetecale me shkuem.

Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte...
Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di,
mbasi kamben e theu ne akrobaci --
jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:47

Nen flamujte e melankolise

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe
per qe qite ne drite nje xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.

Ne prakun e cdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:48

U linden milionet
me miliarde deshira,
Kuj t'i leshohet radha
kur nuk ka batalla?

Por do te kete Karrnera
dhe do te kete poeten
gjithashtu edhe priften.


Prifti ka per te thane:
ku do te shkoje
ai qe e coi
jeten si nje gote shampanje
e ku ai me te thyeme dhambe?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:48

Recital i Malesorit


O, si nuk kam një grusht te fortë
t'i bij mu ne zemër malit qe s'bezane,
ta dij dhe ai se c'domethane i dobët -
n'agoni te perdihet si vigan i vrame.


Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark te malit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te pakenaqura t'instinktit.


Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete një kafshate ma te mirë...
Por me rren shaka, shpresa genjeshtare.


Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht' i paligjshem...
E unë te kënaqem, te kënaqem tu' u qesh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:49

Kanget e Pakendueme

Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme
te cilat ende vuejtja as gezimi s'i nxori,
te cilat flejne e presin një ditë ma te lumnueme
me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.


Thellte ne veten teme kanget e mia jesin...
e unë jam vullkani qe fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun
ne një mijë ngjyra te bukra qe nuk vdesin.


Por a do të vijë dita kanget me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valen.


O kanget qe fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër te huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si femia
unë djepi juej; ndoshta vorri juej.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:49

Vuejtja


Ka do dit
qe po shoh fare mirë
se si nga vuejtja syt po me madhohen,
nëpër ball dhe ftyre rrudhat po me shtohen
e si buzqeshja m'është e hidhun...
... dhe po ndij
se si mengjeset e mia
nuk janë ma mengjese hovi e pune,
as ndërtimi, por te shtymt dita me ditë
e një jetë qe s'durohet.
Dalngadale po shoh
si jeta një nga një
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s'po me mbete asgja
qe me u nda
si shej gezimi,
përpara
nuk e dishe, ojete,
se kaq i tmerrte
është grushti i yt
qe mbyt
pa meshire.
Por kot
ne pasqyrë po shoh
se si nga vuejtja syt po me madhohen
nëpër ballë dhe ne ftyre rrudhat po me shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
nderluftat e jetës.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:50

Të lindet njeriu


Të lindet një njeri
nga gjin' i dheut tonë te rim me lot te vaket,
nga thalb' i shpirtit tonë qe shkrihet ne dëshirë te flaket
për një gen të ri,
Të lindet një njeri!

payll ne ball por qe me fjale te pushton,
qe te rremben qetsin e ban gjakun te te vloje rrkaje,
e ban synin ligshtin ta zhgjetoje,
qe nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohe te Re!
Të krijoje një Epope!
Nder lahuta tona te këndohet Jeta e Re...
Të gjithë kombet po dehen n'epopea te veta,
flakë e zjarrmit te tyne na i perzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambe e mbi krye tinze po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gezon,
por gaforre është...
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk është!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndergjegjet tona t'i ndezi ne dashni
për një ide te re, ideal bujar,
për një agim te lum e te drejtë kombtar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:51

Balade Qytetese


Mbrame
qiella dhe hyjt e vrame
një ngjarje te trishtueme pane:
Hije... jo! por një grue
me ftyre te zbete edhe me sy
te zez si jeta e saj,
me buzen te vyshkuna ne vaj,
me plage ne gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt te grisun,
me hije grueje,
një kens këso botë,
një fantom ujë
vallzonte valle ne rrugë te madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambe te zbathun,
me zemër te plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me floke te thime,
me ndjesi te ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpertheheshin n'arome,
kur ish e njome
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj është kjo vall' e cmendun
ne rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehone
qe vallzon naten vonë
nëpër rrugat e qyteti tonë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Anakonda Mon 11 Jun 2012 - 17:51

Lagja e Varfun


Krahet e zez te një nate pa fund
e varrosen lagjen pranë,
drite, jetë, gjallsi askund,
vetëm errsine e skam.

U harrue jeta e ditës
nder shtresat e nates, e pagja
u derdh nga parzm' e errsines...
n'andrra perkundet lagja.

Njerzit nder shtëpia flejne
me gjoksa te lakurte e te thate
e gratë... femi po u lejne
pa ushqim ne gji, pa fat,

Pushojne gjymtyrt e shkallmueme
ne punën e ditës se kalueme,
sherohen trute e helmueme
ne gjumin e nates s'adhrueme.

Veç zemrat e njerzve te lanun
me te rektunt prralla rrfejne:
mbi barrat e jetës se namun
qe shpirt dhe korriz thejne.

Prralla mbi femij rrugaca
barkjashte e me hunde te ndyta,
qe dorë shtrijne me vjedhe, me lype
e ngihen me fjale te ndyta.
Prralla mbi varza te fyeme
me faqe e me buzë te thithna.
Prralla mbi djelm, me te thyeme
shprese, ne burg me duer te lidhna,

te cilt nesër para gjyqit
për delikt do të pergjegjin,
vetëm dreqit e hyllit
te gjith fajet tash ua mbshtesin.

Kështu lagj' e varfun peshprite
dhe errsines hallet tregon.
Një gjel i undshem, me drite
te hanes i rrejtun, këndon.

Hesht! or gjel kryengritës,
i lagjes se varfun. Këtu
nuk zbardh për ty drita e drites.
i gjikuem je me ngordhe n'u.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi dhe Proze nga Migjeni Empty Re: Poezi dhe Proze nga Migjeni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi