Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez

2 posters

Shko poshtë

Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez Empty Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez

Mesazh nga WebMaster Fri 15 Apr 2011 - 21:09

Pasi i kishte munguar ekranit për një kohë relativisht të gjatë, në daljen e saj të fundit, këngëtarja Genta Ismajli, u përball edhe me qortimet për klipin e ri, “të vjedhur”.Një lajm i bërë i ditur nga revista albaniac në internet dhe i shoqëruar më pas me reagimet dhe qëndrimet e ndryshme të fansave, rreth klipit dhe imazhit skenik të Gentës. Bëhet fjalë për videon e këngës “Sa ilaçe”, në të cilën vërehen sekuenca të ngjashme me klipin e
këngëtares portorikane Jenifer Lopez, në këngën “Hold it, don’t drop it”. Këtu mori rrugë edhe pyetja: A ishte zgjedhje e Gentës apo e regjisorit të klipit? E kontaktuar nga gazeta, këngëtarja rrëfen për sekuencën e ngjashme të klipit të saj dhe videos së Jenifer Lopez.


“Nuk mund të them, që klipi im i ngjan videos së Jenifer Lopez.Mirëpo është vetëm një detaj i vogël, i realizuar nga regjisori, që sjell ngjashmëri.Unë aspak nuk ngjaj me Lopezin, as në veshje e as në vallëzim. Po kështu as kënga, dhe ritmet e saj nuk kanë të përbashkëta me këngën e këngëtares në fjalë”, shprehet Genta Ismajli. Nga ana tjetër, ajo pranon ngjashmërinë e një elementi në klip, gjë të cilën e ka zbuluar vetëm pas përfundimit të xhirimeve, por shprehet se në këtë mes nuk ka asgjë tragjike. “Është një detaj, të cilin unë e kam vënë re, vetëm pasi e kam realizuar tërë klipin. Në fund të fundit
kjo nuk ëhstë diçka tragjike sepse edhe artistët e huaj, amerikanë apo evropianë i marrin detaje njëri – tjetrit”, shprehet këngëtarja, e cila gjithsesi shton se klipi i saj i ri, “Sa ilaçe” vazhdon të mbetet me vlera dhe nuk mund të zhvlerësohet vetëm për shkak të disa ngjashmërive me një video të një këngëtareje të njohur në botë.E pyetur nëse Genta ishte në dijeni të këtij fakti dhe nëse ka ndikuar në këtë zgjedhje, ajo përgjigjet: “Nuk e kam ditur, që disa sekuenca të klipit ngjasonin me videon e Lopezit. Është një zgjedhje e regjisorit dhe ma merr mendja, se ai e ka ditur këtë fakt. Unë nuk jam përzierdhe kjo është diçka, që e kam vënë re vetëm pasi klipi kishte përfunduar i gjithi. Zakonisht në xhirimin e videove të mia nuk i fus hundët në regji.I lë që ata të kryejnë punën,
që u takon (nëse janë profesionistë), si në këtë rastin në Maqedoni. Aty kishte vërtet një ekip të shkëlqyer, por ja që ishte marrë një detaj i vogël nga një klip tjetër. Për këtë
arsye nuk mund të them se kjo ishte një punë e keqe e tyre, sepse në të vërtetë ja vlen për t’u lëvduar. Për ne është vështirë, që të bëhemi si një Xhenifer Lopez apo të tjerat, që i kanë arritur majat e famës dhe shitjeve të albumeve në mbarë botë. Sidoqoftë klipi ka dalë mjaft bukur dhe nuk ja vlen të merremi me kritika të pavlera”. Në lidhje me aktivitetet e saj muzikore të kësaj periudhe, Genta tregon se është vazhdimisht e impenjuar me koncerte të ndryshme, gjë që zë tashmë pjesën më të madhe të kohës së saj.

Marre nga PanoramaPlus
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez Empty Re: Genta Ismaili vjedh klipin e Jennifer Lopez

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:45

e kjo si Nora...........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi