Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KUJT I SHERBEN LARGIMI I FEVE NGA TIPARET KOMBETARE? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KUJT I SHERBEN LARGIMI I FEVE NGA TIPARET KOMBETARE? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUJT I SHERBEN LARGIMI I FEVE NGA TIPARET KOMBETARE?

Shko poshtë

KUJT I SHERBEN LARGIMI I FEVE NGA TIPARET KOMBETARE? Empty KUJT I SHERBEN LARGIMI I FEVE NGA TIPARET KOMBETARE?

Mesazh nga WebMaster Sun 2 Aug 2009 - 0:17

Titulli i ketij shkrimi te ben te te linde menjehere
nje pyetje tjeter: a s_jane universale fete qe kane
hyre ne Shqiperi? Eshte e vertete qe qofte
krishterimi, qofte myslimanizmi jane fe qe dalin
jashte kornizes se nje kombi, sic nuk eshte
perkundrazi judaizmi. Ky karakter universal qe per
boten e krishtere si edhe per ate myslimane nje faktor
bashkimi, prej krishterimit, p.sh, i cili trashegoi
edhe nga kultura greko-romake, lindi

Evropa. Megjithate, historikisht nuk ka qene e mundur
dhe nuk eshte e mundur qe individet e nje kombi te mos
ndikojne qe feja te marre tiparet kombetare perkatese.


Me arritjen e lirise se besimit fetar ne Shqiperi
lindi nje shprese me shume per arritjen e bashkimit te
popullit fale dashurise qe ngjall ne zemrat besimi i
vertete ne zotin. Eshte perseritur kaq here thenia e
Volterit se zoti edhe po te mos ekzistonte duhej
shpikur. E permendim kete per t_i kujtuar
kokefortesise se materialisteve tane te thekur se
lindja e njerezimit eshte shoqeruar me lindjen e
besimit fetar dhe se nuk mund te mendohet nje bashkesi
njerezore pa ekzistencen e nje ideali gjitheperfshires
e mbareshoqeror qe me se shumti arrihet me besimin ne
te mbinatyrshmen. Nuk eshte pa lidhje realiteti i nje
ndjenje te dobet fetare te ne shqiptaret me gjendjen
tone historikisht te percare. Kjo ndjenje e vaket, ne
kushtet historike qe favorizuan konvertime te
vazhdueshme, solli gjendjen ne te cilen eshte sot
populli shqiptar i ndare ne kater fe te

ndryshme. Tani, para ne shqiptareve shtrohet pyetja
themelore nese keto fe do te na sherbejne per t_u
ndare apo per t_u bashkuar. Natyrisht qe ne veshtrim
te pare duket se s_ka si te shpien ne bashkim kur
secila nga ato ka perpunuar doktrinen e vet, qe ne
shume pika perjashton dhe kundershton ate te feve te
tjera. Ne shume pika, por jo ne themeloren. Domethene
ne te

qenit fe monoteiste dhe ne parimin baze se Zoti eshte
dashuri. Ne luften qe i bejne egoizmit dhe
kryelartesise, ne predikimin e tolerances dhe meshires
dhe solidaritetit mes njerezve. Te gjitha keto shpien
ne zbutje te zemres e ne kultivim te shpirtit. Dhe
keshtu keto fe mund te behen faktor mirekuptimi e
bashkimi, ne vend qe te sjellin percarje e
mosmarreveshje.

Ne kushtet e Shqiperise do te duhej te mbahej shume
parasysh parimi themelor qe permendem me siper, e te
kalonin ne plan te dyte gjerat me pak te rendesishme
qe dallojne nje fe nga tjetra. Ndersa c_ndodh? Per fat
te keq po ndodh e kunderta; ne kushtet e demokracise,
dallimeve tradicionale iu shtuan te tjera aspak te
nevojshme e madje te demshme, te importuara ngavende
te tjera. Kam parasysh predikimin ne gjuhen greke ne
Kishen Ortodokse Autoqefale ne Tirane, mosrespektimin
e drejtshkrimit te gjuhes shqipe ne kete kishe e edhe
neate katoliken, vendosjen e gjysmehenes ne lajmerimet
mortore te myslimaneve, minixhamite ne varret e tyre.
Ardhja e kryepeshkopit Anastas Janullatos e mekembi
kishen ortodokse, nje varg veprash shume te dobishme u
ndertuan ne te mire te shqiptareve ortodokse, kisha,
qendra shendetsore, kopshte femijesh etj. Por
njekohesisht, u

realizuan largime nga tradita shqiptare dhe afrime me
traditen greke. Vini re ndertimin e kishave te reja
ortodokse: keto, ndertime krejt mesjetare tani ne
fillim te shekullit 21, e theksojne me te madhe
traditen bizantine te ortodoksise, duke e larguar
keshtu nga karakteri kombetar i autoqefalise. Por me e
renda eshte kur zhduket cdo gjurme e vjetersise se nje
objekti kulti te ndertuar ne Shqiperi. Eshte rasti i
manastirit te

Shenavlashit. I ndertuar krejtesisht i ri. Kudo
gjelberim, rregull e pasterti. Por kenaqesia e
pershtypjeve te para te kthehet ne deshperim kur merr
vesh se aty nuk eshte ruajtur te pakten nje gur nga
manastiri i vjeter, asnje shenje, nuk ka madje asnje
pllake perkujtimore qe te informoje per historikun e
ketij manastiri aq te njohur e aq te dashur per
popullsine e Shqiperise se mesme, e jo vetem ate te
krishtere. Si eshte e mundur qe askush nuk ka ngritur
zerin per kete humbje te pakthyeshme?

Te thone atje se gjithcka ka qene e rrenuar gjate
regjimit ateist. Cka nuk eshte e vertete, se deshmojne
te kunderten besimtare qe e kane frekuentuar edhe ne
ato kohe te veshtira, fshehurazi. Edhe sikur te ishte
rrenuar krejt do t_i kishin mbetur themelet. Dhe nje
pjese themeli e ruajtur eshte nje relikt, ka vlere per
te sotmen e per te ardhmen, koha e shenjteron. Per ato
gure te lashte njeriu mund te niset e ta vizitoje nje
vend te tille,per vleren arkeologjike, historike te
tij e jo per bukurine e ndertimeve te sapobera, qe i
gjen edhe ne mes te Tiranes. Por projekti i
Kryepeshkopit me sa

duket rreh larg. Tregojne aty besimtaret, me ze jo
fort te larte: Ka dashur qe kishes se Shen
Harallambit( nje nga dy kishat e Shenavlashit) t_ia
nderroje emrin ne kisha e Shen Anastasit, cka nuk
eshte pranuar nga keta. Ka lene amanet qe kur te vdese
te varroset ne Shenavlash. E keshtu ne vend te
Manastirit shqiptar te Shenavlashit, me kohe, qofte
edhe pas shume kohesh, do te kemi manastirin grek te
Shen Anastasit.

Nje italian kishte provuar te njejtin deshperim ne nje
kishe ne Berat, ku po shkaterronin mozaikun e lashte
te dyshemese, per ta zevendesuar me pllaka "te
bukura", te kohes.

Prandaj i degjojme me shqetesim tani njoftimet per
rindertime e

ndertime te objekteve te kultit. Mos po zhduket
gjithcka e lashte, gjithcka kombetare e po del ne pah
nje Shqiperi pa asgje te veten, pa rrenje te thella,
si e dale nga kutia, cka ia heq vendit edhe ate pak
terheqje qe mund te kete per turistet? E ia pakeson
terheqjen edhe per vete ne banoret e tij? E kush mund
te na mbushe mendjen se nje qendrim i tille i sherbeka
mbjelljes se dashurise, tolerances, mirekuptimit, cka
shpie drejt bashkimit? Tjeter rast kur komunitetet
fetare shkojne ne drejtim te kundert te mirekuptimit.
Menjehere pas fillimit te luftes ne Irak, ne xhamine e
rruges se Kavajes u vu megafoni (ose u shtuan ne tre
megafonet) per zerin e muezinit. Dhe qytetaret jane te
detyruar t_i degjojne lutjet te kenduara me nje ton
zanor shue me te larte se normalja e duhur per te mos
prishur qetesine publike. Qytetare te lindur e te
rritur ne Tirane, qe s_i ka shqetesuar kurre kenga e
muezinit ne xhamite e Tiranes, tani befas po ndihen te
dhunuar ne te drejten e tyre per te pasur qetesi ne
qytet e po detyrohen t_u drejtohen barnave per te
mundur te pushojne. Kjo qenka menyra per te bere per
vete besimtaret, t_ua shtiesh ne vesh lutjet me zerin
si pushke? Valle me dhune futet ne zemrat dashuria per
Zotin, apo me qetesi e butesi? Eshte e palejueshme per
komunitetin mysliman qe nuk merr masa per te
normalizuar nje gjendje qe vetem mirekuptimit nuk i
sherben. Eshte e palejueshme dhe e cuditshme edhe per
Bashkine e Tiranes qe toleron shfaqje te tilla te
hapura te ekstremizmit fetar mu ne mes te kryeqytetit.
Nje impenjim me i madh qytetar do te tregonte se
tiranasit e kane shume te cmuar paqen qe ka mbreteruar
historikisht mes komuniteteve te ndryshme fetare dhe
se nuk do te lejojne te prishet ajo, qe eshte nje nga
gjerat me te qendrueshme qe ka pasur qyteti yne i
dashur.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi