Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shtatzënia, Florija: Nuk mbaj mend. Klinika në Austri: Pacientja kishte mundësi largimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shtatzënia, Florija: Nuk mbaj mend. Klinika në Austri: Pacientja kishte mundësi largimi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatzënia, Florija: Nuk mbaj mend. Klinika në Austri: Pacientja kishte mundësi largimi

Shko poshtë

Shtatzënia, Florija: Nuk mbaj mend. Klinika në Austri: Pacientja kishte mundësi largimi Empty Shtatzënia, Florija: Nuk mbaj mend. Klinika në Austri: Pacientja kishte mundësi largimi

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Feb 2013 - 4:28

TIRANE – Shtatzënia e 22-vjeçares Florije Peci ka vënë në lëvizje prokurorët e Tiranës, të cilët kanë pyetur vajzën për rreth 2 orë mbrëmjen e djeshme në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”. Mësohet se 22-vjeçarja u është përgjigjur hetuesve, në praninë e një psikologeje për shkak se ajo shfaq probleme të rënda psikologjike që pas aksidentit tragjik të Himarës.

Ashtu sikundër pretendojnë familjarët e saj, Florija nuk u ka dhënë as prokurorëve detaje që mund të çonin në identifikimin e personit që ka abuzuar me të. 22-vjeçarja është shprehur se nuk mbante mend asgjë që mund të lidhej me shtatzëninë e saj.

Ndërkohë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës është paraqitur sot edhe vëllai i Florijes, Gazmend Peci dhe motra e saj Erida Peci, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen. Ata kanë nisur dëshminë rreth orës 12:00, ndërsa kanë folur për kohën e qendrimit në Austri.

Mësohet se motra e Florijes ka konfirmuar faktin se familja ka vendosur që vajza ta mbajë fëmijën, pavarësisht gjendjes së saj psikologjike. Erida Peci tha se familja nuk dyshon tek askush për përdhunimin.

“Kemi vendosur ta mbajmë përfundimisht fëmijën. Fëmijën do e mbajmë pavarësisht se Florija nuk është mirë. Prindërit nuk e pritën mirë lajmin, por fëmija ka gjakun tonë.”- u shpreh motra e Florijes.

Prokurori i çështjes Arben Nelaj konfirmoi se është vendosur të bëhet ekzaminimi gjinekologjik i Florije Pecit, për të përcaktuar momentin e ngjizjes së fëmijës.

Ndërkaq, mjekët kanë konfirmuar se në bazë të analizave dhe kontrolleve gjinekologjike të cilave iu nënshtrua 22-vjeçarja, rezulton se barra e saj ka nisur në fundin e muajit shtator. Florije Peci ka mbërritur në Shqipëri më 11 tetor të vitit 2012, pasi u rehabilitua në një spital në Vjenë të Austrisë.

Klinika në Austri: Florija kishte mundësi largimi
Për News 24, burime të klinikës ‘Gmundnerberg’ në Austri konfirmojnë se Florije Peci ka qënë paciente e tyre, ndërsa shtojnë se, “Gjatë qëndrimit në qendrën tonë kishte mundësi largimi”.

Në përgjigjen e klinikës për News 24, thuhet: “Ne konfirmojmë se Florije Peci ka qënë paciente e klinikës Gmundnerberg, ku nënshtrohej rehabilitimit në qendrën e terapisë. Gjatë qendrimit të saj, ajo ka pasur mundësi të largohet nga shtëpia. Ju lutemi, na kuptoni që për momentin nuk mund t’ju japim ndonjë informacion shtesë. Ne bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet dhe jemi të hapur për cdo pyetje”, thuhet në reagimin e tyre.

Denoncimi i vëllait: E përdhunuan në Austri
Rreth një javë më parë pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka mbërritur një kallëzim penal nga Gazmend Peci, vëllai i Flories, një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit të Himarës në maj të vitit të kaluar, e cila për shkak të plagëve të marra u dërgua për kurim në Austri. Por pikërisht këtu ka ndodhur edhe çudia, sepse sipas vëllait të saj, gjatë kohës që Floria ka qenë në koma, me të është abuzuar seksualisht dhe ajo ka mbetur shtatzënë.

Me konkretisht në padi thuhet: "Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vishës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Floria ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri, në periudhën e rehabilitimi", thuhet në padinë e depozituar pranë prokurorisë. Më tej, padia vijon: "Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej".

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi