Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Rinia dhe Inteligjenca Shqipetare ne Mergim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Rinia dhe Inteligjenca Shqipetare ne Mergim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rinia dhe Inteligjenca Shqipetare ne Mergim

2 posters

Shko poshtë

 Rinia dhe Inteligjenca Shqipetare ne Mergim Empty Rinia dhe Inteligjenca Shqipetare ne Mergim

Mesazh nga WebMaster Wed 27 Apr 2011 - 5:00

Rinia është begatia më e çmueshme e një kombi. Një komb pa një rini të shëndoshë nuk ka perspektivë të ndritur.
Rinia e popullit shqiptar ka kohë që gjendet në udhëkryqet e saja. Ajo, sot është mberthyer brenda një konfuzioni, apatie dhe të horizonteve të paqarta. Janë të shumtë faktorët që kanë diktuar këtë gjendje të rinisë shqiptare.

Gjithmonë është thënë se rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli, e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore.

Rinia shqiptare sot po kalon momente shumë të vështira dhe ashtu si i gjithë kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq të madh. Kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj, por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të vështira për t'u zgjidhur.
Nëse rinia jonë, të cilët janë e ardhmja e Shqiperise, nuk janë të shëndoshë atëherë si mund të presim një të ardhme të mirë për ne. Nëse rinia jonë, e cila për momentin është pasuria më e madhe e Shqiperise, zhvishet nga ndjenja shpirtërore dhe identiteti i tij, atëherë si mund të presim një të ardhme të dëshiruar për shoqërinë tonë?

Rinia shqiptare ka një potencial të madh, i cili duhet shfrytëzuar për një të ardhme më të mirë të kombit tonë.

Prandaj, e ardhmja e rinisë shqiptare në mergim është në njërën nga udhëkryqet më të mëdha në historinë e këtij kombi. Nuk di se do të dëshmojmë se do të jemi të aftë që në të ardhmen e historisë sonë kombëtare do të jemi vetvetja shqiptare e “ashtit arbëror”, siç shprehet rilindësi i madh, i cili edhe vetë pati fatin e mohimit të atdheut të tij dhe iu desh të jetojë në Itali, Ernest Koliqi i Madh.

Rinia - e ardhmja e te sotmes, e aktualja e te nesërmes…

Me aq sa po ben qeveria jone per te sjelle rinine shqipetare ne atdhe duket sikur kjo do te jete vetem nje iluzion per ne.......
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Rinia dhe Inteligjenca Shqipetare ne Mergim Empty Re: Rinia dhe Inteligjenca Shqipetare ne Mergim

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 2:36

Inteligjencen e te rinjve ton shqiptare,po e vleresojn ne mergim pasi nuk ua dim ashtu sic duhet vlerave te tyre.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi