Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
REXHEP MALA-NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,I SAKRIFICAVE TË MËDHA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
REXHEP MALA-NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,I SAKRIFICAVE TË MËDHA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REXHEP MALA-NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,I SAKRIFICAVE TË MËDHA

Shko poshtë

REXHEP MALA-NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,I SAKRIFICAVE TË MËDHA Empty REXHEP MALA-NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,I SAKRIFICAVE TË MËDHA

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 21:42

REXHEP MALA ISHTE NJERI I IDEALEVE TË MËDHA,
I SAKRIFICAVE TË MËDHA…


Shkruan: Sulejman SULEJMANI
Mosbach, 15 Janar 2008

Rexhep Mala u vra në Janar të vitit 1984 në Prishtinë, bashkë me revolucionarin dhe ilegalin e famshëm Nuhi Berishën.Thuhet se u rrethuan nga një makineri e tërë forcash policore, ndërsa këta ishin të armatosur vetëm me nga një revolver. Luftuan dhe qëndruan deri në fund, ashtu siç ishin betuar se nuk do të dorëzoheshin të gjallë. Rënja e tyre e lavdishme e përsëriti Epopen e Kodrës së Kuqe, kur guerilasi i famshëm i të gjitha kohërave, Vojo Kushi kërceu mbi tanksin fashist dhe deshi ta merrte atë, por u vra nga tanksi tjetër.

Pas viteve të nëndhjeta u krijua një fushë e lirë shkrimi dhe mund të thuhej dhe të shkruhej çka të duash. Armiku serb që na rrinte në kokë nuk merrej më me atë se çka thonim ne. Me rëndësi ishte që mos të ja këthejm pushkën. Për mos me ja këthyer pushkën kujdeseshin pacifistët tanë që u shtuan me bollëk dhe i ruanin privilegjet e veta që i krijuan nën robëri. Tash filloj të shkruhej për Rexhep Malën dhe dëshmorët e tjerë dhe me një farë mënyre donin t´i shpallnin, se edhe ata ishin pacifista, po ja pra ranë viktim e armikut, etj etj.

Po tragjedi-komedia e shkrimeve mbi heronjtë tanë filloj sidomos pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Filloj atëherë sepse Partitë tona filluan ta shijojnë pushteitn dhe liderët e tyre u pasuruan, me pasuri përrallore për rrethana të Kosovës. Këta të mjerë për ta gënjyer popullin filluan të trumbetojnë se filan dëshmori është i partisë, klanit apo grupit tonë. Si rast më flagrant ishte varrosja e eshtrave të vëllezrëve Gërvalla në Dubovik, kryesisht nga LDK, ndërsa Kadri Zeka u varros në Gjilan, kryesisht nga PDK. U bë një tentim që familjarët, ish shokët apo edhe ish veprimtarët e heronjëve t´i përvetsojnë ata për qëllimet e tyre partiake. Dhe qëllim i vetëm i këtij përvetsimi, ishte që në emër të gjakut të tyre të vidhet sa më shumë që është e mudur. Vodhën këta faqezi me metodat më perfide të mundshme që edhe Al Kapone do t´ja u kishte lakmi. Këta shkuan aq largë sa që e plaçkitën popullin edhe në emër të ndërtimit të busteve të dëshmorëve, të muzeve etj..

Rexhep Malën e kam njoft personalisht, pasi u lirua nga burgu, diku kah tetori i vitit 1983. Rexhep Mala ishte njeri i idealeve të mëdha, i sakrificave të mëdha dhe i veprimeve të mëdha. Rexhep Mala ishte patriot në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk e kishte patriotizmin mjet për tu pasuruar apo për famë të rrejshme. Ai ende pa u burgos në vitin 1974 dhe pa e treguar atë qëndresën e tij herioke para UDB-ës gjakatare ishte i famshëm dhe ishte një ndër figurat më të dashura të ilegales së asaj kohe. Shtrohet pyetja pse Rexhep Mala ishte aq i dashuir dhe çmohej aq shumë nga shokët, miqët, familjarët dhe populli në përgjith si?

Ai vërtet ishte njeri i veprimit ,njeri i guximit, njeri i qëndresës dhe i sakrificës, po pavarsisht këtyre vetive madhore, Rexhep Mala qe dhe mbeti njeri i vegjëlisë dhe kjo ishte arsyja që ai ishte në radhën e më të dashurëve, në radhën e atyre që populli i adhuron deri në shenjtrim. Ishte në gjendje të shkrihej për tjetrin në çdo kohë, në çdo rrethanë pa pyet për jetën e tij, sikur të ishte ajo gjëja më e thjesht që mund të jepej dhe të merrej kur të duash. Për këtë janë të bindur, sidomos ata që bashkëvuajtën burgjeve jugosllave me te, dhe të gjithë ata që e njoftën në çfarë do mënyre qoftë.

Nuk di ku e kan ndërgjegjën disa gjoja bashké veprimtarë të tij ,që sot nuk e dinë sa paran e vjedhurë e kannë, ndërsa populli vuan për bukën e gojës. Njerëzit nuk kanë strehim, nuk kannë medikamente,nuk kannë mundësi t´i shkollojnë fëmijtë ,dhe këta faqezi hajdut dalin dhe krenohen se kannë vepruar krahas Rexhep Malës. Kalojnë këta borgjez të kohës së re, me veturat e tyre luksoze nëpër rrugët e shkatrruara të Kosovës, kalojnë pranë lypsave, pranë familjeve të dëshmorëve të luftës së fundit, që kanë mbetë pa strehë, pranë fëmijve që shesin cigare rrugëve për bukë, po asgjë këtyre nuk ju bënë përshtypje. I kalojnë ë gjitha këto dhe shkojnë në tubime ku flitet për Rexhep Malën dhe me kostumet e shtrenjta dalin në foltore dhe evokojnë kujtime për ,,miqësinë,, e tyre me Rexhep Malën. Do të kisha dëshirë që ndonjërin prej tyre ta pyesja ,,kur ti Zotëri borgjez për herë të fundit e ke vizituar gruan apo vajzën e Rexhep Malës, apo nipat dhe mbesat e tij ?

Përkundër këtyre llomotitjeve prej qenësh të pangopshëm, ata as për së afërmi nuk mund ta njollosin figurën dhe idealin e Rexhep Malës. Ideali i tij i parë dhe i fundit ishte bashkimi i tokave shqipëtare dhe barazia sociale në mes njerëzve.
Pastaj tash dalin do pseudohistorianë dhe profashist dhe flasin për figurën e madhërishme të tij. Këta pseudohistorianë që nuk kanë lënë gurë pa rrotulluar duke i sharë idealet e tij.

Rexhep Mala jetoi dhe vdiq i bindur se idealet e partizanëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare do të sendërtohen një ditë, duke e përfshië dhe Konferencën e Bujanit, ku kërkohej bashkimi i Kosovés me Shqipëri. Prandaj nuk di si kanë fytyrë këta pseudohistorianë dhe shtrembërues të historisë té dalin dhe të flasin për revolucionarin Rexhep Mala, kur aq shumë kanë vjell vrer kundër luftës sé shenjt partizane, duke i glorifikuar bashkëpuntorë të fashizmit.

Kanë marrë guxim këta nga zbutja dhe poshtrimi i ish shokëve të tij (me përjashtime), se po ë ishin ata në rrugën e Rexhep Malës atyre do t´ju thonin mjaft ju hijena, ju qenë bijë qenësh që na vrsnit natën dhe na qanit ditën, mjaft se ju njofim se nga çfarë brumie jeni gatuar,, Po nuk mund të thonë kështu se nuk e kanë ballin hapur, se janë futë në batakun e hajnisë ma shumë se vetë ata.

Rexhep Mala i idealizoj heronjt e LDB si Qemal Stafa, Vasil Shantoja ,Emin Duraku, Hajdar Dushi, Margarit Tutulani, Vojo Kushi, Heronjët e Vigut dhe të gjithë të tjerët që ranë me bindje se bota një ditë do ta shporr shfrytzimin dhe njerzit do të jenë të barabart. Prandaj, kushdo që donë ta përvetsoj Rexhep Malën, gabon rëndë dhe do të mbetet i turpruar para historisë. Ai ishte njeri që e deshti popullin shqiptarë e deshti njerëzimin dhe idealet e tij ishin ideale që donin ta shpëtonin popullin fukara nga mjerimi dhe skamja e përjetshme. Asgjë nuk kishte të bënte me ata që sot e kujtojnë dhe me atë kujtim duan ta rrisin vetën për të vjedhë deri né pakufi... Atyre ju themi ndaluni se idealet e Rexhep Malës për barazi dhe mirëqenje të pérgjithëshme nuk vdesin kurrë dhe një dité mund të ju përfshijnë si ortek dhe t´ju zhdukin pa shenj dhe nishan!

Në fund, Lavdi Rexhep Malës dhe të gjithë atyre që ranë për ideale, barazi dhe përparim të përgjithshëm!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi