Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Jetëgjatësia, ëndrra dhe sfida e njerëzimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Jetëgjatësia, ëndrra dhe sfida e njerëzimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jetëgjatësia, ëndrra dhe sfida e njerëzimit

2 posters

Shko poshtë

 Jetëgjatësia, ëndrra dhe sfida e njerëzimit Empty Jetëgjatësia, ëndrra dhe sfida e njerëzimit

Mesazh nga WebMaster Sun 29 May 2011 - 21:21

Dhjetra shkenëctarë dhe hartues politikash paralajmërojnë se jetëgjatësia e ndryshme në pjesë të ndryshme të botës mund të sjellë një zhvendosje në masë nga rajone të varfra tek ato më të pasura. Qindra pjesëmarrës në një konferencë për plakjen në Sydney thonë se popullsia e moshuar në rritje do të kthehet së shpejti në një forcë të fuqishme për përcaktimin e së ardhmes së shumë vendeve.

Një foshnje e lindur sot në Japoni mund të jetojë deri në moshën 82 vjeçare dhe të gëzojë një shëndet të plotë, shumicën e këtyre viteve. Ndërkohë shumë njerëz në Sierra Leone ndoshta nuk do të arrijnë as moshën 35 vjeç. Arsyet për një ndryshim të tillë janë varfëria, rastet e shumta me infeksion nga SIDA dhe niveli i ulët arsimor.

Në një konferencë të kohëve të fundit në Australi u vu në pah hendeku mes jetëgjatësisë në vendet e pasura dhe asaj në vendet në zhvillim. Ka kontraste të jashtëzakonshme mes vendeve të një rajoni. Australianët për shembull mesatarisht do të arrijnë moshën 80 vjeç, ndërsa në veri të vendit të tyre, fqinjët e tyre në Papua të Guinesë së Re nuk mund të shpresojnë se do të jetojnë më shumë se 60 vjeç. Ndryshimet në jetëgjatësi mes Kanadasë dhe Haitit janë edhe më tronditëse: 79 vjeç krahasuar me 50.

Njerëzit në vendet e pasura jo vetëm që jetojnë më gjatë, por edhe mbeten të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Sipas një paralajmërimi të ri, hendeku në rritje në shëndet dhe jetëgjatësi do të sjellë trazira masive shoqërore. Alex Kalache i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se nëse këto pabarazi vazhdojnë, mund të shkaktojnë një zhvendosje në masë të të varfërve që kërkojnë një jetë më të mirë në vende të tjera. “Një gjë e tillë do t’i trondisë afrikanët dhe nuk mund t’u vësh faj nëse përpiqen të ikin nga vendi i tyre. Frika e migracionit në masë nga vende të tjera në Evroë, nga Amerika Latine në Shtetet e Bashkuara, nga Filipinet në Australi, do të shkaktojë shumë shqetësime”.

Ekspertët thonë se grupet e moshuara të popullsisë do të bëhen sfida të mëdha si për vendet e zhvilluara, ashtu edhe ato në zhvillim, gjatë viteve të ardhshme.

Megjithëse në vendet e varfra jetëgjatësia nuk mund të jetë e njëjtë me atë në vendet e varfra, qytetarët e tyre po jetojnë më gjatë. Kjo krijon probleme të tjera për shërbimet shëndetësore dhe burimet ekonomike që nuk janë të përgatitura të ndihmojnë një numër në rritje të moshuarish. Për vendet moderne dhe të pasura, studiuesit besojnë se të moshuarit nuk do të paraqesin vetëm probleme, por edhe mundësi. Organizatori i konferencës, Noah Weller thotë se shoqëritë mund të përfitojnë nga qytetarë të moshuar që janë më aktivë dhe të shëndetshëm. “Është një çështje e rëndësishme që gjithkush duhet ta ndjekë me vëmendje. E rëndësishme është që të respektojmë të moshuarit, të frymëzohemi nga urtësia dhe gëzimi që mund fitojmë duke ndenjur me ta”.

Në konferencë u tha se bota nuk është e përgatitur për një bum kaq të madh të moshuarish. Në vendet e zhvilluara, të moshuarit përgjithësisht nuk punojnë dhe kanë nevojë për më shumë kujdes shëndetësor sesa të rinjtë, gjë që mund të pakësojë burimet e komunitetit.

Ka disa lajmë të mira edhe për ata që synojnë të bëhen të pavdekshëm. Një shkencëtar amerikan thotë se mund të ketë gjetur ilaçin për kurimin e pleqërisë. Profesor Michael Fossell i Universitetit të Miçiganit thotë se qelizat e vjetra mund të detyrohen të sillen si të reja. Ai ka besim se njerëzit mund të arrijnë të jetojnë përtej 200 vjetëve. Por teoritë e tij nuk janë vërtetuar dhe shumë vetë e kritikojnë punën e tij.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Jetëgjatësia, ëndrra dhe sfida e njerëzimit Empty Re: Jetëgjatësia, ëndrra dhe sfida e njerëzimit

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Mar 2012 - 17:26

Cdokush deshiron qe te jetoje gjate,por ndonjehere jeta ben nje loje te tmerrshme me ne duka na ofruar sfida qe ne nuk i kalojme dot(na dhuron vdekjen).
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi